Home Blog Page 8432

Isa Mustafa: Nuk jap dorëheqje

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK’së, Isa Mustafa deklaroi pak çaste më parë se nuk do të jap dorëheqje nga kreu i LDK’së përkundër humbjes që pësoi dje.
(E plotesuar) “Nuk kam kohë për dorëheqje. Kemi shumë punë për të bërë. Zgjedhjet e brendshme në LDK mbahen në vjeshtë”, tha Mustafa.

Me kënd po tallet LDK: Jemi partia më e madhe në vend

Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron vetën si partinë më të madhe në vend, pavarësisht se nga më se 99 përqind të votave të numëruara ajo ngec me rreth 5 përqind prapa PDK’së .
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e LDK’së.

Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson procesin e djeshëm zgjedhor për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cmon lart kulturën e sjelljes së qytetarëve të Kosovës gjatë gjithë procesit.

Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon institucionet që e kanë përgatititur dhe administruar procesin.

Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjitha strukturat e saj, të gjithë aktivistët, si dhe komisionerët dhe vëzhguesit që me punën e tyre ndihmuan për një proces të regullt zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë votuesit e saj, të cilët edhe një herë, me votën e tyre, e mbështetën fuqimisht LDK-në.

Me votën e fituar si parti që ka garuar e vetme në zgjedhje, LDK-ja u konfirmua si partia më e madhe në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të respektojë vullnetin e votuesve të saj në të gjitha vendimet që do të marrë.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të presë certifikimin e rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dalë me një qëndrim përfundimtar rreth ecurisë së procesit.

LDK: U konfirmuam si partia më e madhe në vend

0

Mustafa-Beqiri14Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se e vlerëson procesin e djeshëm zgjedhor për Kuvendin e Kosovës.

LDK thotë se e çmon lart kulturën e sjelljes së qytetarëve të Kosovës gjatë gjithë procesit, ndërsa ka falënderuar institucionet që e kanë përgatitur dhe administruar procesin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjitha strukturat e saj, të gjithë aktivistët, si dhe komisionerët dhe vëzhguesit që me punën e tyre ndihmuan për një proces të rregullt zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë votuesit e saj, të cilët edhe një herë, me votën e tyre, e mbështetën fuqimisht LDK-në”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

“Me votën e fituar si parti që ka garuar e vetme në zgjedhje, LDK-ja u konfirmua si partia më e madhe në vend”, thuhet më tej në komunikatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do të respektojë vullnetin e votuesve të saj në të gjitha vendimet që do të marrë, ndërsa thekson se do të presë certifikimin e rezultateve nga ana e KQZ-së për të dalë me një qëndrim përfundimtar rreth ecurisë së procesit. /PrizrenPress.com/

Rryma mbytë një banor të fshatit Mushtisht

0

rrymaNjë banor i fshatit Mushtisht të Suharekës ka humbër jetën nga goditja e rrymës.

“Sot rreth orës 10:30, një amvise e pa kujdesshme kishte ndezur mbeturinat në vozën e bërllokut e cila ishte pran një ofiçine për servisimin e autobusëve, me ç’rast flakët kanë përfshi disa goma të vjetra në ofiçinë. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar disa fshatarë të cilët kanë qenë afër vendit të ngjarjes e ndër ta edhe një fqinj”, njofton Policia në Prizren.

“Gjatë fikjes së zjarrit fqinji ka pësuar goditje nga rryma elektrike dhe me pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Për fat të keq viktima ka ndërruar jetë në spital. Hetues policor, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e rastit,bën të ditur zëdhënësi i policisë në Prizren”/PrizrenPress.com/

Shpallen rezultatet e testit për klasat e nënta

0

Suhareke-testi maturesMinistria e Arsimit ka shpallur sot rezultatet e testit të arritshmërisë për nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë. Nga ky test rezultati ka arritur në 63,10 për qind arritshmëri. Zyrtarë të ministrisë nuk janë edhe aq të kënaqur me rezultatin. Ky test ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm në bazë të numrit të pikëve që marrin. Pritet që së shpejti të shpallet konkursi për pranimin e nxënësve në shkollat e mesme.

Divizioni për vlerësim dhe standarde në Ministrinë e Arsimit, ka publikuar rezultatet e testit të arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar rreth 28 mijë nxënës që kanë përfunduar klasën e nëntë. Udhëheqësi i divizionit, Mustafë Kadriu, tha për Radio Kosovën, se rezultati i arritshmërisë me 63, 10 për qind nuk është i kënaqshëm, pasi siç tha, me këtë rezultat vetëm sa është kaluar nota 2.

“Realisht duhet ta ngremë rezultatin. Ne duhet të kalojmë te 70% arritshmëri, sepse 63% vetëm sa është kaluar nota 2. unë personalisht nuk jam i kënaqur. Konsideroj së nxënësit dhe mësimdhënësit duhet të punojnë pak më shumë që në të ardhmen të ngritët rezultati.”

