18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Raporti për Statusin, pritet vlerësim pozitiv

Flamuri i BEKomisioni europian pritet të rikonfirmojë sot rekomandimin për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, në raportin mbi zhvillimet në vend, vecanërisht në fushat e luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformave në sistemin gjyqësor.
Burime nga Brukseli i shpjeguan Zërit të Amerikës, se rekomandimi vjen pasi raporti njeh përparimet e bëra në këto fusha. Në Tiranë raporti do të bëhet publik nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele.
Ndonëse edhe tetorin e kaluar Komisioni europian rekomandoi dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë, vendet anëtare në dhjetor kërkuan më shumë kohë dhe e shtynë vendimmarrjen e tyre për muajin qershor të këtij viti. Në atë kohë Këshilli europian u shpreh se “do të vlerësojë, në bazë të një raporti që do të paraqitet nga Komisioni, vazhdimin e zbatimit të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar“.

Komisioni europian e ka hartuar tanimë raportin e ri i cili pritet të publikohet sot, për t’ju shpërndarë më pas vendeve anëtare. Raporti është i fokusuar në përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në reformat në sistemin gjyqësor. Burime nga Brukseli, i thanë Zërit të Amerikës se në dokument njihen hapat përpara që Shqipëria ka bërë në këto tre fusha, të cilat vlerësohen si të atilla që komisioni, pritet të rikonfirmojë rekomandimin për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.

Burimet nga Brukseli shtojnë se raporti pritet të rendisë masat dhe reformat e ndërmarra deri tani, duke nënvizuar se ka vënë re një vullnet politik për të ecur me vendosmëri përpara në plotësimin e angazhimeve që vendi ka marrë. Ndërsa jep vlerësime pozitive, pritet që raporti të theksojë edhe atë se cfarë vendi duhet të bëjë ende për të ecur më tej në rrugën e integrimit europian.

Në Tiranë pritet që raporti të bëhet publik nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele i cili sot do të marrë pjesë në takimin e tretë të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-Komision europian, një nismë për të përshpejtuar procesin dhe përgatitjet për hapjen e bisedimeve. Raporti i Komisionit do t’i nënshtrohet gjykimit të vendeve anëtare të cilat do të duhet të shprehen në mbledhjen e 23 qershorit.

Dje duke folur për këtë cështje kryeministri Edi Rama tha se për sa i takon qeverisë ”duhet vetëm që të presim që Komisioni Europian, nëpërmjet Raportit të thotë fjalën e vetë nëse ne i kemi qëndruar një për një të gjitha detyrimeve tona. Në momentin kur ne do të kemi një konfirmim të tillë, nëse do ta kemi dhe besoj se do ta kemi, ne e kemi bërë detyrën tonë. Në kohë të tjera më të mira, Europa nuk do ta diskutonte. Sepse është Komisioni Europian që thotë këta e kanë bërë detyrën”, tha zoti Rama duke bërë të qartë se vendimi i vendeve anëtare sërish mund të ndikohet nga situatat e tyre të brendshme, aq më tepër kur zgjedhjet europiane treguan një rritje të frikshme të euroskeptikëve apo kundërshtarëve të vetë Bashkimit europian, edhe në vende të cilat në dhjetor ishin treguar skeptike ndaj Shqipërisë si Franca apo Anglia.

Diplomacia shqiptare ka ndërmarrë një tur në vendet të cilat në dhjetor këmbëngulën për të shtyrë vendimin ndaj Shqipërisë. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ishte javën e shkuar në Danimarkë, ndërsa kryeministri Rama në Hollandë. Javën e ardhshme kreu i qeverisë shqiptare do të jetë në Paris ku pritet të takojë presidentin Francois Hollande.

Më Shumë

Burri në Dragash ushtron dhunë ndaj bashkëshortes – policia e arreston

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Dragash, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Kopja e Glauk Konjufcës është nga Prizreni (VIDEO)

Bëhet fjalë për Shend Namlegjiu nga Prizreni. Më poshtë ndiqeni kronikën e plotë nga Klan Kosova: https://youtu.be/WNSnZGZl1HQ?si=IMagrhagXggLymBr Marketing https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/adi-plast-ne-prizren-nje-emer-i-njohur-ne-tregun-e-kosoves-dhe-nderkombetar-per-vendosjen-e-dyerve-dhe-dritareve/ https://prizrenpress.com/kompleksi-newco-elan-ofron-banesa-te-endrrave-tuaja-ne-zemer-te-prizrenit/ https://prizrenpress.com/banesa-ne-shitje-nga-renelual-tahiri/

Lajmet e Fundit