Home Blog Page 844

Përfundon asfaltimi i rrugëve në fshatin Leshtan, vazhdojnë punimet në fshatin Kërstec

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës për fshatin Leshtan.

Ai më tej ka njoftuar se në vazhdën e përmirësimit të infrastrukturës rrugore nëpër fshatra, do të vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugës edhe për fshatin Kërstec. Këto dy rrugë financohen nga mjetet e Grantit të Performancës, thuhet në njoftim nga kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vihet gurthemeli: ‘Lagjja e Trimave’ në Prizren bëhet me Qendër të re të Mjekësisë Familjare

0

Sot, në Lagjen e Trimave (Tusuz), u vu gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, një projekt i rëndësishëm i inicuar nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren.

Kjo QMF synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e zonës.

Objekti i ri, i projektuar sipas standardeve të larta, do të ketë një sipërfaqe prej 1,200 m² dhe do të përfshijë një sërë shërbimesh mjekësore dhe diagnostikuese. Mes tyre do të jenë kontrolli dhe mbikëqyrja mjekësore, laboratori, departamenti i stomatologjisë, kabineti i radiologjisë, rëntgeni dhe shërbimet e vaksinimit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vetëvendosje nuk pajtohet me investimin e 200 mijë eurove në tri mini-parqet e Prizrenit

0
Opozitarët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë shprehur mospajtimin lidhur me shpenzimin e afër 200 mijë eurove për rirregullimin e tri mini-parqeve në lagje të ndryshme të qytetit.

Sipas tyre, këto hapësira kanë qenë parqe ekzistuese dhe ka dilema nëse shpenzimi i shumës së sipërpërmendur është i arsyeshëm.

Anëtari i  Kuvendit të Komunës, Ilir Gashi (LVV) ka theksuar se i takon publikut që të vlerësojë nëse shpenzimi i 187 mijë eurove në tri mini-parqet ka qenë një investim i qëlluar, sidomos pasi t’i vizitojnë këto hapësira të gjelbra publike.

“Të gjitha këto parqe janë ndërtuar vite më parë dhe kanë pasur nevojë vetëm për mirëmbajtje dhe ndërhyrje minimale, për shembull ndriçimi, ulëset, koshat për plehra e mbjellja e barit apo edhe ndonjë pemë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, zyrtarët komunalë nuk kanë organizuar takime me komunitetin për të shqyrtuar nevojat e tyre në raport me hapësirat publike.

“Më e keqja, në ri-investimin në këto parqe, Komuna e Prizrenit as nuk është konsultuar me banorët e këtyre lagjeve”, ka deklaruar Gashi, teksa ka shtuar se kjo qasje e Ekzekutivit lokal ka shtyrë LVV-në opozitare që mos ta votoj buxhetin e vitit 2024.

Gashi ka theksuarse zyrtarët e lartë të Ekzekutivit mund t’i shmangen pyetjeve në seancat e Kuvendit të Komunës, por se nuk mund t’i shmangen llogaridhënies para qytetarëve respektivisht përgjegjësisë para votuesve.

“Shpërdoruesit e parasë publike do të ndëshkohen!”, është shprehur ai.

Zyrtarët e lartë të Ekzekutivit të Prizrenit një ditë më parë kanë përuruar tri mini-parqe të rirregulluara në lagjet e ndryshme të qytetit. Sipas tyre këto hapësira të gjelbra publike tani e tutje mund të shfrytëzohen nga banorët për relaksim.

Sipas kryetarit Shaqir Totaj, Komuna e Prizrenit do të vazhdojë investimet në projektet e ngjashme pasi “Agjenda e Gjelbër është një prej prioriteteve”, dhe njëherësh hapësirat e gjelbra publike shfrytëzohen nga qytetarët për të kaluar kohën dhe për tu relaksuar.

Sipas të dhënave zyrtare, rirregullimi i parkut te Sheshi “Ramë Bllaca” ka kushtuar mbi 65 mijë euro, pastaj parku te sheshi “Mustafa Kemal Ataturku” në lagjen “Kurillë” mbi 35 mijë euro dhe parku në rrugën “Reshat Karjagdiu” mbi 86 mijë euro. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Haradinaj në Rahovec, nderon disa prej heronjve që ranë më 6 nëntor të ’98-së

0
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe para pllakatës të vendosur për heronjtë Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, që ranë në luftën e fundit në Rahovec.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se  heroizmi i tyre është drita jonë udhërrëfyese.

“Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Bektesh Haliti, Hamdi Hajrizi dhe Nezir Ymeri, emra që do të jehojnë përgjithmonë në historinë tonë”.

“Sakrifica e tyre sublime na frymëzon çdo ditë për të çuar përpara idealet e lirisë dhe pavarësisë. Këta trima na mësojnë se dashuria për atdheun është më e fortë se çdo sfidë”.

“Sot i shoqëruar nga kryetari Smajl Latifi e shumë bashkëpunëtorë, nderuam guximin e tyre të pashembullt që mbetet frymëzim për brezat që vijnë”, ka thënë Haradinaj.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Qeveria aprovon projektin për përfundimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren

0

Qeveria e Kosovës ka aprovuar katër projekte madhore të infrastrukturës sportive, përkatësisht ndërtimit dhe renovimit të stadiumeve në Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri si dhe renovimin e Galerisë Kombëtare. Një vendim të tillë ekzekutivi i vendit e ka marrë, të mërkurën, në një mbledhje elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar projektet kapitale shumë-vjeçare si në vijim: Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë; Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren; Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj; Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri dhe renovimi i Galerisë Kombëtare”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar edhe Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit”, Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë  të Kategorisë Drejtuese: “Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës”, dhe ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Një burrë në Suharekë raporton se i është vjedhur arma

0

Një burrë ka raportuar se i është vjedhur pistoleta dhe disa gjësende të tjera në shtëpinë e tij në Suharekë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur një pistolete të cilën e kishte me leje dhe disa gjësende tjera” – thuhet në raport policor të publikuar më 06.11.2024.

Rasti ka ndodhur të martën, më 05.11.2024, në orën 21:00.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Prizrenit, MKRS e CHwB Kosova angazhohen për bashkë menaxhimin e Muzeut të Nënës Terezë

0

Komuna e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Fondacioni i Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) bashkërisht do të angazhohen për funksionalizimin e Muzeut të Nënës Terezë në Prizren.

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se nënkryetari Kujtim Gashi ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me përfaqësuesit e MKRS-së dhe CHwB Kosova, “me qëllim të vendosjes së një strukture për bashkë menaxhimin e Muzeut të Nënë Terezës, duke siguruar funksionimin e suksesshëm si një qendër e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Prizren”.

Ndërsa ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ky muze do të funksionalizohet dhe se do të hapet për vizitorë.

“Përveç ekspozitës së përhershme, muzeu do të ketë program artistik vjetor e aktivitete edukuese për fëmijë, duke u shndërruar në një hapësirë kulturore shtesë për qytetin”, ka bërë të ditur Çeku, duke konfirmuar nënshkrimin e marrëveshjes me Komunën e Prizrenit dhe CHwB Kosovën.

Një muaj më parë Telegrafi ka raportuar se Muzeu i Nënës Terezë në Prizren vazhdon që t’i ketë dyert e mbyllura për publikun, ani pse dy vjet më parë, me pjesëmarrjen e autoriteteve shtetërore, në të qe hapur ekspozita dedikuar jetës së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut.

Pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij muzeu.

Këshilltari nga radhët e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, që është pjesë e grupit të kuvendarëve të LDK-së, Marin Përgjoka pat vlerësuar se mund të gjenden modalitete për funksionalizimin e tij, në mënyrë që edhe në Prizren të promovohen vlerat që i ka bërë Nëna Terezë. Sipas tij qëndrimi mbyllur i kësaj ndërtese në radhë të parë është humbje për turizmin e qytetit.

Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë në Prizren është hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2136 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 24 aksidente kanë qenë me lëndime e 49 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Suhareka, e para në Kosovë për zbatimin e Agjendës së Kontratës Sociale

0

Komuna e Suharekës ka shpallur një arritje të rëndësishme duke u bërë e para në Kosovë që implementon angazhimet e Agjendës së Kontratës Sociale, një projekt që mbështetet nga USAID dhe synon të përmirësojë bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve lokale, përmes forcimit të transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Për këtë arsye, Komuna e Suharekës, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, do të organizojë një ceremoni për të festuar këtë arritje të rëndësishme dhe për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes qytetarëve dhe autoriteteve lokale.

“Kjo është një arritje e madhe për ne dhe për qytetarët e Suharekës. Zbatimi i Agjendës së Kontratës Sociale është një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe transparencës ndërmjet qytetarëve dhe komunës,” thuhet në njoftimin e komunës.

Ceremonia do të përfshijë ushqim, pije dhe një program artistik, duke u ofruar mundësinë qytetarëve që të festojnë së bashku arritjet e përbashkëta./PP/