Home Blog Page 8460

UP-ja nënshkruan memorandum me Universitetin “Dokuz Eylül”

0

UP me Universitetin e IzmiritRektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Anton Berishaj, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin “Dokuz Eylül”, të Izmirit.

Ky memorandum është nënshkruar gjatë një vizite që rektori Berishaj, ka zhvilluar në ?zmir të Turqisë ku u prit nga rektori i Universitetit “Dokuz Eylül” të Izmirit,. Mehmet Füzün.

Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit, si hap i parë i konkretizimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre universiteteve dhe parasheh forma të ndryshme të bashkëpunimit, duke filluar me këmbim të stafit, studentëve, këmbimit të përvojave akademike, pedagogjike e administrative, organizimin e simpoziumeve dhe konferencave të përbashkëta.

Sipas një komunikatë për media gjatë kësaj vizite, Rektori Berishaj po ashtu takoi edhe përfaqësues të disa departamenteve të Universitetit “Dokuz Eylül”, si të Sociologjisë, Historisë, Filozofisë, Arkeologjisë dhe Letërsisë.

Ndryshe rektori Berishaj mbajti edhe një ligjëratë rreth historikut, misi onit dhe perspektivës ndërkombëtare të Universitetit të Prishtinës. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për format e ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet departamenteve homologe.

Savrova e Suharekës përkujtoi 28 martirët e rënë për lirinë e Kosovës

0

Savrova e Suharekes perkujtoi martiretBanorët e fshatit Savrovë të Suharekës, sot, kanë përkujtuar 28 martirë nga ky fshat që u vranë dhe u masakruan gjatë luftës së fundit.

Në manifestimin përkujtimor që u mbajt në oborrin e shkollës fillore, për të ndëruar martirët morri pjesë edhe kryetari i komonës së Suharekës Sali Asllanaj, nënkryetari Rexhep Kuçi, një pjesë e qeverisë komunale dhe të tjerë.

Kryetari Asllanaj, me këtë rast ka thënë se ky tubim deshmon kontributin shumë të madh të banorëve të Savrovës që ka dhënë për lirinë e vendit.

“Më lejoni që t’ju premtojë se secili prej nesh duhet që çdo ditë nga një gurë ta bëjmë vepër në mënyrë që sadopak ta plotësojmë amanatin e atyre që ranë për lirinë e Kosovës, lirinë e komunës sonë”, tha Asllanaj.

Më pas në emër të Këshillit organizativ të fshatit ka fol Qazim Hasanaj, i cili kronologjikisht ka përshkruar ngjarjet e tmerrshme të forcave kriminele sërbe mbi popullatën e pafajshme të fshatit Savrovë dhe fshatrave përreth. /PrizrenPress.com/

PDK-ja në Prizren: ‘Misioni i ri’ mbështet në vlerat e luftës

0

Kandidatet e PDK- shoqata e luftesKandidatët e PDK-së për deputet në Parlamentin e Kosovës, Nait Hasani, Edita Tahiri, Naser Berisha, Behar Selimi, dhe Luljeta Veselaj nga Komuna e Prizrenit sot gjatë ditës kanë takuar Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së si dhe Shoqatën e të burgosurve Politik me seli në Prizren.

Në shoqatën e veteranëve të UÇK-së, u pritën nga kryetari Selim Krasniqi dhe anëtarë tjerë të kryesisë, të cilët i falënderuan kandidatët për deputet për vizitën duke elaboruar angazhimet e shumta që kanë si shoqatë në përpjekjet e tyre të përditshme nën ruajtjen e dinjitetit dhe përmisimin e kushteve për të gjithë veteranët e Komunës së Prizrenit.

“Kandidatët për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, gjatë takimit me kryesin e shoqatës së veteranëve të UÇK-së shpalosën pjesë të platformës politike të PDK-së, dhe të misionit të ri, duke potencuar faktin së PDK dhe Kryeministri Thaçi në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave të luftës duke e iniciuar dhe miratuar ligjin për veteranët e luftës, i cili do filloj së implementuari posa të përfundoj procesi i verifikimit të prestarëve të UÇK-së”, njofton PDK-ja përmes një komunikate.

