Home Blog Page 8471

Hashim Thaçi e shmang zëvendësin e tij Kadri Veselin, kudo që është e mundur

0

Thaci dhe VeseliNjeriu i dytë i PDK’së dhe sigurisht njëra nga figurat më me ndikim në këtë parti, Kadri Veseli, po shmanget sa herë që është e mundur nga Hashim Thaçi. Në të gjitha fotografitë që Thaçi i poston në Facebook nga tubimet e PDK’së, nuk shihet askund Veseli.

Ai vlerësohet se është një nga figurat më me ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë e konfirmon edhe pozita e lartë që e mban në këtë subjekt, por Hashim Thaçi duket se nuk e konsideron shumë të nevojshëm zëvendëskryetarin Kadri Veseli në fushatë. Në të gjitha postimet e fotografive të Thaçit, nuk ka vend për Veselin. Derisa ndodh e kundërta në rastin e Veselit, i cili nuk heziton të postojë fotografi të fushatës ku është bashkë me të parin e partisë.

Katër fotografitë e para që po i postojmë janë nga profili i Thaçit në Facebook, ku ai shihet kryesisht i shoqëruar nga “civilët” e PDK’së Besim Beqaj e Blerand Stavileci, ndërsa 4 fotografitë tjera që janë marrë nga profili në Facebook i Veselit, këtë të fundit mund ta vëreni në shoqëri të Thaçit, gjatë fushatës në pjesë të ndryshme të vendit./express/

JLo vjen me hitin më të ri “First Love”

0

jloJennifer Lopez edhe njëherë provon magjinë e saj si artiste. Në videon e re Jlo shfaqet “sexy” si gjithmonë, duke mos zhgënjyer me performacat e saj dhe protagonisti kryesor kësaj radhe është modeli i “Dolce& Gabbana”, David Gandy.

Veshjet e përzgjedhura për “First Love” evidentojnë format e saj të mrekullueshme. Videoja fillon me një rrëfim të Lopez sesi të gjejmë dashurinë e vertetë, më pas shfaqet modeli David Gandy me një motorr që vjen drejt saj.

“Unë e dija që duhet të lija botën pas për të gjetur kush isha. E dija që dashuria kurrë nuk do më kërkonte mua, por duhet ta kërkoja unë atë. E dija që po të lija gjithçka pas do të të gjeja”, thotë JLo në video.

Klipi është xhiruar në shkretëtirën e Kalifornisë në fillim të muajit maj. Një burim për MailOnline tha, “Kimia mes Jennifer dhe David ishte e mrekullueshme”.

Ndërsa vetë JLo, në një intervistë radiofonike tha: “David është një djalë i jashtëzakonshëm dhe kemi kaluar shumë kohë të bukur teksa xhironim”.

“First Love” është “single” më i ri i albumit “A.K.A” të artistes Jennifer Lopez, që pritet të dalë në treg më 17 qershor.

I bëri Beyonce, turr këngëtaret tona

0

be3-640x535Mungesa e stafit profesional të estrades sonë që të i këshillojnë se si të duken nëpër videoklipe, i bën ato shpesh herë të shfaqen në projektet e tyre kopjuese të dobëta.

Sapo të shfaqen me ndonjë projekt të tyre të ri, menjëherë iu dalin idetë qoftë për veshje apo stil të kopjuara nga yjet botërorë. Këngëtarja Beyonce Knoëles së fundmi është shfaqur me një stil ndryshe të flokëve, me bistek “alla afrikane”.

Por, këto ditë më të paralajmeruar projektet e reja, këngëtaret tona po duket se të gjitha do ta bëjnë tashmë të njëjtin stil. Sipas fotografive që ka siguruar “Kosovarja” Elvana Gjata dhe Adelina Berisha janë vetëm dy nga këngëtaret shqiptare të cilat do të prezantohen më këtë stil të flokëve në videoklipet e reja..Nuk e dimë a është tendencë e këngëtareve tona për të ngjarë në yjet botërorë apo mungesë ideje?

Le të shpresojmë që Beyonce të sjell ndonjë stil të ri, se siç jemi duke hyrë në muajt verorë, gjithë këngëtaret tona do të i shohim më këtë stil flokësh!

