14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Zafir Berisha: Ta pensionojmë mentalitetin primitiv të Thaçit

ZafirBerisha11-14Do ta instalojmë logjikën se udhëheqësit nuk janë padron por shërbëtorë të qytetarëve. Prizrenasit duhet ta votojnë Nismën për Kosovën, sepse për herë të parë do të përfaqësohen denjësisht në institucionet qendrore. Hashim Thaçi tregoi një pjesë të fytyrës së tij në Drenas kur i largoi nga bina kandidatët për deputetë. Ne duhet të bëhemi gjithë se bashku për ta larguar mentalitetin e vasalit nga pushteti. Kandidati i Bashkimit Demokratik në Nismën për Kosovën, Zafir Berisha, flet për Express.

Express: Pse duhet qytetarët të votojnë e Prizrenit dhe të Kosovës të votojnë Nismën për Kosovën?

Z. Berisha: Sepse Nisma për Kosovë dhe kandidatët e Bashkimit Demokratik që janë në këtë listë janë garantues të një qasjeje tjetër në institucionet e Kosovës, qasje e cila për fat të keq i ka munguar Kosovës dhe me fuqizimin tonë në Parlament dhe Qeverinë e ardhshme të Kosovës do të ngrihet përgjegjësia në të gjitha nivelet institucionale dhe do ta largojmë një herë e përgjithmonë mentalitetin se ata që janë nëpër institucione janë patron të qytetarëve, ku një herë e përgjithmonë në këtë vend duhet të instalohet logjika se Presidenti, Kryeministri, Ministrat dhe të gjithë ata që mbajnë poste publike janë shërbëtorë të qytetarit.

Express: Çka ju ofroni qytetarëve të Kosovës?

Z. Berisha: Ne ofrojmë një koncept politik i cili i ka munguar skenës politike dhe institucionale të Kosovës edhe pse disa nga ne jemi aktivë në jetën politike që nga pas lufta kemi dëshmuar edhe aty ku kemi qenë, se nuk pajtohemi me këtë mentalitet qeverisës, prandaj jemi bërë bashkë nën ngjyrën e portokalltë për të krijuar një filozofi politike, e cila do të bazohet në angazhime konkrete në interes të Kosovës dhe jo në fjalë.

Express: Por, pse duhet votuesit ta votojnë numrin 5 në listën e Nismës për Kosovën?

Z. Berisha:Mendoj se kam qenë i përgjegjshëmpara interesave të qytetarëve që në fëmijëri të hershme edhe kur më kanë shpallur armik i Vllaznim-Bashkimit Jugosllav edhe kur unë dhe familja ime jemi etiketuar si irredentist e nacionalist, asnjëherë nuk jam përkulur ndaj të keqes iu kam përballuar të gjitha sfidave të kohës edhe pse shpesh jam gjendur në pozita të rënda edhe kur jam përballuar me forcat barbare serbe, nga 630 ushtarë kam mbetur me 12 në vijat e frontit, unë kam vazhduar të jem këmbëngulës në përcaktimin tim për liri dhe shtet edhe për kundër që pas lufteka pasur trysni nga më të ndryshme për të hequr dorë nga ideali që Kosova të jetë shtet model në rajon, mendoj se janë 1001 arsye pse duhet të votohet numri 5.

Express: Çka ofron Nisma dhe Bashkimi Demokratik për Kosovën për Prizrenin?

Z. Berisha: Në Prizren janë motivet shtesë pse duhet të votohet NISMA dhe BD-ja për shkak se duke dalë në fuqishëm me 8 qershor i sinjalizojmë qytetarët se në shtator apo tetor kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarë komune në Prizren do të qeverisim edhe Prizrenin për arsye se tash opinioni e di se Prizreni e ka një kryetarë të dënuar për krim, korrupsion dhe shkelje ligjore për të cilin pritet të vërtetohet vendimi i gjykatës themelore në Prizren.

Arsye e tjetër fundamentale pse qytetarët e Prizrenit duhet të votojnë për ne është se Prizreni asnjë herë nuk është përfaqësuar meritueshëm në institucionet qendrore dhe jemi të bindur se përmes votës që do të marrim do të përçojmë edhe kulturën politike të qytetit të Prizrenit në institucionet qendrore, institucione të cilat për fat të keq kanë qenë të zaptuara nga mentaliteti provincial.

Express: Në hapjen e fushatës së Nismës, Fatmir Limaj tha se pushtetarët aktual i kanë vetëm edhe tetë ditë. A është ky sinjal se Nisma nuk do të bëjë kurrfarë koalicioni me PDK’në?

Z. Berisha: Lëvizja jonë politike është e interesuar që të thellojë demokracinë dhe të instalojë në institucione njerëz të përgjegjshëm që e respektojnë shtetin ligjor, në këtë kontekst edhe koalicioni eventual që mund ta ketë NISMA për Kosovën do të bazohet në këto parime dhe këto parime e dini se PDK nuk i ka.

Express: Zyrtarët e Nismës kanë thënë se kanë pasur shantazhe dhe kërcënime për mos t’iu bashkuar Nismës për Kosovën. Nga kush kanë ardhur këto kërcënime?

Z. Berisha: Kërcënimet tashmë dihet se vijnë nga njësitet para politike të PDK’së dhe rasti më eklatant është ku dy kandidatët tanë për deputet Skender Susuri dhe Albulena Balaj janë larguar nga puna si në kohën e Milloshevicitnë anën tjetër kemi “ joshje”deri në atë ekstrem sa që njerëzve iu thonë se me 1 qershor ia nisni punës, duke harruar se 1 qershori është ditë e diele, kur kemi edhe ekstremin tjetër kur krye milici Behar Selimi i gënjen të rinjtë “zgjidhni uniformat e Policisë se me datën 9 qershor do t’ia filloni punës”, ose edhe kërcënimet që vijnë nga soji i biznesmenëve të cilët punëtorët e tyre i kërcënojnë se nëse nuk na i bini votat tuaja dhe të familjes suaj do t’iu largojmë nga puna.

Express: Cila është porosia për Hashim Thaçin i cili tha në Malishevë të mos votohen ata që nuk e kalojnë pragun zgjedhor?

Z. Berisha: Përgjigja më e mirë për Hashim Thaçin dhe vasalët e tij është tubimi në sallën “1 tetori” që u mbajt dje dhe me 8 qershor ai do ta kuptojë të vërtetën e madhe për NISMEN.

Express: Si e keni parë poshtërimin që ua bëri Hashim Thaçi disa kandidatëve në Drenas, duke mos i lejuar të qëndrojnë me të në binë?

Z. Berisha: Ai aty ka treguar vetëm një pjesë të fytyrës së tij, fytyrë dhe karakter të cilin unë e kam kuptuar shumë më herëtdhe për këtë më vjen shumë keq për ofendimin publik që ia ka bërë njerëzve të vettë cilëti kisha ftuar që të bëhen pjesë e përpjekjeve tona për ta pensionuar mentalitetin primitiv tëHashim Thaçit me 8 qershor.

Më Shumë

Përfundon ndërtimi i fushës sportive në shkollën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Planejë

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, Adem Morina, ka vizituar sot fshatin Planejë, me rastin e përfundimit të tërësishëm të ndërtimit të...

Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2292 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit