Home Blog Page 8473

Ismail Kadare zbulon romanin e parë

0

Ismail Kadare-mjegullat e tiranesPërpara “Qyteti pa reklama”, “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Dimri i vetmisë së madhe” dhe të ropusit letrar kadarean, me imazhet, stilin dhe gjuhën e papërsëritshme, ishte “Mjegullat e Tiranës”, ai që sot mund të konsiderohet pa frikë romani i parë i Ismail Kadaresë.

Pikërisht atëherë, kur shkrimtari i madh kishte deklaruar se “nuk do të botonte më letërsi artistike”, vjen shkëndija e parë, që krijoi gjurmën e tij të shkrimit. Një roman që, siç pohon vet autori, mbeti në errësirën e heshtur të arkivit personal, i mohuar prej atij vet.

Vepra është shkruar në vitet 1957-58, kur Kadare ishte 20-vjeçar, dhe e ka zanafillën te ditari i dikurshëm i studentit. Ai shoqërohet me një intervistë dhënë Viola Isufajt, e cila gjithashtu e ka pajisur veprën me një studim të hollësishëm.

“Do të thoja se është më tepër një sprovë për të shkruar romanin, se sa një roman i mirëfilltë. Pra nuk do të jetë një vepër letrare, që do të ketë jetën e vet, si gjithë romanet e tjera, do të thotë se është një tekst, i cili ka më tepër një vlerë dokumentare dhe është një pasuri për studiuesit dhe gjenetistin, në këtë rast për studimin tim”, u shpreh Dr. Viola Isufaj, pedagoge në UT, transmeton TCH.

Kadare nuk e pranon “Mjegullat e Tiranës” si një vepër të mirëfilltë, por si një përpjekje të parë për të shkruar një roman dhe, ndryshe nga tekstet e tjera, nuk ka pranuar të bëjë asnjë ndryshim në botimin e tij.

I titulluar fillimisht “Dashuria numër 2”, “Mjegullat e Tiranës” është një lloj kundërshtimi i dashurisë romantike, por që nga ana tjetër, përmes dy personazheve, Emës dhe Bardhylit, si dhe atmosferës së kryeqytetit të viteve ’50, një periudhë gjatë së cilës – pohon Kadare, – letërsia shqipe ishte në ditët e saj më të zeza.

Ndoshta kjo është arsyeja, pse “Mjegullat” është një shpërfillje deri në përqeshje, që Kadare i bën artit të imponuar të realizmit socialist, madje dhe me skena thellësisht intime, të pazakonta për letërsinë e kohës.

“Është një tekst letrar shumë i këndshëm dhe i bukur. Ka vetëm një linjë dashurie. Jam ndalur pikërisht te fuqia e krijimit të Ismail Kadaresë, por gjithmonë i parë si potencial. Është parë më tepër ky tekst si magma dhe jo thagma e krijimtarisë së tij”, shtoi më tej Dr. Viola Isufaj.

“Mjegullat e Tiranës” nuk është e vetmja vepër e pabotuar e Ismail Kadaresë. Në dorëshkrimet e tij të panjohura për lexuesin, gjendet edhe një novelë me titullin “Barka në rërë”, edhe ajo në gjendje të midistë: midis jetës dhe pajetës.

Bleona irritohet: Të pasmet e mia nuk i bëj fotoshop

0

Bleona14-28Këngëtarja Bleona Qerreti ka postuar në rrjetin social Facebook foto vetëm me të brëndshme të bëra në tualet.

“Për të gjithë ata që i ka “zënë” halli me fundshpinën time, po publikoj këto foto, për të kuptuar njëherë e mirë qe imazhet e mia nuk janë fotoshop. Jeta juaj, po dhe më vjen shumë keq për këtë… Gjeni diçka të re për tu marrë o gazetarë”, ka shkruan ndërkohë ajo.Bleona-te pasmet

Mustafa në Prizren: Vetëm LDK-ja mund ta rrëzojë PDK-në nga pushteti

0

LDK ne Prizren14Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të enjten në Prizren se Qeveria e ardhshme e drejtuar nga LDK-ja nuk do të tolerojë që 21 mijë të rinj, të ikin jashtë vendit vetëm në vitin 2013, për shkak të papunësisë, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe keqqeverisjes.

