Home Blog Page 8480

Filloi asfaltimi i rrugës në Guncat të Malishevës

0

Begaj ne ngucatNë kuadër të realizimit të projekteve kapitale, në infrastrukturën rrugore të Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi edhe i një rruge të gjatë një kilometër, në fshatin Guncat.

Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, mori pjesë edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit në Komunën e Malishevës, Urim Thaçi, të cilët i kanë uruar banorët e fshatit Guncat.

“Ju uroj për rrugën dhe uroj ta gëzoni këtë rrugë. Ne po mundohemi si komunë, që të përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës, përmes investimeve të ndryshme, përfshi edhe rregullimin e rrugëve, në mënyrë që banorët, të kenë lehtësi në qarkullimin e tyre”, ju tha mes tjerash kryetari Begaj, banorëve të Guncatit.

Nga ana tjetër, Guncatasit, kanë falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për angazhimin, në krijimin e kushteve më të mira dhe për asfaltimin e kësaj rruge një kilometërshe, e cila i lidh me qendrën e fshatit, dhe me rrjetin kryesor të rrugës, për qendrën komunale dhe rrugën e kombit.

Smajl Latifi: Do të jem zëri i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës

0

SmajlLatifi-rahovecIsh kryetari i Komunës së Rahovecit nga AAK, Smajl Latifi, tanimë ka vendosur të kandidojë sërish, kësaj here për deputet në Parlamentin e Kosovës.
Kandidati i AAK-së, i bindur në fitoren e partisë së tij në krye me Ramush Haradinaj, ka thënë se asnjëherë nuk i është ndalur punës, duke qenë sa më afër qytetarëve të Rahovecit, duke punuar për drejtimin e ri, gjithashtu duke ngritur zërin për të metat e qeverisjes aktuale në komunë, shkruan portali Fishmedia.
Latifi ka kritikuar udhëheqjen aktuale të Rahovecit, duke thënë se nuk kanë as një plan konkret, dhe se janë në shpërputhje me pritjet e qytetarëve

“Mungojnë planet, mungojnë angazhimet, nuk ka energji vepruese, ku absolutisht janë në shpërputhje me pritjet e qytetarëve” ka thënë Latifi.

Ish kryetari i Komunës Latifi ka thënë se tanimë i ka hyrë garës për deputet, ku në fokus do të jetë Rahoveci me rrethinë, dhe se do të jetë zëri i qytetarëve të Rahovecit në Parlamentin e Kosovës.
“Asnjëherë në jetën time nuk i kam braktisur qytetarët, tani do të jem zëri i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës, do të mundohem ta jap maksimumin për projekte të reja zhvillimore në të mirë të qytetarëve të Rahovecit, t’ju sjell sa më shumë të mira materiale”.

“Fokusi do të jetë Rahoveci me rrethinë, ka shumë sfida që duhet të përballemi, dhe jam gati ti tejkaloi ato me suksese”, ka thënë Latifi për Fishmedia.

Çel pranvera në kokën e Mihrijes!

0

mihrije brahaSi duket koha e mirë që ka marrë këtyre ditëve, ka shtyrë këngëtaren Mihrije Braha të ndryshojë ngjyrën e flokëve të saj, duke i bërë flokët disa lloje ngjyrash verore. Ajo nëpërmjet një fotoje të postuar në profilin e saj në ‘facebook’ ka treguar për ndryshimin në flokët e saj, ndërsa këtë ndryshim e ka pagëzuar me emrin pranvera në kokën time.

 “Një ndryshim i i vogël…në flokët e mia ka çelur pranvera…ha ha ha nëse ju pëlqen po dihet…një like për pranverën në kokën time…M.B” , ishte ky mbishkrimi që kishte lënë këngëtarja në foton e saj. E për më shumë ky ndryshim i këngëtares vërtet u pëlqye nga fansat e saj, pasi që fotoja të cilën ajo e kishte postuar ka marrë më shumë se 850 pëlqime. Ndryshe Mihrija do të vijë se shpejti me dy këngë të reja të cilat është duke i punuar.