Haradinaj: Qeverisjen do ta bazojmë në shtet ligjor

0

Ramush Haradinaj 1Plani qeverisës i Aleancës, Drejtimi i Ri, parasheh zgjidhje për Kosovën, në kualitetin qeverisës, qeverisjen e mirë bazuar në shtet ligjor; zhvillimin ekonomik bazuar në resurset që ka vendi…”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haradinaj, pse duhet dhënë votën juve?

RAMUSH HARADINAJ
Në gjendjen çfarë është vendi, e që është sjellë nga një qeverisje e gabuar, drejtim i gabuar qeverisës, plani qeverisës i Aleancës – Drejtimi i Ri – parasheh zgjidhje për Kosovën, në kualitetin qeverisës, qeverisjen e mirë bazuar në shtet ligjor, zhvillimin ekonomik bazuar në resurset që ka vendi në thëngjill, metale, industrinë ushqimore, njeriun e ri dhe parasheh një kredibilitet institucional, kredibilitet shoqëror. Pra, parasheh një mobilizim të shoqërisë në proceset integruese.

Këto janë argumente që janë të qëndrueshme dhe i bazojmë edhe në përvojën tonë të 100-ditëshit qeverisës të mbajtur mend për mirë, e me këtë u ofrohemi qytetarëve dhe besoj se këto janë argumentet pse ata duhet që ta votojnë Aleancën.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju, si Aleancë, nuk keni arritur të fitoni pushtetin në zgjedhjet e kaluara. Çfarë ndryshimesh keni bërë përbrenda që të arrini të grumbulloni më shumë vota kësaj here?

RAMUSH HARADINAJ
Bazën zgjedhore të Aleancës ne mendojmë ta rrisim, duke i rritur argumentet mbi konceptin pse qytetarët na votojnë, në krahasim me argumentet që ka subjekti politik që e ka dështuar vendin, që është Partia Demokratike e Kosovës pra, qeverisja e deritashme.

Po ashtu, edhe me argumentet qeverisëse, po flasim ato qeverisëse, të oponentit tjetër, Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili dështoi me qeverisjen në kryeqytet.

Pra, vijmë si një subjekt politik e që ka plan qeverisës dhe ka kualitete qeverisëse, që janë dukshëm më të qëndrueshme, më të mira sesa këto dy parti politike.

Në këtë rast, krahasimi ynë nuk bëhet më si në rastin e komunave ose në situata të tjera. Unë nuk kam qenë në zgjedhje nga viti 2004, pra në zgjedhje parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para pas 10 vjetësh edhe vijmë me kualitet qeverisës që është më i qëndrueshëm se sa subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës, që e ka dështuar vendin apo i subjektit politik që e dështoi kryeqytetin.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju jeni shpallur edhe kandidat për kryeministër nga partia juaj. Nëse do të merrnit mandatin, cilat janë preferencat tuaja rreth koalicionit për të qeverisur vendin?

RAMUSH HARADINAJ
Mendoj se Kosova ka nevojë për institucione, për qeveri të ndërtuar nga opozita, për shkak se ndryshimet në Kosovë do të ishin të qëndrueshme, më kualitative; edhe dinamikat qeverisëse do të ishin më kualitative. Unë, preferoj që ta ndërtoj qeverinë me partitë opozitare.

RADIO EVROPA E LIRË
Cili janë pritjet tuaja nga votimet e datës 8 qershor?

RAMUSH HARADINAJ
Po shkojmë për fitore, të them ashtu sinqertë, për faktin se qytetarët tani e kanë një situatë shumë interesante – ata duhet të vendosin nëse duan të zgjedhin një kryeministër që ka qenë i keq, zotin Thaçi, një kryeministër ta zëmë zotin Mustafa, i cili është i dobët dhe i cili dështoi me qeverisjen në kryeqytet, apo një kryeministër që mbahet mend për kualitet për qeverisje të mirë, i cili ka edhe një plan qeverisës – Drejtimin e Ri – një plan serioz përmes të së cilit qytetarët mund të përfitojnë me shpejt.