“LDK është partia më e përgatitur që ta qeverisë Kosovën dhe nëse LDK nuk e bënë këtë punë atëherë s’ka kush ta bëjë. Qeverisjen jonë nuk toleron që 21 mijë të rinj të ikin nga Kosova gjatë një viti, siç ka ndodh më 2013. Këta të rinj janë bijtë dhe bijat tona dhe ky shtet është ndërtuar dhe themelua që njerëzve të vet t’ju sjellë ardhmëri. Meqenëse kjo qeveri nuk ka siguruar ardhmëri, atëherë ne e marrim përgjegjësinë që ta krijojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, në këtë shtet të cilin ne e duam, e respektojmë dhe në këtë shtet të cilin do ta respektojnë edhe shtetet e tjera anekënd botës, ashtu siç është respektuar kur nuk ka qenë shtet fare në kohën e Presidentit Rugova”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se këtë qeverisje do ta sjellim me LDK-në, partinë e Presidentit Rugova.

“Këtë ardhmëri do ta sjellim me njerëzit më të mirë që i ka Kosova, me njerëz të dijshëm, me njerëz të përgjegjshëm, të cilët ndodhen në listën tonë për deputetë, nga të gjitha komunat dhe nga komuna e Prizrenit”, ka shtuar ai.

Sipas Mustafës LDK do të qeverisë për një ardhmëri të sigurt, për një shtet zhvillimor, demokratik dhe për një shtet të integruar në Bashkimin Evropian.

“Vetëm ne mundemi, vetëm LDK-ja mundet që ta rrëzojë këtë pushtet, mund ta mund PDK-në, dhe jo vetëm PDK-në, por edhe të gjithë aleatët që fshihen pas saj dhe punojnë për PDK-në”, ka thënë kreu i LDK-së.

Ai ka pohuar se LDK do të vijë në pushtet me votat e fituara nga qytetarët, jo me vota të keqpërdorura, siç erdhën në pushtet këta që sot po shkojnë në opozitë.

Eqrem Kryeziu, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren ka thënë se më 8 qershor Kosova do të gjendet në udhëkryq, ndërsa qytetarët do të marrin kthesën e duhur.

“Votojeni LDK-në, në mënyrë që në pjesën tjetër të jetës suaj të mund të thoni se keni bërë diçka të mirë, jo vetëm për vete dhe për fëmijët tuaj, por edhe për gjeneratat që do të vijnë”, ka shtuar ai.

Fatmir Limaj: Thaçi i ka vetëm edhe tetë ditë

0

Fatmir Limaj-1tetori(E plotësuar) Fatmir Limaj ka thënë se qeverisja aktuale i ka vetëm edhe tetë ditë sepse e kanë humbur durimin e qytetarëve të Kosovës.

“Ata që ju kanë gënjyer iu kanë mbetur edhe tetë ditë”, ka thënë ai.

“Ata të cilët kanë dyshuar, kanë pasur dilema le ta shohin sot dhe e gjithë shqiptaria. Kjo është Nisma për Kosovën”, ka thënë Limaj, në hapjen e fushatës së Nismës, ku Salla “1 Tetori” është mbushur plotë me simpatizantë.

Limaj ka thënë se askush s’mund ta ndalë Nismën drejt fitores së madhe. Ai ka thënë se ka njerëz në këtë vend me vullnet për të kaluar çdo kërcënim, çdo shantazh për ta ndryshuar vendin.

Limaj ka thënë se ajo që filloi si iniciativë në disa Komuna, shumë shpejt u kthye në një lëvizje që bashkoi qindra e mijëra qytetarë të etur për ndryshim në të gjithë Kosovën.

“Për këta dy muaj kemi takuar çdo ditë në çdo cep të Kosovës, bujq të harruar nga pushteti. Kemi takuar punëtorë të etur për punë por që kanë vite të tëra pa punuar dhe kanë humbur shpresën se do të mund të gjejnë punë ndonjëherë. Kemi takuar student që na kanë treguar se diploma nuk u gjen punë, na kanë treguar se kjo qeverisje ju ka dhënë vetëm një rrugë, atë të largimit nga vendi, e në sytë e tyre po shihet, vetëm mllef dhe zhgënjimi me pushtetin. Kemi takuar qytetarë të dëshpëruar, të zhgënjyer dhe të harruar që pyesin vetën se çfarë kanë bërë që të meritojnë një trajtim të tillë.

NGRITUNI NË KËMBË, VOTONI PËR NDRYSHIMIN, VOTO NISMA për Kosovën, voto numrin 59”, ka thënë Limaj.

Tutje Limaj ka thënë se qytetarët e dinë se meritojnë më mirë, e dinë se Kosova mund të bëhet më mirë, dhe këtë e bëjnë ata që e duan vendin dhe e mbajnë fjalën.