Fejzullahu: Nuk do të këndoj asnjëherë nëpër dasma

0

sabri fejzullahuKëngëtari i njohur i skenës sonë, Sabri Fejzullahu, në një bisedë për gazetën Tribuna ka treguar se së shpejti do t’i publikojë dy këngë të reja për publikun e vet. Ndër të tjera këngëtari ka shpalosur se e ka përfunduar edhe një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, ndërsa nuk ka lënë anash edhe angazhimet dhe planet tjera për këtë sezon.

Për më shuam se dyzet vjet Sabri Fejzullahu është njëri ndër këngëtarët më të dashur të skenës sonë. Muzika e tij dhe dashuria që e përçon përmes paraqitjes skenike, kanë bërë që Sabriu të mbetet emri më i pëlqyer i muzikës moderne shqiptare. Por, edhe pse pas vetes ka një bagazh me shumë suksese, Fejzullahu nuk ndalet asnjëherë.

Ai edhe këtë sezon ka vendosur që publikut të tij t’i dhurojë dy këngë të reja. Kështu të paktën ka treguar vetë këngëtari në një bisedë për gazetën Tribuna.

“Dy këngë të reja i kam përfunduar. Njërës prej tyre do t’ia bashkëngjis edhe videoklipin. Titullin e këngës ia ka vënë Emrushi i ‘Emra Com’, por unë ende nuk e di. Besoj që brenda tre ose katër ditësh do të publikohen”, ka thënë Sabriu, ndërsa ka shpalosur edhe bashkëpunëtorët e këtyre këngëve.

“Muzikën dhe orkestrimin e ka bërë kompozitori më i mirë i gjitha trojeve shqiptare Virusi, kurse tekstet i ka shkruar ai që po ashtu i shkruan tekstet më të mira, Fatmir Muja. Videoklipin e kam bërë me ‘Max Production’ në Tiranë. Dhe mos të harroj të tregoj se njëra këngë është ritmike e tjetra baladë. Videoklipin ja kam bërë këngës e cila është baladë”.

Bashkëpunimi me Ermalin, gati

E ndonëse këtë sezon shumë prej këngëtarëve kanë paralajmëruar albume, duket se Sabri Fejzullahu nuk e ka ndërmend një projekt të tillë. Sipas tij albumet më nuk e kanë vlerën e dikurshme.

“Kam menduar për album. Unë i kam 6 këngë për album. Por nuk po duam t’i publikojmë se po më duket se nuk po shkojnë albumet. Kështu që kam vendosur dy këngë t’i publikoj tani, ndërsa në mes të shtatorit edhe një, e tre të tjerat do t’i bëj publike në programet e fund vitit”, ka thënë këngëtari i cili ka treguar se përveç këtyre këngëve ai tashmë e ka përfunduar edhe bashkëpunimin me djalin e tij, Ermalin.

“E kemi bërë një bashkëpunim unë dhe Ermali, kënga është e kryer, tash varet se kur do ta lansojë Produksioni ‘Emra Com’. Kënga është kompozim i Virusit me tekst të Fatmir Mujës dhe është këngë ritmike. Tjetër bashkëpunim nuk do të kem përveç kësaj me Ermalin tim”, ka treguar këngëtari.

Ndërkaq në pyetjen rreth angazhimeve nëpër mbrëmje muzikore, Fejzullahu ka thënë që është tej mase i angazhuar në çdo vend ku ka shqiptarë.

“Jam shumë i angazhuar në mbrëmje muzikore, sidomos tash në diasporë. Verës do të jem gjithë muajin korrik dhe gusht në Ulqin dhe në Durrës, e po ashtu dhe në krejt Kosovën e në qytet tjera”, ka nënvizuar këngëtari, ndërsa ka shtuar për fund se asnjëherë nuk ka kënduar nëpër dasma, madje ka theksuar se një gjë të tillë nuk do ta bëj ndonjëherë. “ Unë kurrë në jetë nuk kam kënduar në dasma, dhe nuk do të këndoj asnjëherë nëpër dasma”./Tribuna/

Dialogu letrar shqiptaro-serb më 31 maj në Prishtinë

0

20140528093427310646Fondacioni “Media Centar” nga Sarajeva dhe PEN Qendra Kosovare, nën patronazhin e Ambasadës norvegjeze në Prishtinë, më 31 maj në Prishtinë organizojnë promovimin e magazinës “Sarajevske sveske” dhe tryezën “Vetëm dialog – Samo dialog – Dialogue only”, ku do të marrin pjesë shkrimtarë nga Kosova dhe Serbia.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë Radoslav Petkoviq, Vladimir Arsenijeviq, Mirjana Gjurgjeviq, Srgjan V. Teshin, prof. Dr. Vladislava Gordiq-Petkoviq, prof.dr. Tatjana Rosiq nga Serbia si dhe nga Kosova prof.dr Anton Berishaj, Azem Vllasi, prof dr. Hasnije Ilazi, Basri Çapriqi dhe Halil Matoshi.

Gjithashtu, në këtë diskutim do të marrin pjesë Vojka Smiljaniq – Gjikiq dhe Boro Kontiq nga Qendra Mediale, si dhe Jan Braathu, ambasador i Norvegjisë në Shqipëri dhe Kosovë, Fletcher Burton shef i OSBES-së në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Filippo Carla, profesor i arkeologjisë dhe i Historisë në Univeristetin e Meinzu.

Tryezën do ta modederojë shkrimtari i njohur slloven, Alesh Debelak.

Komunat politike

0

Bekim KupinaShkruan: Bekim Kupina

Merreni me mend, Komorani e Kijeva, me status të njëjtë sikurse Prishtina e Prizreni. Katundi i parë njihet nga një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës si udhëkryq, në të cilin në prag dhe gjatë luftës kishte ekzistuar një postbllok famëkeq i milicisë serbe. Ndërkaq Kijeva famën më të madhe sesa vendimi për t`u bërë komunë e përjetoi nga një deklarim i diplomatit amerikan, Richard Holbrooke, i cili më 1998 këtë fshat e pati cilësuar më të rrezikshmin në Evropë

Vendimi i Qeverisë në largim të Hashim Thaçit për krijimin e një sërë komunash të reja, ndër të cilat Kijeva e Komorani, është më paradoksali në mandatin që iku. Duke shumëfishuar komunat politike, Thaçi i indoktrinuar nga decentralizimi ahtisaarian, pa prezantuar ndonjë analizë të hollësishme për arsyeshmërinë dhe qëndrueshmërinë, krijoi disa komuna, të cilat nuk i mjaftojnë dhe nuk e arsyetojnë as vetveten.

Pse atëherë vendime të tilla politike për konsum elektoral, por me pasoja afatgjate. Është bërë një vit qëkur qeveria “Thaçi 2” ka miratuar vendimin për themelimin e komunave Has, Gjonaj e Zhegër, me të cilat numri i komunave kosovare arrin në 41. Një vit më pas këto tri katunde komunale vazhdojnë ta bëjnë jetën e tyre si më parë, duke kërkuar zgjidhje për problemet e tyre nga komunat të cilave u takojnë zyrtarisht. Pra asnjë shenjë, përveç një vendimi në letër, me të cilin banorët e këtyre katundeve mund të çmallen sa herë që u bie ndërmend komuna.

Në Han të Elezit dhe Novobërdë, në objektet komunale përgjatë ditës rrallë ndonjë qytetar vërehet duke kërkuar ndonjë shërbim komunal. Nëse ky ritëm është i çdoditshëm, atëherë çfarë të hyrash realizon komuna dhe cila është arsyeshmëria që një lokalitet i caktuar ta bartë statusin e komunës. Në Novobërdë, banorëve të fshatrave periferike u nevojiten 10-15 km rrugë për të marrë një ekstrakt lindjeje, teksa më afër e kanë për ta bërë një punë të tillë në Gjilan. Prandaj, themelimi i kësaj komune nuk është asgjë më shumë sesa një nevojë politike e momentit, por krijim i një problemi afatgjatë. Këto komuna xhuxhe që prej themelimit të tyre nuk kanë arritur të tejkalojnë stadin e zyrave të ofiqarisë, ndaj është anakronik vendimi që numri i tyre të rritet.

Merreni me mend, Komorani e Kijeva, me status të njëjtë sikurse Prishtina e Prizreni. Katundi i parë njihet nga një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës si katund udhëkryq, në të cilin në prag dhe gjatë luftës kishte ekzistuar një postbllok famëkeq i milicisë serbe. Ndërkaq Kijevës reklamën më të madhe në ekzistencën e deritashme ia bëri diplomati amerikan Richard Holbrooke, i cili më 1998 këtë fshat e pati cilësuar më të rrezikshmin në Evropë.

Këto dy argumente nuk përbëjnë as më të voglin shkas që këto katunde të avancohen në komuna. Për faktin e thjeshtë se edhe komunat përreth tyre, siç janë Malisheva e Drenasi, funksionojnë bukur si me zor, ani që trajtimin përgjatë qeverisjes Thaçi e kishin për lakmi. Madje aq mirë trajtoheshin, saqë ministritë e linjës investonin më shumë në Malishevë e Drenas sesa në Prishtinë. Pra këto minikomuna dominonin ndaj kryeqytetit jo për tjetër, por shkaku i favorizimit politik nga partia në pushtetin qendror.

Fundja, mund të kuptohet nevoja e banorëve që disa lokalitete që mund të kenë fuqi ekonomike të avancohen, porse as kjo dëshirë nuk e fuqizon nevojën politike, sepse edhe ashtu komunat kosovare siç janë, të shumtën, në sytë e nevojave praktike qytetare nuk janë asgjë më shumë sesa zyra ofiqarie.

Centralizimi i kompetencave nga pushteti qendror ka lënë komunat aktuale vetëm formalisht në kornizën e këtij statusi. U deshën tri javë bojkot në kërkim të ngritjes së pagave dhe në fund problemin e edukatoreve të çerdheve publike në Prishtinë sërish e zgjidhi niveli qendror. Pasojat e ndeshjes ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal i përjetuan qytetarët që për tri javë rresht u privuan nga e drejta e tyre për t`i dërguar fëmijët në çerdhe. Në të njëjtën linjë, qendrat e mjekësisë familjare përballen me mungesë stafi mjekësor, teksa niveli qendror përcakton shumën dedikuar sektorit komunal të shëndetësisë dhe sipas të cilit mandej krijohen probleme, të cilave komunat nuk mund t`u dalin zot. As me hapjen e çerdheve të reja publike komuna s`mund të bëjë hap para, për faktin e thjeshtë se sërish niveli qendror, Ministria e Financave, nuk lejon tejkalimin e projeksionit buxhetor.

Këta tre shembuj, por edhe shumë të ngjashëm, e shndërrojnë komunën në një institucion skajshmërisht paternalist ndaj nivelit qendror. Rrjedhimisht, atë e bën pjesërisht të padobishme për qytetarin, si institucion i cili ligjërisht duhet të kujdeset për të.
Por, deri te ky stad ka shumë punë, sepse vendimet që janë marrë po dalin të jenë të konsumit ditor. Qeveria vendimet që ka marrë për themelimin e komunave të reja i ka bërë pa ndryshuar bazën aktuale ligjore për të cilën obligohet ligjërisht. Kjo parasheh që pas regjistrimit të popullsisë, të ndryshohet Ligji për kufijtë administrativë, gjë që nuk është bërë. Rrjedhimisht, kjo paraqet pengesën e parë drejt realizimit të idesë për themelimin e komunave të reja.

Me këtë ligj, themelimi i komunave të reja, bashkimi, ndarja, ndryshimi i kufijve administrativë të komunës dhe caktimi i emrit apo selisë se komunës bëhet me plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji. Ky ndryshim nuk ka ndodhur dhe as që mund të ndodhë, ndaj në këtë fazë vendimi për themelimin e komunave Komoran e Kijevë është limonadë për votuesit e kësaj ane që do të marrin mundin për të votuar më 8 qershor.

Prandaj, përpara tendencës për ta paraqitur si nevojë themelimin e komunave të reja duhet hapur debati për rishikimin e funksionimit të pushtetit lokal në Kosovë. Ky debat të pasohet me ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale, me të cilin do të bëhet i mundshëm krijimi i pushtetit treshkallësh: Prefektura, bashkia, komuna. Jo siç është aktualisht, kur të gjitha këto komuna të mëdha e të vogla trajtohen njësoj. Në praktikë niveli qendror ka manifestuar mosgatishmëri për t`i trajtuar komunat siç duhet. Precedent në këtë rrafsh paraqet Prishtina. Prej tetë vjetësh ka mbetur peng Projektligji për Prishtinën, i cili kryeqytetin e bën të jetë i dallueshëm nga komunat e tjera kosovare. Të gjitha subjektet politike janë sjellë me shpërfillje ndaj kësaj nisme, ndaj çështja ka ngecur, duke e trajtuar Prishtinën njësoj si Rahovecin a Junikun. Një poshtërim ky jo vetëm për kryeqendrën, por edhe për shtetin.

Në këtë kontekst pushteti lokal duhet të riorganizohet për të qenë funksional në dobi të qytetarëve, por jo për të përmbushur nevojën politike. Kjo nevojë ka devalvuar në tërësi idenë e ekzistimit të komunave.

Me këtë qasje ka mbetur mangu vetëm edhe themelimi i komunës së Burojës, vendlindja e Thaçit, jo pse ka nevojë, por vetëm për t`ia mundësuar liderit të PDK-së manifestimin e ndjenjës së solidarësisë me bashkëfshatarët e vet, të cilët mbase në gjithë historinë njerëzore tepër zor se mund ta kenë edhe një rast që në krye të Qeverisë ta kenë njeriun e tyre.’/Koha Ditore/

LeAnn Rimes tregon format

0

leanrimesPrej kohësh ka shprehur dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë e një vajze…dhe të hënën la të kuptohej se mund të ishte shtatzënë.

Këngëtarja LeAnn Rimes postoi në profilin e saj në rrjetin social Tëitter disa foto të nxehta me dy mikesha të saj. Në njërën prej tyre, një ndjeksi të saj i kishin rënë në sy format e 31-vjeçares.

“Gjoksi yt duke tepër i madh“, komentoi ai; “jam duke prodhuar qumësht”, ishte përgjigjja e shkurtër e LeAnn.

Këngëtarja 31-vjeçarem është e martuar me Eddie Cibrian, i cili ka dy djem njëri 10 dhe tjetri 6 vjeç nga martesa e tij e mëparshme.

Shkullaku: Nuk është çudi koalicioni PDK-LDK

0

ArmandShkullaku-kolumnistOpinionisti nga Shqipëria, Armand Shkullaku, i cili është mjaft aktiv në Kosovë, sidomos në kohë zgjedhjesh, ka thënë se gjatë fushatës elektorale, e cila zyrtarisht fillon sot (e mërkurë), do të ketë ashpërsim të fjalorit politik, sidomos nga LDK-ja në raport me PDK-në.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Shkullaku ka vlerësuar se diskursit politik të LDK-së nuk do t’i kundërpërgjigjen Hashim Thaçi dhe partia e tij. “Kjo parti – LDK-ja – do të jetë më e zëshme dhe do të tentojë të imponojë një lloj diskursi me agresiv në fushatë ndaj Qeverisë. Ndërsa sa i takon PDK-së, mendoj se fushata e PDK-së do të jetë e përqendruar tek oferta ekonomike dhe nuk besoj se do të replikojë ose të bëjë kundërakuza ndaj LDK-së”, ka deklaruar Shkullaku. Në këtë kontekst, Shkullaku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje!, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, është duke bërë fushatë më përmbajtjesore. “E veçanta e kësaj fushate, sipas meje, qëndron tek Vetëvendosja!, e cila, ndryshe nga subjektet e tjera politike, ka një fushatë më të pjekur politikisht, më të maturuar, më të kujdesshme dhe mua më krijohet përshtypja sikur Vetëvendosja! është duke e ndjerë që pesha e saj është duke u rritur dhe në këtë aspekt është duke u treguar më e kujdesshme edhe në fushatën e saj”, ka thënë Shkullaku.

Ndërkaq duke folur për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Shkullaku ka se mund të ketë surpriza në këto zgjedhje. Sipas Shkullakut, PDK-ja mund të dalë përsëri forca e parë politike në Kosovë. “Se cila do të jetë partia e parë është vështirë ta them, por nëse do t’u referohesha zgjedhjeve lokale të vitit 2013, ku PDK-ja kishte një avantazh të lehtë ndaj LDK-së në numrin total të votave dhe duke parë fushatën e deritanishme, pa gjykuar se çfarë do të ndodhë në dhjetëditëshin e ardhshëm, PDK-ja mund ta ruajë këtë avantazh të lehtë”, është shprehur Shkullaku.

Pas 8 qershorit Shkullaku nuk e ka përjashtuar një koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së, por ka thënë se AAK-ja ka mundësi të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme qoftë me partinë e Thaçit apo Mustafës. “Nuk e shoh një koalicion të tillë, por nuk e përjashtoj, sepse gjithçka do të varet nga numrat. Ky koalicion në dukje të parë mund të mos jetë i shëndetshëm për demokracinë, por nëse Kosovë ka ardhur koha të ketë një opozitë vërtet të fuqishme, e këtë e shoh te Vetëvendosja!”, ka deklaruar Shkullaku.

“Epoka e re”: Z. Shkullaku, cilat janë pritjet tuaja me rastin e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
Shkullaku: Fushata zgjedhore zyrtarisht fillon sot, sepse normalisht kjo fushatë ka filluar prej kohës. Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi qenë në fushatë. Ajo që mund të veçoja në këtë parafushatë është vënë re një shkëputje e ndjeshme e PDK-së dhe kryeministrit Thaçi. Pra, ata kanë qenë në fushatë shumë më herët, madje kanë qenë aktivë dhe energjikë para se të caktohet data e zgjedhjeve. Do ta veçoja edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila, pas PDK-së, ka qenë partia më energjike në këtë fushatë. Ndërsa LDK-ja vetëm në dy-tre ditët e fundit, si të thuash, e ka shtuar ritmin e fushatës, pasi para disa ditësh të është krijuar përshtypja se nuk ishte në fushatë. Ajo çfarë unë parashikoj, fushata zgjedhore deri më 6 qershor do të vijë duke u ashpërsuar nga ana e LDK-së. Kjo parti do të jetë më e zëshme dhe do të tentojë të imponojë një lloj diskursi më agresiv në fushatë ndaj Qeverisë. Ndërsa sa i takon PDK-së, mendoj se fushata e saj do të jetë e përqendruar tek oferta ekonomike dhe nuk besoj se do të replikojë ose të bëjë kundërakuza ndaj LDK-së.

“Epoka e re”: Sipas jush, do të ketë ashpërsim të fjalorit politik vetëm nga ana e LDK-së?
Shkullaku: LDK-ja mund të përdorë një diskurs të ashpër politik, sepse ndoshta dëshiron t’i japë më shumë nerv fushatës së saj elektorale, sepse deri tani i ka munguar nervi. Ndërkohë që, PDK-ja nuk besoj se do ta ashpërsojë fjalorin e saj apo do të reagojë ndaj fushatës së LDK-së. Hashim Thaçi ka zgjedhur të përqendrohet vetëm tek oferta ekonomike dhe vështirë se do të devijojë deri më 6 qershor. Pra, ai do ta luajë rolin e askujt, por do të merret vetëm me ofertën e tij. Ky është një parashikim i imi, megjithatë nuk i dihet. E veçanta e kësaj fushate, sipas meje, qëndron tek Vetëvendosje!, e cila, ndryshe nga subjektet e tjera politike, ka një fushatë më të pjekur politikisht, më të maturuar, më të kujdesshme dhe mua më krijohet përshtypja sikur Vetëvendosje! është duke e ndjerë që pesha e saj është duke u rritur dhe në këtë aspekt është duke u treguar më e kujdesshme edhe në fushatën e saj. Në qoftë se në fushatat e kaluara Vetëvendosje! ka qenë më agresive dhe më e lëvizshme, kësaj radhe vërehet maturia e saj politike që ia ka rritur peshën e saj.

“Epoka e re”: Vlerësoni se është më përmbajtjesore kjo fushatë elektorale në krahasim me fushatat e tjera?
Shkullaku: Është vështirë të them se kjo fushatë është më përmbajtjesore. Kjo fushatë duket më e fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me jetën e qytetarit, por përmbajtja mungon përsëri. Në këtë drejtim kemi përqendrim të diskursit politik në çështje ekonomike, por përmbajtje konkrete ekonomike vështirë se mund të veçosh, pra kemi premtime, por jo angazhime konkrete.

