Home Blog Page 8456

Së shpejti, Unikkatil lanson këngën e tij të re

0

Unikkatil6-15Legjenda e repit, Unikkatil ka njoftuar se pas pak ditesh do ta publikojë këngën e tij të re.

“Shumë pyetje se kur lansohet kënga e re e Unikkatil-it. Kënga e re lansohet të shtunën rreth orës 20 !!!”, kështu bën të ditur Unikkatili në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Të shtunën me datë 7 Qershor 2014 në ora 20:00 del kënga e re e Unikkatil!! Sa shqipe janë tu prit me thy rekorde?”, shkruan më tutje reperi.

Kujtojmë se Viktori ka koncert në Zvicër me 21 Qershor.

Wilikinson: Xhirimi i aktit seksual, gabimi më i madh në jetë

0

KendraWilikinsonEdhe pse pikërisht kjo video e ka bërë të famshme, por edhe të pasur, modelja Kendra Wilikinson ka deklaruar se xhirimi i saj ka qenë gabim më i madh në jetën e saj.

Video-xhirimi i aktit seksual mes Kendra-s dhe një ish-të dashurit të saj, ishte paraqitur vite më parë në internet dhe pas përpjekjeve të shumta të saj, kishte arritur jo që ta stopojë emetimin, por të marrë një pjesë të fitimit nga shitja e saj.

Dhe interesimi për këtë videokasetë ishte jashtëzakonisht i madh, duke u shitur në miliona kopje dhe nga secila kopje e shitur, ajo ka marrë një përqindje, çka do të thotë se në xhirollogarinë e saj kanë arritur miliona dollarë.

Mirëpo, Kendra thotë se nuk është aspak e lumtur me këtë, pasi kjo i ka shkaktuar një presion të madh psikik si dhe probleme me familjen e saj.

“E di se shumica thonë se pikërisht kjo kasetë më ka bërë të famshme dhe të pasur dhe nuk mund ta mohoj këtë, por në të njëjtën kohë më ka bërë shumë të palumtur.

Kam pasur presion psikik dhe ka pasur momente kur e kam urryer veten time. Edhe raportet me familjarët e mi kanë ndryshuar”, është shprehur Kendra.

Humbja e zgjedhjeve nuk i rrëzon liderët e partive

0

lideret e kosovesDorëheqja e liderëve të partive politike, në rast të humbjes së zgjedhjeve, sipas analistëve kosovarë do të ishte sinjal i vetëdijesimit të klasës politike në Kosovë. Mirëpo, sipas tyre, drejtuesit e subjekteve politike ende janë larg një vetëdije të tillë.

Analisti Fadil Lepaja, ka thënë për Telegrafin se është vështirë e besueshme që ndonjëri nga liderët e partive politike do ta lëshojë karrigen e kryetarit, në rast të humbjes së zgjedhjeve.

Sipas tij, gjasat më të mëdha janë që partitë t’i nënshtrohen zgjedhje të brendshme. Thotë se do të ketë përpjekje që të ndryshohet strukturat e partive, nga vetë anëtarët.

“Nëse PDK bie nga qeverisja në opozitë, besoj se pozita e kryetarit te saj do të rrezikohet seriozisht. Kjo mund të ndodhë edhe me LDK-në, e cila edhe ashtu është në prag të ndërrimit të gjeneratave. Edhe në PDK edhe në LDK ka një numër liderësh të rinj, të cilët do të mund të ishin konkurrues serioz, përballë liderëve të këtyre partive. Mospërfshirja në qeverisje do t’ i sillte dëme edhe liderëve të tjerë sidomos te “NISMA” dhe AAK. Pak a shumë të gjithë do të përballeshin më probleme të kësaj natyre, me përjashtim të AKR-së dhe Vetëvendosjes. Për të cilat nuk besoj se mund të kontestohet lideri as kësaj radhe”, ka thënë Lepaja.

Ndërsa, analisti Behlul Beqaj, mendon se në fund të zgjedhjeve, së paku një lider partiak, duhet të shkojë në histori. Sipas tij, më vështirë do të jetë, nëse në histori shkon lideri që thotë se e ka “bërë historinë e Kosovës”.

Ndërsa, i pyetur se a do të instalohej një standard i ri në moralin politik në Kosovë, nëse, si pasojë e humbjes së zgjedhjeve, do të jepte dorëheqje lideri i ndonjërës nga partitë politike, ai ka thënë se, “Standardi nuk është veprim i një akti, por proces i vetëdijesimit për përgjegjësinë që ka lideri, ngase askush nuk shkon pas humbësit dhe atij që praktikisht sillet në kundërshtim me deklaratat publike”.

Ndryshe, deri më tani, në praktikën e klasës politike kosovare, vetëm një herë ka ndodhur që një lider i një parti politike të japë dorëheqje nga pozita e tij. Kjo ka ndodhur në vitin 2007, kur ish – lideri i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi, si pasojë e humbjes së zgjedhjeve nacionale dhe moskalueshmërisë së pragut zgjedhor, pati dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit.

Çmimet KULT “sheshojnë” kufijtë

0

KULT-cmimetKëtë vit, çmime speciale dhe për personalitetet më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare të Kosovës, Maqedonisë dhe më gjerë.

Akademia KULT sjell mbrëmjen gala të ndarjes së Çmimeve KULT në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Që prej vitit 2005, Çmimet KULT janë shndërruar në një traditë unike dhe pikë e rëndësishme referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore dhe artistike më të arrira të vitit. Nëpërmjet vlerësimeve për krijuesit dhe interpretuesit më të mirë në fushën e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Akademia KULT përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore dhe njëkohësisht më gjithëpërfshirëset.

Një ngjarje që pritet me vëmendje, interes dhe emocion, së pari nga vetë artistët. Pritja dhe jehona që i ka rezervuar këtij aktiviteti prej një dekade komuniteti i artistëve dhe i artdashësve, janë treguesit më domethënës për nevojën e këtyre çmimeve, për besimin në rritje që ato kanë ndërtuar vit pas viti dhe peshën që kanë fituar në ravijëzimin, në kohëzgjatje të sistemit të referimit dhe të vlerave. 404 është numri i artistëve të nominuar këto vite, nga të cilët, 101 janë shpallur fitues të Çmimit KULT. Mbi 120 emra të njohur të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë, përbëjnë jurinë e nderit të Akademisë KULT, duke e shndërruar atë në një institucion të vërtetë të identifikimit dhe promovimit të vlerave.

Në këtë përvjetor të 10-të të ndarjes së çmimeve, Akademia KULT ka vendosur të japë disa vlerësime speciale për disa nga personalitetet më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e më gjerë. Kjo risi vjen natyrshëm në këto kohë hapjeje, komunikimi e ndërveprimi kulturor mes gjithë hapësirave shqiptare në rajon, duke synuar krijimin e një skene të përbashkët kulturore me përballje më cilësore, këmbim vlerash e pasurim të ndërsjelltë. Duke filluar nga edicioni i ardhshëm, juritë e Çmimeve KULT do të zgjerohen duke përfshirë në vlerësimet e tyre prurjet kulturore e artistike të të gjitha trevave të tjera shqiptare. Edicioni i 10-të premton gjithashtu një mbrëmje gala unike, me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë saj, të cilët do të kalojnë në tapetin e kuq të Çmimeve KULT, më i veçanti i hapësirës shqiptare për nga vlerat që sjell bashkë. /Mapo/

Të nominuarit për çmimet KULT

Interpretuesi Lirik i Vitit:

-Armand Likaj: Don Xhovani, opera “Don Xhovani”

-Etleva Golemi: Floria Toska, opera “Toska”

-Gëzim Myshketa: Ali Pasha, opera “Ali Pasha i Janinës”

-Mariana Leka: Dona Ana, opera “Don Xhovani”

Instrumentisti i Vitit:

-Different Trains Festival (Klajdi Sahatçi, Dorian Xhoxhi, Arben Spahiu, Vlorent Xhafaj,

Olsi Leka, Dhurata Lazo): koncert.

-Ermir Abeshi : Violinë, Koncert recital.

-Jonian Kadesha: Violinë, Koncert recital.

-Merita Rexha: Piano, Koncert recital.

Albumi muzikor i Vitit:

-Dren Abazi: “After Party”

-Grupi Lynx: “Sa pak mjafton”

-Vesa Luma: “Pop Cult”

-Yllka Kuqi: “Dhe të dua”.

Aktorja e Vitit:

-Eriona Kakeli: Helena, “Ëndrra e një nate vere”.

-Ina Gjonçi: Suzana, “Kasollja e vogël”.

-Natasha Sela: Nora, “Hajdutja e bukur”

-Rozi Kostani: Vojkova, “Konkursi”.

Aktori i Vitit:

-Arben Derhemi: Johan Padam, “Johan Padam në kërkim të Amerikave”.

-Genci Fuga: Filipi, “Kasollja e vogël”.

-Helidon Fino: Edipi, “Edipi mbret”.

-Robert Ndrenika: Kostaqi, “Shshsh…Ule Zërin”.

Regjia teatrale e Vitit:

-Elma Dorezi: “Tri mendje në ankand”.

-Ilir Bokshi: “Edipi mbret”.

-Milto Kutali: “Johan Padam në kërkim të Amerikave”.

-Sesilia Plasari: “Kasollja e vogël”.

Filmi shqiptar më i mirë:

-Bujar Alimani: “Amnistia”.

-Edmond Budina: “Ballkan Pazar”.

-Gjergj Xhuvani: “Lindje Perëndim Lindje”.

-Joni Shanaj: “Pharmakon”.

Artisti Pamor i Vitit:

-Adrian Paci: Ekspozitë kolektive, “Pasolini Prossimo Nostro”.

-Genti Korini: Ekspozitë personale, “Abstrakt-Struktura Kalimtare”.

-Rexhep Ferri: Ekspozitë personale , “Larg dhe afër”.

-Vladimir Llakaj: Ekspozitë personale, “Portret Historik”.

Libri Studimor i Vitit:

-Dhurata Shehri: “Statusi i Kritikës”.

-Gëzim Qëndro: “Gjuha Pamore”.

-Thimi Nika: “Historia e filatelisë shqiptare”.

-Vasil Tole: “Himni Kombëtar”.

Libri artistik i Vitit:

-Balil Gjini “E katërta”, roman.

-Besnik Mustafaj: “Autoportret me teleskop”, roman.

-Krenar Zejno: “Lavd librit”

-Rudi Erebara: “Lëng argjendi”, poezi.

Përkthimi i Vitit:

-Donika Omari “Vepra në të zezë” – Marguerite Yourcenar.

-Nonda Varfi: “Ëndrrat e ujqve” – Yasmina Khadra.

-Romeo Çollaku: “Vrasësja” – Alexandros Papadiamantis.

-Saverina Pasho: “Ne të gjallët” – Ayn Rand.

Basha: Koalicioni ‘Misioni i Ri’ do t’i fitojë këto zgjedhje

0

Munir basha misioni i riPartia Konservatore e Kosovës vazhdon me aktivitetet elektorale në mënyrë unike me partnerët e saj të koalicionit duke promovuar Misionin e Ri si një fazë të re që ka për synim zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Kandidati për deputet i Partisë Konservatore të Kosovës, Minir Basha tha se është i bindur se koalicioni Misioni i Ri do të fitojë këto zgjedhje si dhe do të sigurojë edhe përfaqësimin në parlamentin e Republikës së Kosovës.

