Home Blog Page 8479

Në Universitetin Veror aplikuan mbi 500 studentë

0

Universiteti-Veror-i-PrishtinësAplikimi i studentëve për Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, përfundon më 31 maj. Edicioni i 14-të, do të fillojë më 7 korrik dhe të zgjasë tetë ditë. Deri tani kanë aplikuar mbi 500 studentë dhe prej tyre do të pranohen 350.

Edicioni i 14-të i Universitetit Veror Ndërkombëtar do të mbledhë në Prishtinë rreth 350 studentë dhe 38 profesorë nga vendi e të huaj. Drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin e Prishtinës, Lumnije Bajrami, tha për Radio Kosovën, se nga 350 studentë që do të pranohen, gjysma e tyre do të jenë nga Kosova, ndërsa të tjerët nga rajoni dhe vende të tjera të evropës e botës, të cilët do të ndjekin 19 kurse të ndryshme.

“Këtë vit kemi përzgjedhur gjithsej 19 kurse që janë nga fusha të ndryshme, si ekonomia, juridiku, mjekësia, ka edhe nga lëmi i inxhinierisë, bujqësia, nga fusha e arteve. Pak a shumë jemi munduar që në bazë të praktikave të mëparshme të mbulojmë të gjitha fushat.”

Bajrami theksoi se edhe këtë vit Universiteti Veror ka për qëllim të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku pjesëmarrës ka edhe nga shtetet që ende nuk e kanë njohur.

“Kemi tre profesorë që vijnë me kurse, një është nga Kina, një nga Izraeli dhe një nga Rumania. Pra kjo është pjesë e strategjisë së lotimit që ka marrë si rol Universiteti Veror. Edhe këtë vit kemi marrë përkrahjen e Ministrisë së Punëve të jashtme për të lobuar.”

Kriteret e regjistrimit në Universitetin Veror janë njohja e gjuhës angleze, nota mesatare e lartë si dhe përshtatshmëria e kursit me studimet paraprake. Studentët pjesëmarrës janë të obliguar t’i ndjekin së paku 80 për qind të ligjëratave dhe në fund t’i nënshtrohen një provimi nga dy profesorët ligjërues. Studentët pjesëmarrës në këtë kurs i fitojnë 4 kredi, të cilat mund t’i transferojnë në universitetet e tyre ku janë duke studiuar. Deri më tani në Universitetin Veror kanë aplikuar mbi 500 studentë nga vende të ndryshme të rajonit, Evropës dhe botës. Studentët pjesëmarrës në Universitetin Veror, përveç ligjëratave do të ndjekin edhe disa forume, punëtori dhe vizita të ndryshme nëpër Kosovë.

Alban Ramosaj së shpejti me klipin e tij të parë

0

Alban RamosajNjë nga talentet e “The Voice” që spikati më shumë edhe për stilin e vecantë në të kënduar dhe ne look, Alban Ramosaj po bëhet gati për videoklipin e tij të parë.

Kënga do të jetë një baladë dhe sipas zërave do të jetë shumë “cool”. Qershori do të jetë muaji i tij pasi do te nisin edhe xhirimet e këtij klipi super të veçantë.

Gjatë The Voice, Alban Ramosaj, i preferuari i Aurelës ishte më shumë i dhënë pas Rn’B por kjo baladë do ta bëjë më të dashur për publikun. Do të duket më tërheqës i lënduar.

Rosie Huntington-Whiteley është sërish e lirë

0

Rosie Huntington-WhiteleyRosie Huntington-Whiteley është kthyer sërish në tregun e beqareve. Aktorja dhe supermodelja e bukur, është ndarë nga i dashuri i saj, aktori i famshëm Jason Statham, bëjnë të ditur mediet britanike.

“Ata janë ndarë dy javë më parë. Nuk e di pse, por ata më nuk janë bashkë”, ka deklaruar një burim i afërt me çiftin. Edhe gjatë festivalit të filmit në Kanë është përfolur për ndarjen e tyre, kjo pasi ata nuk ishin paraqitur bashkë në këtë ngjarje, çka e kishin bërë viteve të kaluara. Supermodelja kishte arritur ditën kur Statham ishte larguar nga Festivali, duke mos dashur që të takohej me të.

“Ajo me qëllim e ka shmangur takimin me të, prandaj nuk ka arritur në Kanë deri në ditën kur është larguar Jason. Ajo nuk dëshiron të ketë më asgjë me të”, ka shtuar burimi. Zëdhënësi i saj nuk e ka mohuar raportin për ndarje siç e kishte bërë të kaluarën kur ishte raportuar për ndarjen e tyre.

Në burim tjetër ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së tyre qëndron në atë se aktori nuk ka dashur të martohet dhe të lindë fëmijë me të, derisa ajo ishte këmbëngulëse që të zyrtarizonin lidhjen e tyre dhe të krijojnë familje.

“Ajo më nuk ka mund të pranoj refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë. Ajo ua ka lakmi kolegeve të saja të cilat tashmë kanë krijuar familje. Ajo i ka dhënë ultimatum atij, por ai nuk ka pranuar”, ka deklaruar një burim tjetër.

Era i ngre sërish fustanin princeshës, Kate Middelton

0

Kate Middelton i ngrihet fustaniAsnjë nga mediat britanike nuk kishte guxuar të postonte fotot e dukeshës së Anglisë, me fustanin që ja merr era, fenomen ky jo i panjohur për Dukeshën.

Por që një prej revistave gjermane do te merrte guximin të publikonte fundshpinën e Kate Middleton gjatë ngritjes së fustanit të saj nga era e fortë, as kjo nuk ishtë menduar.

Revista gjermane “Bild” mori guximin për të postuar këtë foto, gjë që beri familjen mbretërore të irritohej.

Mediat britanike e kanë kritikuar “Bild” se incidenti me fustanin e dukeshës së Anglisë, kurrësesi nuk mund të bëhej publike.

Ndërsa “Bild” e ka krahasuar këtë të fundit me fundshpinat e personazheve të famshëm si Shakira, Rihanna apo Kim Kardashian.

PDK-ja ia merr Zafirit nënkryetarin e Degës në Lybeçevë

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka  hyrë edhe në “oborrin” e partisë së kryetarit të BD-së Zafir Berishës. Në këtë subjekt politik sot ka aderuar ish kryetar i nëndegës së BD-së në Lybeçevë, Bejtulla Likaj.

Aderimi i tij është mirëpritur nga zyrtarët më të lartë të PDK-së në Prizren, të cilët sot zyrtarisht kanë filluar fushatën elektorale.

Sekretari i Degës së PDK-së, Nijazi Kryeziu,tha se ky subjekt politik do të zhvillojë një fushatë të hapur,konkuruese dhe transparente.”Kam besim të madh se qytetarët e Prizrenit do të mbështesin fuqishëm PDK-në”, tah Kryeziu.

Ndërkaq, kandidatët e listës për deputetë të PDK-së kanë premtuar se do të kërkojnë votën e qytetarëve të Prizrenit për të siguruar fitoren e sigurt me 8 qershor.

Në një konferencë për media, kandidatët për deputet në parlamentin e Kosovës, nga radhët e PDK-së në Prizren prezantuan prioritetet e tyre që do t’i kenë ndaj qytetarëve të Kosovës, si dhe paraqiten të arriturat gjatë qeverisjes aktuale.

Edita Tahiri njëra nga kandidatet në listën zgjedhore të PDK-së, tha se punën që ka bërë qeveria e Kosovës as në imagjinatën tonë nuk ka qenë e pasqyruar.

“Qeveria Thaçi në mandatin e saj arriti e bëri funksionale pjesën veriore të vendit, tashmë atje po lëvizet lirshëm.Po ashtu kjo qeveri e z. Thaçi arriti që të bëjë ëndrrën e shumë shqipatarëve realitet duke rregulluar dhë vënë në dispozicion të qytetarit rrugën e kombit si dhe arriti që të rrisë pagat dhe kështu të siguroj mirëqenie më të favorshme ekonomike për shumë familje kosovare mirë në familjet kosovare”, tha Tahiri.

Nijazi Kryeziu madje tha se këtë herë janë më gjithëpërfshirës pasi që kandidatët e përfshirë në listën zgjedhore të PDK-së nga Prizreni janë nga më të mirët dhe se kësaj liste iu ka bashkangjitur edhe Edita Tahiri nga ADK-ja dhe Munir Basha nga Partia Konservative.
Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së në Prizren janë Edita Tahiri, Luljeta Veselaj-Gutaj, Nezir Çoçaj, Zahrije Jusufi, Naser Berisha, Munir Basha, Nait Hasani, Behar Selimi dhe Irfan Fusha.

