Home Blog Page 8468

Studentët zgjodhën përfaqësuesit

0

Studentet kosovarStudentët e Universitetit të Prishtinës dhanë votën e tyre. Një javë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ata mbajtën zgjedhjet e tyre brenda Universitetit të Prishtinës. Studentët votuan për Parlamentin Studentor dhe Këshillin Studentor në “Hasan Prishtina”.

Kështu, me 2619 vota, është Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) ai që ka fituar më shumë për Parlament Studentor dhe Këshill Studentor të Universitetit të Prishtinës. Këto zgjedhje janë mbajtur të enjten, dhe janë konsideruar si të suksesshme pavarësisht shumë kritikave të organizatave të tjera studentore. Në këtë garë kanë qenë të përfshira 15 organizata, por vetëm 8 kandidatë kanë arritur ta kalojnë pragun,shkruan Tribuna.

Vlerësohet se organizata USPE ka dalë e para për 201, në krahasim me të dytën. Drejtues të kësaj organizate kanë falënderuar të gjithë studentët që i kanë përkrahur. “Në këto zgjedhje fituan studentët, fitoi Universiteti i Prishtinës”, ka deklaruar Mejdi Sadiku, sekretar i përgjithshëm i USPE-së.

Nëse nuk e keni ditur, ja mosha e kandidatëve për kryeministër të Kosovës

0

lideret e kosovesBallkani shquhet për konflikte e mosmarrëveshje mes shteteve, por po ashtu tani për tani shquhet edhe për liderë të rinj.

Në fakt liderët e rinj kanë nisur të dominojnë edhe në Evropë. Italia ka një kryeministër të ri po ashtu.

Serbia ka një kryeministër, Aleksandër Vuçiq që është 44 vjeçar. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë është 49 vjeçar. Zoran Milanoviq i Kroacisë është 48 vjeç. Nikola Gruevski i Maqedonisë është 43 vjeçar. E Milo Gjukanoviq është aktualisht kryeministri më i vjetër në Ballkan, malazezi ka 52 vjet, transmeton indeksonline.

Italia ka zgjedhur për kryeministër një 39 vjeçar, Matteo Renzi. Edhe Anglia ka një kryeministër të ri. David Cameron është 47 vjeçar.

Por cila është mosha e liderëve kosovarë që po kandidojnë për kryetar të Qeverisë. Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi tash ka mbushur 46 vjet, Isa Mustafa është 63 vjeç, Ramush Haradinaj 45, Behgjet Pacolli 62, derisa Albin Kurti është më i riu, vetëm 39 vjeç.

Nevila, fituesja e ‘Big Brother Albania 7’

0

vlcsnap-2014-05-31-01h54m15Nevila është fituesja e këtij edicioni të ‘Big Brother Albania 7’ dhe e çmimit të madh prej 100 milionë lekësh . Në një natë finale spektakolare, me plot emocione, të papritura dhe me surpriza nga më të paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e këtij reality show, që mbajti me miliona shqiptarë të mbërthyer çdo të premte pas ekranit.

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother, Arditi dhe Xhuliana ishin 2 finalistët e parë që u eliminuan në natën finale.

Mes Nevilës dhe Meridianit, të cilët u vunë përballë njëri tjetrit në televotim, publiku vendosi që Meridiani të jetë i treti i larguar në këtë natë.

Nga 6 finalistët e këtij edicioni, Valeri, Jona dhe Nevila ishin 3 konkurentët e fundit të mbetur, për të cilët u hap një televotim nga i cili doli edhe fituesi i këtij edicioni.

Ndërkohë që televotimi mbetej i hapur ‘Vëllai i Madh’ kishte rezervuar nga një surprizë për Valerin, Jonën dhe Nevilën.

Valeri takon bashkëshorten e tij, Madalenën e veshur me kostumin popullor. Menjëherë ai fillon të kërcejnë, nën ritmet e muzikës popullore. Me flamurin e kuq në duar, së bashku kërcejnë vallen tradicionale të zonës.

Tri animatorë performuan për Nevilën, duke organizuar një mjedis cirku. Ndërsa jona u vendos në qendër të djemve. Trupa e baletit të Top Channel performuan për të.

Pas televotimit Valeri ishte konkurenti i katërt që lë garën e Big Brother Albania 7. Ndërsa, mes Jonës dhe Nevilës publiku vendosi që fituesja e këtij edicionit të jetë Nevila, e cila pas përfundimit të spektaklit është shprehur se nuk e priste këtë fitore pasi të gjithë finalistët ishin të fortë dhe të veçantë.

“Ndoshta karakteri që ka treguar ka ndikuar në këtë fitore. I druhesha Valerit, pasi ka qenë gjatë gjithë kohës aktiv dhe ka dhënë shumë, gjithashtu edhe Jona”, tha fituesja e “Big Brother Albania 7”.

Por, gjatë këtyre 100 ditëve, kanë qenë 24, banorët që hynë brenda mureve të shtëpisë. Fillimisht në çifte, të krijuara përmes zgjedhjeve të tyre të rastësishme, e më pas në lojë individuale.

Ndarje në grupe, por edhe sfida të vazhdueshme personale, për t’u rezistuar provokimeve e kandidimeve. Debate… Miqësi… Por, edhe çifte.

Pasione kalimtare apo dashuri, çfarë u duk nëpërmjet kamerave, që vëzhguan 24 orë në 24, është lidhja e Visarit me Lorin, që përfundoi shumë shpejt, dhe ajo që vazhdon mes Xhulianës dhe Arditit.

Për herë të parë në historikun e “Big Brother Albania”, një çift të martuarish, së bashku në lojë.

Caktohet gjykimi i Fatmir Limajt për korrupsion

0

Fatmir-Limaj5-22Derisa të kryhen zgjedhjet e 8 qershorit, Fatmir Limaj nuk ka obligime që si i akuzuar për korrupsion të shkojë në gjykatë.

Por dy ditë pas tyre, më 10 qershor, është ftuar që në cilësi të të pandehurit të shkojë në gjykatë për të dhënë llogari për akuzat lidhur me punën si ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit. Limaj akuzohet për vepra korrupsioni.

Limaj, që më së shumti këtë kohë po premton rrëzimin e Hashim Thaçit, nuk është dëgjuar se ka premtuar luftë kundër korrupsionit gjatë fushatës për zgjedhjet e 8 qershorit. Ai po garon si lider i një subjekti politik të quajtur “Nisma për Kosovën”.

Gazeta ka mësuar se ftesat për gjykim u janë dërguar: Limajt, Nexhat Krasniqit, shef i prokurimit në MTPT, Endrit Shalës, ish-shef i kabinetit të Limajt, si dhe Florim Zukës, pronar i kompanisë “Tali” nga Gjilani./Koha Ditore/

Kërkohen edhe 90 ditë paraburgim për Ukë Rugovën

0

uk rugovaProkuroria ka kërkuar edhe tre muaj paraburgim për Ukë Rugovën dhe “grupin e tij”. Nëse gjykata aprovon këtë kërkesë, ish-deputeti do të mbetet prapa grilave të paktën deri më 5 gusht 2014.

“Koha Ditore” ka siguruar kërkesën e prokurorit Allen Cunsick me të cilën kërkon vazhdimin e paraburgimit për Rugovën dhe të tjerët.

Në këtë kërkesë zbulohet për herë të parë se miku i Rugovës, Izet Beqiri është i dënuar për krim të organizuar dhe trafikim droge në Itali dhe se autoritetet italiane po shqyrtojnë mundësinë që të nisin negociatat me Kosovën për ekstradimin e tij apo për vuajtjen e dënimit në Kosovë për veprat e kryera atje.

Vendimi rreth kërkesës për vazhdim të masave të sigurisë pritet të merret gjatë javës së ardhshme

Kandidatët e PDK-së për deputetë bëjnë fushatë edhe para fëmijëve

0

PDK-fushatAktiviteti zyrtar i Komunës së Prizrenit për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve të premten është përzier me agjendën e fushatës parazgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila edhe udhëheq qeverinë komunale, shkruan sot Koha Ditore.

Në kundërshtim me parimet themelore të përcaktuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, burimet e institucioneve lokale janë vënë në shërbim të kandidatëve për deputetë të PDK-së.
Madje ftesa për këtë ceremoni është dërguar si nga komuna e Prizrenit ashtu edhe nga Dega e PDK-së.

Në ftesën e dërguar nga Zyra e Protokollit të Komunës së Prizrenit thuhet se manifestimi kushtuar 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, mbahet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, që organizohet nga Njësia për të Drejtat e Njeriut

Dafina: Jetoj vetëm për vajzën time

0

Dafina dautiKëngëtarja e njohur Dafina Dauti shpesh është komentuar në media për paraqitjet e saj skenike por edhe për jetën private.

E ndonëse fytyrë publike dhe çdo gjë rreth saj mund të jetë interesante për publik, këngëtarja nuk ka hezituar që t’u përgjigjet pyetjeve ndryshe për gazetën Tribuna, në mënyrë që fansat e saj t’i njoftojë edhe me gjësendet tjera që deri tani nuk ka pasur rast t’ia tregoj…

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Dauti: Eh fëmijëria…është pjesë që e kujtoj me shumë, shumë emocione. Kam qenë fëmijë shumë i urtë dhe asnjëherë nuk i kam sjell prindërve probleme.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që iu kanë lënë më së shumti përshtypje?
Dauti: Libri që më ka lënë përshtypje së fundmi është ‘Hiri i Vullkanit’ autor i së cilës është Blendi Fevziu. Ndërsa sa i përket ndonjë filmi së fundi nuk ka ndonjë që më ka bërë shumë përshtypje.

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Dauti: Është një xhaketë që e kam ble 2000 euro. Kjo po më kujtohet për momentin.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Dauti: Nervozohem shumë shpejt. Këtë e marr si të metë, sepse jam temperamente shumë.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht të një femër/mashkull?
Dauti: Fillimisht sjelljet e tij është ajo që më bën më së shumti përshtypje.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Dauti: Tipave që janë veç hajt.

Tribuna: Hobi juaj i preferuar?
Dauti: Profesioni dhe hobi im është dhe do të mbetet muzika.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment?
Dauti: Në moment nuk e di. Unë nervozohem shumë shpejt dhe për ndonjë gjë të vogël. Por e mira është që jam njeri i kthyeshëm dhe menjëherë qetësohem.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Dauti: Ndihmë, se di nuk po më kujtohet..

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Dauti: Vec prej qenit frikohem. Tjetër frikë nuk kam.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Dauti: Pa çantën nuk dal nga shtëpia.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetës kur shikoheni në pasqyrë?
Dauti: I falënderohem Zoti që më ka falë kështu si jam.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Dauti: Ndoshta para 10 viteve.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë?
Dauti: Auuu hmm s’po di normal që kisha pasur qejf fillimisht t’i ndihmoj njerëzit që jetojnë në skamje dhe kanë më së shumti nevojë. Besoni që shpirti më dhemb kur i shoh se si jetojnë disa njerëz tek ne.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Dauti: Është mendimi për vajzën time, për rritjen e saj dhe edukimin. Ajo është gjithçka për mua dhe mund të them me bindje të plot që vetëm për të mendoj e jetoj.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Dauti: Bëj punë normal, edhe atë shumë shpesh.

“Lufta” për votat e Prizrenit

0

Prizren ura e guritTë gjithë pretendentët për Parlamentin e Kosovës po i fërkojnë duart për Prizrenin. Lider të të gjitha subjekteve politike bashkë me kandidatët tjerë për deputet po pinë edhe ujin e “shatërvanit”, duke kujtuar legjendën “nëse pi ujë, do të martohesh këtu” .

Këta e kanë vetëm për katër vitet e ardhshme. Në qendër të qytetit bëhen foto, bile edhe “selfie” me qytetarë, ndërsa më pas i postojnë si “krenari” në profilet e tyre në facebook. Duket “betejë” e ashpër për marrjen e votave, në qendrën e dytë për nga madhësia pas Prishtinës.

Të drejtë vote kanë rreth 156. 500 persona. Kjo i ka joshur edhe më shumë kandidatët të përqendrohen në Prizren, përfshirë lagjet dhe fshatrat.

Liderë nga PDK, LDK, Vetëvendosje!, AAK, Nisma e të parti tjera janë lidhur për Prizrenin. Kandidatët duken shpesh e kudo në qytetin jugor, sa tashmë kanë nisur të bëhen të zakontë për qytetarët, derisa t’ua marrin votat. PDK synon ta ruaj bastionin, të cilin e llogarit si “Jeruslem”, LDK ta riktheje besimin e humbur, AAK dhe Nisma shprehen se punët u shkojnë mirë, ndërsa në Vetëvendosje! thonë se janë më mirë se herët tjera.

Ka qytetarë e hallexhinj, që janë habitur, derisa te dera kanë parë “goxha burrat” e vendit, që kanë ardhur jo për t’ua dëgjuar hallet, por për t’ia kërkuar ‘kokrrat’. Pretenduesit për Parlament, tash janë bërë të afërt, të përshëndesin, ndalen, të flasin, t’i rrahin edhe shpatullat. Në fund fare nuk harrojnë qëllimin, ta tregojnë numrin që mbajnë në listën zgjedhore. Dikë e përshëndesin me ndonjë kredi telefonike 5 euro, e dikujt për selam i çojnë ndonjë pako ‘Marlboro”.

Nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, që këtë javë mori kërkesën e mësuesve për “t’i çuar edhe në det”, e funksionarë më të ultë në pozita, që tash janë “nevojtar” pothuajse çdo ditë janë në Prizren. Dikush edhe më shumë, sikur ministri Enver Hoxhaj. Edhe Eqrem Kryeziu i LDK-së në formën e tij po zhvillon fushatën, siç njihet pa lënë anash batutat.

Prizrenin po e do edhe Hajredin Kuçi, Edita Tahiri e Besim Beqaj. Këtu edhe AAK e bëri nominimin e kryetarit Ramush Haradinaj për kryeministër. “Nisma” me Fatmir Limajn e partnerin e tij, Zafir Berishën, janë në “qejf”. Ata më pak po pinë kafe në hotel “Theranda”. Në kërkim të votës duket se i kanë hy në “bark” qytetit e Vrrinit.

Prizrenin për nisje të mbarë e ka zgjedhur edhe lideri i Vetëvendosjes! Ky subjekt pikërisht nga oborri i Lidhjes Shqiptare e ka hapur fushatën, ndërsa lideri i saj Albin Kurti, që kësaj radhe duket se është përqendruar më shumë në Prizren, duke ditur për traditën e prizrenasve dhe pitajkat e famshme, tash në prag të fillimit të muajit të shenjtë mysliman, tha se “do ta bëj Bajram për qytetarë, e Ramazan për pushtetar”/Zeri/

Limaj në Drenoc: Ju e nisët Nismën, ne po vazhdojmë në gjithë Kosovën

0

nisma ne drenoc - CopyNisma për Kosovë në Malishevë ka vazhduar fushatën elektorale në fshatin Drenoc.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë një numër i madh i simpatizantëve të këtij fshati.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se Nisma do të dalë fituese me 8 qershor .

“Ne jemi këtu ku jemi, fal juve të dashur qytetar, ju e nisët e ne po e vazhdojmë në gjithë Kosovën”, ka thënë Limaj./PrizrenPress.com/

Thaçi e kopjon Ramën

0

thaqi si ramaKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi duket se po e kopjon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Thaçi, kohëve të fundit në fushatën e tij, shihet se mban një byzylyk në dorën e djatthë, ashtu siç e mbante edhe Edi Rama tek sa luftonte për ta marrë postin e kryeministrit shqiptar.

Se a është shenjë për të sjell fat, apo diçka tjetër, mbetet të kuptohet më 8 qershor.Këtu ekziston një dallim ndërmjet Ramës dhe Thaçit. Bylyzyku i Ramës e solli atë nga opozita në krye të ekzekutivit shqiptar, deri sa Thaçi është në krye të ekzekutivit kosovar, duke e kërkuar edhe mandatin e tretë./Indeksonline/