Home Blog Page 8458

Kosova, pjesëmarrëse në takimin e Vjenës

0

Enver HoxhajjKosova merr pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore që nisi në Vjenë të Austrisë.

Ka nisur në Vjenë takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore në Vjenë ku e pranishme do të jetë edhe Kosova. Pjesëmarrës janë 18 ministrave të jashtëm të vendeve anëtare dhe të ftuarë të tjerë nga nivele të larta nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe një varg organizatash e institucionesh të tjera aktive në rajon, transmeton RTK.

Delegacionin e Republikës së Kosovës, e kryeson ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj. Në këtë konferencë të nivelit të lartë, ku pritet të marrin pjesë edhe Komisioneri Shtefan Fyle, si dhe ministrat e jashtëm të Greqisë e të Italisë, në emër të presidencës aktuale dhe të ardhshëm e BE-së, do të diskutohet në temën: “Bashkimi Evropian si projekt për paqen -Hapat e ardhshëm në Procesin e zgjerimit” si dhe për “Situatën Ekonomike në Ballkan – Sfida dhe Mundësi”.

Xhoana, shqiptarja që po çmend amerikanët

0

Xhoana-modelePas Angela Martinit dhe Vildane Zenelit, Xhoana Xheneti është një tjetër shqiptare e famshme atje në Amerikë që ka sprovuar veten si valltare dhe këngëtare.

Xhoana ka një trup të hatashëm të cilin do e dëshironte secili mashkull. Ajo jeton në SHBA dhe ka shumë kohë që merret me muzikë dhe modelim.

Bukuroshja kohë më parë ka çmendur edhe kroatët, duke e krahasuar si një nga femrat më seksi, bashkë me të edhe një tjetër shqiptare – modelen Vildane Zeneli.

Nuk dihet nëse vajza e bukur ka qenë ndonjëherë në Kroaci, por nëse shkon, tashmë të gjithë do ta dëshironin një foto me të.

Është shpërngulur nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në moshë të vogël. Ka realizuar disa projekte muzikore e më pas ka punuar edhe si kërcimtare në shumë klube të njohura në Amerikë. Bën jetë luksoze me pushime në vendet më të nxehta të botës. Në një intervistë dhënë për një portal të njohur atje, Xhoana tregon rreth vetes, jetës së saj, se si është shpërngulur nga vendlindja dhe se ku e sheh veten në të ardhmen. Së bashku me intervistën përcjellim dhe disa foto të nxehta nudo të saj, të cilat nuk janë publikuar më parë.

Xhoana-modele1Çfarë do të thotë emri Xhoana dhe çfarë fshihet pas këtij emri?
Xhoana është emri im i lindjes, do të thotë se unë do të pushtoj botën dhe muzikën pop. Bëj shaka, unë kam lindur si Xhoana Xheneti që ka prejardhje turke. Vendi ku kam lindur unë, ka qenë nën okupimin turk prej 500 vitesh. Por emri im ka edhe domethënie amerikane, sepse prindërit ashtu kishin vendosur.

Nacionaliteti që i takoni?
Kam lindur në Tiranë, Shqipëri. Kam lëvizur në Shtetet e Bashkuara në moshën 10-vjeçare, bashkë me nënën dhe motrën, pasi prindërit e mi ishin divorcuar kur unë isha 8 vjeçe. Ka qenë një rrugë e vështirë deri në momentin ku jam tani. Dy vajza të mitura dhe një grua e divorcuar që emigrojnë në një shtet të huaj. Unë u përshata menjëherë. Ngarkesa e fuqishme që kam pasur më ka mësuar të krijoj një karakter të fortë që të rrugëtoj me sukses…

Cili është definicioni juaj për suksesin?
Nuk është sukses nëse emri juaj valëvitet në çdo revistë të shtypit rozë. Suksesi është shumë vështirë të përshkruhet në këto kohë. Sukses për mua është sikur të performosh në Madison Square Garden. Si një artist, mbledhja e një audience të madhe, unike, merr një vizion ndryshe në karrierë, pasi këta artistë nuk harrohen asnjëherë.

