Home Blog Page 8459

Nxirren 25 trupa deri më tani

0

zhvarrim ne rashkeDeri më tani janë nxjerrë 25 trupa të shqiptarëve të vrarë nga varreza masive në Rashkë të Serbisë.
Eksperti i Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu, tha se që nga fillimi i punimeve për nxjerrjen e trupave nga varreza po punohet me intensitet të lartë.

“Ekipi ynë përbëhet gjithnjë nga tre veta. Që nga 23 prilli jemi atje”, thotë Gërxhaliu.

Ai sqaron se tash trupat që janë duke i nxjerrë, nuk i dërgojnë menjëherë për t’iu bërë analizat e ADN-së, por iu bëhet autopsia në vend të ngjarjes.

“Po presim që të nxjerrim sa më shumë trupa dhe pastaj t’i dërgojmë për analizë të ADN-së, të gjithë përnjëherë”, sqaron Arsim Gërxhaliu.

E nuk janë vetëm ekspertët e ekipit nga Kosova që po gërmojnë në Rashkë.

Atje janë edhe ekipi nga EULEX-i, si dhe përfaqësues të palës serbe.

Gjetja e trupave shqiptarë në Rudnicë të Rashkës ka rritë shpresat për familjarët e të zhdukurve për të ditur më shumë për fatin e tyre.

Në këtë vend supozohet se janë më shumë se 250 trupa të shqiptarëve të vrarë.

Supozohet se viktimat i takojnë më shumë rajonit të Drenicës. Kjo pasi që dy trupat e parë pas bërjes së ADN-së rezultuan se janë nga fshati Rrezallë e Skenderajt. /Tribuna/

Profesorëve – kandidatë, u hiqet paga

0

UP-rektoratiTë gjithë profesorët e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë që janë në lista për deputetë, ka gjasa që të mbesin pa një pagë. Këtë vendim e ka marrë Rektorati i Universitetit i cili është edhe duke e hartuar listën e profesorëve-kandidatë në zgjedhje.

Sekretari i Rektoratit Esat Kelmendi, tha se janë duke e përpiluar listat dhe shumë shpejt do të publikohen. “Jemi duke bërë listën e profesorëve që janë kandidatë për deputetë në këtë fushatë, në mënyrë që të hiqen nga lista e pagave”, tha Kelmendi për Tribunën”.

Ai sqaroi se pjesëmarrja në zgjedhje nënkupton prej ditës së hapjes së fushatës e deri në certifikimin e zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Kelmendit i mbetet Dekanateve të fakulteteve që t’i identifikojnë profesorët që kanë munguar në ligjërata dhe provime dhe të bëjnë zëvendësimet e tyre me profesorë tjerë.

Ai nuk konfirmon se ka marrë ndonjë ankesë nga ndonjë student apo dikush tjetër për mungesë të ndonjë profesori në ligjërata apo provime. Megjithatë, sipas tij, përkushtimi që ata në një farë mënyrë të ndëshkohen për mungesa për shkak të fushatës mbetet./Tribuna/

Limaj: NISMA për Kosovë është një shpresë për ndryshim

0

Fatmir-limaj2(E plotësuar)Ai ka thënë se qeverisja aktuale, nuk paraqet ndryshim. Tha se gjithçka varet nga qytetarët. Por Limaj ka shtuar se “është nevojë e madhe për të ndryshuar qeverisjen”

“Qeverisja aktuale nuk paraqet ndryshim, ne duam një qeverisje tjetër. Kjo varet nga qytetarët. Besojmë që është nevojë e madhe për të shkuar drejt ndryshimit të qeverisjes”, ka thënë Limaj.

Limaj: Duhet ta largojmë Kosovën nga ngërçi që e ka kapur

Kryetari i Kryesisë së NISMËS, Fatmir Limaj, thoi të se Kosova ka nevojë urgjente të dalë nga ngërçi që e ka kapur.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që secili institucion t’i ushtrojë kompetencat që ia përcakton ligji, e jo sipas interesave të individëve.