“Uniteti dhe mobilizimi i madh i strukturave tona partiake është duke dhënë kontributin e saj drejt sigurimit të fitores”

“Në takimet të përditshme me strukturat partiake, anëtarët, simpatizantët si dhe me vëzhguesit tonë kërkojmë përqendrim maksimal në mobilizimin dhe sigurimin e votave të qytetarëve të Kosovës, duke i bindur ata se koalicioni Misioni i Ri nuk ka alternativë tjetër”.

“Falënderojmë strukturat dhe udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kosovës për hapësirë veprimi dhe në veçanti elektoratin demokrat për mikpritje të ngrohtë, mbështetje të pakursyer për mua si kandidat i Partisë Konservatore të Kosovës në familjen demokratike”, theksoi Munir Basha,

“Si Parti Konservatore të Kosovës, dita ditës dhe çdo orë jemi duke shtuar intensitetin e veprimit të strukturave dhe aktivistëve për arritjen e fitores së përbashkët me 8 qershor, duke vizituar qytetarët e Prizrenit, familjet, degët dhe votuesit tonë”

“Njëkohësisht ftojmë të gjithë anëtarësinë e gjerë të Partisë Konservatore të Kosovës që të Mërkurën, me 07 Qershor 2014 duke filluar nga ora 17:30 me pjesëmarrjen masive të dëshmojnë përkushtimin e tyre për fitoren e koalicionit Misioni i Ri”/PrizrenPress.com/

Nitaj: Nisma për Kosovën do ta dëmtojë keq PDK-në

0

Muharrem NitajAnalisti Muharrem Nitaj thotë se Hashim Thaçi duhet të përgatitet për një befasi të keqe më 8 qershor. Sipas tij, PDK është në ditët më të vështira prej se ekziston si parti politike. Nitaj parashikon se Nisma për Kosovën do ta dëmtojë keq PDK’në. Ai thotë se Qeveria e ardhshme do të formohet nga opozita aktuale, përjashto Vetëvendosjen. Dhe se AAK do të jetë çelësi i krijimit të Qeverisë së ardhshme.
Express:Si e vlerësoni fushatën elektorale të partive politike të cilat më shumë janë fokusuar në shpalosjen e programit ekonomik?

M. Nitaj: Tashmë janë harxhuar të gjitha temat e mëdha. Nuk ka më as pavarësi, as luftë, as integrime. Janë shpenzuar në mënyrën më të keqe të mundshme dhe shumica e partive e kanë kuptuar se kanë abuzuar mjaft me këto tema. Prandaj janë fokusuar te zhvillimi ekonomik, sepse kjo është “rrena klluqe”, me të cilën mund ta joshin edhe njëherë elektoratin. Kush më shumë e kush më pak, po mundohem të legjitimohen si magjistarët që mund t’ua heqin fukarallëkun kosovarëve. Janë qesharake premtimet astronomike, posaçërisht nga ata që akoma janë në qeverisje, por duket se te ky popull edhe rrenat po “dhezin”!

Express: Po vazhdojnë parashikimet se kush do të jetë i pari, kush i dyti e kush i treti pas 8 qershorit. Cili është parashikimi i juaj për rezultatin e zgjedhjeve bazuar edhe në fushatën elektorale?

M. Nitaj: Mendoj se pikërisht parashikimet individuale janë pjesa më e pandershme në prag të këtyre zgjedhjeve. Unë i marr me shumë rezervë edhe sondazhet, e lere më parashikimet individuale se kush do të jetë i pari e kush nuk do të jetë fare. Ndoshta mund të flitet për trendin e partive politike, kjo në kontekstin e zhvillimeve dhe të një farë lloj “disponimi” të shprehur publik. Në këtë kuadër, vlerësoj se PDK-ja e Hashim Thaçit është në ditët më të vështira ç’prej se ekziston si parti politike. Kujtoj se Nisma do të dëmtojë rëndë PDK-në dhe po të isha në vend të Hashim Thaçit do të përgatitesha për një befasi të keqe më 8 qershor!

Express: Shumëkush po e sheh AAK’në si çelësin e ndërtimin të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Sa ka mundësi që AAK dhe z. Haradinaj të jenë përcaktues të ndërtimit të Qeverisë së ardhshme?

M. Nitaj: Bazuar në zhvillimet e tashme dhe në deklarimet e prera të liderëve partiakë; të Isa Mustafës se me asnjë çmim nuk do të shkojë në qeveri me zotin Thaçi, të Nismës se e kanë fshirë PDK’në si partner të mundshëm dhe të VV’së, se ata ose do ta drejtojnë qeverinë vetë ose nuk do të jenë pjesë e saj, e ata nuk do të jenë të parët, të gjitha prognozat shkojnë në atë përfundim, se AAK do të jetë çelësi i qeverisë së ardhshme. AAK është duke e zhvilluar një fushatë mbresëlënëse dhe është shumë e mundur që kjo t’i reflektohet në një votë më të madhe.

Express: Lideri i PDK’së Hashim Thaçi nuk po kundërpërgjigjet ndaj akuzave të rivalëve politikë. Po frikësohet se po humb vota në një ballafaqim të tillë apo s’po ka argumente ndaj partive tjera?

M. Nitaj: Mendoj që Thaçi ka bërë mirë që nuk u është përgjigjur akuzave të kundërshtarëve të tij. Kushdo që e ka mësuar, mirë ka bërë. Nuk është fjala këtu për mungesë argumentesh, sepse zoti Thaçi e ka dëshmuar se edhe kur nuk ka pasur argumente, është përplasur me kundërshtarët e tij politik. Shmangja e fushatës negativiste nga ana e tij, është bërë ekskluzivisht për hesap të votave. Kjo një dhe e dyta, pozita gjithmonë në kohë fushatash është në defanzivë.

Express: Cili është vlerësimi juaj për Nismën për Kosovën, e cila po mbush tubimet me simpatizantë kudo që po shkon nëpër Kosovë?

M. Nitaj: Nuk e di se sa do të fitojë Nisma në këto zgjedhje, por ajo që është shumë e sigurt është se Nisma do ta dëmtojë keq PDK-në!

Express: Cilat parti politike i shihni në Qeverinë e ardhshme dhe si mund të ndërtohet ajo?

M. Nitaj: Cilado që të jetë partia fituese në këto zgjedhje, ajo nuk do të mund të marrë më shumë se 30 %! Kjo dmth se partia fituese do të jetë parti e pakicës dhe nuk do të ketë zgjidhje pa një koalicion relativisht të gjerë!

Por nëse nuk do të ketë manipulim të zgjedhjeve, jam i bindur se qeveria do të krijohet nga opozita, pa VV-në!

Kandidatët e VV-së vizituan “Hendikos”-in në Prizren

0

Vizite-ne-Handikos-Prizren-3-qershor-2014-1-620x330Kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvëndosje në Prizren: Mytaher Haskuka, Nora Arapi-Krasniqi, Levent Kasëmi dhe Artan Abrashi vizituan Shoqatën e Paraplegjikëve dhe të Paralizës së Fëmijëve në Kosovë – Handikos.

Përfaqësuesit e shoqatës Handikos shprehën brengat e tyre kryesore për persona me aftësi të kufizuara për hapësirën që u jepet atyre në arsim dhe shëndetësi. Infrastruktura e shkollave dhe institucioneve nuk është e rregulluar për personat me aftësi të kufizuara.

Poashtu, përkujdesi shëndetësor për ta kushton shumë dhe ka shumë pak përkujdesje e përkushtim nga pushteti për investime në këtë drejtim.Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvëndosje në Prizren shpalosën alternativën e këtij subjekti për çështjen e arsimit dhe shëndetësisë.

Lëvizja Vetëvëndosje do të përkujdeset që secila shkollë të pajiset me hapësirën e nevojshme për përsonat me aftësi të kufizuara, si dhe nuk do të ndërtohet asnjë shkolle e re pa pasur në konsiderim hapësirën e nevojshme për ta.

