Home Blog Page 845

Komuna e Prizrenit përuron tri mini-parqet e rirregulluara për komunitetin

0

Zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit kanë përuruar tri mini-parqe të rirregulluara në lagjet e ndryshme të qytetit. Sipas tyre këto hapësira të gjelbra publike tani e tutje mund të shfrytëzohen nga banorët për relaksim.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj gjatë vizitës në mini-parkun te Sheshi “Ramë Bllaca” ka theksuar se hapësirat e tilla përmirësojnë cilësinë e jetesës për qytetarët.

“Pas kërkesave të banorëve të lagjes për të bërë zgjidhje, kemi vendos ta bëjmë një park me hapësira të gjelbra dhe ulëse për qytetarët, pasi konsiderojmë se kjo ndikon në përmirësim të cilësisë së jetës në këtë pjesë të qytetit”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit do të vazhdojë investimet në projektet e ngjashme pasi “Agjenda e Gjelbër është një prej prioriteteve”, dhe njëherësh hapësirat e gjelbra publike shfrytëzohen nga qytetarët për të kaluar kohën dhe për tu relaksuar.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka theksuar se krahas mini-parkut te Sheshi “Ramë Bllaca”, janë rregulluar edhe mini-parqet në lagjen “Kurillë” dhe në rrugën “Reshat Karjagdiu”, me ç’rast kostoja e këtyre investimeve i afrohet 200 mijë eurove.

“Në procedurë tenderuese janë edhe katër parqe tjera në kuadër të qytetit të Prizrenit, me synimin që të hartojmë projekte për parqe rekreative e sportive edhe në vitin 2025”, ka deklaruar Lamaj.

Sipas të dhënave zyrtare, rirregullimi i parkut te Sheshi “Ramë Bllaca” ka kushtuar mbi 65 mijë euro, pastaj parku te sheshi “Mustafa Kemal Ataturku” në lagjen “Kurillë” mbi 35 mijë euro dhe parku në rrugën “Reshat Karjagdiu” mbi 86 mijë euro. Ndërkaq parku afër çerdhes “Yllka” nuk është realizuar ndonëse për këtë hapësirë publike ishin planifikuar 110 mijë euro, dhe ndërkohë ngastra i është dhënë në shfrytëzim një organizate jo-qeveritare për ndërtimin e kuzhinës popullore./Telegrafi

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Memorandum për bashkë-menaxhimin e Muzeut të Nënë Terezës në Prizren

0

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, nënshkroi sot një Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Fondacionin e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova.

Ky memorandum synon krijimin e një strukture për bashkë-menaxhimin e Muzeut të Nënë Terezës, për të siguruar funksionimin e suksesshëm të tij si një qendër e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Prizren./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prokuroria e Prizrenit ndalon një të mitur për vjedhje dhe ngrit aktakuza kundër tetë personave

0

Prokuroria Themelore në Prizren Ndërmerr Veprime Të Rëndësishme: Ndalimi i Një Të Mituri dhe Aktakuza Kundër Tetë Personave për Vepra Penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndërmarrë disa veprime të rëndësishme në luftën kundër krimit, duke ndaluar një të mitur dhe ngritur aktakuza ndaj tetë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas informacionit të fundit, Departamenti për të Mitur i Prokurorisë në Prizren ka ndaluar një person të mitur për një periudhë 24-orëshe, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e Rëndë”. Ky ndalim është bërë pas hetimeve të zhvilluara nga autoritetet kompetente, ndërsa hetimet për rastin janë ende në vazhdim.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore ka ngritur gjithashtu gjashtë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale. Disa nga aktakuzat përfshijnë dy raste për “Kanosje”, një aktakuzë për “Sulm” ndaj tre individëve, si dhe akuza për veprat penale “Marrka me posedim të pasurisë së luajtshme”, “Sulmi Seksual”, dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Këto veprime të Prokurorisë synojnë të sigurojnë drejtësinë dhe të mbrojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Prokuroria ka theksuar se do të vazhdojë të veprojë me forcë kundër çdo forme të kriminalitetit dhe të sigurojë që të gjithë ata që janë përfshirë në aktivitete kriminale të përballen me ligjin.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryetari i Suharekës apelon për mbajtjen e pastërtisë në qytet

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për mjedisin e pastër, duke shmangur hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme.

“Me dashtë vendin do të thotë edhe mos me hedhë mbeturina dhe me mbajt ambientin pastër”, ka theksuar Muharremaj, teksa ka vlerësuar punën e përditshme të punëtorëve të shërbimit të pastrimit, të cilët sipas tij kujdesen çdo ditë “që ti përmirësojnë gabimet e atyre që e dëmtojnë ambientin”.

Përmes një porosie në rrjetet sociale ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të ndërgjegjshëm për ndikimin që kanë veprimet e tyre. “Andaj mos hidhni mbeturina. Ju lutem”, thuhet në apelin e tij për qytetarët e Suharekës.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Akademi përkujtimore për 26-vjetorin e rënies së heronjve në Opterushë

0

Komuna e Rahovecit ka organizuar aktivitete për Akademinë Përkujtimore të 26-vjetorit të rënies së heronjve Xhelal Hajda – Toni, Selajndin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri, të cilat do të zhvillohen të mërkurën, më 6 nëntor 2024.

Programi fillon në orën 10:00 me homazhe te shtatoret e Tonit dhe Micit në parkun e Rahovecit dhe vazhdon në Kopshtin e Dëshmorëve. Në orën 10:30, do të ketë homazhe në vendin e rënies së heronjve mbi fshatin Opterushë.

Më pas, ceremonia do të zhvendoset në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj”, ku do të mbahet një aktivitet për Ditën e Shkollës së Mesme “Xhelal Hajda-Toni.”

Ky përkujtim nderon sakrificat e heronjve dhe mbart rëndësi të veçantë për komunitetin e Rahovecit dhe për gjithë Kosovën./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj diskuton me “Avonet” për transparencën në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Rrjetit të OJQ-ve “Avonet”, të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Kenan Gashi.

Gjatë takimit, ata diskutuan për çështje të ndryshme, me theks të veçantë mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Komunës së Prizrenit dhe shoqërisë civile për të siguruar transparencë, llogaridhënie dhe shërbime efikase për komunitetin.

Një çështje tjetër e rëndësishme që u trajtua gjatë këtij takimi ishte zbatimi i rekomandimeve të raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Ky raport ka vlerësuar Komunën e Prizrenit si një nga komunat me performancën më të mirë në Kosovë në lidhje me shpenzimin e buxhetit në përputhje me ligjin dhe standardet e transparencës.

Kryetari Totaj theksoi se Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me shoqërinë civile për krijimin e shërbimeve më efikase dhe më të mira për qytetarët.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me shoqërinë civile për të siguruar që çdo shpenzim dhe veprim të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me standardet më të larta të transparencës”, u shpreh Totaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

48 orë paraburgim për Noizyn

0
Reperi i njohur shqiptar Rigles Rajku i njohur si Noyzi është paraqitur në Stacionin policor në Rajonin e Pejës ku është intervistuar nga policia dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu ka thënë për Indeksonlinen zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi.

“Sapo është dorëzuar në polici, pasi të intervistohet i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit do të dërgohet në mbajtje për 48 orë”, tha Nikçi.

Ndryshe, më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masë arrest me burg.

Më pas më 16 gusht, Gjykata e Durrësit e liroi Noizyn nga paraburgimi, pasi ofroi një garanci pasurore në vlerë prej 50.000 eurosh. Ai dyshohet për lëndim të rëndë trupor.