Home Blog Page 8470

Zafir Berisha: Ta pensionojmë mentalitetin primitiv të Thaçit

0

ZafirBerisha11-14Do ta instalojmë logjikën se udhëheqësit nuk janë padron por shërbëtorë të qytetarëve. Prizrenasit duhet ta votojnë Nismën për Kosovën, sepse për herë të parë do të përfaqësohen denjësisht në institucionet qendrore. Hashim Thaçi tregoi një pjesë të fytyrës së tij në Drenas kur i largoi nga bina kandidatët për deputetë. Ne duhet të bëhemi gjithë se bashku për ta larguar mentalitetin e vasalit nga pushteti. Kandidati i Bashkimit Demokratik në Nismën për Kosovën, Zafir Berisha, flet për Express.

Express: Pse duhet qytetarët të votojnë e Prizrenit dhe të Kosovës të votojnë Nismën për Kosovën?

Z. Berisha: Sepse Nisma për Kosovë dhe kandidatët e Bashkimit Demokratik që janë në këtë listë janë garantues të një qasjeje tjetër në institucionet e Kosovës, qasje e cila për fat të keq i ka munguar Kosovës dhe me fuqizimin tonë në Parlament dhe Qeverinë e ardhshme të Kosovës do të ngrihet përgjegjësia në të gjitha nivelet institucionale dhe do ta largojmë një herë e përgjithmonë mentalitetin se ata që janë nëpër institucione janë patron të qytetarëve, ku një herë e përgjithmonë në këtë vend duhet të instalohet logjika se Presidenti, Kryeministri, Ministrat dhe të gjithë ata që mbajnë poste publike janë shërbëtorë të qytetarit.

Express: Çka ju ofroni qytetarëve të Kosovës?

Z. Berisha: Ne ofrojmë një koncept politik i cili i ka munguar skenës politike dhe institucionale të Kosovës edhe pse disa nga ne jemi aktivë në jetën politike që nga pas lufta kemi dëshmuar edhe aty ku kemi qenë, se nuk pajtohemi me këtë mentalitet qeverisës, prandaj jemi bërë bashkë nën ngjyrën e portokalltë për të krijuar një filozofi politike, e cila do të bazohet në angazhime konkrete në interes të Kosovës dhe jo në fjalë.

Express: Por, pse duhet votuesit ta votojnë numrin 5 në listën e Nismës për Kosovën?

Z. Berisha:Mendoj se kam qenë i përgjegjshëmpara interesave të qytetarëve që në fëmijëri të hershme edhe kur më kanë shpallur armik i Vllaznim-Bashkimit Jugosllav edhe kur unë dhe familja ime jemi etiketuar si irredentist e nacionalist, asnjëherë nuk jam përkulur ndaj të keqes iu kam përballuar të gjitha sfidave të kohës edhe pse shpesh jam gjendur në pozita të rënda edhe kur jam përballuar me forcat barbare serbe, nga 630 ushtarë kam mbetur me 12 në vijat e frontit, unë kam vazhduar të jem këmbëngulës në përcaktimin tim për liri dhe shtet edhe për kundër që pas lufteka pasur trysni nga më të ndryshme për të hequr dorë nga ideali që Kosova të jetë shtet model në rajon, mendoj se janë 1001 arsye pse duhet të votohet numri 5.

Express: Çka ofron Nisma dhe Bashkimi Demokratik për Kosovën për Prizrenin?

Z. Berisha: Në Prizren janë motivet shtesë pse duhet të votohet NISMA dhe BD-ja për shkak se duke dalë në fuqishëm me 8 qershor i sinjalizojmë qytetarët se në shtator apo tetor kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarë komune në Prizren do të qeverisim edhe Prizrenin për arsye se tash opinioni e di se Prizreni e ka një kryetarë të dënuar për krim, korrupsion dhe shkelje ligjore për të cilin pritet të vërtetohet vendimi i gjykatës themelore në Prizren.

