Home Blog Page 8472

“Mbreti” i rep skenës shqiptare, Unikkatil sërish koncert në Zvicër

0

unikkatilPas suksesit të madh që e kishte pesë vite më parë në Zvicër dhe dy viteve në Kosovë, rep – këngëtari më i famshëm shqiptarë Rebel a.K.a Unikkatil rikthet sërish për të mbajtur një koncert në Zvicër. Në këtë koncert që do të mbahet me 21 qershor në Fribourg të Zvicrës do të publikohen këngët e reja të tij si dhe do të këtë edhe mysafirë të shumtë nga estrada shqiptare.

Reperi kosovarë, Viktor Palokaj i njohur me nofkën Rebel a.K.a Unikkatil pas pesë viteve rikthehet serish në Zvicër për të mbajtur një tjetër koncert madhështor.

Sipas informacioneve që ka siguruar portali “albinfo.ch”, koncerti do të mbahet me 21 qershor në Fribourg të Zvicrës.

Për të marr më shumë informacione dhe rezervime të biletave është hapur edhe një uebfaqe në internet ëëë. unikkatil.ch, në të cilën shkruan:

“Rebel aka Unikkatil – emër i madh i muzikës rap në trojet shqiptare, emër i cili bëri revolucion në skenen e muzikës shqiptare arriti që me 15 korrik 2012 të mbush një stadion të tërë më dashamirës të muzikës së tij dh eta bëj një natë të paharruar. Viktor Palokaj nuk ndalon me kaq – ai rikthehet skenës sërish me 21 qershor 2014, por jo në Kosovë, kësaj here në Fribourg të Zvicrës.

Unikkatil poashtu me 21 qershor do të prezantojë albumin e tij më të ri, i cili pritet me padurim nga fansat e tij…” shkruan kjo faqe.

E po ashtu edhe vet Viktor Palokaj e ka paralajmeruar këtë koncert në profilin e tij në “Facebook”:

““Keni dëgjuar për koncert, po ende nuk e dini se kur dhe ku? Ku do ketë plot mysafirë dhe muzikë të re? Ja ku dhe kur… Fribourg, Switzerland me 21 qershor. Në ndërkohë do të lansojmë edhe diçka të re”, ka shkruar reperi Palokaj.

Përpos Rebel aka Unikkatil në këtë koncert i cili po pritet me interesim të madh, paralajmerohet se do të performojnë edhe plot fytyra tjera nga estrada Shqiptare.

Unikkatil mbetet ende i vetmi këngëtar shqiptar që ka arritur të këtë koncertin më të madh në Zvicër dhe i vetmi që dy vite më parë, ka arritur të mbush stadiumin e Prishtinës në Kosovë.

Bosch: Rinumërimi i votave, në kundërshtim me praktikat evropiane

0

Robert BoschIniciativa e disa anëtarëve të KQZ-së që ky institucion të marrë vendim që votat e kandidatëve të rinumërohen në Qendrën e Numërimit të Rezultateve është joligjore dhe kundër praktikave evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë shqetësim e ka ngritur ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, pasi partitë kryesore të përfaqësuara në KQZ tanimë kanë marrë një iniciativë të tillë, e cila pritet të qitet në votim në mbledhjen e së premtes. Si ekspert i angazhuar në procese të ndryshme zgjedhore, ambasadori holandez ka paralajmëruar për pasojat që mund t’i sjellë një vendim i tillë.

“Ideja për rinumërimin e të gjitha votave edhe kur nuk ka arsye të dukshme, është kundër praktikave të përgjithshme zgjedhore dhe vetëm sa do të shtojë konfuzion në zgjedhje”, ka thënë Bosch për “Kohën Ditore”.

“Pasi kam pasur një përvojë në procese të ndryshme zgjedhore, mund të them se një praktikë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë vend tjetër të botës”.

Kundërshtohet vendimi i PZAP-it për lejimin e posterëve

0

afishe?Iniciativa ”Ta Pastrojmë Kosovën” shpreh shqetësimin për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (PZAP) që të hedhë poshtë vendimin e KQZ-së që mos të përdoren posterët B2 gjatë fushatës zgjedhore.

Është e pakuptueshme që PZAP të merr një vendim të tillë kur dihet për dëmin e madh që do ti bëjnë natyrës mijëra posterë që do të ngjiten gjithandej vendit tonë. Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të zbatohet ligji megjithatë konsiderojmë se duke e ditur efektin negativ që e shkaktojnë ka qenë shumë më e dobishme të mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së, thuhet në reagimin e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Kjo Iniciativë kërkon nga partitë politike që pavarësisht këtij vendimi kësaj here të tregohen dashamirëse ndaj natyrës dhe mos të përdorin posterë.

Sapo ka përfunduar aksioni i pastrimit të Kosovës ku mbi 45 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në pastrimin e 305 deponive me mbeturina andaj kësaj here të gjithë së bashku të e japim një mesazh se duam ta mbajmë vendin tonë të pastër.

Mbesim me shpresë që të gjitha partitë politike dhe kandidatët për deputet do të reflektojnë pozitivisht në kërkesën tonë duke treguar se mbi interesin për të fituar vota është interesi për një mjedis të pastër!, thuhet në reagim.

Ja përse ankohen meshkujt dhe femrat në jetën seksuale

0

cifti 23Hulumtuesit e Universitetit “Texas” nga Ostini kanë kërkuar nga të anketuarit të bëjnë listën e gjërave për të cilat më së shumti ankohen për jetën e tyre seksuale.

Revista”Archives of Sexual Behavior” ka bërë një hulumtim për jetën seksuale, sipas të cilit, femrat ankohen më shumë për humbjen e virgjërisë me personin e gabuar, ndërsa meshkujt ankohen se nuk kanë qënë më shumë aktivë.

Hulumtuesit e Universitetit “Texas” nga Ostini kanë kërkuar nga të anketuarit të bëjnë listën e gjërave për të cilat më së shumti ankohen për jetën e tyre seksuale.

Për femrat tri përgjigjet kryesore kanë qenë: humbja e virgjërisë me personin e gabuar (24 për qind), tradhëtia (23 për qind) dhe hyrja shumë e shpejtë në marrëdhënie seksuale (20 për qind).

Meshkujt kanë pasur përgjigje krejtësisht ndryshe, pasi ata më së shumti ankohen për atë që nuk e kanë bërë.

Kështu që te meshkujt tri përgjigjet kryesore kanë qenë: turpëria për shkak të së cilës nuk kanë vazhduar më tej (27 për qind), pastaj përse nuk kanë eksperimentuar më shumë kur kanë qenë të rinj (23 për qind) dhe përse nuk kanë bërë aventura seksuale kur kanë qenë vetëm (19 për qind).

Në listën për deputet s’është as Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së

0

BasriMusmurati6-06Vetëm PDK e ka lënë jashtë listës së kandidatëve për deputet Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë.

Kështu, Basri Musmurati s’është kandidat për deputet.
Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati, nuk është fare në listën e kandidatëve për deputet.

Kështu, Musmurati ka vendosur të mbetet jashtë listës. Nuk dihet nëse vendimi për të mos përfshirë atë në listë është marrë nga PDK’ja apo ka hequr dorë vet Musmurati.

Sidoqoftë, kolegët e Musmuratit në partitë tjera, janë në listat për deputet. Kështu, Ismet Beqiri i LDK’së, Burim Ramdani i AAK’së, Dardan Molliqaj i VV’së, Ibrahim Makolli i AKR’së/Express/

Akuza për parregullsi e falsifikim votash në zgjedhjet studentore

0

Provimi-pranus-per studentZgjedhjet për Parlamentin Studentor në Universitetin e Prishtinës që u mbajtën të enjten, janë përcjellë me akuza për parregullsi të ndryshme.

Në disa fakultete ato janë mbajtur edhe nën kujdesin e policisë.
Në Fakultetin Juridik, studentët kanë treguar se disa kolegë të tyre kanë tentuar të bllokojnë dy nga tri qendrat e votimit të këtij fakulteti.

“Disa kolegë nga një organizatë studentore kanë tentuar të mbyllin dyert e korridorit ku janë dy qendra të votimit, me arsyetimin se votuesit e tyre nuk gjenden në lista, dhe pasi që ata s’po mund të votojnë, atëherë nuk do të votojnë as studentët e tjerë”, ka thënë për “Kohën Ditore”, Bledar Gashi, student në Fakultetin Juridik. Sipas tij, pastaj kanë ndërhyrë policia dhe sigurimi i Fakultetit, duke i larguar studentët që tentonin t’i mbyllin dyert. Nuk ka pasur të arrestuar.

Gazeta ka qenë prezent në vendin e ngjarjes kur pjesëtarë të sigurimit kanë ndërhyrë për të mbajtur rendin, për një kohë, para qendrës numër 1 të votimit, në Fakultetin Juridik

Serbia nuk njeh diplomat e Kosovës

0

DiplomaSerbia nuk ka njohur diplomat e universiteteve nga Kosova, ndonëse kjo është mundësia më e lehtë për studime për shumë shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Arife Jusufi, është diplomuar në Prishtinë për drejtësi, por në vendlindje në Preshevë, është e pa edukuar.

“Deri tani shumë herë kam provuar të punësohem, por nuk kam pasur sukses pasi pushteti aktual serb nuk bën njohjen e diplomave të Republikës së Kosovës”, tha Arife Jusufi.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë dha mendim për marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe e shpalli atë si antikushtetuese. Mendimi i gjykatës nuk është future ende në fuqi, ndonëse vetëm politika mund ta zgjidh këtë problem.

Politikanët dhe aktivistët shqiptarë thonë se shumë familje kanë investuar te fëmijët e tyre, por ata ngelin të papunë dhe diplomat e tyre ngelen dëshmi për vetveten.

Kundërthënie për dekoratat që i jep presidentja

0

Atifete jahjagaPresidenca nuk i jep kohë as dokumentacion të mjaftueshëm Komisionit për verifikim të dekoratave.

Mujë Shabani ka bërë një ankesë në Presidencë, përmes së cilës e ka kontestuar nderimin me medaljen “Urdhri i lirisë” të Hajriz Lushtakut nga Prekazi.

Si dëshmi ai ka ofruar një aktgjykim të viti 1956, sipas të cilit Lushtaku ka qenë dëshmitar në një rast kundër tre shqiptarëve për vrasje të 6 ushtarakëve më 1945.Lushtaku është propozuar për dekorim nga deputeti Bekim Haxhiu./Koha Ditore/

Beyonce me “look”-un e ri

0

beyonceBeyonce ka vendosur të shfaqet ndryshe për publikun dhe fansat. Flokët e saj afro-amerikane janë zgjedhja më e re e yllit të muzikës.

32-vjeçarja u fotografua me flokë super të gjata të bëra gërsheta dhe me një veshje shumë klasike të bardhë. Ajo dukej e thjeshtë, shumë sensuale dhe me një rrip në bel që theksonte format e saj. Beyonce u fotografua teksa vizitonte studion e regjistrimit së bashku me Jay Z sepse çifti pritet të nisë turin botëror “On the run”.

Si miku më i mirë i Kanye West, Jay Z surprizoi që nuk ishte prezent në dasmën e Kim dhe Kanye në Itali, por gjatë asaj fundjave çifti zgjodhi ta kalojë në Hamptons.

Sipas “Radar Online”, kjo ishte e parashikuar sepse Beyonce kishte deklaruar: “Në asnjë lloj rrethane nuk dua të jem pjesë e filmimeve të dasmës që do të transmetohen në “The keeping up with Kardashians”.

Lunacek: Fitorja e djathtistëve në PE, shqetësuese për Kosovën

0

UlrikeLunacekUlrike Lunacek tregon shqetësimin për fitoren e djathtistëve në PE. Ajo kërkon nga politikanët të mos bëjnë fushatë me liberalizim të vizave. Bën thirrje për një proces demokratik të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek ka kërkuar nga autoritetet kosovare që në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, të vazhdojnë suksesin e atyre lokale.

Në një intervistë ekskluzive për lajmi.net, eurodeputetja Lunacek tha se me këto zgjedhje, partitë politike duhet të ri-krijojnë besimin e qytetarëve.

Sipas saj, zgjedhjet e 8 qershorit janë të dytat pas atyre lokale të vitit të kaluara që mbahen në bazë të ligjeve të Kosovës, në të gjithë territorin.

Lunacek ka thënë se për liberalizimin e vizave nuk vendos Parlamenti Europian, siç kanë aluduar disa politikanë, të cilët bënë premtime duke dhënë data për heqjen e regjimit të vizave me BE-në.

“Për mua zgjedhjet e para në mbarë shtetin e Kosovës të cilat janë mbajtur sipas ligjit të Kosovës janë ato të mbajtur më 3 nëntor, 17 nëntor dhe 1 dhjetor të vitit 2013, të cilat kanë shënuar një hap të madh drejt demokracisë së Kosovës dhe për besimin e qytetarëve në proceset demokratike të cilat përforcojnë procesin e normalizimit”.

“Prandaj, unë u bëjë thirrje autoriteteve kosovare që të vazhdojnë këtë proces dhe të përdorin zgjedhjet e ardhshme për të rritur besimin në institucionet e vendit, për shembull në mekanizmat e fortë mbështetës ku qytetarët mund të ankohen për kërcënimet apo parregullsitë në ditën e zgjedhjeve”.

“Për mua është kruciale që procedurat zgjedhore të jenë transparente dhe fer në mënyrë që të rifitohet dhe të përmirësohet besimi i qytetarëve të Kosovës në proceset demokratike”.

Eurodeputetja austriake, duke folur për liberalizimin e vizave, thotë se Parlamenti Europian do të vazhdojë presionin ndaj Komisionit, për të marrë vendim në favor të Kosovës. Por, sipas Lunacek, duhet që edhe Kosova të zbatojë me tej reformat e kërkuara.

“Është Komisioni Europian i cili duhet të jep përgjigje konkrete, e jo Parlamenti. Parlamenti Europian do të vazhdojë që të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave. Komisioni duhet të intensifikojë përpjekjet e tyre për të forcuar dialogun me autoritetet kosovare për të zbatuar më tej reformat, përmbushjen e standardeve dhe gjithashtu duke siguruar autoritetet ndihmë, identifikimin dhe njohjen e përparimeve të bëra”.

“Për mendimin tim, liberalizimi i vizave është njëra nga gjërat më të prekshme që njerëzit e kuptojnë dhe e ndjejnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nga ajo do të përfitojnë më së shumti ata që janë të lënë pas dore, të rinjtë dhe të pambrojturit, ata që kanë pak fat dhe më pak të privilegjuarit. Mundësitë që vijnë janë të paçmuara dhe populli i Kosovës i meriton ato”.

Ldhur me zgjedhjet e fundit në PE, ku fituese dolën partitë e djathta populiste, Lunacek vlerësoi se kjo është shqetësuese për pjesën tjetër liberale. Ajo tha se kjo mund të jetë në disfavor të zgjerimit, veçmas për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.

“Rritja e disa partive të djathta dhe disa partive të djathta populiste dhe partive ekstremiste është shqetësuese për ne që duam që zgjerimi të vazhdojë, veçmas në Ballkanin Perëndimor”.

“Por unë shpresoj se shumica e partive pro-europiane do të vazhdojnë që të shtyjnë këtë dhe gjithashtu qeveritë e shteteve anëtare do të sigurohen që projekti i paqes evropiane nuk do të përfundohet përderisa të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës, të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”.