Home Blog Page 8469

Ikë nga AKR-ja, aderon në PDK

0

pdk bajram currKryetari i Nëndegës së AKR-së në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, Egzon Qovanaj, ka aderuar në PDK. Qovanaj, premtoi se do të angazhohet të punoj për PDK-në.

“Aty ku e kam familjen dhe rrethin e gjerë aty e kam vendin edhe unë , sepse në PDK e ka vendin e gjithë Kosova”, tha Qovanaj.

Ndërkaq, kandidatët e PDK-së për deputet kanë mirëprituar aderimin e Qovanajt. Në orët e mbrëmjes kandidatët e PDK-së janë takuar me banorë të Lagjes “Bajram Curri”, “Gani Qafderbashi” dhe “Ganimete Tërbeshi” nga të cilët kanë kërkuar votën e qytetarëve në emër të ‘Misionit të Ri’ dhe në emër të ndryshimeve pozitive që janë bërë në Kosovë gjatë qeverisjes së PDK-së.

Simpatizantëve të PDK-së u janë drejtuar, duke shpalosur pjesë të programit zgjedhor të PDK-së, Irfan Fusha, Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj- Gutaj, Nait Hasani, Zahrije Jusufi, Munir Basha, që të cilët janë kandidatë nga radhët e PDK-së nga Prizreni.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Enver Hoxhaj ministër në largim i Punëve të Jashtme dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryetari i Degës Minir Krasniqi me anëtarë tjerë të kryesisë, kryetari i Shtabit zgjedhor Hasan Hasani etj.

Kandidatët nga radhët e PDK-së, duke shpalosur programin kanë theksuar se programi i PDK-së nuk ka alternativë në Kosovë dhe padyshim është programi më i miri për qytetarët andaj qytetarët dinë të vlerësojnë, dinë të japin votën e tyre dhe atë do ta bëjnë më 8 qershor, kur do të votojnë për PDK-në për numrin 58./PrizrenPress.com/

Premtojnë punësim dhe zhvillim ekonomik

0

03Kandidatët për deputet të PDK-së në Prizren, kanë zhvilluar sot takimet zgjedhore me elektoratin e nëndegëve “28 Nentori” në “Ortakoll”, “Arbanë” dhe “Jeta e Re”.
Gjatë këtyre takimeve kandidatët për deputet para numrit të anëtarëve të PDK-së shpalosën platformën politike-zgjedhore të PDK-së, “Misioni i Ri” duke u përqëndruar veqmas të zhvillimi ekonomik dhe objektivat e qeverisjes ‘Thaçi 3’ për periudhën 2014/2018.
Të pranishmëve në të gjitha takimet iu bën një varg pytjesh lidhur me qeshtjet jetike të banorëve të këtyre lagjeve.

Gjatë këtyre takimeve nëpër nëndegë dhe në lagjet e përmendura kandidatët për deputet bën shëtitje nëpër lagje, sheshe,dyqane,qendra zejtare duke bashkëbiseduar me qytetarët, kalimtar rasti si dhe vizituan Qendrën Tregtare ‘Abi’.

Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së, në një takim madhështor të organizuar në lagjen “Arbana” thanë se një nga mundësitë për zhvillim ekonomik janë edhe përmes zhvillimit të turizmit dhe në këtë kuadër “Misioni i Ri” e ka qytetin e Prizrenit në rend të parë ngase ka potenciale të mëdha turistike si në planin e trashëgimisë kulturorë ashtu edhe në bukurit natyrore.

Nga qëllimet e ndërtimit të Autostradës së Kombit” është që të zhvillohet turizmi i Prizrenit, me prioritet do të investohet në turizmin dimërorë, në kalanë e Prizrenit, në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit./PrizrenPress.com/

Partia e Fortë, lyp vota cullak (Foto)

0

Partia e Fortë-cullak1Partia karizmatike me në krye Kryetarin lexhendarë, Visar Arifaj ka zgjedhur një formë shumë të veçant për të kërkuar votën në zgjedhjet e 8 qershorit.

Shumica absolute e kandidatëve të kësaj partie, po shkojnë rrugës së Kryetarit të tyre lexhendarë, duke pozuar gjysmë të zhveshur. Ata në, në web-faqen e tyre, paraqiten gjysmë të zhveshur, formë me të cilët po mundohen t’i bindin qytetarët që ti votojnë. Madje, ka pas kandidatë të cilve iu ka censoruar partia, dhe shkuhej: fotografia është shumë seksi për uebfaqe, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Visar Arifaj, Kryetarë i Partisë së Fortë, kishte pozuar nudo, në shej të transparencës në këto zgjedhje.

Partia e Fortë-cullakPartia e Fortë-cullak2Partia e Fortë-cullak3Partia e Fortë-cullak4

Kosova, vëzhguese në NATO

0

NATO-logoKosova është pranuar si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-së. Ky është lajmi i fundit i cili është marrë sot gjatë sesionit pranverorë të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Lituani.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, në llogarin e tij në Facebook.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të pranosh lajmin e mirë të pranimit të Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s pikërisht teksa po pij kafe me bashkëluftëtarët e mi. Ky vendim është marrë sot gjatë sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare e NATO-s në Lituani dhe është shpresëdhënës që Kosova ka për të ecur shumë shpejt drejt integrimit në këtë aleancë. Urime!”, ka shkruar Thaçi.

Muja kërkon anulimin e vendimit që e gjeti fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare

0

RamadanMuja-makinaRamadan Muja ka dorëzuar ankesën për aktgjykimin me të cilin u shpall fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mbrojtja e Mujës vlerëson se ka pasur shkelje dhe nuk ka pasur prova për dënimin e Mujës dhe pesë vartësve të tij, raporton KTV.

Që të gjithë janë ankuar në vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.

Porno-aktorja kërkon votën për prefekt të qytetit

0

NikkiBenz-pornostare1Nikki Benz, një porno-aktore e famshme, është anëtarja më e re në garën për të paren e qytetit të Torontos.

Pasi këtë qytet të madh kanadez për disa vite e ka udhëhequr kontroversi Rob Ford, i njohur për ekseset e tij me drogën, alkoolin, sharjet, kërcënimet dhe rrahjet, Nikki është njëra prej 55 kandidateve të cilët do të mundohen të ulen në ulësen kryesore të Torontos, ku garon edhe në kloun i vërtetë.

“Ndërrojeni Fordin me Benzin”, është slogani i veteranes 32-vjeçare të pornografisë, e cila në bagazhin e vet deri më tani ka 217 filma për të rritur. Kandidimi i saj promovohet edhe nën sloganin “Kandidatja më seksi për prefektin e Torontos”.

NikkiBenz-pornostare“Mund ta udhëheq shumë mirë qytetin. Nëse Rob Ford mund ta udhëheq qytetin, atëherë mundem edhe unë”, thotë Nikki, programi zgjedhor i së cilës përfshinë edhe zvogëlimin e tatimit dhe sjelljen e industrisë pornografike në Toronto.

Nikki ka zbukuruar ballinat e shumë revistave erotike, duke përfshirë edhe ‘Penthouse’, ndërsa është fituese e tri çmimeve për interpretimin më të mirë në filma pornografik, duke përfshirë edhe atë për treshen më të mirë.

Kandidatët e VV-së në Prizren takohen me përfaqësuesit e BSPK-së

0

image (9)Kandidatët për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren,Mytaher Haskuka, Nora Arapi-Krasniqi, Valizake Thaçi-Celina, Artan Abrashi dhe Levent Kasëmi,kanë mbajtë një takim me përfaqesuesit e Bashkimit Sindikal të Punëtorëve të Kosovës – dega Prizren.

Në takim u potencua numri i madh i të papunëve si pasojë e privatizimit të egër që i është bërë ndërmarrjeve publike. Poashtu është diskutuar për kushtet e rënda në të cilat punojnë punëtorët nëpër ndërmarrje. Sindikalistët janë optimist dhe besojnë se altertativa e Lëvizjes Vetëvendosje! është e vetmja që mund të sigurojë zhvillim ekonomik./PrizrenPress.com/

 

Kandidatët e VV-së premtojnë se do të mbrojnë trashigimin e Prizrenit

0

image (2)Kandidatët për deputet të VV-së nga Prizreni,Nora Arapi-Krasniqi,Mytaher Haskuka,Artan Abrashi,Valizake Thaçi-Celina dhe Levent Kasëmi, kanë premtuar se nëse marrin besimin e qytetarëve do të jenë zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës.
Ata premtuan do të angazhohen në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të gjithë Kosovës, por në veçanti atë të Prizrenit.

“Trashëgimia kulturore e Kosovës paraqet një pasuri të jashtëzakoshme që përfaqëson identitetin kulturor të popujve që kanë jetuar dhe vepruar në këtë territor. Kjo trashëgimi është e shprehur në forma të prekshme dhe të paprekshme. Ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore është një përgjegjësi tepër e rëndësishme e gjithë shoqërisë, e në veçanti e institucioneve shtetërore, ndaj brezit të sotëm dhe brezave të ardhshëm”.

