18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Prizreni ka nevojë për më shumë aktivizëm kulturor

Foto 2 Festivalet dhe aktivizmi (1)Në mbrëmjen e 29 majit 2014 (e enjte) në Prizen u diskutua për potencialin e aktivizmit kulturor në qytet. Në forumin e diskutimit “Festivalet si formë e aktivizmit kulturor” organizuar nga EC Ma Ndryshe, folën Eroll Bilibani nga Dokufest, Leotrim Fishekçiu nga Sculp Fest dhe Xhevdet Doda nga komuniteti artistik, ndërsa ai u moderua nga Fisnik Minci, gazetar i Koha Ditore. Gjatë forumit, panellistët dhe pjesëmarrësit diskutuan mbi ngjarjet kulturore të Prizrenit dhe potencialin e tyre për të ndikuar mbi politikat lokale dhe promovuar aktivizmin kulturor dhe urban në qytet.

Njëri ndër konstatimet kryesore të diskutimit ishte që Prizreni është qytet i pasur me aktivitete kulturore, por me aktivizëm të kufizuar kulturor. Panelistët reflektuan mbi përvojat e tyre në organizimin e festivaleve, duke i potencuar vështirësitë në edukimin e gjeneratave të reja të aktivistëve të kulturës. Pjesëmarrësit e diskutimit i rikonfirmuan pengesat e natyrave të ndryshme, të cilat e pengojnë zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Mbi të gjitha, mungesa e një vizioni të qeverisë lokale për zhvillimin kulturor të qytetit dhe dëmtimi i strukturës urbane nga grupet e caktuara të interesit, u vlerësuan si pengesat kryesore për zhvillimin e qytetit. Ky forum i diskutimit prodhoi disa rekomandime, ndër të cilët: forcimi i rrjetëzimit të komunitetit të kulturës për të shtyrë përpara agjendën kulturore të qytetit, shfrytëzimi i organizimeve kulturore për të nxitur aktivizmin, organizimi i performansave artistike në hapësirën publike, mobilizimi i qytetarëve për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit dhe forcimi i kapacitetit avokues për nxitjen e politikave kulturore lokale.

Forumi i diskutimit “Festivalet si formë e aktivizmit kulturor” është i pari në ciklin e pesë forumeve të diskutimit që do të organizohen në baza mujore në Prizren. Këto forume janë pjesë e projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, i cili synon të nxisë debat shoqëror mbi rolin e aktivizmit kulturor në transformimin urban të qytetit. Në esencë, projekti është një nismë e intervenimit kulturor dhe artistik që synon t’i trajtojë në mënyrë kreative sfidat e zhvillimit urban dhe reformës demokratike në Prizren. Përveç forumeve të diskutimit, gjatë vitit 2014 pjesë e këtij projekti do të jenë edhe këto aktivitete: hulumtimi mbi potecialin e aktivizmin kulturor dhe urban në Prizren, intervenimet artistike në hapësirën publike, platforma virtuale për blogging kulturor dhe konferenca rajonale për shkëmbimin e përvojave mes aktivistëve kulturor nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Më Shumë

Rahovec, mbahet punëtoria për mbrojtje nga dhuna në familje

I kryesuar nga zyrtari për barazi gjinore, Alban Gashi, njëherësh kryesues i grupit punues dhe i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl...

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit