14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Serwer: Para shumë vëzhguesve, zgjedhjet kanë qenë të pastërta

Daniel Serwer“Lajmi më i rëndësishëm nga zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë mund të ketë qenë ai që, në krahasim me zgjedhjet e fundit, votimet u mbajtën pa probleme”, shkruan e përditshmja e Bostonit, The Christian Science Monitor.

Ndër sukseset e këtyre zgjedhjeve, gazeta konstaton pjesëmarrjen e serbëve në veri për herë të parë në zgjedhjet parlamentare “që kur shteti më i ri i Evropës shpalli pavarësinë”. Më tej, duke u rikthyer në fushatën e zhvilluar, thuhet se pak ose fare nuk u folë për negociatat me Serbinë, por fushata u përqendrua në një çështje që është bërë më kryesore për votuesit: papunësia e lartë dhe pagat e ulëta në njërin nga vendet më të varfra të Evropës.

Analisti dhe ish zyrtar i Departmentit të Shtetit, Daniel Serwer në një reflektim të tij për zgjedhjet thotë se “disa miq të tij donin ndryshim në pushtetin politik dhe janë të pakënaqur me rezultatin; miq të tjerë të analistit Serwer në PDK ‘po festojnë megjithë diferencën më të ngushtë seç e kishin dëshiruar”, citon RTK.

“Dëshira ime më e madhe u përmbush: para syve vigjilentë të shumë të vëzhguesve, zgjedhjet duket se kanë qenë të pastërta”, thotë Serwer. Ai më tej analizon sfidën më të madhe me të cilën do të përballet fituesi, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi apo ndonjë tjetër kryeministër gjatë katër viteve të ardhshme, që do të jetë ajo ekonomike.

“Kosova ka nevojë për më shumë investime për të krijuar vende pune për popullatën e saj të re me rritje të shpejtë. Një drejtim i duhur do të ishte përmirësimi i kushteve për investime private, vendëse dhe ndërkombëtare”, thotë Serwer dhe shton se pavarësisht problemeve, zgjedhjet e drejta përbëjnë një bazë të shëndosh, ndërsa synime përfundimtare mbeten anëtarësimi në NATO dhe në BE.

“Tani Kosova duhet të vendosë se si të bëjë progresin gjatë katër viteve të ardhshme. Vendi ka shkuar shumë largë nga ai që ishte kur shpalli pavarësinë gjashtë vjet më parë, por është ende edhe më larg nga synimet që ka”, thekson Serwer.

Më Shumë

Totaj merr pjesë në dëgjimet publike në disa fshatra për buxhetin e vitit 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit ka  marrë pjesë dje në dëgjimet publike në disa fshatra  për...

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Lajmet e Fundit