“Trashëgimia kulturore, ajo arkitektonike dhe shpirtërore e Prizrenit, paraqesin thesarin bazë të këtij qyteti, që njihet edhe si qyteti kulturor i Kosovës”

Ne kandidatët e poshtëshënuar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në rast të marrjes së detyrës për përfaqësimin e vullnetit qytetar në institucionin më të lartë vendimmarrës, zotohemi publikisht se do të jemi zë që mbron dhe përfaqëson vullnetin politik të të gjithë qytetarëve pa dallim”.

“Me theks të veçantë do të angazhohemi për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të gjithë Kosovës, dhe në veçanti të Prizrenit”.
“Ne do të përkushtohemi për ndërtimin e një sistemi të monitorimit të përhershëm parlamentar që do të përcillte punën e ekzekutivit në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore”.

“Krahas ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, do të angazhohemi për krijimin e  një mjedisi të përshtatshëm për zhvillim të kontrolluar dhe të qëndrueshëm urban, duke siguruar gjithnjë ruajtjen e vlerave urbane tradicionale të Prizrenit”/PrizrenPress.com/

Nisma u premton mërgimtarëve heqjen e taksës për automobila

0

Nisma per kosove1Përmes një kumtese për medie, Nisma për Kosovën, pasi përmend kontributin e mërgatës para, gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe në Kosovë thekson se në vend që Kosova e lirë t’ju njohë kontributin e jashtëzakonshëm dhe t’ju hapë rrugë për sjelljen e përvojave individuale në fushat ekonomike, politike dhe sociale, strukturat udhëheqëse të pushtetit zbatuan një politikë plaçkitëse ndaj jush.

Shembulli më skandaloz i kësaj mosmirënjohje e përbuzje janë taksat ndaj mjeteve automobilistike të mërgimtarëve.

“Po ju garantojmë se hapi i parë që do të ndërmerr Nisma për Kosovën do të jetë ndërprerja e kësaj plaçkitje të paskrupullt të emigracionit shqiptar. Ky do të jetë sinjal i qartë se politika institucionale e shtetit të Kosovës do të ndryshojë në raport me emigracionin shqiptar”, thotë kumtesa dhe përfundon se Nisma… garanton se do të sigurojë tërë kornizën ligjore që do t’i mundësojë perspektivën e sigurt të investimeve në Kosovë. Është koha që emigracionit shqiptarë t’ia kthejmë hakun e kontributit të madh për çdo gjë që ka bërë dhe është duke bërë për vendin e vet”, përfundon kumtesa.

Qendra e Kompetencës shënon katër vjetorin e saj

0

IMG_3352Nënkryetari i Komunës së Malishevës z.Rexhep Mazreku, dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit (DKA), morën pjesë në shënimin e ditës së shkollës së Qendrës së Kompetencës “ Abdyl Frashëri” në Malishevë, shkollë kjo që funksionon që katër vite me radhë.

Nënkryetari Mazreku , përcjelli urimet dhe përshëndetjet nga kryetari Begaj në pamundësi të i bashkëngjitet këtij shënimi, ku më pas në fjalën e tij tha,”sot është një ditë e madhe për shkollat e komunës së Malishevës në përgjithësi, ndërsa për Qendrën e Kompetencës në veçanti, kjo shkollë ka një përvojë të shkurtër, dhe ka nevojë për mbështetje, nga strukturat përgjegjëse profesorët, intelektualët, arsimtarët, dhe natyrisht edhe drejtoria komunale si dhe ministria për arsim, për arsye se kërkohet angazhim dhe mobilizim në mënyrë që kjo shkollë të luaj rolin e saj, për çka edhe është themeluar”, tha Mazreku.

” Kjo shkollë është jashtëzakonisht mirë e pajisur, dhe unë do të kërkoja nga të gjithë punëtorët edhe nga ana e drejtorisë, që të përdoret në mënyrë të duhur, në mënyrë që të kemi rezultate të nxënësve dhe të ngritje të vazhdueshme” tha Mazreku me rastin e shënimit të katër vjetorit të kësaj shkolle.

Në mes tjerash Drejtori i Qendrës së Kompetencës z. Besim Dobruna falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjitha bizneset që kontribuuan në këtë shkollë, ku dhe më pas së bashku me nënkryetarin e Komunës së Malishevës z.Rexhep Mazreku, kanë ndarë disa mirënjohje.

Pas kësaj, është hapur edhe panairi tradicional me ushqime tradicionale, që janë pjesë e demonstrimit të të arriturave nga ana e nxënësve, për prezantimin e produkteve, shitjes dhe shërbimit, nga ana e drejtimeve përkatëse.