Arsye e tjetër fundamentale pse qytetarët e Prizrenit duhet të votojnë për ne është se Prizreni asnjë herë nuk është përfaqësuar meritueshëm në institucionet qendrore dhe jemi të bindur se përmes votës që do të marrim do të përçojmë edhe kulturën politike të qytetit të Prizrenit në institucionet qendrore, institucione të cilat për fat të keq kanë qenë të zaptuara nga mentaliteti provincial.

Express: Në hapjen e fushatës së Nismës, Fatmir Limaj tha se pushtetarët aktual i kanë vetëm edhe tetë ditë. A është ky sinjal se Nisma nuk do të bëjë kurrfarë koalicioni me PDK’në?

Z. Berisha: Lëvizja jonë politike është e interesuar që të thellojë demokracinë dhe të instalojë në institucione njerëz të përgjegjshëm që e respektojnë shtetin ligjor, në këtë kontekst edhe koalicioni eventual që mund ta ketë NISMA për Kosovën do të bazohet në këto parime dhe këto parime e dini se PDK nuk i ka.

Express: Zyrtarët e Nismës kanë thënë se kanë pasur shantazhe dhe kërcënime për mos t’iu bashkuar Nismës për Kosovën. Nga kush kanë ardhur këto kërcënime?

Z. Berisha: Kërcënimet tashmë dihet se vijnë nga njësitet para politike të PDK’së dhe rasti më eklatant është ku dy kandidatët tanë për deputet Skender Susuri dhe Albulena Balaj janë larguar nga puna si në kohën e Milloshevicitnë anën tjetër kemi “ joshje”deri në atë ekstrem sa që njerëzve iu thonë se me 1 qershor ia nisni punës, duke harruar se 1 qershori është ditë e diele, kur kemi edhe ekstremin tjetër kur krye milici Behar Selimi i gënjen të rinjtë “zgjidhni uniformat e Policisë se me datën 9 qershor do t’ia filloni punës”, ose edhe kërcënimet që vijnë nga soji i biznesmenëve të cilët punëtorët e tyre i kërcënojnë se nëse nuk na i bini votat tuaja dhe të familjes suaj do t’iu largojmë nga puna.

Express: Cila është porosia për Hashim Thaçin i cili tha në Malishevë të mos votohen ata që nuk e kalojnë pragun zgjedhor?

Z. Berisha: Përgjigja më e mirë për Hashim Thaçin dhe vasalët e tij është tubimi në sallën “1 tetori” që u mbajt dje dhe me 8 qershor ai do ta kuptojë të vërtetën e madhe për NISMEN.

Express: Si e keni parë poshtërimin që ua bëri Hashim Thaçi disa kandidatëve në Drenas, duke mos i lejuar të qëndrojnë me të në binë?

Z. Berisha: Ai aty ka treguar vetëm një pjesë të fytyrës së tij, fytyrë dhe karakter të cilin unë e kam kuptuar shumë më herëtdhe për këtë më vjen shumë keq për ofendimin publik që ia ka bërë njerëzve të vettë cilëti kisha ftuar që të bëhen pjesë e përpjekjeve tona për ta pensionuar mentalitetin primitiv tëHashim Thaçit me 8 qershor.

Kandidatët e PDK-së, kërkojnë voton në fshatra e lagje të Prizrenit

0

1 (1) Partia Demokratike e Kosovës në Prizren edhe gjatë ditës së dytë të fushatës elektorale, ka vazhduar aktivitetin derë më derë për ta kërkuar votën e qytetarëve prizrenas në mbështetje të misionit të ri.

Në orët e pasdites dhe në mbrëmje janë mbajtur rreth dhjetë takimi me qytetarë në mjedise të ndryshme të Prizrenit.

Në takimin me banorët e fshatrave Korishë, Malësio e re, Caparc, Velezhë, Shpenadi, Smaç, Trepeticë, Serbicë e Epërme ku me banorët e këtyre lokaliteteve të pranishëm ishin kandidatët e PDK-së nga Prizreni Nait Hasani, Zahrije Jusufi, Irfan Fusha, Luljeta Veselaj- Gutaj, dhe Munir Basha.

