14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

PDK-ja ia merr Zafirit nënkryetarin e Degës në Lybeçevë

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka  hyrë edhe në “oborrin” e partisë së kryetarit të BD-së Zafir Berishës. Në këtë subjekt politik sot ka aderuar ish kryetar i nëndegës së BD-së në Lybeçevë, Bejtulla Likaj.

Aderimi i tij është mirëpritur nga zyrtarët më të lartë të PDK-së në Prizren, të cilët sot zyrtarisht kanë filluar fushatën elektorale.

Sekretari i Degës së PDK-së, Nijazi Kryeziu,tha se ky subjekt politik do të zhvillojë një fushatë të hapur,konkuruese dhe transparente.”Kam besim të madh se qytetarët e Prizrenit do të mbështesin fuqishëm PDK-në”, tah Kryeziu.

Ndërkaq, kandidatët e listës për deputetë të PDK-së kanë premtuar se do të kërkojnë votën e qytetarëve të Prizrenit për të siguruar fitoren e sigurt me 8 qershor.

Në një konferencë për media, kandidatët për deputet në parlamentin e Kosovës, nga radhët e PDK-së në Prizren prezantuan prioritetet e tyre që do t’i kenë ndaj qytetarëve të Kosovës, si dhe paraqiten të arriturat gjatë qeverisjes aktuale.

Edita Tahiri njëra nga kandidatet në listën zgjedhore të PDK-së, tha se punën që ka bërë qeveria e Kosovës as në imagjinatën tonë nuk ka qenë e pasqyruar.

“Qeveria Thaçi në mandatin e saj arriti e bëri funksionale pjesën veriore të vendit, tashmë atje po lëvizet lirshëm.Po ashtu kjo qeveri e z. Thaçi arriti që të bëjë ëndrrën e shumë shqipatarëve realitet duke rregulluar dhë vënë në dispozicion të qytetarit rrugën e kombit si dhe arriti që të rrisë pagat dhe kështu të siguroj mirëqenie më të favorshme ekonomike për shumë familje kosovare mirë në familjet kosovare”, tha Tahiri.

Nijazi Kryeziu madje tha se këtë herë janë më gjithëpërfshirës pasi që kandidatët e përfshirë në listën zgjedhore të PDK-së nga Prizreni janë nga më të mirët dhe se kësaj liste iu ka bashkangjitur edhe Edita Tahiri nga ADK-ja dhe Munir Basha nga Partia Konservative.
Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së në Prizren janë Edita Tahiri, Luljeta Veselaj-Gutaj, Nezir Çoçaj, Zahrije Jusufi, Naser Berisha, Munir Basha, Nait Hasani, Behar Selimi dhe Irfan Fusha.

/PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Hoxha Ahmed Kalaja: Përgëzime për gjykatën e Prizrenit për drejtësi në rastin e mësueses së diskriminuar në Suharekë

Hoxha nga Shqipëria, Ahmed Kalaja ka përgëzuar Gjykatën e Themelore të Prizrenit, për dënimin e ish- drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë,...

Lajmet e Fundit