Filloi “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të Lirisë”

0

Remzi Ademaj 1Edicioni i 13-të i  manifestimit tashmë tradicional “Java e Remzi Ademajt – Shtigjeve të Lirisë” kushtuar komandat “Petritit”, ka filluar sot në Prizren. Manifestimi ka nisur me një defile të nxënësve në qendër të Prizrenit.

Kryetari Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, tha se me këtë aktivitet, pos që dëshmohet dija e nxënësve, nderohet edhe lufta e drejtë e UÇK-së.

” Sot është dita e parë e këtij manifestimi, prandaj ju uroj suksese që garat të jenë sa më të suksesshme”, tha Muja.

“Vetëm përmes dijes mund e dëshmoni se jeni duke e respektuar veprën e atyre që ranë për lirinë e Kosovës”.

Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj,tha se organizatorët e manifestimit janë shantazhuar për mbajtjen e këtij manifestimi.

” Përkundër shantazheve të ndryshme që po iu bëhen organizatorëve ne nuk do të ndalemi së organizuari këtë ngjarje të veçantë në vendin tonë”, tha ai, transmeton TVPZ.
“Risi e edicionit të 13-të do të jenë festivali i valleve popullore dhe lojërat skenike të nxënësve të shkollave pjesëmarrëse”

Risi e vetme është gara sportive në shah,që është futur zyrtarisht në kalendarin e garave nga Federata e Shahut të Kosovës.Në edicionin e 13 të manifestimit tradicional “Java e Remzi Ademajt-shtigjeve të Lirisë” po marrin pjesë 256 ekipe garuese nga 50 shkolla të komunës së Prizrenit,të cilët garojnë në 12 disiplina të parapara në sport,pikturë,vallëzim,kuizin e diturisë etj.Manifestimi do të përfundoj me 12 qershor/PrizrenPress.com/

Prizren, T. Jupaj dënohet me një vit e gjashtë muaj burg për substancë narkotike

0

Gjykata-qekiqiT. Jupaj nga Prizreni është dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për 7.16 gram substancë narkotike.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren,Afërdita Kicaj tha se Jupaj është shpallë fajtor për shkak të veprës penale, posedimi i paautorizuar i narkotikëve, supstancave psikotrope ose analoge nga neni 275 parag.1. të KP-së.

“I akuzuari T. Jupaj , me datën 08.11.2013 rrethë orës 01.20 minuta në shtëpinë e tij në rrugën ,,Ardijan Zurnagjiu,, nr. 21, në kundërshtim me Ligjin për barnat narkotike, substanca psikotrope ka poseduar pa autorizim supstanca narkotike të llojit marihuan në peshë prej 7.16 gram”

“Gjykata Themelore në Prizren e ka gjykuar me dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, dhe me dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak prej datës 08.11.2013 gjerë më 13.02.2014 – 98 ditë”/PrizrenPress.com/

Kryesia e LDK-së, gati dyfish më e vjetër se mosha mesatare në Kosovë

0

kryesia e ldkIsa Mustafa, në disa tubime elektorale tha se një qeveri me LDK-në është qeverisje e të rinjve. Por nëse e shikoni kryesinë e LDK-së, atëherë ajo me gjasë, paraqet kryesinë me të vjetër.

Në një analizë që e ka bërë gazetari Arben Ahmeti, del se kryesia e LDK-së është 20 vjet më e vjetër se sa mosha mesatare të Kosovë. Këtë gjë ai e tha mbrëmë në Interaktiv ku ishte prezantimi i programit të LDK-së.

“E bëra një analizë të 21 anëtarëve të kryesisë, me përjashtim të tre prej tyre që nuk ua gjeta CV-të. Të 18 të tjerët, nëse e mbledh moshën mesatare, i bie që mosha mesatare është 52.7, pra 53 vjet. Në bazë të regjistrimeve të fundit mosha mesatare te ne është 29 vjeç”, ka thënë Ahmeti. /reporteri/