Kadriu tha se rezultati i testit ndihmon nxënësit që të orientohen në shkollimin e mesëm. Ai tha se shkollat përcaktojnë kriteret se më çfarë rezultati mund të pranohen nxënësit. Kadriu iu bëri thirrje nxënësve që të mos shkojnë në ato shkolla ku në bazë të rezultatit nuk mund të arrijnë të regjistrohen.

“Secila shkollë, drejtimi i veçantë, kur del konkursi përcakton kriteret e shkollës përkatëse. Në momentin që nxënësit i kanë marrë pikët dhe me daljen e konkursit prindërit dhe nxënësit paraprakisht mund të kalkulojnë dhe të shkojnë në drejtimet përkatëse, ku konsiderojnë se kanë vend.”

Nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë i janë nënshtruar testit të arritshmërisë më 23 maj. Ky test ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm në bazë të numrit të pikëve që marrin. Testi i arritshmërisë, përveçse mat arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave.

Ndërroi jetë artisti Fitim Domi – Mixha Ramë

0

Fitim Domi-Mixha RamePas një sëmundje të shkurtër, në moshën 75-vjeçare ndërroi jetë artisti i njohur Fitim Domi – Mixha Ramë.

I ndjeri Domi një kohë të gjatë ka punuar si redaktor përgjegjës i programit humoristik në ish-Radio Prishtinë, ndërsa kohëve të fundit ishte angazhuar si redaktor në programin kulturo-arsimor në Radio Kosovë.

Fitim Domi njihet për rolin e tij si Mixha Ramë në shumë programe humoristike.

NISMA: Kosova shënoi një hap të madh

0

Nisma per kosove1NISMA për Kosovën vlerëson se më 8 qershor 2014 Kosova shënoi një hap të madh në procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira. Sipas këtij subjekti, ky proces është shembull se edhe në Ballkanin perëndimor mund të zhvillohen procese në përputhje me standardet perëndimore.

“Por, merita për këtë proces i takon, në rend të parë, Sovranit të Kosovës”, thuhet në kumtesën e NISMA për Kosovën.

“Kryesia e NISMËS për Kosovën falënderon të gjithë qytetarët që treguan një kulturë të lartë demokratike dhe sidomos anëtarët, simpatizant dhe votuesit e NISMËS për Kosovën, që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

“Të dashur anëtarë, simpatizant dhe votues të NISMËS për Kosovën, Ju që na mbështetën prej themelimit të NISMËS për Kosovën e deri tani jeni më meritorët për këtë rezultat”.

“Më 8 qershor Ju dëshmuat një shkallë të lartë të kulturës politike dhe atdhetare! Ju qëndruat mbi të gjitha dhe FALË JUSH, ZËRI I NDRYSHIMIT DO TË JEHOJË FUQISHËM NË KUVENDIN E KOSOVËS!”

“Prandaj, të dashur anëtarë, simpatizant dhe votues të NISMA-S për Kosovën, ne ju falënderojmë nga zemra për kontributin e madh që dhatë në këto momente vendimtare”.

“Deputetët që do përfaqësojnë NISMËN për Kosovën NDRYSHE, jane plotësisht të vetëdijshëm se prapa çdo vote që dhatë për NISMËN qëndron një NJERI i Kosovës, që pret NDRYSHIMIN!”

“Deputetët që do te përfaqësojnë NISMËN për Kosovën, garantojnë se do t’ju përfaqësojë me dinjitetin më të lartë që t’ju bëjmë të ndiheni krenarë me votën tuaj!”

“Kjo është forma e vetme që t’ju jemi mirënjohës për besimin që na e dhatë që të dëshmojmë se Kosova ka njerëz që do ta hapin rrugën e ndryshimeve të mirëfillta demokratike të vendit, në interes të qytetarëve!” /PrizrenPress.com/

Në Prizren bien LDK, AAK dhe AKR, rritet VV, Nisma e katërta

0

partit politike 2Zgjedhjet në Prizren konfirmuan PDK-në si forcën kryesore politike, LDK vazhdoi të mbetet e dyta, Vetëvendosje! e treta, ndërsa AAK-ja që ishte forca e katërt, këtë vend tashmë ia ka lëshuar Nismës, pasi AAK është ranguar forca e shtatë, pas dy subjekte të komunitetit pakicë turk KDTP dhe koalicionit boshnjak VAKAT.

Nga 156.970 persona me të drejtë vote, të dielën në Prizren votuan 62.500 votues apo 39.8 %.

Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, të numëruar në 205 nga 2011 vendvotime del se PDK mori 30.18 për qind, duke lënë pas LDK-në për afro 6 mijë vota. Ky subjekt mori 10.528 apo 19.20 %. Vetëvendosja për 1.649 vota prin para Nismës.

Në PDK-në thanë se për herë të parë në këto zgjedhje kanë fituar në disa lokalitete, si në Has, në lagjen Arbana, në Ortakoll, ku zakonisht ka fituar LDK.