“Nuk mund të kemi një vend prosperues nëse nuk respektohet ligji dhe demokracia në vend. Secili institucion i ka kompetencat e përcaktuara me ligj”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTK’në.

Ai ka thënë se Kosova duhet të çlirohet nga mentaliteti i deritashëm qeverisës.

“Problemi i Kosovës është me mentalitetin qeverisës. Realizimi i projekteve nuk duhet të bëhet nga interesat e një individi. Duhet të dalim nga ky ngërç”, ka thënë Limaj.

Fotografia e Sali Asllanajt nën logon e “Misionit të Ri” të PDK-së

0

perurimi_1_395160Një përurim i një ujësjellësi sot në Sallagrazhdë të Suharekës bashkoi njerëz të PDK-së dhe LDK-së. Por kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj (LDK) pretendon se fotografia e tij u keqpërdor nga PDK. Fotografia ku ai shihet me Enver Hoxhajn e Edita Tahirin, u stampua me logon “Misioni i Ri” dhe me numrin 58 që është numri i PDK-së në fletëvotim. Por shtabi i Edita Tahirit ridërgoi fotografitë pa logo partiake, pas interesimit të gazetës Jeta në Kosovë.

Enver Hoxhaj e Edita Tahiri të PDK-së dhe Sali Asllanaj i LDK-së u bënë bashkë sot në një ngjarje në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.

Pesë ditë para zgjedhjeve, ata përuruan një ujësjellës i cili synon ta zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për disa fshatra të kësaj komune.

Imazhet që vijnë nga kjo ngjarje tregojnë për një atmosferë relaksuese ndërmjet njerëzve të partive rivale.

Por, kjo atmosferë nuk ka zgjatur shumë kohë.

Shtabi i Edita Tahirit u ka dërguar medieve disa fotografi dhe një komunikatë nga ky inaugurim.

Në dy prej fotografive shihen Edita Tahiri, Enver Hoxhaj dhe Sali Asllanaj të buzëqeshur. Por në këto fotografi është stampuar logoja “Misioni i Ri’ dhe numri 58 të cilin PDK e mban në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Sali Asllanaj është kryetar i Komunës së Suharekës dhe vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, rivalja kryesore e PDK-së në garën zgjedhore.

I kontaktuar nga gazeta Jeta në Kosovë, Asllanaj e quajti këtë si “keqpërdorim që PDK ia ka bërë ceremonisë së inaugurimit”.

“E kundërshtoj këtë akt sepse është keqpërdorim shumë i rëndë i rastit të inaugurimit”, tha Asllanaj për gazetën Jeta në Kosovë.

Ai nuk e përjashton mundësinë që të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për këtë rast.

“Do ta shikoj dhe nëse ka argumente të mjaftueshme, do të ankohem”, u shpreh ai.

Thaçi në Rahovec: PDK-ja do të dalë fituese me 8 qershor

0

Thaci misioni i riLideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e vet, hapi fushatën zgjedhore në Sheshin e Dëshmorëve në Rahovec, para një numër të madh të simpatizantëve, dhe shpalosi programin Mision i Ri dhe Fondin për Punësim.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, duke e hapur tubimin, thotë para simpatizantëve, se para neve është i nderuari kryeministër i ardhshëm edhe në mandatin e tretë, Hashim Thaqi, njeriu i cili gjithmonë ka mbështetur rahovecianët në çdo fushë të jetës dhe i cili ka ditur shumë mirë hallet e banorëve të Rahovecit.

Vehapi thotë në vazhdim se në dy mandate të kaluara , Hashim Thaqi ka mposhtur shumë sfida para veti, për të mirën e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe vota e juaj për PDK, është vota për të ardhmen e çdo qytetari, veçanërisht për fëmijët tanë.