“Nga sot, epoka e politikës së klaneve, e mashtrimit dhe padrejtësisë po mbaron, kurse epoka e mundësive të reja dhe e rikthimit të dinjitetit për qytetarin po fillon. Ne sot, si bujk, si fermer, si punëtor, si student, si intelektual, si qytetarë të Kosovës që jemi të etur për ndryshime,…….Të gjithë jemi bashkuar për të shprehur vullnetin tonë dhe kemi vendosur për t’a ndryshuar qeverisjen në Kosovë. Ata kanë vetëm edhe 8 ditë, sepse me keqqeverisjen e tyre kanë degraduar vendin, ata ua kanë humbur vlerën institucioneve dhe kanë vendosur vullnetin e individit mbi ligjin. Nga sot, ata që ju kanë gënjyer e mashtruar, ata që kanë mbytur zërin dhe shpresën tuaj,atyre ju kanë mbetur vetëm edhe 8 dittë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se ata ju kanë dhënë premtime të mëdha, e ju kan gënjyer, ata ju premtuan vende të reja të punës, e ju sollën më shumë papunësi,ata Ju premtuan më shumë rrymë, e ju sollën më shumë terr.

“Ne themi mjaft më me mashtrime dhe me gënjeshtra. Mjaftë luajtët me dinjitetin e qytetarit, mjaft më sepse ju kanë lodhur, Ju sot keni nevojë për ndryshim, ..!Ju keni nevojë për një lidership të dëshmuar dhe të provuar, për një lidership që mbanë fjalën e dhënë. Nisma ju ofron këtë lidership. Nisma ka lidership që ka bërë të mundur që brenda një mandati të kryejë vepra madhore për Kosovën. Sot kemi një Autostradë që lidhë kombin tonë dhe një aeroport që lidh vendin tonë me botën”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se me 8 Qershor ju do të i jepni përgjigjen e merituar atyre që ju kanë varfëruar, që ju kanë izoluar, që ju kanë mashtruar me premtime të rrejshme.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ne me besimin tuaj e përkushtimin tonë mund ta ndryshojmë Kosovën. Ne, kemi obligim ta bëjmë këtë me ndershmëri e integritet.

“Për Nismën, të kesh mendim të lirë e konkurrent është domosdoshmëri. Pa ide konkurrente nuk ka zhvillim e përparim. Aty ku nuk ka konkurrencë idesh, ka sundim despotik e mjerim ekonomik e shoqëror dhe aspak integritet njerëzor. Është obligim i yni t’ua hapim të gjitha rrugët ideve konkurrente pa të cilat nuk ka zhvillim demokratik dhe për pasoj as zhvillim ekonomik e shoqëror”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka thënë se brezi ynë e ka për obligim ta përfundoj institucionalizimin e lirisë e të demokracisë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik të atyre që marrin besimin qytetar në zgjedhjet e lira, të fshehta e demokratike, për te krijuar shtetin e se drejtës, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin e dijes e të zhvilluar ekonomik.

“Kosova duhet ta ketë planin e zhvillimit e të përparimit për ndërtimin dhe shfrytëzimin e kapaciteteve minerare që ka, si edhe ato të agrikulturës që ofron toka jonë bujqësore kudo në Kosovë. Natyrisht, për këto çështje përgjegjësia kryesore është e ekzekutivit tonë, i cili asnjë hap se bëri pa e shikuar interesin e xhepave personal”,ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, kryetarja e NISMA e Gruas për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se tashmë Kosova ka vendosur të i thotë jo gënjeshtrës, mashtrimit, izolimit, varfërisë, sepse qytetarët e Kosovës dojnë udhëheqësi që nuk mashtron, që ju thotë qytetarëve të vërteten.

“Gratë, të rinjtë, njerëzit tanë dojnë mundësi, hapësirë që të punojnë për vetën e tyre, për shtetin e tyre, e kjo është e mundshme vetëm me NISMA për Kosovën”, tha ajo.

Në këtë tubim është bërë edhe prezantimi i të gjithë kandidatëve për deputetë në Kuvend të Kosovës, nga NISMA për Kosovën./PrizrenPress.com/

Fatmir Limaj dridh PDK–në

Nisma për Kosovën ka mbledhur mijëra simpatizantë në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pamjet që vijnë nga atje, e që po transmetohen direkt nga KTV, tregojnë se kjo parti ka arritur ta mbush këtë sallë më shumë se secila parti sivjet.

Tani para simpatizantëve do të flasin drejtuesit e kësaj partie, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi.

Tarantino, Uma Thurman-it: Të kam dashur gjithmonë

0

Tarantino-Uma ThurmanDashuria triumfon 20 vjet pas “Pulp Fiction”. Quentin Tarantino dhe Uma Thurman duhen dhe shumë shpejt këtë do ta bëjnë publike.

Të paktën kështu shkruajnë mediat rozë në Shtetet e Bashkuara, dhe ketë herë është një zë i besueshëm, prestigjozja “Us Weekly”.

Ndër vite Tarantino e ka patur të vështirë të fshehë dashurinë për muzën e tij kinematografike, Uma-n, (kujtoni skenën kur pi nga këpuca e saj) dhe i pytur nga gazetarët mbi romanë me aktoren, në vitin 2004 do të përgjigjej:

“Nuk mund të them që nuk ka romancë mes nesh, por s’mund të them as që ka romancë mes nesh”.

Tani ndoshta mëdyshja e Tarantino-s do të përfundojë pasi sic raporton revista amerikane, cifti ka kaluar disa ditë së bashku në një vilë në jug të Francës pas pjesëmarrjes në Festivalin e Kanës, ku kaluan bashkë në tapetin e kuq.

Partitë mund të shpërndajnë postera, KQZ veproi kundërligjshëm

0

KQZ-kosovee?Duke u thirrur në nenin 44 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullores zgjedhore “Fushata e zgjedhjeve dhe njoftimi për ngjarjet politike”, PZAP ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për ndalesën e përdorimit të posterëve të formatit B2 nga ana e partive politike.

Sipas kushteve të saktësuara në Kodin e Mirësjelljes gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, subjektet politike kanë të drejtë të publikojnë dhe të shpërndajnë afishe çfarëdo çofshin ato pa ndonjë kufizim përkitazi madhësisë (dimensioneve të tyre), reklamave dhe materialeve tjera në një fushatë zgjedhore, thuhet në vendimin që e ka siguruar Koha.net.

“Me vendimin e ankimuar është vepruar në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore, dhe për më tepër KQZ-ja me asnjë vendim të saj, subjekteve politike apo garuesve në zgjedhje nuk mund t’ua kufizojë apo ndalojë të drejtat të cilat atyre u takojnë sipas ligjit”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Ankesën për një gjë të tillë në PZAP e kishte bërë koalicioni VAKAT. Ndërkohë edhe Vetëvendosje e kishte cilësuar këtë vendim si të kundërligjshëm, jashtë përgjegjësive të KQZ-së dhe në funksion të shmangies së gjobave të tri subjekteve politike (PDK-LDK dhe AAK) që e kishin propozuar një vendim të tillë.

Adnan Rrustemi i VV-së kishte theksuar se KQZ-ja është e obliguar që në bashkëpunim me autoritet komunale të caktojë hapësira të veçanta për vendosjen e posterëve dhe të mos lejojë vendosjen në hapësira që dëmtojnë ambientin.

Mustafa në Suharekë: Rugova i shtroi rrugët e miqësisë me SHBA-në dhe BE-në

0

Mustafa ne SuharekeKandidati për Kryeministër dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në Suharekë se Presidenti Ibrahim Rugova i ka shtruar rrugët e bashkëpunimit dhe miqësisë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, prandaj ne sot vetëm po ecim atyre rrugëve dhe po i forcojmë ato.

“Presidenti Ibrahim Rugova e trasoi rrugën në Uashington, për në Bruksel, në Bashkim Evropian, rrugën në Berlin, Paris etj, i trasoi të gjitha rrugët tona dhe ne sot po ecim atyre rrugëve, po i ndërtojmë këto marrëdhënie, prandaj ne sot jemi në familjen e Partive Popullore Evropiane”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se sot ka pranuar një mbështetje dhe përgëzim nga kryetari i Grupit të Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, i cili e konsideron fitoren e LDK-së si pjesë e fitores evropiane.

“Ne jemi të vendosur që me datën 9 qershor ta marrim shumicën e besimit të qytetarëve të Kosovës dhe ta formojmë qeverinë, ta marrim përgjegjësinë e plotë për qeverisjen e këtij vendi. Nëse qytetarët e Suharekës e vlerësojnë se kjo qeverisje në krye me Sali Asllanin në Suharekë, është qeverisje në të mirë të qytetarëve, qeverisje në të mirë të zhvillimit të Suharekës, është qeverisje për përgjegjësinë e të rinjve, atëherë të gjithë qytetarët e Kosovës do ta marrin të njëjtin vendim që LDK-ja ta qeverisë Kosovën”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se është shumë i bindur se një vendim i tillë do të ndodhë më 8 qershor dhe ne do të jemi ata që do të formojmë qeverinë e Kosovës.