/PrizrenPress.com/

 

A.Kastratit i vazhdohet paraburgimi edhe për një muaj

0

Prizren-Qendra paraburgimitGjykata Themelore në ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj A. Kastrati nga Prizreni.

Zëdhënësija e Gjykatës, Afërdita Kicaj tha se masa e paraburgimit A. Kastratit i është vazhduar me propozim të prokurorit .

Kastrati dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2 lidhur me parag.1 të KP-së.

“I pandehuri A.Kastrati në ditën kritike është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollimit të tij – në trupin e tij në gjepat e setrës janë gjetur 11 paketime me substanca të dyshuara për narkotik dhe po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur edhe dy vazo të cilat ishin të mbjellura me cannabis sativa, e të cilat në bazë të testit fushor kanë rezultuar si pozitive përkatësisht canabis në peshë prej 66,25 gram”

“Gjykata Themelore në Prizren ia vazhdon masën e paraburgimit edhe për 1 muaj, i cili do të vazhdoj gjerë me datën 29.06.2014”./PrizrenPress.com/

 

KDTP në Prizren nuk respekton vendimin e KQZ-së

0

kdtp-620x330Partia e Komunitetit turk, KDTP nuk ka respektuar vendimin e KQZ-së për ndalimin e vendosjes së afisheve në hapësirat publike. Ky subjekt politik ka shpërndarë kudo afishe të kandidatëve për deputet në qytetin e Prizrenit.

KQZ-ja dje ka marr vendim që të ndalohen posterët e kandidatëve për deputetë dhe të subjekteve, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen më 8 qershor. Sipas vendimit të KQZ-së, askush nuk ka të drejtë që të vendos posterë as gjatë fushatës, në të kundërtën gjobitet.Kjo me arsyetimin që të mos ndotet ambienti dhe të mos ketë probleme mes subjekteve, sa i përket hapësirës.

Ky vendimi i KQZ-së ndërkaq nuk është respektuar nga KDTP. Partitë politike në Prizren kanë paralajmëruar se do të ankohen në KQZ për këtë veprim të KQZ-së./PrizrenPress.com/

Kandidatët e AAK-së në Prizren besojnë në Drejtimin e Ri të Haradinajt

0

aak-620x330Kandidatët e AAK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës, Fatmir Kastrati,Agim Hazrolli dhe Lahi Brahimaj,mbrëmë kanë takuar anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti politik.

Kandidati Fatmir Kastrati,para të pranishmëve kërkoi mobilizim maksimal për zgjedhjet e 8 qershorit,duke shprehur besimin se numri i votave të AAK-së prej mbi 5000 sa kishte në zgjedhjet lokale do të dyfishohet në këto zgjedhje.

“Lideri ynë Ramush Haradinaj,di dhe mundet të drejtojë zhvillimet në vend”, tha Kastrati.Ndërkaq, Agim Hazrolli,tha se vizioni dhe besimi në liderin Haradinaj,kanë ndikuar që të jetë në listën e AAK-së për deputet. “Do t’i kontribuojë përmirësimit të gjendjes edhe të shëndetësisë në Kosovë”,transmeton TVPZ.

Edhe kandidati tjetër,Lahi Brahimaj,shprehu besimin e plotë të tij se projekti i radhës së Ramush Haradinajt,do të fitojë në këto zgjedhje.

Pritet fushatë e tensionuar

0

partit politike 2Fushata elektorale e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ka nisur sot, ndërsa në mungesë të ideve dhe programeve konkrete, përfaqësuesit e partive politike kanë ashpërsuar gjuhën e dialogut. Fyerjet në drejtim të rivalëve janë bërë modë e ditëve të fundit, ndërsa sipas analistëve, e gjithë kjo po ndodh në mungesë të respektimit të Kodit të Mirësjelljes. Pas përplasjeve të shpeshta ndërmjet PDK-së e LDK-së, analistët e konsiderojnë të nevojshme që Presidentja e Kosovës, të organizojë një takim me liderët e partive politike dhe nga ta të kërkojë fushatë pa sharje dhe të pranojnë epilogun e votimeve.

Eksperti për çështje zgjedhore, Xhavit Shala, ka thënë se në çdo fushatë ka retorikë të nxehtë, po kjo retorikë nuk po bëhet për gjëra parimore, programore apo për sundim të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por më shumë, siç tha ai, po bëhet për aspekte personale por edhe nga frika se mund ta humbasin garën.

“Disa kandidatë me akuza të stilit bombastik, po tentojnë të duken së pari brenda listës së partisë politike dhe t’i amortizojnë kundërshtarët, sepse rivalë politikë ka edhe brenda listave zgjedhore”, ka thënë Shala.

Sipas tij, për të mos pasur fjalor të ashpër në fushatë, presidentja e Kosovës, është dashur ta organizojë një takim apo tryezë të përbashkët dhe të gjitha subjektet politike ta nënshkruajnë Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës në mënyrë që të organizohen zgjedhje të lira dhe të pranohen rezultatet e zgjedhjeve.

“Tensionet mund të ngrihen kah fundi i fushatës kur subjektet politike do ta shohin se nuk kanë aq mbështetje sa kanë pritur, edhe përfshirja e njerëzve me probleme me ligjin në lista zgjedhore, si dhe gara në mes veti mund ta ngrejë pak temperaturën elektorale.. Ajo që mund ta krijojë një hipertension politik mund të ndodhë nëse do të ketë përpjekje për manipulim në zgjedhje”, ka thënë Shala.

Megjithatë, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se PDK-ja ka agjendë pozitive dhe konkurruese, e jokonfrontuese me asnjë subjekt tjetër politik. Sipas tij, kjo parti konkurron me ofertë dhe jo me ofendim apo denigrim të kundërshtarëve politikë. “Ne konkurrojmë me ide, projekte dhe punë konkrete dhe jo denigrim apo ofendim të të tjerëve. Ne respektojmë çdo oponent politik dhe do të kontribuojmë në fushatë të qetë, konkurruese, të lirë dhe demokratike”, tha ai.

Vjosa Osmani nga LDK ka thënë se ashpërsimi i fjalorit ka filluar nga partitë që i frikësohen epilogut të zgjedhjeve, për shkak të afrimit të tyre. “Me siguri është për shkak të afrimit të zgjedhjeve, por mendoj që LDK-ja si parti institucionaliste, si parti që i çmon vlerat e familjes dhe vlerat e shtetit, nuk do të përdorë sjelljet e papranueshme”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, Arbër Vllahiu nga Zyra e Presidentes së Kosovës, i pyetur nëse presidentja do t’i ftojë subjektet politike për të nënshkruar Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, ka thënë se presidentja do t’i respektojë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës me qëllim të garantimit të një procesi të rregullt, të qetë, gjithëpërfshirës dhe të drejtë zgjedhor. “Presidentja do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet në përputhje me ligjet e Kosovës për të garantuar një proces të pranueshëm zgjedhor”, ka thënë ai.

Driton Selmanaj nga KDI-ja ka thënë se partitë politike duhet të kursehen nga fyerjet dhe tensionet eventuale. “Në momentin kur do të fillojë zyrtarisht fushata, partitë politike duhet të tregojnë maturi politike, vlera konkurruese, të kursehen nga fyerjet dhe tensionet eventuale, të cilat mund të shkaktojnë incidente në popullatë”, ka thënë Selmanaj, duke kërkuar nga partitë që t’i respektojnë ligjet, sidomos Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore./zeri/

Fatmir Limaj sot në Pastasel, Fortesë dhe Celinë

0

Limaj Nisma rahovecKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sot (të mërkurën) do të qëndrojë në komunën e Rahovecit, përkatësisht në fshatrat Pastasel, Fortesë dhe Celinë, ka njoftuar dega e Nismës në Rahovec.

“Të dashur anëtarë, simpatizant dhe qytetar të komunës së Rahovecit, me datën 28.05.2014, kryetari i NISMA-s për Kosoven z. Fatmir Limaj do të mbajë tubime elektorale në fshatin Pastasel nga ora 17:00, në fshatin Fortesë nga ora 18:00 në shkollën fillore “LIRIA” në Fortese dhe në fshatin Celinë në ora 19:00”, thuhet në njoftim.