Pra, qytetari e ka në interesin e vet sot që në këto zgjedhje, të veprojë me Aleancën, me numrin 44, në listën e së cilës prij unë, sepse është më reale, është partneri më i qëndrueshëm për ta ndryshuar jetën për mirë.

RADIO EVROPA E LIRË
Në raporte e ndryshme Kosova është cilësuar si një vend që vuan nga krimi dhe korrupsioni. Jeni zotuar se do t’i luftoni këto dukuri. Si?

RAMUSH HARADINAJ
Duke mos marrë pjesë në to, në radhë të parë. Kushti i parë për udhëheqësit e institucioneve është që të mos lejojnë në asnjë mënyrë përfshirjen e tyre në këto dukuri. T’i ndihmojnë qytetarët e vendit t’i ushtrojnë të gjitha të drejtat e tyre, qofshin sipërmarrësit, punëtorët, të papunët, secilin qytetar, pa pasur nevojë për praktika korruptive. Kur vetë [institucionet] nuk përfshihen, vetvetiu qytetari nuk ka nevojë të përdorë praktika korruptive.

Pra, faji është te ne, tek institucionet e vendit, te përfshirja jonë në këto dukuri. Mos-përfshirja e kryetarit të ardhshëm të qeverisë, e niveleve të tjera qeverisëse, ndihmon të fillojnë praktikat e punës jokorruptive, edhe atyre jo kriminale.

RADIO EVROPA E LIRË
Cila është sfida më serioze, sipas jush, me të cilën do të përballet qeverisja e ardhshme?

RAMUSH HARADINAJ
Qeverisja e ardhshme e bën gabimin e madh në rast se mendon se qeverisja bëhet vetëm prej pushtetarëve. Qeverisja bëhet prej qytetarëve.

Duhet ta inkuadrojmë qytetarin kudo që është; ata që janë në punë, sipërmarrës, pensionistët, të rinjtë, duhet t’i inkuadrojmë në qeverisje, duhet t’i bëjmë pjesë të asaj që ndodh në jetën tonë.

Kuptohet, plani ynë është t’i rrisim vendet e punës, ta ulim papunësinë në 10 për qind, duke qenë se ekonomitë nuk mund të jetojnë me papunësi më të madhe se 10 për qind, çdo herë janë të rrezikuar. Synojmë ta rrisim standardin, mirëqenien, buxhetin, me pagën e qytetarëve të vendit…për këto angazhohemi.(rel)

Hijet e frikshme të së kaluarës

0

opinion 23Shkruan: Fatmir Lamaj
E kaluara sërish po na vret me hijen e saj të përgjakur që kohët e fundit po e shfaq hapur qëllimin e vet ogurzi e agresiv për ringjallje. Hijet e saj po enden të etura për gjak nëpër natën e errtë të tranzicionit anonim shqiptar duke kërcënuar “trimërisht” rikthimin e saj tragjik. Askënd nuk mund të shqetësoj më kori kukuvajkave enveriane i përbërë nga dordolec të atrofizuar që bartin akoma në mendjet e tyre të mykura dhe në zemrat e tyre të kalbura mbajtja e portreteve të diktatorit më gjakatarë që ka njohur historia e këtij vendi, por duhet të shqetësojë çdo shqiptarë që i dhimbset ky popull e ky vend për atë që po ndodhë aktualisht kohët e fundit. Në qoftë se tendenca e këtij fenomeni rrënues do të ishte ekskluzivizitet apo qëllim në vetvete i një pjese nostalgjikësh arkaikë, të lidhur kriminalisht nga komplekset e fajit me të kaluarën dhe e lokalizuar në periferi të jetës politike të këtij vendi ky nuk do të përbënte ndonjë shqetësim të madh, por këtu ka diçka më shumë. Në festimet e fundit komuniste, si në 5 maj e në 24 maj, nëpër homazhe e tribuna me grushtin ngritur, me grushtin si simbol i përshëndetjes komuniste dhe përçarjes kombëtare deri në tragjedi deri dje i “harruar”, sot “çuditërisht” ngrihet guximshëm e paturpësisht si mesazh ogurzi për një rikthim të së shkuarës sllavo-komuniste dhe jo si një gjest pa qëllim për “rilindjen”, e premtuar nga politikanët që sot janë në pushtet .

