14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

A është atdheu edhe i imi?

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Sipas mitologjisë antike një episod i “trimërive” të Tezeut, hero, na tregon për hanxhiun Prokusti, icili i detyronte të gjithë kalimtarët të shtriheshin në një shtrat të shkurtër apo të gjatë, e kundërta e gjatësisë së tyre, për t’i vrarë të gjithë. Të shkurtrit i tërhiqte dhe i shqyente, të gjatëve u priste këmbët. Tezeu i tha atij, Prokustit, që të shtrihej vetë e t’i tregonte si duhej shtrirë e ndërkohë e vrau. Sot shtrati i Prokustit është sinonim i detyrimit për të mos menduar ndryshe.

Unë shumë here pyes vetën ore a është atdheu edhe i imi?
Kjo më kujton një episode nga mitologjia tek “Edipi mbret”, kur njeri prej tiranëve po dërdëlliste duke pretenduar se kishte në dorë fatin e secilit njeri që i sundonte ai në mbretërin e tij, një prej personazheve i kthehet i nervozuar: “Ore zotëri a është atdheu edhe i imi” Mbase duhet ti pyesim lideret e partive politike në mbarë hapsirat shqiptare: A është Atdheu i të gjithë shqiptarëve?

Kam përshtypjen time se mentaliteti i mjaft pushtetarëve për sa kohë ata drejtojnë e qëndrojnë në pushtet kanë iluzionin se kanë githçka në dorën e tyre, ata mendojnë se janë gjithkush, ata dine gjithçka çfarë është mire e çfarë është keq, kurse ne vetëm duhet të bindemi fajlës së tyre, ti dëgjojmë gojëhapur dhe tu duartrokasim si të mjerë, se këta politikanët -pasanikë mbase ndjehen zotër të vendit e të gjtihçkaje që gjallon këtu brenda trojeve shqiptare, duke qenë përfaqësues edhe të të varfërve!

Është mbase e natyrshme që askush nga shqiptarët në Kosovë nuk kanë pritur dhe as që u ka shkuar ndonjëherë në mendje se pas gjthë atij gjenocidi që ka ushtruar Serbia mbi ta, pas gjithë atyre masakrave të tmerrshme që kanë përjetuar anë kënd Kosovosës nga serbët, tu ipen aq shumë të drejta minoritetit seerb, që na vranë e prenë gjatë luftës! Sikurse nuk kemi prituar e asesi nuk na ka vajtur në mendje se një liderë politik të negocioj me pushtuesin lirinë e fituar me gjak, mund e sakrifica të panumërta.

Mbase nuk kemi pritur të hajmë me lugë të artë pas çlirimit të atdheut, por të paktën kemi pritur që familjet tona ti ushqejmë me djersën e ballit, e jo të bridhet rrugëve të trojeve shqiptare dhe të botës në kërkim të ekzistencës, kjo politik defanzive me këtë personazh politik tejet komik me veprimet dhe idetë e veta, shkon drejtë vetëdemaskimit, duke trumbetuar se vepron për interesat kombëtare, me atë që vepron dëshmon se është një antipatriot sepse është konformist ndaj të huajve dhe vetë serbëve, duke deklaruar publikisht se Kosova ka bë shumë kompromise të dhimbshme, politikan të tillë servil që udhëheqin sot në Kosovë të cilët për ta ruajtur kolltukun bënë kompromise të dhimbshme me serbët në dëm të interesava kombëtare shqiptare, kam përshtypjen time se nuk na duhen më.

Mirpo këtij personazhi sikur nuk i mjafton vetëdemaskimi, por kërkon që ta demaskojnë edhe të tjerët. Me të dëgjuar kritikat e të tjerëve, ky politikan i pakurrizor i deridjeshëm, mbase edhe ky i sotmi, bëhet edhe më qesharak me veprimet dhe reagimet e veta, për kinse një rilindje të re.
Më 3 Qershor 2014

Më Shumë

Mërgimtari nga Suedia jep dhjetëra pajisje teknologjike për shkollat e Rahovecit

Gjatë orës mësimore hyri me laptopa në duar. Në shkollën “Vëllezrit Frashëri” në Drenoc të Rahovecit, Agron Berisha u prezantua tek nxënësit. Mision i mërgimtarit nga...

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Lajmet e Fundit