Cilët kanë qenë ata njerëz që kanë shërbyer si model për ju?
Në fakt, nuk kam pasur ndonjë person që ka qenë model për mua, edhe pse jam inspiruar në muzikë duke parë MTV Europe dhe artistë si: Michael Jackson, Bowie, Freddy Mercury, The Pet Shop Boys dhe George Michael. Ata që kultivonin muzikën pop kanë qenë një lloj inspirimi për mua.

Sikur në llogarinë tënde të derdheshin 1 milion dollarë, për çfarë do i shpenzonit?
Këto janë shumë para, por besoj se do gjeja rrugën e duhur për t’i shpenzuar ato shumë lehtë. Do filloja me incizimin e një kënge të bukur dhe të shtrenjtë, më pas një pushim të bukur e të gjatë në ishujt Mauricius, për të vazhduar më pas në Paris, duke bërë shumë ‘shopping’ e më pas një ndalesë në Londër. Ndoshta do më duheshin më shumë se 1 milion?

Cili është sugjerimi juaj për artistët e rinj në industrinë e muzikës?
Të mësojnë biznesin dhe jo vetëm muzikën. Nuk duhet të largojnë nga vetja kontrollin, duhet të jenë vetvetja. Nuk duhet të bëjnë kompromise me artin dhe vetveten.

Ku e shihni veten në vitet në vazhdim?
Duke kërcyer e pushtuar botën me sharmin e kërcimit tim (qesh).

Si duket muzika e skenës lokale ku banoni?
Unë jetoj në Los Angeles dhe këtu muzika është elektrikisht e përzier, ka shumë talente nga të gjitha anët, por unë jam edhe kërcimtare, kështu që e dashuroj kërcimin.

Rihanna i tregon të gjitha në fustanin e saj (Foto)

0

Rihanna-supersexi1Ajo ka marrë çmimin si “Fashion Icon” në “Council of Fashion Designers of America Awards”, dhe këtë të hënë Rihanna ka treguar atë që kohët e fundit di të bëjë më mirë, të tregojë trupin e saj me sa më pak rroba veshur.

Këngëtarja kishte veshur në këtë eveniment një fustan gold të tejdukshëm në të cilin dukej trupi i saj me forma të bukura.

Fustani ishte i dizenjuar nga Adam Selman dhe mbi 216,000 kristale Swarovski.Rihanna-supersexi

Hysaj: Akademia Evropiane, një mundësi e rrallë

0

Ujkan HysajRegjisori, Ujkan Hysaj, ditë më parë qe selektuar bashkë me 12 artistë tjerë evropianë të jetë pjesëmarrës në “A Sunday in the Country”, një program i Akademisë Evropiane të Filmit EFA, me propozim të Qendrës Kinematografike të Kosovës. Kjo akademi synon të ndihmojë filmbërësit e rinj evropianë në projektet e tyre të ardhshme.

Vetë regjisori Hysaj ka thënë për “Zërin” se pjesëmarrja e tij në këtë Akademi të filmit është shumë e rëndësishme për karrierën e tij si regjisor: “Është mjaft e rëndësishme për mua fillimisht si një regjisor dhe producent i ri që Akademia e Filmit të Evropës është një mundësi që rrallëherë mund t’i ofrohet një regjisori. Takimi me ekspertë të filmit të EFA-s dhe regjisorët e tjerë të shteteve tjera besoj që do të më hap rrugë për depërtimin tim, duke krijuar kështu kontakte të reja me producentë eminentë në fushën e kinematografisë”, ka thënë Hysaj.

Ai më pas ka treguar se gjatë qëndrimit të tij atje për tri ditë radhazi do të diskutojnë për eksperiencat e tyre.

“Tema do të jetë vetë prania jonë atje, për tri ditë radhazi do të diskutojmë për eksperiencat tona dhe do të shkëmbejmë idetë për projektet e ardhshme që mendojmë t’i realizojmë”, u shpreh Hysaj.

“A Sunday” është një takim fundjave dedikuar 13 kineastëve e rinj evropianë, që do të takohen me disa ekspertë të çmuar të EFA-s. Atmosfera private e projektit është një mundësi e madhe për diskutime joformale, me mendje të hapur dhe një platformë për frymëzim dhe shkëmbimit të ideve.

Regjisori, Ujkan Hysaj, ka theksuar se në kuadër të kësaj Akademie filmike, ai do të prezantojë disa projekte për filmat e shkurtër që mendon t’i realizojë.

“Do të prezantoj disa tema të filmave të shkurtër që mendoj t’i realizoj si dhe projektin tim të ardhshëm, filmin e gjatë, ku ky takim besoj që do të m’i hap rrugët pikërisht për mundësinë e koproduksionit për këtë film”, ka deklaruar për gazetën Hysaj, duke shtuar më pas se këto evente po i ndihmojnë mjaft kinematografisë kosovare pasi që në të ardhmen edhe Kosova do të mundë të jetë nikoqire e këtyre evenimenteve të mëdha.

“Pas gjithë kësaj unë personalisht pres lidhjen e një koproduksioni me ndonjë producent atje dhe nisjen e kërkimit të fondeve për projektin e filmit të gjatë”, tha Hysaj.

Ujkan Hysaj, si regjisor dhe producent i filmit, ka realizuar disa projekte në film të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, si dhe dokumentar. Filmi i tij “Kolona” ka fituar 15 çmime ndërkombëtare, duke u bërë kështu një ndër filmat kosovarë me më së shumti çmime.

Duhet rrënuar Kisha e Millosheviçit, edhe ajo në oborrin e Universitetit

0

Bekim rexhepiShkruan: Bekim Rexhepi

Është e vështirë pse nganjëherë mungon vendosmëria për ti penguar apo ndaluar gjërat që na dëmtojnë, nëse edhe jo në momentin e duhur, për tu arsyetuar me kohen e pushtimit, atëherë të mos arsyetohet tani më asgjë në këtë kohë lirie mos vendosmëria për të vepruar fundi veprimi është ekzistenca.

Të kujtojmë për pak heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, i cili u bë vendim ekzekutiv i autoriteteve serbe për ta hequr definitivisht dhe kjo kishte ndodhur fare publikisht me njësi të mëdha dhe të armatosura.

Duhet patjetër një të rrënohet Kisha e Millosheviqit e cila u ngrit ne kohen e okupimit dhe pikërisht në oborrin e Universitetit, më qëllimin e vetëm që të pengoi studimet në këtë universitet i cili u cilësua bastion i separatizmit dhe i irridetës shqiptare.

Fatkeqësisht pushtimit si mbërriti jetë e gjatë për ta penguar Universitetin, por nëse nuk ka vendime ka gjasa qe kjo të arrihet më vonë. Kisha serbe ka një shtrirje ozurpuse ne Kosovë. Ato u ngritën ne përudha okupimi dhe ligësie shqiptare. Por kjo nuk mund të jetë arsye edhe me tej, për ti lënë kishat serbe si një tregues ndjellakeqes e kobzi për Kosovën.

Kisha e Millosheviqit në oborrin e Universitetit duhet të rrënohet dhe gjithashtu ka edhe një kishë tjetër ne afërsi të kalasë në Mitrovicë qe po ashtu është ndërtuar ne kohen e Millosheviqit. Pra nuk mund të ketë kompromis me pa ligjësinë e Millosheviqit në Kosovë, e çfarëdo pushteti politik qe toleron këtë mos ndëshkim ligjor duket se ka një kumbari të fshehur serbe.

Nuk mund të zgjatet akoma më shumë mos veprimi e të mbesim me lakun në fyt, për një ngushëllim“stabiliteti” në Kosovë, duke ruajtur nevojën e një politik vetëm për pushtet, ky pushtet dhe i ardhshmi mbase duhet të bëjnë çmos që ti rrënoj definitivisht kishat e Millosheviqit në Kosovë.

Shkurorëzohet edhe Andrea Pirlo

0

Andrea PirlAndrea Pirlo, lojtari i famshëm i skuadrës italiane Juventus dhe i skuadrës kombëtare të Italisë do të ndahet nga gruaja e tij Deborah Roversi.