E keqja këtij vendi nuk mund t’i vij kurrë nga një turmë nostalgjikësh që kërkojnë rehabilitimin e figurës makabre të Enver Hoxhës, se në kopshtin e harlisur me barishte të këqija të pseudo demokracisë shqiptare vërehet me shqetësim e dhimbje se këta rilindas të vetëshpallur të tillë po zhgënjejnë çdo ditë e më shumë shqiptarët në shpresat e tyre se këtu do të ishin ndryshe, por koha si një laktus i pamëshirshëm po tregon të kundërtën duke shngjyrosur çdo ditë e më shumë premtimet e dikurshme. Rilindja vdiq pa lindur sepse mitra e infektuar ku ajo u ngjiz si ide e premtim nuk mund t’i jepte asaj mundësi për të jetuar, toka e atij livadhi që rriti për 50 vjet vetëm barishte helmuese ishte helmuar njëherë e përgjithmonë dhe ajo nuk mund të riprodhonte lulet e premtuara veçse bimësinë e trashëguar. Kur Pandeli Majko ngre grushtin në sy të ambasadorit amerikan, grushtin si simbol të përshëndetjes komuniste dhe e quan atë si simbol të bashkimit, kuptohet që gjërat kanë ecur shumë larg. Majko i vlerësuar aq shumë nga administrata amerikane e kohës dhe presidenti i famshëm amerikan, Bill Klinton, simboli unikal i çlirimit të Kosovës, i cili e priste Majkon në shtëpinë e Bardhë me përkujdesjen e ngrohtësinë e vëllait të madh për të voglin; kjo tregon se trashëgimia komuniste në Shqipëri ka marrë përmasa tragjike dhe me shpejtësi po kthehet frikshëm në një kërcënim vdekjeprurës për të ardhmen e këtij vendi dhe e këtij populli.

E keqja e madhe është se ky person ka përsëritje të vazhdueshme në “bëmat” e tij kur arrin ta quajë Mitat Frashrin, kokrra e kolaboracionistit; Mitat Frashëri një nga potriotët më të mëdhenj të këtij vendi, i cili deri në vdekje i shërbeu me devocion proverbial kauzës kombëtare dhe jo kauzës sllavo ortodokse të komunizmit të cilët baballarët tuaj i shërbyen me zellin e shërbëtorit të përulur duke e shndërruar këtë vend në oazin e vdekjes e skllavërisë në mes të Evropës së qytetëruar e demokratike. Në një bisedë që kam pasur shumë kohë më parë, mars 1999, së bashku me disa miqtë e mi me Sali Berishën, i kam thënë këto fjalë: njeriu gjithçka mund të tradhtojë në jetë e nga gjithçka mund të tradhtohet përveç origjinës. Atë as nuk e tradhton dot e as ajo nuk të tradhton kurrë. Mesazhi besoj se është tepër i qartë se kodi gjenetik si në aspektin biologjik e atë politik mbetet gjithmonë faktor determinues në mënyrën e të vepruarit dhe të menduarit. S’mund të ndodhte ndryshe më 24 maj në Përmet, kur Meta së bashku me korin e kukuvajkave do këndonin arjen e vdekjes së këtij kombi Enver Hoxha tunjateta Ilir Meta gjithçka që ka arritur në politikë ose më mirë në biznes politikën e tij, e ka realizuar me sensin e fortë pragmatist duke u shndërruar në një rast të veçantë në politikën shqiptare e më gjerë. Biri i një oficeri që deri vonë shiste lakra te pazari i ri me ambicie politike e qëllime të qarta pasurimi, diti të lundronte mjeshtërisht në ujërat e turbullta të politikës shqiptare duke u ngjitur dhe për hir të disa konjukturave deri në majat e saj më të larta. Kur dinaku Nano ja ndërpreu karrierën e tij në pushtet ai ishte bërë mjaftueshëm i fuqishëm ekonomikisht për të krijuar lëvizjen e vet politike të cilën e pagëzoj LSI. Në këtë lëvizje u përfshinë të gjithë të pakënaqurit prej Nanos, ekstremistët komunistë, ish sigurimsat si dhe zyrtarët e nëpunësit e doganave dhe policisë të hequr për korrupsion (dhe kur të hiqte Nano për korrupsion, kuptohet se sa i ndershëm ishte). I mbijetoi rastësisht dështimit të plotë në 2009 për shkak se Berisha nuk e arriti numrin e nevojshëm për të qeverisur duke hyrë në një koalicion nga i cili përfitoi shumë dhe duke dëmtuar akoma më shumë Berishën, të cilin e braktisi si aleat në momentin që i kishte rrëmbyer gjithçka, si dhe mundësinë e fitores së pamundur.

Sot ai ka rreth vetes pjesën më konservatore e më fajësore të diktaturës, si enveristët e ish ushtarakët (ish sigurimsat), me të cilin bashkohen për të kënduar arien e vdekjes së këtij populli “Enver Hoxha Tungjatjeta”. Komunistët kanë 70 vjet që akuzojnë Zogun për një krim të pakryer, vjedhjen e floririt nga arka e shtetit shqiptar, ndërsa “çuditërisht” për thesarin e shtetit që u vodh ditën për diell kur ju zoti Meta ishit kryeministër, po hesht plotësisht. Në këtë vend kanë kaluar shumë pushtues, por askush nuk u ka rrëmbyer shqiptarëve pronën e pasurinë, me dhunë siç bëri “babai juaj” Enver Hoxha, që u rrëmbeu shqiptarëve gjithçka që ata kishin, deri edhe jetën. Mijëra e mijëra shqiptarëve iu rrëmbyen pronat dhe floriri nëpërmjet torturave më çnjerëzore; floriri i grumbulluar prej shekujsh në këtë vend prej stërgjyshërve, gjyshërve, baballarëve dhe prej vetë atyre… dhe sot ai flori dergjet në heshtje si një dëshmi tronditëse në bankat e huaja, ku në çdo kallëp të tij është një rënkim, një grusht lot, si dhe një jetë e marrë padrejtësisht nga kryexhelati Enver Hoxha, të cilin ju sot kërkoni ta rehabilitoni padrejtësisht në formën më fyese për një popull të tërë. Zoti Meta, kur ti festoje bashkë me veteranët në përvjetorin e Kongresit të zi të Përmetit ( i zi për vendimet që mori), ne të burgosurit politikë ishim në Qaf-Bari për të përkujtuar 30 vjetorin që u bë atje kundër diktaturës, duke përkujtuar shokët tanë të pushkatuar nga dora e xhelatëve komunist. Zoti Meta nuk besoj se do jetë në pa vëmendjen tuaj dhe jo rastësi vendosja e Ilir Mustafarait, ish-zëvendësministër të diktaturës që ishte pjesëmarrës dhe drejtues në shtypjen me gjak e me dhunë të asaj revolte sërish si zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesi juaj në atë dikaster. Ata u pushkatuan më 24 maj të 1984, më 24 maj të 1973 u pushkatuan edhe martirët e tjerë të revoltës së Spaçit dhe për ne të burgosurit politikë do të mbetet gjithmonë një ditë e zezë po aq edhe krenare. Sot mbas 20 vjetësh “demokraci” në vend që të çoni një tufë lule tek varri i martirëve, ju preferoni t’i çoni lule xhelatit. Turpi i politikës e i politikanëve shqiptarë, që në atë ditë aq kuptimplotë për gjithçka që ka ndodhur në Shqipëri gjatë diktaturës nuk erdhi kurrkush të vendoste një tufe lule në Qaf-Bari. Turp për zyrtarët e sotëm se në karriget ku janë ulur është edhe gjaku i atyre martirëve e dhimbjet e sakrificat e mijëra e mijëra të burgosurve politikë. I vetmi zyrtar i lartë i këtij shteti që e nderoi atë përkujtimore me pjesëmarrjen e vet ishte vetëm zoti Bujar Leskaj, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili në vazhdimësi ka reflektuar pa mëdyshje e gjithmonë vlerat e veta njerëzore e morale në mbështetje të kësaj shtrese. Një pjesë e madhe e juaja, me angazhim të inspiruar nga dëshira për ndryshim apo edhe për arsye të tjera që u futën në politikë nga dhjetori i ’90 e këtej akoma kini pretendimin absurd që ishit ju që na nxorët nga burgu; Jo, zotërinj, ne ju nxorëm nga burgu juve, ku ju kishte futur Enver Hoxha, juve dhe një popull të tërë që nga Berisha e deri tek më i fundit. Ishte dhe do të mbetet gjithmonë kauza jonë për liri e demokraci, dhimbjet e sakrificat, gjaku i derdhur dhe rinitë e humbura për këtë kauzë e për këtë ëndërr që kurrë nuk e lanë të humbiste e të vyshkej. Ndërsa ju, në kopshtin e bukur të ëndrrave dhe idealeve tona, nën marshin Katovician të Ramiz Alisë u turrët të babëzitur duke e shkatërruar tërësisht atë, dikush me qëllim e dikush jo. Nga ai kopsht tani s’ka mbetur asgjë, se ju i shkulët ato lule të bukura për t’i mbjellë në tokat e egra të babëzisë tuaj për pushtet e pasuri dhe një pjesë i bëtë buqeta për t’ua çuar te varrezat etërve tuaj xhelatë, e për t’u thënë se ne tani jemi bërë “demokratë”. Ato lule aq të bukura e me aromë u thanë shpejt se lulet nuk rriten në shkretëtirë.