“Epoka e re”: Z. Shkullaku, nga perspektiva juaj, cila parti do të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare? Cila parti do të jetë e para, cila e dyta e cila e treta?
Shkullaku: Është shumë e vështirë të japësh parashikime. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, mendoj se këto zgjedhje janë më vështirë për t’u parashikuar edhe në qoftë se do të kishim një bastore, pra do të ishte vështirë të parashikohet se a do të fitojë Real Madridi apo Barcelona. Zgjedhjet në Kosovë janë bërë si liga spanjolle në futboll, pra ka konkurrentë të fortë. Mendoj se mund të ketë surpriza të ndonjë partie që nuk pritet. Në këtë aspekt mendoj se mund të jetë Lëvizja Vetëvendosje!, ndoshta do të ketë një rritje. Ndërsa se cila do të jetë partia e parë është vështirë ta them, por nëse do t’u referohesha zgjedhjeve lokale të vitit 2013, ku PDK-ja kishte një avantazh të lehtë ndaj LDK-së në numrin total të votave dhe duke parë fushatën e deritanishme, pa gjykuar se çfarë do të ndodhë në dhjetëditëshin e ardhshëm, PDK-ja mund ta ruajë këtë avantazh të lehtë.

“Epoka e re”: Pas 8 qershorit, kush me kënd mund të bëjë koalicion për ta drejtuar Qeverinë e re të Kosovës?
Shkullaku: Edhe kjo pyetje është për “një milionë dollarë”. Koalicioni pas zgjedhjeve do të varet shumë nga fituesi. Nëse PDK-ja do ta ruajë avantazhin si partia e parë, pavarësisht diferencës në përqindje ose në vota, mendoj se nuk do të jetë e pamundur të krijojë një koalicion me AAK-në dhe forcat e tjera. Personalisht AAK-në e shoh si një mundësi për koalicion qoftë me PDK-në, qoftë me LDK-në.

“Epoka e re”: Do të ishte i pamundur koalicioni PDK-LDK?
Shkullaku: Nuk e shoh një koalicion të tillë, por nuk e përjashtoj, sepse gjithçka do të varet nga numrat. Ky koalicion në dukje të parë mund të mos jetë i shëndetshëm për demokracinë, por nëse në Kosovë ka ardhur koha të ketë një opozitë vërtet të fuqishme, këtë e shoh te Vetëvendosja! Nuk është çudi të shohim një koalicion PDK – LDK. Në këtë drejtim do të kishim një forcim të rolit opozitar të Vetëvendosje!-s, të cilën pas katër vjetëve e shoh forcën kryesore politike në Kosovë.

Parliç: As që më ka shkuar ndërmend politika

0

Branka ParliçMbrëmja e tetë e festivalit “Re Musica” ishte rezervuar për pianisten nga Serbia, Branka Parliç e cila interpretoi në mbrëmjen e së hënës. Në natën e interpretimit së saj, Parliç dëshmoi edhe një herë se arti mund të tejkalojë çdo barrierë politike. “Në këtë mbrëmje as që më ka shkuar ndërmend politika dhe them se arti nuk duhet të ketë barriera në mes kulturës së popujve, sikurse kanë çështjet politike”, tha Parliç.

E cilësuar si njëra ndër interpretueset më të mira të muzikës bashkëkohore, ajo ka nisur koncertin e saj në kishën katolike “Shën Ndou” me veprat “Cold Pieces”, “Air that chase away No.2” dhe “Crossed-up Dance No.2” nga kompozitori Erik Satie. Më pas ajo ka vazhduar koncertin e saj të titulluar nga organizatorët e festivalit “Re Musica” si “Nata minimaliste”, me meloditë e veprës “Minimal Prelude No.18” të kompozuar nga Jeroen van Veen.

“Kam filluar të luaj këtë lloj të muzikës që nga koha kur unë isha studente dhe nga kjo periudhë i jam përkushtuar në tërësi muzikës minimaliste. Në “Re Musica” për herë të parë kam luajtur diku para shtatë vitesh dhe sikurse edhe atëherë, përsëri jam tejet e lumtur që kam ardhur për të interpretuar kësaj radhe”, ka deklaruar pianistja Branka Parliç, duke shtuar se këtë muzikë e preferon ta luajë në çdo koncert ku shfaqet ajo.