Ne këtë takim elektoral kandidatët kanë shpalosur pjesë nga programi i PDK-së “Misioni i ri” dhe kanë kërkuar nga të pranishmit që të përkrahet ky mision, sepse është mision për përmirësimin e jetës së qytetarëve, është mision që do ta ndryshojë mirëqenien e qytetarëve pa dallime politike.

Një takim i ngjashëm u mbajt edhe me banorët e fshatrave Lubizhdë, Gençare dhe Skorobisht. Edhe në këtë takim ishin të pranishëm kandidatë të PDK-së dhe koalicionit nga Prizrenit, të cilët lidhën koalicion me banorët e këtyre fshatrave, të cilët u deklaruan se edhe këtë herë votën e tyre ia besojnë PDK-së, e cila ka vizion për Kosovën.

Takime të tilla u mbajtën edhe në disa lagje të qytetit si në lagjen “2 Korriku” , “Xhevat Berisha”, “Jeta e re” ku prezantuan edhe kandidatët tjerë të PDK-së Nezir Çoçaj e Naser Berisha. Në të gjitha takimet e pasdites së 29 majit, u pa gatishmëria e qytetarëve, që janë të përcaktuar për ta votuar PDK-në dhe fuqimisht e mbështesin Misionin e ri, në kuadër të cilit mision e shohin të ardhmen e Kosovës./PrizrenPress.com/

Jolie: Djali im ka një të dashur angleze

0

Jolie me femijetMadox dukej një djalë i madh dhe i matur, i veshur me kostum, teksa parakalonte në tapetin e kuq në Hollivud në premierën e filmit “Maleficent”, ku protagoniste është nëna e tij, Angelina Jolie.

Kjo e fundit, në një intervistë për “Entertainment Tonight”, zbuloi një sekret të të birit: “Madox ka një të dashur. Ajo është e mrekullueshme. Por, nuk dua ta vë në siklet djalin tim. Ajo jeton në Angli dhe është shumë tip.”

Çifti i famshëm Pitt-Jolie udhëton shumë për shkak të angazhimeve. Bashkë me ta udhëtojnë edhe fëmijët dhe për këtë arsye kanë disa banesa: një vilë në jug të Francës, një rezidencë në Nju Orlins dhe një pronë private në Los Anxhelos.

Por, pavarësisht udhëtimeve, familja e ndihmon Madox-in të mos qëndrojë shumë kohë larg nga e dashura e tij. “Ne shkojmë gjithmonë për ta takuar. Është me të vërtetë një vajzë shumë e mirë dhe e ëmbël”, tha Jolie.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Brad aktualisht janë duke promovuar filmin e saj më të ri “Maleficent”, një prodhim i “Disney”.

“Babai” nis xhirimet nesër

0

Babai-filmNdërsa producenti Visar Krusha lavdëroi ekipin e aktorëve, dhe u shpreh shumë optimist për suksesin e mundshëm të filmit. “E kemi një ekip të madh nga Kosova, kemi një ekip të shkëlqyer të aktorëve duke filluar nga aktori më i ri që është Val Maloku dhe që luan rolin kryesor, më pas është edhe Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armond Morina dhe shumë e shumë të tjerë që nuk janë këtu. I falënderoj të gjithë njerëzit e ekipit dhe gjithë ata që na kanë përkrahur deri me tani dhe që do të vazhdojnë të na përkrahin. Besoj që do të bëjmë një temë të mirë më të cilën do të jemi krenarë ” tha Krusha.

Filmi “Babai” i regjisorit Visar Morina nesër zyrtarisht fillon me xhirimet e para. “Babai” që është një bashkëproduksion në bashkëpunim më Gjermaninë dhe Maqedoninë, është mbështetur gjithashtu edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

“Babai” është një projekt me një kastë të madhe të aktorëve nga Kosova dhe Gjermania.

Regjisori i filmit, Visar Morina, për KultPlus tregoi se ngjarja në film paraqet një pjesë të jetës së kosovarëve në vitin 1995.

“Filmi bën fjalë për një fëmijë dhe babin e tij. Rolin e fëmijës e luan Val Maloku ndërsa babin Astrit Kabashi. Ngjarja është e menduar që të jetë e vitit 1995, e kohës së Millosheviqit, përndryshe aktorët janë zgjedhur me audicion. Kam ardhur për pesë muaj për këtë gjë dhe në këtë mënyrë i kam përzgjedhur edhe aktorët. Momentalisht kam një bindje që filmi do të mirëpritet” u shpreh Morina.

Ndërsa producenti Visar Krusha lavdëroi ekipin e aktorëve, dhe u shpreh shumë optimist për suksesin e mundshëm të filmit.

“E kemi një ekip të madh nga Kosova, kemi një ekip të shkëlqyer të aktorëve duke filluar nga aktori më i ri që është Val Maloku dhe që luan rolin kryesor, më pas është edhe Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armond Morina dhe shumë e shumë të tjerë që nuk janë këtu. I falënderoj të gjithë njerëzit e ekipit dhe gjithë ata që na kanë përkrahur deri me tani dhe që do të vazhdojnë të na përkrahin. Besoj që do të bëjmë një temë të mirë më të cilën do të jemi krenarë ” tha Krusha.

Në mesin e shumë aktorëve të njohur që janë pjesë e këtij filmi, është edhe Val Maloku, i cili për herë të parë luan në një rol filmik dhe atë në rolin kryesor, në rolin e djaloshit.

“Unë po e ndjej veten shumë mirë në mesin e aktorëve të rritur dhe profesionistë, mezi po pres që të fillojmë me xhirimet. Më rolin jam adaptuar shumë mirë, këto ditë që kam lexuar skenarin dhe kam filluar që të hyj në rol. Besoj që kur të rritem të vazhdoj rrugën e aktrimit” tha Maloku.

Ky projekt filmik u tha të jetë një ndër projektet më gjigante të realizuara në Kosovë, dhe si i tillë padyshim që është i mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Arben Zharku, drejtori i QKK-së u pa të jetë shumë i lumtur me fillimin e realizimit të këtij projekti.

“Kam një kënaqësi shumë të veçantë që të lajmëroj që prej nesër fillon të xhirohet njëri ndër projektet më të rëndësishme të kinematografisë kosovare. Janë mbi 100 njerëz nga Kosova që do të punojnë për këtë punë, gjithashtu edhe një ekipë shumë e madhe tjetër që ka ardhur nga Gjermania . Na ka gëzuar fakti që këtë projekt e ka mbështetur kinematografia maqedonase edhe pse ky film nuk ka të bëjë asgjë me Maqedoninë” pohon Zharku.

Disa nga aktorët që do të luajnë në këtë film janë: Astrit Kabashin, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armond Morina, Val Maloku, Xhevdet Jashari e të tjerë.

LB: Në integrimet ndërkombëtare, si komb

0

LevizjaPerbashkim-logoLëvizja për Bashkim, duke mbështetur punën e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Kosovës për integrimet kombëtare e veçanërisht të ministrive të arsimit të qeverive përkatëse, të cilat janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes për unifikimin e kurrikulave të sistemit parauniversitar, inkurajon të dy qeveritë që të intensifikojnë punët integruese në mënyrë që shqiptarët si komb të integrohen në strukturat ndërkombëtare. Kjo ka rëndësi të madhe si në aspektin ekonomik, arsimor, kulturor e sportiv.

Lëvizja për Bashkim mbetet e përkushtuar në politiken e saj që përmes integrimeve kombëtare të ecim drejt bashkimit kombëtar dhe si komb të integrohemi në strukturat ndërkombëtare.

Panamaja mbështet shtetin e Kosovës

0

Ricardo Martinelli-Enver HoxhajMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, presidentin e Republikës së Panamasë, Ricardo Martinelli, i cili ka filluar një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit me presidentin Martinelli, ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që ky shtet ka dhënë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj e njoftoi presidentin panamez për progresin në Kosovë, fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj shprehu vullnetin e Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve bilaterale me Panamanë, duke iu referuar edhe hapjes së Ambasadës së Kosovës në Panama, si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim.

Presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli, falënderoi ministrin Hoxhaj për mikpritjen, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të shtetit të tij për Kosovën.

Martinelli po ashtu shprehu vullnetin e shtetit panamez për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Kosovës.