“Partia në pushtet dhe qeveria e cila po i jep fund mandatit të saj nuk është ajo e cila meriton përkrahjen e qytetarëve. Kjo qeveri e ka rrënuar autoritetin e Kosovës edhe brenda edhe jashtë. Kjo qeveri e ka rrënuar shtetin ligjor dhe e ka rrënuar barazinë e qytetarëve para ligjit. Kjo qeveri ka rrënuar ekonominë e Kosovës, e ka ulur për 50% normën e rritjes ekonomike, kjo qeveri e ka shkatërruar bujqësinë sepse u ka dhënë subvencione edhe atyre të cilët nuk e meritojnë dhe duke lejuar që ne të importojmë 600 milionë produkte bujqësore gjatë vitit”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Sipas tij, kjo qeveri e cila na ka sjellë në një situatë që ne ta importojmë gati 80% të qumështit nga jashtë, që të importojmë 60% të mishit nga jashtë, 60% të grurit nga jashtë, nuk meriton që më tutje ta qeverisë Republikën e Kosovës.

“Kjo qeverisje pati kohë që të realizojë Misionin për Kosovën, por e ka vonë që pas 7 viteve të dalë me Mision të Ri. Misioni i Ri i kësaj partie është për të shkuar në pension dhe në opozitë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka potencuar se askujt nuk do t’i lejohet që edhe më tutje t’i mashtrojë qytetarët, sepse qytetarët tanë nuk janë njerëz që mashtrohen.

“Qytetari nuk mashtrohet me premtime të kota, me vota të vjedhura, me pasaporta të keqpërdorura, ata nuk mashtrohen me privatizime të kundërshtuara, nuk mashtrohen me kompani publike të cilat janë të uzurpuara dhe të familjarizuara”, ka shtuar ai.

Kryetari i komunës së Suharekës, Ali Asllanaj ka thënë se këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për Kosovën sepse do të jetë një kthesë për të mirë me LDK-në në qeverisje.

|”LDK do të bëjë që Kosova të jetë shtet normal, me rend dhe ligj, sepse Kosovës tashmë me këtë qeverisje i ka humbur edhe shpresa”, ka thënë Asllanaj.

Halilaj riaktualizon fëmijërinë me “Zemër shtype pullën dhe fshima kujtesën”

0

PetritHalilajAi që kishte prezantuar Kosovën në debutimin e saj historik në Bienalin e Artit në Venedik, Petrit Halilaj, ka ardhur në vendlindje me ekspozitën e parë retrospektive.

“Zemër shtype pullën dhe fshima kujtesën” është titulli i ekspozitës që sjell Halilajn në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ajo është kuruar nga Vesa Sahatçiu, e do të hapet të premten më 30 maj në ora 19:00.

Gjatë ditës, është mbajtur një konferencë ku është folur më shumë rreth ekspozitës.

Artisti Petrit Halilaj u shpreh i privilegjuar dhe me fat që është ftuar të prezantoj punën në GKK dhe se është kurioz të takohet me publikun nga Kosova, meqë inspirimet e para për punimet e tij vijnë pikërisht nga ky vend.

“Pikënisja e punëve të mia është Kosova por pikë-arritja gjithmonë varet nga ku prezantohen punët, në cilin kontekst dhe muze, me cilin kurator dhe me cilën kulturë jam duke u përballuar në ato momente. Punët e mia janë një proces ku memoria formalizohet dhe ndahet me të tjerët, por njëkohësisht një proces prej të cilit mësoj për jetën. Materialet që unë i përdor vijnë nga vendi nga jam por ato reflektojnë mendimin edhe memorien time në atë moment”, tha Halilaj, transmeton Koha.net.

Drejtori i GKK Erzen Shkololli kujtoi se 29 maji shënon një vjetorin e hapjes së Pavijionit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, të përfaqësuar me punën e Petrit Halilajt. Ai ka thënë se ky prezantim shënoi një moment historik në skenën e artit bashkëkohor të Kosovës si dhe rezultoi me shumë sukses dhe kritika pozitive në media dhe revistat botërore.

“Për Galerinë Kombëtare të Kosovës është nder të jetë nikoqir dhe të organizoj ekspozitën e parë të kësaj madhësie të Petrit Halilajt në Kosovë, duke i prezantuar publikut kosovar punën e artistit të ri i cili me suksesin e tij ka shënuar histori në skenën e artit bashkëkohor të Kosovës. Petrit Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës prezantohet me pesë projekte të cilat përfshijnë vizatime nga viti 1997 kur Petriti ishte shumë i ri e deri te punimet e tij të fundit të vitit 2014”, tha Shkololli.

Ndërsa kuratorja e ekspozitës dhe njëkohësisht kritikja e artit Vesa Sahatçiu foli për konceptin e punës së Halilajt.

“Temat në punimet e Petrit Halilajt janë tema që lidhen me fëmijërinë e tij, të kujtesës së tij të cilat ai i riaktualizon në punët e tij. Ato janë motive që shfaqen vazhdimisht në tërë punën e tij, duke evokuar kështu fëmijërinë e tij në fshat në Kostërc, dhe kujtimet e tij nga fëmijëria. Këto kujtime janë gjithashtu baza dhe platforma mbi të cilën ndërtohet puna e tij dhe merr formë tematikisht.” tha Sahatçiu.

Në “Zemër shtype pullën dhe fshima kujtesën time” shohim punën e Halilajt gjatë viteve të fundit. Titulli i ekspozitës, sikur titujt e tij të mëparshëm, është marrë prej shkrimeve të tij; copëzat sikur të ditarit janë intime dhe lozonjare, mendime mbi tema të ndryshme që janë pjesërisht personale, pjesërisht komente mbi fenomene të ndryshme sociale, pjesërisht ide për botë të imagjinuara, dhe pjesërisht lojë fjalësh.

Titulli është një referencë lozonjare ndaj punës së Halilajt, ndaj kujtesës për objektet dhe ambientet e fëmijërisë të cilat ai vazhdimisht i rikrijon dhe të cilave i rikthehet, thuhet në një komunikatë për shtyp të GKK-së.

“Zemër shtype pullën dhe fshima kujtesën” do të jetë e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës deri më 30 qershor 2014.

PetrIT Halilaj është i lindur në Kostërrc të Skenderaj në vitin 1986. Jeton dhe punon në Berlin, Kosovë dhe Itali. Në karrierën e tij, pos përfaqësimit të Kosovës në Venedik, ai ka shumë ekspozita personale e grupore, në galeri me renome në Evropë.

Ku është Bajram Rexhepi?

0

BajramRexhepi-ministerNjeriu që ka mbajtur të gjitha postet e mundshme të pushtetit e që edhe aktualisht është kandidat i PDK’së për deputet ka humbur krejt këto ditë. Ku është Bajram Rexhepi?
Nuk dihet nëse po i vjen turp për shkak të skandalit me pasaporta që të dalë e të kërkojë votën, apo është në pyetje diçka tjetër. Sido që të jetë, Bajram Rexhepi nuk po duket askund në këtë fushatë, për dallim prej kolegëve të tij partiak të cilët i kanë ndezur motorët në përpjekje për të siguruar vend përsëri në skenën politike të Kosovës. Apo ndoshta z.Rexhepi konsideron se është mjaft karizmatik që të sigurojë vota pa bërë fushatë hiq?/express/

Vajza e Demi Moore, “topless” nëpër qytet (Foto)

0

Scout Willis-toplessScout Willis, vajza e Demi Moore dhe Bruce Willis, ka zgjedhur një formë të veçantë për të protestuar ndaj Instagramit për fushatën e nudizmit.

Ajo vendosi të dalë nëpër rrugët e Nju Jorkut “topless” duke shkruar poshtë fotos së postuar në “Twitter”: “E ligjshme në Nju Jork, por jo në Instagram”.

Ajo shihet teksa ecën dhe shkon për të blerë lule e zhveshur. Scout Willis ka protestuar gjithmonë për rregullat e Instagramit sesi ndalon përdorimin e imazheve nudo të femrave, qoftë edhe kur bëhet fjalë për fushata në luftë kundër kancerit të gjirit.

Scout Willis-topless1“Nëse nuk dëshironi të më shihni, thjesht mos më ndiqni në Instagram. Rehatia ime me trupin tim nuk duhet të diktohet nga mënyra sesi të tjerët më perceptojnë mua. Nuk dua t’i imponoj pamje të tilla askujt”, shkruan Scout.