Pjesën e dytë të koncertit, Parliç e ka vazhduar me veprat e Howard Skempton “Piano works”, “Saltaire Melody”, ku i është bashkuar në interpretim edhe një grup i djemve të Korit të Filarmonisë së Kosovës.

“Këtë lloj të muzikës, pra kontemporane gjithnjë e prezantoj ngado që koncertoj me qëllim që njerëzit të kenë ndjeshmëri për këtë. Duartrokitjet frenetike të publikut për mua ishin sinjal që ata u ndanë të kënaqur me interpretimin tim”, ka thënë pianistja nga Serbia.

Pas mbarimit të koncertit, teksa po bëhej gati që të përshëndetej me miqtë nga Kosova, Branka Parliç nuk la pa thënë edhe disa fjalë rreth festivalit “Re Musica”, i cili këtë vit ka shënuar edicionin e tij të trembëdhjetë,shkruan Zëri.

“Mendimi im për “Re Musica” është së ai vazhdon të jetë njëri ndër festivalet më të mira në Ballkan, sepse në rajonin tonë nuk ka shumë festivale të këtilla”, potencoi Parliç, e cila është drejtoreshë artistike e serialeve koncertale “New Ears for New Music” në Novi Sad.

Filloi fushata

0

Afishet e partiveSot në Kosovë nis zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Gjatë 10 ditëve të ardhshme, partitë politike do të shpalosin programet e tyre. Zgjedhjet e parakohshme pasojnë shpërndarjen e Kuvendit më 7 maj. Ky hap ka ardhur pas dështimit të institucionit ligjvënës që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës.

Të gjitha partitë që konkurrojnë këtë herë, kanë nisur me premtime e vizita edhe para datës zyrtare të cilën e ka caktuar KQZ për fillimin e fushatës për zgjedhjet që do të mbahen me 8 qershor.

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës ka hapë edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare, një minutë pasi ora ka kaluar 12-shin. Me fishekzjarrë në degën e kësaj partie në Prishtinë, ishin nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe kryetari i kësaj dege Lirak Qelaj, të cilët me një besim të plotë në fitore hapen këtë fushatë.

Zgjedhjet e 8 qershorit për nënkryetarin Veseli, do të jenë një mesazh i veçantë për Kosovën shtet ligjorë, i Kosovës shtet të zhvilluar dhe me perspektiv. Nënkryetari Veseli beson se me PDK-në në krye të shtetit të rinjtë do të kenë vendpunësim, një shtet të zhvilluar dhe të integruar në strukturat euroatlantike. Ndërsa në hapjen e kësaj fushate, Veseli thotë se PDK do të jetë në parlament një shumicë.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, një minutë pas mesnate e ka shpallur të mërkurën fushatën për fitore në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit, duke garantuar qytetarët se do të respektohen të gjitha procedurat ligjore që vullneti i sovranit të dëgjohet dhe të respektohet.

“Ne hyjmë në zgjedhje me bindje të plotë se LDK do të fitojë në zgjedhje dhe se ne në mëngjesin e 9 qershorit, një ditë pas zgjedhjeve, do të fillojmë punën për krijimin e kabinetit qeveritar, i cili do të qeverisë Kosovën, jo vetëm në katër vitet e ardhshme por edhe më gjatë, sepse programi ynë qeverisës është një program afatgjatë, i cili siguron stabilitet, siguron prosperitet, dhe siguron qeverisje të mirë të vendit”, ka thënë kreu i LDK-së,shkruan Express.

Ai ka thënë se këto zgjedhje i konsiderojmë tepër të rëndësishme, për fitoren e qytetarëve, sepse programet tona për zhvillimin ekonomik dhe prosperitetit të Kosovës do të bëjnë ndryshimet e qeverisjen në të mirë të vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që zgjedhjet të jenë të rregullta, demokratike, të mbikëqyrura dhe të vëzhguara mirë dhe që rezultatet e zgjedhjeve të jenë atë që burojnë nga vullneti i çdo qytetari në çdo cep të Kosovës”, ka potencuar Mustafa.

Fushata është hapur edhe nga partitë e tjera.