Sot, ju zotërinj politikanë të majmur padrejtësisht duke kullotur azat në livadhet e një shteti pa shtet, keni krijuar oligarkinë e frikshme të një pushteti të keqpërdoruar dhe “trimërisht”e tinëzisht kërkoni të rehabilitoni figurën e kryexhelatit Enver Hoxha dhe bandës së tij gjakatare në kuadrin e “rivlerësimit të drejtë” të Luftës Nacional Çlirimtare. Unë kam respekt për çdo pikë gjaku të kujtdo qoftë që është derdhur në luftë kundër okupatorit dhe deri në momentin që ajo luftë qe e tillë, unë dhe kushdo shqiptar tjetër do ta nderojmë e do ta respektojmë gjithmonë. Por, kur ajo luftë u kthye në një luftë barbarase dhe qëllim në vetvete nga krye krimineli Enver Hoxha dhe banda e tij gjakatare për të marrë pushtetin, pushtetin që lundronte si një varkë vdekje mbi lumin e gjakut të derdhur nga shqiptarët, dhe për kapidenë të saj kishte Tushan Mugoshën, i cili me dorën e vetë ka vrarë me dorën e vetë më shumë se 100 shqiptarë patriotë, duke i dhënë leksione kriminale Enver Hoxhës e Mehmet Shehut, unë si dhe çdo shqiptar tjetër që e ndjejmë veten si të tillë, gjithmonë do ta dënojmë atë luftë me pasojat e veta shkatërruese si njollën më të errët në historinë e këtij vendi. Përpjekjet qesharake dhe rrehjet idioteske për të retushuar të vërtetën duke i dhënë asaj lufte meritën e mospërbërjes e copëtimit të Shqipërisë janë sa qëllim keqe aq edhe me tendenca profaniste mbi historinë. Italia që pushtoi vende të tjera, mbas lufte mbeti po ajo, Austria që iu bashkua Gjermanisë nuk ju prekën kufijtë, si dhe çdo vendi tjetër evropian me përjashtim të atyre vendeve që Stalini i pushtoi dhe u detyroi me forcë ndryshimin e kufijve.

Historia tashmë e ka dhënë verdiktin e saj për atë luftë dhe figurën e nxirë të kryepërbindëshit Enver Hoxha. Ajo e ka dhënë përfundimisht mendimin e saj të drejtë. Ju avokat të paguar me dashje dhe emocional apo të bërë palë me të keqen për shumë e shumë arsye, s’mund t’u pranoj më asnjë lloj revokimi të paraqitur në gjykatën e saj supreme. Figura e kryexhelatit Enver Hoxha, që i bëri gjëmën një kombi të tërë do të mbetet përjetësisht figura më e zezë në historinë e këtij vendi. Ka ardhur koha dhe ndoshta është tejkaluar me kohë shkëputja njëherë e përgjithmonë nga tentakulat gjakthithëse dhe ëndrrat vrasëse të enverizmit. Zoti Rama, ata “kolopuçët enveristë” që ke rreth vetes, të detyruar nga rrethanat për të qeverisur këtë vend, këshilloi të mos luajnë me zjarrin sepse nuk do të kenë asnjë mundësi për ta fikur dhe në flakët e atij zjarri do të digjet Shqipëria, e cila akoma po lëngon e drobitur deri në vdekje nga plagët e shkaktuara nga enverizmi dhe enveristët që e sundojnë këtë vend për 70 vjet.

Maliqi: PDK më komplete, LDK e vonuar dhe e zbehtë

0

ShkelzenMaliqi?Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se fushata elektorale nuk po duket të jetë përmbajtësore por, sipas tij, partitë politike janë të fokusuara në të ardhmen dhe në zhvillimin ekonomik. Ai ka thënë se fushata e PDK-së ka një ritëm dhe një përmbajtje shumë më komplete se partitë e tjera. Kurse, fushata e LDK-së, sipas tij, është pak e vonuar dhe mjaft e zbehtë.

Në një intervistë për “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se AAK-ja është duke u paraqitur me një program opozitar. Ai ka thënë se Vetëvendosje është duke proklamuar një platformë të re, të cilën e ka treguar në zgjedhjet lokale, ndërkaq AKR-ja është duke besuar se suksesi i zgjedhjeve lokale do t’i përsëritet edhe në zgjedhjet e përgjithshme.

E NISMA për Kosovën, sipas analistit Maliqi është duke e kërkuar votën kryesisht tek ish-votuesit e PDK-së. Duke folur për fushatën dhe mbarëvajtjen e saj, ai ka thënë se pret që fushata elektorale të përfundojë pa incidente.

“Jam i bindur se nuk do të ketë ndonjë ashpërsim ose ndonjë incident të rëndë në këtë fushatë, i cili mund t’i qetë hije të zezë vendit. Tani kemi institucionet të cilat i organizojnë dhe mbikëqyrin zgjedhjet. Natyrisht, polemika mund të ketë, është normale, sepse ndodhin në çdo vend”, tha Maliqi.

Këshilli Organizativ në Malishevë për shënimin e festave të qershorit mbajti takimin e parë

0

keshilli organizativ ne malsihevKëshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevë, i formuar ditë më parë nga Kuvendi i Komunës dhe i udhëhequr kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të punës, ku është biseduar me të gjithë anëtarët e këtij këshilli për organizimin e datës më të rëndësishme për Malishevën.

“Kryetari dhe Qeveria Komunale, do të jenë të angazhuar maksimalisht, gjatë këtyre ditëve, për organizimin sa më të mirë të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Malishevës, ndërsa nga ju kërkoj që të jepni propozimet dhe mendimet e juaja, për formën e organizimit, për çmimet tradicionale dhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me organizimin e kësaj date”, tha mes tjerash kryetari i Malishevës dhe kryetari i Këshillit Organizativ, Ragip Begaj.

Nga ana tjetër, të gjithë anëtarët e këtij këshilli, që ishin prezent në mbledhjen e parë, u dakorduan që të angazhohen maksimalisht, në mënyrë që organizimi të jetë sa më madhështor, për ditën më të shenjtë për Malishevën, ditë e cila lidhet me datën e rënies së dëshmorit të parë më 16 qershor 1998, ditën e çlirimit të Malishevës më 16 qershor 1999 dhe rënies së dëshmorit të fundit më 16 qershor 1999.

Ndërsa përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, tha se policia do të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar që çdo gjë të shkoj mirë dhe të mos prishet atmosfera festive.

Anëtar të këshillit organizativ, janë: kryetari i Komunës së Malishevës, kryesuesi i KK të Malishevës, përfaqësues të partive politike, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, shoqëria civile dhe Policia e Kosovës.

 

Hasani nuk e bën publik pasurinë e politikanëve

0

Hasan PreteniDrejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) Hasan Preteni, po i kursen zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës, duke mos ua bërë publike formularët e deklarimit të pasurisë së paku para zgjedhjeve nacionale që do të mbahen më 8 qershor të këtij viti.

Kohë më parë AKK-ja në uebsajtin e saj bëri publik pjesërisht deklarimin e pasurisë të vetëm disa zyrtarëve të lartë të komunave të Kosovës./Zëri/

Protesta në Bibliotekës Kombëtare parandalohet me premtim për rritje pagash

0

Libra-kongresit te manastiritMenaxhmenti i Ministrisë së Kulturës tash pesë muaj prejse ka marrë nën menaxhim bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” nuk ka gjetur kohë që të takojë e të dëgjojë shqetësimet e punonjësve të këtij institucioni.

Por një gjë të tillë sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, dhe drejtori i Departamentit të Kulturës në MKRS, Kamuran Goranci, e kanë bërë pikërisht në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Në këtë takim ata u janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të punonjësve duke premtuar se shumë shpejt do të marrin masa për rregullimin e kushteve të punës dhe ngritjen e pagave.

Por takimi ndodh pasi brenda BK-së janë përmendur edhe protestat. Ftesën për takim e ka bërë vetë MKRS-ja, por mediet nuk janë njoftuar e as nuk janë lejuar t’u afrohen dyerve të amfiteatrit ku është mbajtur takimi.

“Çfarë ka të bëjë kjo me fushatën elektorale? As nuk e kam ditur që fillon të mërkurën fushata elektorale. I kam nja 600 punëtorë dhe nuk kam kohë të merrem me këto gjëra. Nuk kemi mundur t’i takojmë deri tash për shkak të volumit të punës”, ka thënë Firzi. “Keni menduar se do të ketë protesta, por nuk ka ndodhur kështu”, ka thënë ai për takimin ku nuk kanë qenë të pranishëm as anëtarët e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare e as drejtori i ri Bedri Zyberaj, që ende nuk e ka marrë postin. Kërkesave për ngritje të pagave dhe renovim të hapësirave zyrtarët e institucionit më të lartë kulturor në vend i janë përgjigjur pozitivish./koha ditore/

Serbët kritikojnë “Srpskan”

0

serbet serbskaNgrirja e fushatës dhe aktiviteteve parazgjedhore nga ana e liderëve serbë nga komunat veriore, po kritikohet edhe nga pjesa tjetër e spektrit politik nga ky komunitet. Vendimin e tyre për ngrirjen e aktiviteteve parazgjedhore, me pretekstin se materiali zgjedhor përmban simbole të shtetit të Kosovës, disa e shohit si fushatë më vete, por të tjerë i bëjnë thirrje Beogradit të intervenojë, ngaqë bojkotimi i zgjedhjeve nga veriorët, konsiderohet se do ta dobësonte fuqinë politike të këtij komuniteti në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Njëri nga ish-liderët e serbëve veriorë gjatë kohës së institucioneve paralele, Marko Jakshiq, ka thënë se liderët e Listës “Srpska”, me këtë vendim po mundohen të përfitojnë disa poenë të vegjël politikë. “Me këtë bojkot ata po mundohen të fitojnë disa privilegje, por në fund do të pranojnë krejt çka kërkon Prishtina dhe Brukseli”, ka thënë Jakshiq, njëri prej kundërshtarëve të daljes së serbëve edhe në procesin e zgjedhjeve lokale.

Pas vendimit të përfaqësuesve veriorë, të cilët në fakt edhe udhëheqin me Listën “Srpska”, që të ngrijnë aktivitetet parazgjedhore, edhe anëtari serb në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Nenad Rikalo, ka thënë se fletëvotimet nuk janë neutrale në raport me statusin e Kosovës. Simbolet e shtetit të Kosovës nuk ishin përdorur në zgjedhjet lokale të cilat ishin negociuar mjaft gjatë në bisedimet Prishtinë-Beograd të mbajtura në Bruksel, andaj serbët kanë pritur që njësoj të veprohet edhe në zgjedhjet parlamentare./tribuna/