“Gjithashtu kandidatët për deputet u priten edhe nga Burim Shala kryetar i shoqatës së Invalidëve të luftës së UÇK-së. si dhe Ruzhdi Saramati kryetar i shoqatës së të burgosurve politik”.

“Deputet e ardhshëm u siguruan përfaqësueseve të shoqatave se do të jenë më të zëshëm në parlament për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të shoqatave të dala nga lufta, meqë edhe vetë vizioni dhe misioni i PDK-së është i mbështetur nga vullneti i këtyre shoqatave”. /PrizrenPress.com/

U varros veterani i luftës së UÇK-së, Mazllum Krasniqi

0

Mazllum Krasniqi-arkivoliMe nderime nga të larta, u varros sot, veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Drenovc, Mazllum Isuf Krasniqi, i cili dje ka ndërruar jetë në moshën pesëdhjetë vjeçare. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë, qindra bashkëluftëtarë, bashkëvendës dhe familjar të të ndjerit, si dhe zyrtarët më të lartë komunal të Malishevës.

Në ceremoninë e varrimit, pasi paraprakisht u bënë homazhe, në shkollën e fshatit, për jetën dhe veprimtarin ushtarake në UÇK të Mazllum Krasniqit, foli, Enver J. Hoti, në emër të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë.

Ndërsa në emër të Komunës së Malishevës, ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët, shprehi i pari i Malishevës, Ragip Begaj. /PrizrenPress.com/

Fadil Berisha, foto-sesion Emine Çunmulajt

0

Emine Çunmulaj-shkembiFotografi shqiptar Fadil Berisha i ka realizuar një fotosesion modeles së njohur Emine Çunmulaj në Shqipëri.

Fadil Berisha përsëri ka vazhduar bashkëpunimin me modelen Emine Çunmulaj, të cilës i ka realizuar një fotosesion në Shqipëri.

Në dy fotografi në katër perspektiva të ndryshme dhe në një montazh video në Instagram, Berisha ka vënë në pah përsëri nurin dhe bukurinë e modelës shqiptare nga Mali i Zi.

Valdete Bajrami: Ndryshimi i madh po ndodh me Nismën për Kosovën

0

Valdete Bajrami-Nisma për KosovënKandidatja për deputete e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë se i ka hyrë karrierës politike për të bërë ndryshime. Ndryshime në rend të parë në Parlament e Qeveri e pastaj për t’ia dhënë vendin e merituar gruas. Bajrami është e shkolluar në Gjermani e Kosovës dhe këtë përvojë ajo thotë se do ta aplikojë edhe në vendin e saj me Nismën për Kosovën.

Express: Cka ju shtyri t’i bashkoheni Nismës për Kosovën?

V. Bajrami: Si subjekt i ri politik, i cili lindi pas nevojave apo gjendjes sëkrijuar për ndryshim dhe vizionit të qarte të lidershipit, për një qasjemëndryshendajsistemitshtetëror.

Express: Ju kandidoni për herë të parë për deputete. A mendoni se me Nismën do t’i arrini t’i realizoni planet e juaj?

V. Bajrami: Po është e vërtet që kandidojë për herë të parë, në rend të parë jemi të interesuar që të realizohet interesi i qytetarëve të vendit për një Kosovë më ndryshe, më të zhvilluar në të gjitha aspektet. Kam takuar shumë njerëz, të cilët janë zhgënjyer me këtë qeverisje dhe po kërkojnë ndryshime. Po kërkojnë shpresë dhe shpresa është te Nisma për Kosovën. Jo fjalë, por do të vërtetohet se zëri i qytetarëve si në Parlament, si në qeverisje do të jetë aty ku do të jenë edhe njerëzit e Nismës për Kosovën.

Express: Pse duhet qytetarët të votojnë Nismën për Kosovën?

V. Bajrami: NISMA për Kosovën ka vizion të qartë për shtet-ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe është e vetmja shpresë e ndryshimit të sistemit qeverisës. Qytetarët nuk duhet të votojnë nën trysnin e shantazheve, kërcënimeve dhe premtimeve boshe. Qytetarët duhet të votojnë të lirë dhe për ofertën konkrete që ofron Nisma për Kosovën.

Express: Por, pse duhet votuesit ta votojnë numrin 3 në listën e Nismës për Kosovën?

V. Bajrami: Qytetarët dhe simpatizantët e NISMA për Kosovën kanë të drejtë të përzgjedhin të gjithë kandidatët në listën e NISMËSe cila padyshim është një ndër listë më të mira nga të gjitha listat e subjekteve të tjera, kurse sa i përket votimit të nr.3 ne do të fuqizojnë zërine Gruas.

Express: Si e keni parë deri më tash gruan nëpër parti politike. Sa i është dhënë hapësirë në vendimmarrje?

V. Bajrami: Në subjektet e tjera politike nuk i’u është dhënë hapësira e duhur e veprimit dhe vendi i merituar i Gruas, por është përdor vetëm për plotësimin e kuotës së rregulluar me ligj, kurse në subjektin NISMA për Kosovën ka mundësi veprimi dhe do të kenë vendin e merituar.

Express: Si i keni parë aderimet e reja të grave nëpër parti politike ku janë katapultuar edhe nëpër pozita udhëheqëse partiake?

V. Bajrami: Aderimet dhe lëvizjet nëpër parti janë bërë si lëvizje të zakonshme, por emërimet në pozita udhëheqëse mos të vendosen si dekor por me të vërtet të jenë pjesë në vendimmarrjes dhe t’i ushtrojnë detyrat që ju takojnë me ligj.

Express: Cilat janë projektet e Nismës për fuqizimin e gruas kosovare?

V. Bajrami: Synimi i NISMA për Kosovën është që t’i jep hapësirë sa më shumë Gruas në vendimmarrje, në hierarkinë e subjektit gjithashtu dhe e njëjta hapësirë do t’i jepet nesër edhe në institucionet qeverisëse.

Express: Me cilën parti do të bëjë koalicion Nisma pas 8 qershorit?

V. Bajrami: Ne kemi dalë me program elektoral të qartë para qytetarëve të Kosovës dhe pas besimit të qytetarit dhe fuqisë që do t’a marrim, do të bashkëqeverisim me partitë të cilat kanë program të ngjashëm dhe natyrisht do të implementohet në përgjithësi programi elektoral i NISMA për Kosovën.

Express: Nëse bëheni deputete, a do të qëndroni në Parlament apo do të pranoni ndonjë pozitë qeveritare?

V. Bajrami: Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi, për çdo gjë që na jepet besimi si nga qytetari ashtu edhe nga subjekti ynë politik. Nuk është me rëndësi se ku do të jem në Parlament apo Qeveri, por e rëndësishme është që të realizohet ideja, plani dhe programi i Nismës për një Kosovë ku njerëzit do të flasin lirshëm, ku njerëzit nuk do të shantazhohen për një vend pune, ku gruaja do ta ketë vendin e merituar e jo dhuratë nga Shefi.

Partit politike pa transparencë për financimin fushatës zgjedhore

0

partit politike 2Grupi për Studime Juridike dhe Politike së bashku me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur publikuan raportin për standardin e financimit të partive politike. Ky raport gjen shumë shkelje dhe jo-transparencë të partive politike për deklarimin e financimit të partive para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Edhe përkundër thirrjes për një transparencë të tillë, asnjë parti politike nuk është i është përgjigjur kërkesës për deklarim të financave.

Raporti për standardet për financimin e partive politike arrin në konkluzionin se financimi i partive politike në Kosovë është proces i mbyllur. Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se, sistemi aktual në Kosovë nuk përmbush standardet ndërkombëtare sa i përket financimit të partive politike:

“Aktualisht sistemi i financimit të partive politike mbetet një praktikë shumë e mbyllur, e paqartë për publikun dhe me shumë hapësira për keqpërdorim për ato parti të cilat pastaj vijnë në pushtet dhe një pushtet të tillë eventualisht e përdorin për tju dhënë tenderë, leje apo licenca bizneseve apo subjekteve që ato i kanë financuar më herët”, tha ai, transmeton RTK.

