13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Fotografia e Sali Asllanajt nën logon e “Misionit të Ri” të PDK-së

perurimi_1_395160Një përurim i një ujësjellësi sot në Sallagrazhdë të Suharekës bashkoi njerëz të PDK-së dhe LDK-së. Por kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj (LDK) pretendon se fotografia e tij u keqpërdor nga PDK. Fotografia ku ai shihet me Enver Hoxhajn e Edita Tahirin, u stampua me logon “Misioni i Ri” dhe me numrin 58 që është numri i PDK-së në fletëvotim. Por shtabi i Edita Tahirit ridërgoi fotografitë pa logo partiake, pas interesimit të gazetës Jeta në Kosovë.

Enver Hoxhaj e Edita Tahiri të PDK-së dhe Sali Asllanaj i LDK-së u bënë bashkë sot në një ngjarje në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.

Pesë ditë para zgjedhjeve, ata përuruan një ujësjellës i cili synon ta zgjidhë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për disa fshatra të kësaj komune.

Imazhet që vijnë nga kjo ngjarje tregojnë për një atmosferë relaksuese ndërmjet njerëzve të partive rivale.

Por, kjo atmosferë nuk ka zgjatur shumë kohë.

Shtabi i Edita Tahirit u ka dërguar medieve disa fotografi dhe një komunikatë nga ky inaugurim.

Në dy prej fotografive shihen Edita Tahiri, Enver Hoxhaj dhe Sali Asllanaj të buzëqeshur. Por në këto fotografi është stampuar logoja “Misioni i Ri’ dhe numri 58 të cilin PDK e mban në fletëvotimin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Sali Asllanaj është kryetar i Komunës së Suharekës dhe vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, rivalja kryesore e PDK-së në garën zgjedhore.

I kontaktuar nga gazeta Jeta në Kosovë, Asllanaj e quajti këtë si “keqpërdorim që PDK ia ka bërë ceremonisë së inaugurimit”.

“E kundërshtoj këtë akt sepse është keqpërdorim shumë i rëndë i rastit të inaugurimit”, tha Asllanaj për gazetën Jeta në Kosovë.

Ai nuk e përjashton mundësinë që të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për këtë rast.

“Do ta shikoj dhe nëse ka argumente të mjaftueshme, do të ankohem”, u shpreh ai.

Më Shumë

FOTO+VIDEO/ Si përpara 11 vitesh, Reali publikon fanellat e transfertave

Reali i Madridit publikoi këtë të hënë fanellat e dyta për sezonin 2024/2025, që do të përdoren nga skuadra e Carlo Ancelottit në takimet...

Trashëgimia e “Kino Lumbardhit” në Prizren, kinemasë më të vjetër në Kosovë

"Kino Lumbardhit" është një nga vendet më të njohura dhe historike të kinemasë në Kosovë, e cila edhe zyrtarisht është kinemja më e vjetër...

Lajmet e Fundit