Takojnë fëmijët dhe prindërit e Prizrenit për festën e “1 Qershorit”

0

PDK-kandidatet per deputetKandidatët për deputetë Irfan Fusha, Edita Tahiri, Luljeta Veselaj, Nezir Cocaj, në listën e PDK-së, të shoqeruar nga kryetari i KOmunës së Prizrenit Rramdan Muja, kanë marrë pjesë në manifestimin për ditën ndërkombëtare të fëmijëve në Prizren të organizuar nga Kuvendi Komunal dhe çerdhet e qytetit të Prizrenit.

Në këtë manifestim dhe takimet që kanë zhvilluar me prindërit e fëmijëve Tahiri dhe Fusha folën për programin e “Misionit të Ri” dhe përkushtimin për investime të mëtejshme në ndërtimin e çerdheve dhe shkollave moderne, atraktive dhe sipas standardeve evropiane.

Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka investuar më shumë se 122 milion euro në arsim, janë ndërtuar 145 shkolla të reja, janë shpërndarë libra falas për të gjithë nxënësit e Kosovës dhe kanë rritur pagat e punëtorëve të arsimit për 133%.

Ajo poashtu foli për programin e Misionit të Ri ku tha se investimet në arsim do të jenë edhe më të mëdha dhe theks të veçantë i dha programit për gratë ku tha se ato nuk do të ballafaqohen me problemet e pamundësisë së akomodimit të tyre nëpër çerdhe dhe se do të kenë mundësi që të zhvillojnë aktivitetet e tyre të punës dhe avancimit në mënyrë të barabartë me burrat.

Nga ana e tij Irfan Fusha tha se “Misioni i Ri” do t`i ndaj 1.5 miliardë euro do të jepen për grante për çdo biznes në Kosovë që dëshmon se do të krijojë vende pune. Do të krijohen 200,000 vende të reja të punës. /PrizrenPress.com/

Filloi ndërtimi i shkollës në Damanek

0

057Sot, ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ramadan Morina” në fshatin Damanek të Komunës së Malishevës. në vënien e gurë themelit të shkollës së re, ishin kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, me zyrtarët tjerë komunal, zyrtari i lartë i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Luc Faber dhe qytetarë të shumtë të fshatrave, Damanek, Bubël dhe Qupevë, pasi kjo shkollë shërben për nxënësit e këtyre tri fshatrave.

“Jam shumë i kënaqur që po e ndaj gëzimin me juve banorë të Damanekut, Bublit dhe Qupevës. Jam i kënaqur që po krijojmë kushte më të mira për arsimimin e fëmijëve, gjeneratave të reja. Nga ju mësueses kërkoj cilësi në mësimdhënie, për arsimimin e gjeneratave të reja “, ka thënë mes tjerash Kryetari i Komunës së Malishevës, në ceremoninë e vënies së gurë themelit të shkollës.

Ndërsa, Luc Faber nga zyra e BE-së në Prishtinë, shprehi “kënaqësinë që po merr pjesë në fillimit e ndërtimit të shkollës”. “Kjo shkollë, është në mesin e 20 shkollave, që BE po ndërton në Kosovë, projekte të cilat janë nga viti i kaluar. Kosova është shtet me popullsinë më të re në Evropë dhe është e domosdoshme ndërtimi i shkollave, për ngritjen e cilësisë në arsimimin e breza të rinj, për krijimin e një mjedisi më të shëndosh për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, tha zyrtari li lartë i zyrës së BE-së në Prishtinë,Faber.

Më pas, Begaj e Faber, kanë vënë gurë themelin në ndërtimin e objektit të ri për shkollën në fshatin Damanek, ku vijojnë mësimin nxënësit e tri fshatrave. Objekti i shkollës, do të jetë sipas standardeve evropiane dhe financohet nga Agjencioni Evropian. Shkolla ka një hapësirë prej 1500 metrash katrorë, ku parashihet ët jetë dy katërshe, me dhjetë dhoma mësimi dhe e përcjellë me sallën e sporteve. Vlera e projektit është rreth një milion euro.