Raporti thekson se çdo partie politike në Kosovë i mungon kontrolli i brendshëm financiar. Sipas standardeve të komisionit të Venedikut është dashur që edhe KQZ të vendos një listë për ato biznese të cilët lejohen të bëhen donatorë të partive politike.

“Sistemi aktual ligjor mundëson verifikim vetëm të donacioneve të cilat janë të raportuara prej partive politike pra nuk kemi një mekanizëm që përcakton se kush në fakt është donatorë i fshehtë i një partie politike”.

Sipas Korenicës pasqyrat financiare të partive politike nuk korrespondojnë me shpenzimet që i bëjnë në realitet dhe kjo mbase është edhe mangësi e ligjit aktual pasi nuk përcakton gjetjen e atyre që bëjnë financime të fshehta.

“Çdo aktivitet i bërë nga partitë politike përpara datës 28 maj nuk hyn në kufirin e lejuar të shpenzimeve që çdo parti politike mund të bëjë që është kufiri i vendosur nga KQZ pra 900 mijë euro për çdo parti politike kjo në vetvete përbën një ikje nga fryma e ligjit për financimin e partive politike. Sepse partitë politike kanë bërë fushatë në një periudhë që nuk ka qenë e lejuar që të bëhet dhe çdo shpenzim i bërë në atë parafushatë ato i ikën detyrimit për ta futur në limitin e përcaktuar nga KQZ sa i përket fushatë zgjedhore”, tha ai

Sipas monitorimit të partive politike, partitë e mëdha PDK, LDK dhe AAK kanë më së shumti aktivitete publike respektivisht shpenzime financiare.

“DokuFest” prezanton filma të shkurtër nga Ballkani në Hamburg

0

Hamburg Inetrnational Short Film Festival“DokuFest” është i nderuar të prezantojë një program me filma të shkurtër nga Ballkani në edicionin e 30-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Hamburg, njëri nga evenimentet më të mëdha të filmit në Gjermani.

“Prigrami Typical Balkan” është kuruar nga programeri i filmave të shkurtër të “DokuFest”, Samir Karahoda dhe fokusohet në ngjarje origjinale nga filmëbërësit nga Ballkani. “Typical Balkan” përfshin: “ORFEJ” nga Tina Smalceij, “DROP BY SOMETIME” nga Kosara Mitic, “BUHAR” nga Abdurrahman Oner, “MATANË LUMIT” nga Sabir Kanaqi, “RABBITLAND” nga Ana Nedeljkovi dhe Nikola Majdak,jr, “BALLKONI” nga Lendita Zeqiraj, “SVE TO” nga Branislav Milatovic.

I themeluar në vitin 1985, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Hamburg i ka rrënjët në skenën e pavarur të filmit. Që nga themelimi i tij, festivali ka si qëllim të përballet me sfidat e prezantuara nga zhvillimet e reja në teknologji, shoqëri dhe në estetikë. Për këtë arsye festvali gjithmonë ka prezantuar produkte të reja, të panjohura. të jashtëzakonshme dhe kontradiktore.

Rreth 14.000 vizitorë shohin mbi 400 filma në kategoritë konkuruese ndërkombëtare dhe kombëtare si dhe në programet e kuruara, të cilat përfshijnë filma bashkëkohor pranë filmave më të hershëm avangard. Edicioni i 30-të i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Hamburg do të mbahet më 3-9 qershor 2014. /PrizrenPress.com/

Pacolli: AKR ka vetëm një identitet – zhvillimin ekonomik të Kosovës

0

Behxhjet pacolliIntervistë me kryetarin e partisë AKR, Behgjet Pacolli në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë më 8 qershor.

DW: Zoti Pacolli, Kosova po shkon në zgjedhje të parakohshme më 8 qershor. Sipas jush, cili është bilanci i kësaj qeverie ku ju ishit zv/kryeministër dhe bashkëqeverisjes me PDK?