Në vazhdim foli Fadil Fazliu (LB), i cili thotë se jemi bashkuar Partisë Demokratike që së bashku të shkojmë drejt bashkimit kombëtar, ndërkaq Ferid Agani, lider i Partisë së Drejtësisë, thotë se i jemi bashkuar PDK-së, për të realizuar synimet të përbashkëta me njeriun i cili i ka paraprirë proceseve më të rëndësishme, çlirimit të vendit dhe pavarësisë, e ky njeri është Hashim Thaçi.

I përshëndetur me ovacione, kandidati për deputet, Elvis Pista, thotë se dega e Partisë Demokratike në Rahovec, nuk ka dy kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës por i ka tre, e i pari është kryeministri historik i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Vështirë është të ju dëshiroj mirëseardhjen zoti kryeministër, sepse ju ndodheni në shtëpinë e juaj, në Rahovecin e juaj,me simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës. Misioni i Ri i ka të gjitha elementë me të cilët ne rahovecianët krenohemi”.

“Ka elemente të punës, të zhvillimit ekonomik , të kulturës, andaj unë jam shumë i privilegjuar që jam në listën e Partisë Demokratike për parlament të Kosovës, dhe të kontribuoj për qytetarët e mi të dashur të cilit nuk do t’i zhgënjej në asnjë moment, dhe me mish e shpirt do të jem zëri i fuqishëm i qytetarëve rahovecas dhe i gjithë komunës. Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë ka qenë pranë rahovecianëve duke i mbështetur, dhe ne të gjithë do të jemi pjesë e Misionit të Ri, sikurse kemi qenë pjesë e çlirimit të Kosovës”, përfundoi Pista.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thai, thotë se kjo mbështetje aq e madhe e Rahovecit thotë urime fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës .

” E kemi Kosovën sovrane sot, e konsoliduar, kemi qenë të fjalës kur i kemi rritur rrogat në të gjitha sektorët, shëndetësi, arsim, PTK, administratë dhe Misioni i Ri premton për katër vjet 200 mijë vende të reja të punës, ndërkaq Fondi për Punësim me 1.5 miliard euro, e garanton këtë, nga 500 milion euro do të jenë për bujqësi. Oponentëve tanë i porosisë pas 8 qershorit që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve i cili rezultat do të jetë fitorja e bindshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërkaq pronarëve të ndërmarrjeve , të mëdha dhe të vogla, i porositi që të përgatiten për mbështetjen tonë nga Fondi i Punësimit, dhe urime edhe njëherë fitorja e jona”, përfundon Hashim Thaqi./RahovecPress/

Kandidatët e VV-së kërkuan votën në lagjen “Tusuz”, “Kurillë” dhe fshatrat e Vrrinit

0

Vizita e Rexhep Selimit 2 qershor 2014 (12)Kandidatët për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ! në Prizren Mytaher Haskuka, Levent Kasëmi, Artan Abrashi bashkë me kandidatin Rexhep Selimi kanë vizituar lagjet ‘Tusuz’, ‘Kurillë’ si dhe disa fshatra të anës së Vrrinit.

Qytetarët e Prizrenit mirëpritën të gjithë kandidatët. Ata shprehën zhgënjimin e tyre me partinë në pushtet, e cila u ka premtuar mirëqenie dhe vende pune, në ndërkohë që nuk ka realizuar as njërën.

Po ashtu theksuan shqetësimin lidhur me tribunalin për krimet e luftës. Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje! ka qenë e vetmja që ka mbrojtur interesat e qytetarëve të Kosovës brenda Kuvendit duke qenë në opozitë, dhe se tash është koha që kjo mbrojtje të materializohet me qeverisje të re dhe të mirëfilltë për Kosovën.

Ata besojnë se po të vinte në pushtet Lëvizja Vetëvendosje!, patjetër se ky subjekt politik do t’i realizonte gjitha pikat e alternativës së saj.

 

Nervozohet Miley Cyrus, i vjedhin automjetin luksoz

0

MileyCyrus-fotografiNjë vjedhje spektakolare është kryer në banesën e këngëtares Miley Cyrus, duke marrë automjetin e saj të shtrenjtë, bizhu, etj.

Policia është vënë në kërkim të dy personave, një djale dhe një vajzë, të cilët dyshohet se ata janë autorët e kësaj grabitje. Këta dy persona kanë vjedhur Maseratin e Miley Cyrus, që kushton 102.000 dollarë.

Sipas policisë, dyshohet se grabitësit kanë hyrë në shtëpi nga garazhi dhe pikërisht andej, kanë dalë duke marrë me vete automjetin luksoz.

Mbi 100 të rinjë nga Zhuri e Landovica i bashkohen AAK-së

0

Ramushi shperndan libreza ne Prizren(E plotësuar) Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prizren ju kanë bashkangjitur mbi njëqind (100) të rinjë. Në mënyrë simbolike për 44 prej tyre, kartelat e anëtarësisë ja u ndau kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nga sot duke qenë anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ju jeni anëtarë të drejtimit të ri. Drejtimi i ri e parasheh që energjinë e zbatimit ta marr nga rinia, pra parasheh rininë që të jetë bartëse e zhvillimeve.

Ju siguroj se “Drejtimi i Ri” është real dhe i zbatueshëm dhe do të jetë drejtimi i zhvillimit të Kosovës”, tha Haradinaj me këtë rast.

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, ju uëroi mirëseardhje anëtarëve të rinjë dhe i falënderoi për besimin në AAK-në dhe Drejtimin e ri.

 

Haradinaj sot shpërndanë libreza për aderuesit e rinj në Prizren

Alenaca për Ardhmërin e Kosovës(AAK) në Prizren ka paralajmëruar aderime të reja në këtë parti në fshatin Zhur dhë Landovicë. Librezat e AAK-së për anëtarët e rinj , do t’i shpërndajë lideri i këtij subjekti politik, Ramush Hadinaj.

“Ramush Haradinaj shpërndanë personalisht në zyrën e AAK-së në Prizren librezat e anëtarësimeve të reja, me theks të vecantë ato të aderimeve nga Zhuri dhe Landovica”, njofton AAK në Prizren.

Dega e AAK-së në Prizren ditë më parë ishte goditur nga PDK-ja në këtë qytet. Sumë anëtarë dhe simpatizantë të nëndegëve aderuan në PDK.

AAK në Prizren, sot po ashtu do të mbajnë tubimin zgjedhor në sheshin “Shatërvan”, në ora 16.45h /PrizrenPress.com/

Mbahet tryeza e pestë me radhë “Drejtësia në zgjedhjet parlamentare 2014”

0

Drejtësia në zgjedhjet parlamentare 2014-ferizajInstituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe OJQ INPO, kanë organizuar të hënën në Ferizaj tryezën e pestë me radhë “Drejtësia në zgjedhjet parlamentare 2014”, me pjesëmarrjen e të gjithë akterëve të institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.
Betim Musliu nga IKD, tha se qëllimi i kësaj tryeze ishte ngritja e debatit dhe sensibilizimi i të gjithë akterëve, partive politike dhe opinionit të gjerë rreth gatishmërisë së institucioneve të drejtësisë për të luftuar çdo veprim në drejtim të manipulimit të votave në zgjedhjet parlamentare 2014.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, Laura Pula, tha se Prokurori i Shtetit është shumë proaktiv, pasi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe ka krijuar PSV. Ajo theksoi se parimi kryesor që del nga PSV-të është arrestimi dhe ndalimi i të gjithë personave të cilët në një apo mënyrë tjetër do të veprojnë kundër të drejtave të votimit. Pula tha se janë caktuar mbi 100 prokuror dhe mbi 300 punonjës staf mbështetës në të gjithë territorin e Kosovës që së bashku me Hetues nga Policia e Kosovës do të kooperojnë për të luftuar çdo lloj veprimtarie që biesh ndesh me veprat penale kundër të drejtave të votimit. Ajo ka inkurajuar të gjithë qytetarët, partitë politike dhe shoqërinë civile që të raportojnë rastet e keqpërdorimeve në polici dhe prokurori, pasi siç tha ajo, institucionet e drejtësisë do të jenë kujdestar gjatë gjithë procesit zgjedhor për të garantuar se do të ndiqen penalisht të gjithë ata që tentojnë të manipulojnë me votën e qytetarëve.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Agron Qalaj, tha se kjo prokurori për zgjedhjet parlamentare do të ketë prokuror kujdestar, staf mbështetës dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës në çdo vend që përfshin Rajonin që mbulon Prokuroria Themelore e Ferizajit. “Të gjithë si asnjëherë deri tash do të jenë afër të gjitha zhvillimeve të procesit zgjedhor, për të reaguar me urgjencë në secilin rast që mund të paraqitet”. Ai tha se prokurorët do të punojnë ngushtë me policinë për të vepruar ndaj të gjithë keqpërdoruesve, në përputhje PSV-të që burojnë nga dispozitat ligjore, përmes të cilave do të sigurohet efikasitet i shtuar i policisë dhe prokurorëve.