Ndarja e tyre po vjen pas 12 vitesh martesë për shkak se Pirlo është dashuruar me Valentina Baldini-n.

Kujtojmë se ditë më parë të njëjtën gjë e ka bërë edhe bashëlojtari i Pirlos tek klubi i Juventusit, Gianluiggi Buffon , i cili u shkurorëzua nga top-moelja çeke, Alena Sederova.

Mbi 90 botues në Panairin e Librit

0

Panairi librit-ShkupPritet të marrin pjesë mbi 90 botues nga Kosova dhe vendet rajonale. Panairi i 16 i librit i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, këtë vit do të zgjasë për tre ditë radhas, ndërsa në kuadër të këtij edicioni do të prezantohen rreth 1200 tituj të ri librash dhe rreth 4000 mijë tituj të tjerë nga librat e botuar viteve të fundit.

Në kuadër të kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore për vendin do të ketë një varg aktivitetesh të rëndësishme, ndërsa sipas organizatorëve këto ngjarje përkojnë me përvjetorë të rëndësishëm të personaliteteve letrare shqiptare dhe atyre botërore siç janë: 450-vjetori i lindjes së Shekspirit, 200-vjetori i lindjes së Jeronim de Radës,170-vjetori i lindjes së Zef Serembes,140-vjetori i lindjes së Shtjefën Gjeçovit e autorëve të tjerë të mëdhenj.

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të panairit

Lumezi merr më së shumti pikë për kryeprokuror të Shtetit

0

Aleksandër LumeziAleksandër Lumezi ka marrë më së shumti pikë për kryeprokuror të Shtetit.

Ai i prin listës prej tetë kandidatëve në garën për kryeprokuror në konkursin e hapur. Kryeprokurori i ri pritet të emërohet pas pensionimit të Ismet Kabashit, shkruan Koha Ditore.

Lumezi aktualisht është kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit. Para kësaj pozite ai ka drejtuar Prokurorinë e Qarkut të Prishtinës dhe Prokurorinë Komunale.

Lumezi ka marrë 78.67 pikë, pasuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, që ka mbledhur 78.17 pikë, ndërsa i treti është renditur kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku, me 76.33 pikë, shkruan koha ditore.

Veteranët: Nuk jemi të PDK-së

0

thaci te veteranetPërdorimi i veteranëve të UÇK-së si instrument për mbledhjen e votave konsiderohet si veprim jolegjitim i kryeministrit Hashim Thaçi.

Politizimi i UÇK-së, edhe sipas partive politike, është gabim substancial i njeriut që thirret në vlerat e luftës. Ndërsa, vetë veteranët thonë se lufta e UÇK-së ka qenë apolitike dhe si e tillë duhet të mbetet.

“Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të manipulojë dhe keqpërdorë gjithçka që i vjen përdore, në mënyrën më të paskrupullt, ketë e bëri edhe me veteranët e luftës së UÇK-së”, thuhet në reagimin e partisë Nisma për Kosovën, shkruan zëri.

Terminali i Vërmicës shndërrohet në rrugë hyrëse për në Shqipëri

0

Verima3Terminali i pikës doganore të Vërmicës në kufirin Shqipëri-Kosovë ndryshon drejtim pas rreth 9 vjetësh. Ky terminal që nga e shtuna është shndërruar si rrugë dalëse nga Kosova për në Shqipëri.

Ndërkohë që hyrjet nga Shqipëria në Kosovë do të bëhen me katër korsi nga dy korsi sa kanë qenë më parë. I përuruar me 15 korrik të vitit 2005 me një investim prej 190 mijë eurosh, terminali i Vërmicës që nga dita e shtunë është transformuar në një rrugë me dy kalime që do të shërbejë për daljen e automjeteve nga Kosova për në Shqipëri.

Për pasojë është lehtësuar hyrja e udhëtarëve për në Kosovë, por kjo masë e marrë nga pala e Kosovës nuk eliminon radhët e gjata që vihen re kryesisht gjatë hyrjes për në Shqipëri./Koha Ditore/