Behgjet Pacolli: Kemi pasur një bilanc pozitiv dhe unë do ta përsërisja kurdoherë një situatë të tillë. Jam shumë krenar që kam qenë në skenën politike gjatë këtyre viteve me bashkëpuntorët dhe mbështetësit e mi. Ne kemi qenë nënshkrues të dokumentit më madhështor të historisë së Kosovës, të pavarsisë së saj dhe hartues të dokumentave që kanë themeluar shtetin e Kosovës. Ne kemi qenë pjesë e krijimit të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Ne kemi qenë pjesë e pandashme e proceseve shtetëformuese dhe kemi luajtur një rol kyç në këtë drejtim. Ne nuk jemi si të tjerët që të shkojmë para qytetarit dhe të lusim për votën e tyre, por ne shkojmë me rezultate duke përshfaqur bagazhin tonë gjatë kësaj bashkëqeverisje, duke qenë shumë aktiv dhe shpirti i vetëm ekonomik i kësaj qeverie. Për këtë flasin rezultatet evidente.
DW: Por AKR në këto zgjedhje shkon jo më si zë bashkëqeverisëse para qytetarit, por thjesht si AKR? Pra vetëm me identitetin tuaj.
Pacolli: AKR ka pasur gjithmonë identitetin e vet, të cilin e ka krijuar me ndershmëri, identitet që e ka shprehur përmes punës dhe programit të saj. AKR asnjëherë nuk ka lëvizur prej idesë origjinale që nga viti 2007 dhe ajo ka theksuar qysh në themelimin e saj si parti se është e vetmja që e drejton dhe e përshpejton hapin e prosperitetit për Kosovën. AKR ka vetëm një identitet: Zhvillimin ekonomik të vendit. Ne kemi projektuar idenë tonë mjaft mirë që është reflektuar në programin tonë dhe është zbatuar pjesërisht në këtë afat të qeverisjes. Pra AKR ka identitetin e vet si partia e vetme e profilizuar në Kosovë që nga viti 2008. Jemi parti liberal-demokrate pjesë vendimarrëse dhe bashkëpunëtore e Aleancës Liberale të Evropës. Jemi përfaqësues legjitim të idesë së liberalëve për Evropën Juglindore.

DW: Zoti Pacolli, nuk ka vend për ndonjë korigjim të kësaj qeverisjeje që mund të përmirësohet në qeverisjen e ardhshme?

Pacolli: Sigurisht që po. Ne kemi përshtypje të mira për këtë bashkëqeverisje me partinë e zotit Hashim Thaçi, por kemi dhe ato pika që janë dashur të implementohen. Partia në pushtet duhet të tregonte më shumë kujdes ndaj partnerit të koalicionit, të mbante premtimet, të krijonte hapësirë veprimi, pasi na ka munguar në këtë qeverisje. Ne ishim ata që i dhamë jetë idesë që bashkimi kombëtar duhet të fillojë nga ekonomia dhe jam shumë i lumtur që sot dy qeveritë projektojnë të ardhmen e përbashkët. Ne ishim ata që në këtë drejtim implementuam kontratën e parë mes dy qeverive për krijimin e tregut të përbashkët energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne jemi duke planifikuar që në mandatin e ardhshëm të krijojmë kompaninë ajrore të përbashkët kombëtare dhe ndërtimin e një qendre kërkimore spitalore të përbashkët me Shqipërinë, si dhe kemi investimin e përbashkët të hekurudhës dhe portit të Shëngjinit.

DW: Kur jemi tek zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk mund të anashkalojmë Gjermaninë, e cila është një patner shumë i rëndësishëm ekonomik. Por kohëve të fundit sikur ka një lloj hezitimi nga Gjermania për investime, për shkak se është Turqia ajo që ka marrë më tepër rëndësi. Sa e vërtetë është kjo zoti Pacolli?

Pacolli: Vërtet turqit kanë qenë më „agresive“, më shumë aktive përsa i përket investimeve në Kosovë. Por megjithatë, unë besoj se Gjermania mbetet partneri kyç dhe më i besueshëm i Kosovës. Gjermania reflekton siguri dhe seriozitet dhe mbetet shpresa më e madhe e Kosovës përsa i përket investimeve. Ata janë të promovuar dhe të njohur këtu dhe unë besoj se, nëse ka pasur zhgënjime me investitorët gjermanë gjatë viteve 2004-2006, unë i bëj thirrje të kthehen përsëri, sepse sot ka ardhur koha e tyre që të investojnë në Kosovë. Ne mbetemi partneri i tyre që i mirëpresim dhe mirëkuptojmë dhe do ti mbështesim ata vazhdimisht. Çdo investim i tyre ka qenë i suksesshëm dhe ka qenë si një lajtmotiv për investitorët e tjerë vendorë.

DW: Ndërkohë ju si AKR po premtoni hapjen e vendeve të punës. Një premtim ky që është në fokus të të gjithë fushatës nga gati të gjitha partitë. Ju si mendoni ta zgjidhni papunësinë në Kosovë?
Pacolli: Përsa i përket papunësisë do të thoja që në Kosovë kemi një mungesë të statistikave reale. Shumë prej atyre që janë të akomoduar diku shprehen ndryshe, ndaj duhet të bëhet shumë punë me zbardhjen e statistikave të ekonomisë së Kosovës. Një pjesë e ekonomisë mbetet akoma si një ekonomi joformale që nuk e ka marrë formën e vet ligjore dhe aty është numri me i madh i njerëzve të punësuar që statistikat nuk i njohin. Nëse do ishte bërë një llogaritje më e drejtë numri i të papunëve nuk do i kalonte 25%, edhe pse edhe kjo shifër për Kosovën është shumë i madh. Pra qeveritë duhet ta kenë fokusin tek rinia, e cila nuk është një rini që fle, por shumë aktive dhe duhet ti krijohen hapsira që të lëvizë lirshëm.

DW: Zoti Pacolli jeni përgatitur që mbas këtyre zgjedhjeve mund të jeni dhe një zë opozitar?
Pacolli: Unë besoj dhe ju e keni kuptuar që AKR nuk vrapon mbas pozitave, sepse nuk i nevojitet vendi në politikë vetëm për të qenë pjesë e qeverisë. Nëse do të jemi në opozitë do të jemi një zë kostruktiv për Kosovën dhe shoqërinë. Ne jemi kozmopolit dhe nuk dijmë të ofendojmë. Ne jemi njerëz që në fund të ditës llogarisim se ku u shpenzua kjo kohë e vlefshme, e cila nuk kthehet më. Unë besoj që interesi i partnerëve tanë është aq i madh që me AKR së bashku të krijohet prespektiva qeveritare, për arsye se programi që ne kemi shkruar dhe rishkruar dhe ne 2010 dhe tani për 4 vitet e ardhëshme është program që i nevojitet qytetarëve të Kosovës. Ne jemi neutralë dhe kemi identitetin tonë, prandaj do të hyjmë në këto zgjedhje me shpresën se nuk do të keqtrajtohet vota e qytetarit.

DW: Pra ju nuk e keni problem që nesër të jeni edhe thjesht një deputet?
Pacolli: Jo, sepse edhe nga bankat e Parlamentit jepet kontributi për shoqërinë kosovare. (Deutsche Welle)

Ja keqpërdorimet gjatë këtyre ditëve të fushatës

0

ismet kryeziuDemokracia në Veprim deri tani ka monitoruar 208 aktivitete të subjekteve politike në javën e parë të fushatës me 60 monitorues.
Demokracia në Veprim deri tani ka monitoruar 208 aktivitete të subjekteve politike në javën e parë të fushatës me 60 monitorues.

Deri tani, sipas Valmir Ismailit kanë hasur në 41 raste të përdorimit të resurseve publike, 26 raste të përdorimit të automjeteve publike, 26 raste të shërbyesve civil, 2 raste të ndërprerjes së punës në spitale, përdorin të fëmijëve në fushata dhe prezencë të vogël të grave në tubime.