Krahasuar me zgjedhjet paraprake qendrore, të vitit 2010 del se PDK ka një ngritje të lehtë, LDK ka rënie diku mbi 2 mijë vota, Vetëvendosje! ka diku rreth 700 vota me shumë. Rënie ka shënuar AAK, që ka marrë 3.018 vota ose 4.1 për qind. Më së shumti rënie ka pësuar AKR-në, që për dallim nga zgjedhjet paraprake që kishte marrë mbi 2.150 vota kësaj radhe ajo është votuar vetëm nga 844 prizrenas.

Gjithnjë sipas rezultateve të para, subjektin e ri Nisma në Prizren e kanë votuar 4.713 qytetarë apo 8.55 % e pjesëmarrësve në votim.

Nga partitë minoritare më së shumti është votuar Partia Demokratike Turke e Kosovës, KDTP, që mori 4.123 vota, pothuajse ngjashëm sa edhe më 2010. Pas saj vjen Koalicioni “Vakat” me afro 3.306 vota, apo 600 më tepër,shkruan Zeri.

Prizreni përbën një pjesë të mirë të elektoratit në Kosovë, ndërsa deri tash për shkak të shpërndarjes së votave nuk dihet se cili prej pretendentëve ka gjasat më të mëdha të siguroi ulëse në përbërjen e re të Kuvendit.

Ndryshe për të qenë pjese e përbërjes së re të Parlamentit të Kosovës, nga komuna e Prizrenit kanë pretenduar rreth 40 përfaqësues të partive politike.

Në garën parazgjedhore, përveç subjekteve të shumicës shqiptare, ata janë futur edhe përmes subjekteve të ndryshme minoritare, përfshirë ato turke, boshnjake dhe të komunitetit RAE.

Në këtë garë, së paku nga popullata shumicë shqiptare, askush nuk mori guximin, apo siç thuhet në gjuhën politike rrezikun, të garojë si kandidat i pavarur.

Arrestohet komisionari i cili tentoi t’i manipoloj votat në Malishevë

0

arrestimi 2Një zyrtar i një partie politike në Komunën e Malishevës është arrestuar mbrëmë vonë pas mesnate, pasi që i njejti gjatë numërimit të votave në depon komunale ka tentuar manipulimin e tyre. Këtë e ka bërë të ditur Policia rajonale e Prizrenit.

Sipas Policisë, rreth orës 02:30 minuta, një zyrtar i një partie politike ka informuar Policinë në Malishevë se gjatë numërimit të votave në depon komunale janë vërejtur parregullsi gjatë numërimit.

“Pas pranimit të informacionit, hetues policor kanë arrestuar një komisionar të një subjekti politik. Pritet të sqarohen rrethanat e rastit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Prizrenit.

Kryeziu “fajëson” mungesën e parave për fushatë

0

EqremKryeziu-ldkAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka thënë se ndonëse nuk mund të dal në këtë moment me ndonjë vlerësim detal rreth shkaqeve që kanë quar në arritjen e rezultatit “humbës” të LDK-së në këto zgjedhje, mund të thotë se ndër arsyet kryesore ka qenë mungesa e mjeteve financiare.

Eqrem Kryeziu, gjithashtu ka vlerësuar se edhe fushata agresive e kundërshtarëve politikë nëpër komuna që udhëheq LDK-ja, është faktor tjetër se pse partia e tij nuk ka arritur të dal partia e parë në zgjedhjet e 8 qershorit.

Megjithatë, në një prononcim për Telegrafin, ai ka thënë se po e pret deklarimin e Kryesisë së partisë, për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e së dielës.

“Nuk dua të flas pa dalë ata me një deklaratë. Ndërsa edhe për arsyet e këtij rezultati duhet me i pyet kryesinë e partisë”, ka thënë Kryeziu./telegrafi/

Sejdiu: Vota e sovranit përcaktoi vendin e secilit

0

FatmirSejdiu-ldkIsh-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili është edhe kryetar nderi i LDK-së, ka thënë se zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit treguan kulturën demokratike të qytetarëve të Kosovës.

Në një deklaratë për media, duke mos e komentuar humbjen e LDK-së, ka thënë se është momenti për ta vlerësuar përkushtimin qytetar të votuesve dhe po kështu, sipas tij, edhe përgjegjshmërinë e partive politike për mbarëvajtjen e deritashme të procesit zgjedhor.

“Procesi zgjedhor dhe vota e elektoratit përcakton vendin dhe forcën e partive politike dhe ky përcaktim politik kërkohet të respektohet, duke kontribuar të gjitha subjektet elektorale në vazhdimin e proceseve tjera të konsolidimit të institucioneve legjislative dhe ekzekutive. Shpresojmë në vazhdimin e këtij procesi demokratik dhe në përmbylljen e tij të suksesshme, me ç’rast fituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët dhe perspektiva evropiane e qytetarëve dhe e shtetit të Kosovës”, ka thënë Sejdiu.