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha tha se të gjithë duhet ta dinë se policia në bashkëpunim me prokurorët do të veprojnë me urgjencë për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate secilit keqpërdorim të zgjedhjeve. “Tashmë po besoj se partitë politike por edhe opinioni publik e ka kuptuar se nuk do të ketë pardon për askënd, duhet ta dinë të gjithë se veprimet do të jenë urgjente në përputhje me ligjin për të luftuar çdo manipulim me votat”. Rexha, tha se organet policore si gjithmonë edhe këtë herë kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të siguruar procesin zgjedhor. “Policia e Kosovës edhe këtë herë ka analizuar përvojat e zgjedhjeve të kaluara dhe ka përgatitur planet e veprimit, të cilat do të mundësojnë një bashkëpunim të ngushtë me prokurorët, me të cilët si asnjëherë më parë do të sigurohet një zbatim efikas i PSV-ve”.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni, tha se kjo gjykatë ka qenë e para që ka shqiptuar dënime me burgim efektiv për personat e akuzuar për keqpërdorimin e votave në zgjedhjet e vitit 2010. “Gjykata jonë përmes gjykatësve ka dhënë një shembull për këto raste, të cilat i ka gjykuar në mënyrë meritore dhe të drejtë karrshi shkeljeve dhe keqpërdorimeve që kanë bërë individët për rastet e zgjedhjeve në të kaluarën. Në këtë mënyrë besoj se arrihet qëllimi i dënimit”. Ai tha se Kodi Penal i Kosovës i ka ashpërsuar dënimet për veprat penale kundër të drejtave të votimit, duke i kategorizuar ato si krime të rënda, në një kapitull të veçantë.

Xhemail Peçani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tha se KQZ përkundër kohës së shkurtër për organizimin e këtyre zgjedhjeve ka arritur që të përmbush të gjitha detyrimet ligjore, duke bërë gati të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve me 8 qershor.

Mulë Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, tha se ky institucion ka kapacitete për të përballuar fluksin e ankesave që mund të vijnë në lidhje me zgjedhjet parlamentare 2014.

Genc Nimoni nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se ky institut do të ketë 40 monitorues, të cilët do të monitorojnë aktivitetet e institucioneve të drejtësisë, përkatësisht Policisë dhe Prokurorisë për të parë reagimet e tyre në secilin rast ku ka informacione se po kryhet ndonjëra prej 11 veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Pjesëmarrësit tjerë në tryezën e diskutimeve, që ishin përfaqësues nga partitë politike dhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, drejtorët e shkollave njëherësh menaxherët e vendvotimeve, shoqëria civile dhe mediat ishte shumë aktiv për tu informuar me rolin e institucioneve të drejtësisë. Njëherësh ata ngritën disa shqetësime në lidhje me pastrimin e listës së votuesve, menaxherët e vendvotimeve, problemet e Rajonit të Ferizajt me thirrjet telefonike në numrin e Policisë së Kosovës 192, inicimin e rasteve edhe para ditës së votimit, çështjen e sigurisë në Qendrën për Numërim dhe Rezultate etj.

Ky aktivitet është pjesë e serisë së tryezave të diskutimit në qendrat kryesore të Kosovës, që zhvillohen në kuadër të projektit “Iniciativa për ngritje të efikasitetit të institucioneve të drejtësisë për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike në Kosovë” që përkrahet nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë. Tryezat e radhës do të mbahen në Mitrovicë, Graçanicë dhe Prishtinë. /PrizrenPress.com/

Mustafa në Rahovec: Do të kemi 80 % prodhime vendore

0

Mustafa ne Rahovec14-02Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, gjatë një takimi me banorët e Rahovecit, ka thënë se zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe shtetin demokratik mund ta bëjnë vetëm ata që e dinë dhe e respektojnë punën, familjen dhe kanë respekt për qytetarët.

“Rahoveci njihet në Kosovë si qendër punëtore, si qendër e cila jeton me djersën e saj, e cila i jep Kosovës shembull se si duhet të punohet. Ne duhet t’i përkrahim njerëzit e devotshëm që jetojnë prej djersës së tyre, sepse vetëm me këta njerëz që jetojnë prej djersës së tyre, ne mund ta bëjmë ndryshimin në Kosovë. Ndryshimin në Kosovë mund ta bëjnë ata që dinë çka është puna, çka është vlera, çka është familja, çka është përgjegjësia ndaj anëtarëve të familjes dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve”, ka thënë kreu i LDK-së, transmeton Koha.net.

Sipas tij, këto zgjedhje do të bëjnë kthesë të madhe në Kosovë, me të cilat ne do t’i japim fund një qeverisje të keqe të qeverisë së tanishme dhe më 8 qershor do të fillojmë një epokë të demokracisë, shtetit ligjor, zhvillimit dhe procesit integrues.

“Ne jemi partia më e madhe në Kosovë, jemi partia më e organizuar, kemi listën më të mirë me kandidatët për deputetë, si nga Rahoveci edhe nga viset tjera të Kosovës. Ajo çka ne kërkojmë këtu është që vota jonë të jetë votë e madhe, fitorja jonë të jetë fitore e madhe, fitore e fuqishme, në mënyrë që qeverisja e ardhshme e jona, të jetë një qeverisje e fuqishme dhe përgjegjësia jonë ndaj jush të jetë përgjegjësi e madhe”, shtoi Mustafa.

Duke folur për planin e tij qeverisës dhe zhvillimor, Mustafa ka thënë se do ta trefishojë buxhetin për bujqësinë, do të paguajë të gjitha kamatat për bujqit dhe do t’i ulë tatimet.

“Aktualisht në Kosovë importohen 600 milionë euro produkte bujqësore, duke përfshirë edhe 80 milionë euro vetëm qumësht dhe produkte të tij. Aktualisht ne mbulojmë vetëm 20% të nevojave për konsum nga bujqësia. Me qeverisjen e LDK-së në katër vitet e ardhshme do të kthehet e kundërta, 80% do të kemi prodhime vendore dhe 20% import”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Kreu u LDK-së ka thënë se do të hiqet dogana dhe TVSH-ja për makineritë dhe importet e tjera që janë të lidhura me prodhimin.

“Ne parashohim që nëpërmes politikave fiskale dhe politikave ekonomike të cilat do t’i aplikojmë, do të synojmë që normat e interesit për bujqësisë të mos jenë të ngjashme me tregtinë. Ne do të rritim për tri herë subvencionimin për bujqësinë dhe në katër vitet e ardhshme investimet në këtë sektor do të arrijnë në 1.2 miliard euro. Si rezultat i këtyre investimeve do të kemi 120 mijë të punësuar në bujqësi dhe industrinë përpunuese, duke përfshirë edhe shtimin e punësimit sezonal”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kritikuar edhe konkurrencës jolojale me të cilën përballen prodhuesit vendorë, duke shtuar se me LDK në Qeveri do të krijohen kushte për një ekonomi të tregut ku të gjithë do të jenë të barabartë.