Prizreni ka nevojë për më shumë aktivizëm kulturor

0

Foto 2 Festivalet dhe aktivizmi (1)Në mbrëmjen e 29 majit 2014 (e enjte) në Prizen u diskutua për potencialin e aktivizmit kulturor në qytet. Në forumin e diskutimit “Festivalet si formë e aktivizmit kulturor” organizuar nga EC Ma Ndryshe, folën Eroll Bilibani nga Dokufest, Leotrim Fishekçiu nga Sculp Fest dhe Xhevdet Doda nga komuniteti artistik, ndërsa ai u moderua nga Fisnik Minci, gazetar i Koha Ditore. Gjatë forumit, panellistët dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi ngjarjet kulturore të Prizrenit dhe potencialin e tyre për të ndikuar mbi politikat lokale dhe promovuar aktivizmin kulturor dhe urban në qytet.

Njëri ndër konstatimet kryesore të diskutimit ishte që Prizreni është qytet i pasur me aktivitete kulturore, por me aktivizëm të kufizuar kulturor. Panelistët reflektuan mbi përvojat e tyre në organizimin e festivaleve, duke i potencuar vështirësitë në edukimin e gjeneratave të reja të aktivistëve të kulturës. Pjesëmarrësit e diskutimit i rikonfirmuan pengesat e natyrave të ndryshme, të cilat e pengojnë zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Mbi të gjitha, mungesa e një vizioni të qeverisë lokale për zhvillimin kulturor të qytetit dhe dëmtimi i strukturës urbane nga grupet e caktuara të interesit, u vlerësuan si pengesat kryesore për zhvillimin e qytetit. Ky forum i diskutimit prodhoi disa rekomandime, ndër të cilët: forcimi i rrjetëzimit të komunitetit të kulturës për të shtyrë përpara agjendën kulturore të qytetit, shfrytëzimi i organizimeve kulturore për të nxitur aktivizmin, organizimi i performansave artistike në hapësirën publike, mobilizimi i qytetarëve për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit dhe forcimi i kapacitetit avokues për nxitjen e politikave kulturore lokale.

Forumi i diskutimit “Festivalet si formë e aktivizmit kulturor” është i pari në ciklin e pesë forumeve të diskutimit që do të organizohen në baza mujore në Prizren. Këto forume janë pjesë e projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, i cili synon të nxisë debat shoqëror mbi rolin e aktivizmit kulturor në transformimin urban të qytetit. Në esencë, projekti është një nismë e intervenimit kulturor dhe artistik që synon t’i trajtojë në mënyrë kreative sfidat e zhvillimit urban dhe reformës demokratike në Prizren. Përveç forumeve të diskutimit, gjatë vitit 2014 pjesë e këtij projekti do të jenë edhe këto aktivitete: hulumtimi mbi potecialin e aktivizmin kulturor dhe urban në Prizren, intervenimet artistike në hapësirën publike, platforma virtuale për blogging kulturor dhe konferenca rajonale për shkëmbimin e përvojave mes aktivistëve kulturor nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Jessen-Petersen në takim me Haradinajn, mirëpret Drejtimin e Ri

0

ramushi_6124Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj ka takuar ish –shefin e UNMIK’ut danezin Soren Jessen-Petersen. Haradinaj ka thënë se danezi ka mirëpritur Drejtimin e Ri.

Ish –shefi I UNMIK’ut danezi Soren Jessen –Petersen ka takuar kreun e AAK’së Ramush Haradinajn. Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se ish-Kryeadministratori ka mirëpritur Drejtimin e Ri. “Ishte kënaqësi sot ta takoj mikun tim dhe mikun e madh të Kosovës, Søren Jessen-Petersen. DREJTIMI I RI për Kosovën mirëpritet edhe nga miqtë e vërtetë të Kosovës!” ka shkruar Haradinaj.

Në vitin 2005 Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i Kryeminstrit të Kosovës, pikërisht në kohën kur Jessen-Petersen ishte në krye të UNMIK’ut. Danezi kishte lavdëruar qeverisjen e tij dhe aktin e largimit vullnetar nga ekzekutivi për t’iu përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare.