Home Blog Page 8478

Gisele Bundchen zhvishet për revistën “LUI”

0

giselefoSupermodelja braziliane Gisele Bundchen ka pozuar e zhveshur për revistën franceze “Lui”. Në vitin 1998 Alexander McQueen i vuri nofkën “Trupi” dhe po të shikosh këto foto nuk është shumë e vështirë ta kuptosh pse.

Gisele në foto sesionin e fundit duket e magjishme në kopertinën e revistës “Lui”. 33-vjeçarja pozon në foto tejet sensuale pranë një pishine me taka të larta që nxjerrin në pah siluetën e saj shumë seksi.

Në një foto tjetër ajo mban çizme të gjata të zeza dhe të brendshme Givenchy duke tymosur një cigare. Këto foto nuk janë të çuditshme për modelen Gisele sepse brazilianja ka pozuar e zhveshur nëpër kopertina edhe më parë.

Modelja ndoqi hapat e Rihanna-s e cila pozoi “topless” në kopertinën e revistës franceze “Lui” në muajin prill.

Mustafa: Shteti është i kapur nga krimi

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në hapje të fushatës elektorale ka thënë se shteti është kapur nga krimi dhe duhet të ndodh çlirimi nga kriminelët. Mustafa, ka thënë se sot po nis fitorja e madhe e LDK-së e cila do të kurorëzohet më 8 qershor.
“Motoja jonë se vetëm ne mundemi është se vetëm ne do të realizojmë fitoren e demokracisë”, ka thënë Mustafa.

“Kësaj radhe ju them se LDK ka punuar shumë, LDK ka punuar në të gjitha pjesët e Kosovës, LDK ka përkrahjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

VV nga Sharri: Me Vetëvendosjen Mitrovica do të bashkohet

0

vv-3199Lëvizja Vetëvendosje ka bërë sot prezantimin e Alternativës Qeverisëse edhe në komunën e Sharrit. E po ashtu kjo lëvizje ka prezantuar edhe kandidatin e saj për deputet nga ky vend.
I bindur në fitore, ka qenë Rexhep Selimi, tash ish – deputet, i cili ka thënë se Vetëvendosje çdo ditë po rritet.

“Alternativa Qeverisëse do të jetë programi qeverisës e për këtë duhet ta kthejmë datën 8 qershor, në datën e fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Selimi

Selimi ka premtuar se Sharri nuk do të ndahet, por sipas tij edhe Mitrovica do të bashkohet, sepse këtë sipas tij do ta bëjë fitorja e pandalshme e Vetëvendosjes.

Për pikat e Alternativës Qeverisëse, para qytetarëve të Sharrit, ka folur edhe kryetari i kësaj Lëvizje, Albin Kurti.

Ai ka thënë se qeverisja e VV-së, synon ta zbusë pabarazinë dhe ta bëjë jetën e qytetarëve më të kollajshme, e më të dinjitetshme.

“Me qeverinë e Vetëvendosjes shporta e konsumatorit kosovar do të jetë më e rëndë për nga pesha, dhe më e lirë për nga çmimi. Qeverisja e Vetëvendosje do t’i nx jerrë nga kriza e mjerimi edhe punëtorët edhe të papunët, edhe Sharrin, edhe Kosovën”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se Vetëvendosje angazhohet për një shoqëri pa privilegje e diskriminime.

E në këtë tubim ka folur po ashtu edhe kandidati i kësaj lëvizje, Ismail Ahmeti i cili edhe u prezantua.

Ai ka thënë se qytetarët e Sharrit meritojnë një qeverisje më të mirë dhe është një fat i madh që këtë herë kanë mundësi ta bëjnë ndryshimin.

“Shteti nuk është spektator, por faktor dhe me rol aktiv në hartimin e politikave që punësojnë më shumë njerëz”, ka thënë Ismail Ahmeti.

Tre persona në Prizren dënohen me nëntë vite e dy muaj burg

0

Burgu dubravS.L.B dhe L.S, janë dënuar me me nëntë vite e dy muaj burg nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Me datën 21.09.2008 e akuzuara L.S , komunikon me telefon celular me të dëmtuarin G.RR.të cilin e bind që me automjetin e tij të markës ”Opel Zafira”, ta transportojë atë nga Prizreni deri tek qendra tregtare ”Edi Market” e cila gjatë rrugës deri sa ishte në automjetin e të dëmtuarit bisedon në telefon me të akuzuarin S.P. “

“Pasi që arrijnë te marketi në fshatin Lutogllavë, dhe hyjnë në një rrugicë që shpije për në fshatin Korishë, atëher me automjetin e markës “Golf” , me ngjyrë të kuqe u dalin përpara të akuzuarit S.P , dhe L.B, të cilët me forcë e nxjerrin nga automjeti i tij të dëmtuarin G.RR, pastaj e kuzuara L.S,ikë nga vendi i ngjarjes, ndërsa të akuzuarit S.P, dhe L.B, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur e marrin të dëmtuarin me automjetin e tij dhe e dërgojnë në malet afër fshatit Çadrak, Komuna e Suharekës, duke ia mbajtur armën në kokë e detyrojnë të dëmtuarin që nga vëllau i tij SH.RR të kërkoj dy milion euro për lirimin e tij. Në vend dhe në kohë të njejt të dëmtuarit i shkaktojnë lëndim të rënd trupor me zvoglimin e përhershëm të aftësisë për të punuar”, njofton Gjykata në Prizren.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda gjykon,S.P ,me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 23.09.2008 deri me 01.11.2010.”

“L.B. me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj, në të ciliën dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 23.09.2008 deri me 01.11.2010.L.S me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite e 2 muaj, në të cilën dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 23.09.2008 deri me 01.11.2010”/PrizrenPress.com/

 

BD: Bejtulla Lika aderoi në PDK me lejën e Zafirit

0

BD.2Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës ka sqaruar se nënkryetari i Degës së tyre në Lybiqevë ka aderuar me lejen e tyre në PDK.
“Njoftojmë opinion e gjere dhe strukturat e Bashkimit Demokratik se Bejtulla Lika i cili ka aderuar sot në PDK ka marrë leje nga kryetari i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha”.

“Bejtulla Lika pas premtimit që ka marrë nga PDK që më 1 qershorë do ta fusin në punë dhe pas konsultimit të tij me kryetarin Berisha sot ka kaluar ne PDK, për çudi data 1 qershor është ditë e dielë dhe kjo tregon seriozitetin e PDK-së për z.Lika”, njofton BD.

“Edhe për kundër shantazheve dhe presioneve mbi aktivistët e Bashkimit Demokratik dhe qytetarëve të Prizrenit nga pushteti në ikje Bashkimi Demokratik dhe NISMA për Kosovë janë të vendosur si asnjë hërë më parë që do të dalin fituese në zgjedhjet e 8 qershorit”

“Bashkimi Demokratik vazhdon aktivitetet e saja në kuadër të fushatës zgjedhore dhe beson fuqishëm se me 8 qershorë qytetarët e Prizrenit do ta ndëshkojnë pushtetin që për 7 vite ka denigruar dinjitetin qytetarë”./PrizrenPress.com/

 

Afërdita Dreshaj ekspozon trupin e saj seksi

0

Aferdita Dreshaj seksi1Afërdita Dreshaj ka lajmëruar fansat e saj në Instagram për projektin më të ri të modelingut.

Modelja kosovare ka publikuar dy foto në të cilat duket mjaft bukur me rroba banjoje dhe afër një pishinë.

Poshtë fotos ka shkruar “Very soon! Story cover”.

 

 

 

Aferdita Dreshaj seksi

“One Direction” konsumojnë marijuanë, shokohen prindërit e fansave të grupit

0

One Direction konsumojne marijuaneNjë video e cila po bën xhiron e botës, ka shokuar prindërit e miliona adoleshentëve që janë fansa të grupit “One Direction”, pasi ata konsumonin marijuanë.

Videoja e publikuar ditën e sotme nga” MailOnline” tregon se si djemtë e grupit “One Direction”, shfaqen duke konsumuar nga një cigare marijuanë dhe duke bërë shaka lidhur me kontrabandën e drogës.

Pas koncertit që kishin dhënë në Peru, videoja po xhirohej nga një prej anëtarëve të grupit, Louis Tomlinson.

“MailOnline” ka siguruar pamjet ku shfaqen djemtë Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, teksa pinë marijuanë. Louis Tomlinson i cili është vetëm 22 vjeç, ndodhet pas kameras duke thënë: “Ja tek jemi duke lënë pas Perunë. Ditë të gëzuara”.

NISMA akuzon Thaçin se ka tentuar t’i elimonojë njerëzit e saj nga skena politike

0

Nisma-kodraetrimaveeNISMA për Kosovën ka mbajtur takim me qytetarët e lagjes “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Në këtë takim ishte i pranishëm Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj dhe të gjithë kandidatët për deputetë nga NISMA për Kosovën në Prishtinë.

Kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmri Limaj, qytetarëve prishtinas u tha se vendi ynë ka degraduar në përmasa të mëdha, pushteti po uzorpon çdo gjë, edhe mendimin edhe orientimin po tenton të ua kontrolloj qytetarëve.

Kosova nuk vuan për ligje, doktorë, bujqësi, por vuan për mungesën e menagjimit të duhur të këtyre fushave dhe shumë tjerave, dhe kjo ndodh për faktin se në këtë vend, njerëzit nuk lejohen të punojnë dhe ushtrojnë përgjegjësinë e tyre, tha Limaj.

“Njerëzit që e kanë ndërtuar NISMËN për Kosovën, vazhdimisht janë munduar të i menjanojnë nga skena politike, janë munduar të ua ndalojnë edhe realizimin e projekteve të përgjegjësisë së tyre, por jeni ju dhe janë shumë qytetarë të vendit që me mbështetjen e dhënë, nuk keni lejuar të ndodhin gjëra të tilla, dhe jeni ju ata që së bashku me NISMËN do t’i bëni edhe më të fuqishëm”, ka thënë anëtari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi.

Poashtu, anëtari tjetër i Kryesisë së NISMËS, Bedri Statovci, u tha se NISMA për Kosovën do të jetë një mbeshtetje e madhe për gjeneratat e reja, sepse të rinjtë janë promotor i zhvillimeve të reja të vendit tonë. /PrizrenPress.com/

Ushtrimet e përbashkëta ushtarake Kosovë-Serbi, skandalizojnë serbët

0

FSK-marrshSerbët reagojnë ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake në mes të Ushtrisë së Serbisë dhe FSK-së. Mediat në Serbi thonë se kjo është në mospërputhje me deklaratat e mëhershme të zyrtarëve serbë, kundër ndihmës së FSK-së në rajonet e përmbytura.

Mediat serbe kanë publikuar shkrime duke e quajtur si rast skandaloz pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë në një ushtrim me ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në tekste të disa portaleve serbe, thuhet se një ushtrim në mes të Ushtrisë së Serbisë dhe, siç e quajnë ata “të ashtuquajturës Forcës së Sigurisë së Kosovës”, larg vëmendjes së mediave, kanë marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët të NATO-s, në poligonin ushtarak të Hohenfels-it të Gjermanisë.

“Na befason edhe fakti kur Zyra për Kosovën në Beograd, kishe reaguar ashpër pas ofertës që qeverisja në Prishtinë kishte ofruar ndihmë duke thënë se janë të gatshëm të dërgojnë njësitet speciale për të asistuar në katastrofën natyrore në Serbi”.

Në ushtrimet me titullin “Combined Resolve-II”, marrin pjesë rreth 4.000 ushtarë nga Shqipëria, Austria, Bulgaria, Kroacia, Franca, Gjeorgjia, Hungaria, Kosova, Lituania, Polonia, Rumania, Serbia dhe SHBA.

Shumë pickime nga rriqrat

0

Rriqrat6-21Problemi mjedisor me të cilin është ballafaquar Kosova prej vitesh me pickimin e rriqrave dhe ethet hemorragjike, sipas profesionistëve shëndetësorë është bërë një problem kronik.

Zyrtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe institucione tjera relevante, kanë ngritur një komitet ndërministror, që do të shërbejë për parandalimin e sëmundjes në fjalë.

Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së tha për Radion Evropa e Lirë se situata epidemiologjike në nivel Kosove është nën kontroll, dhe sipas tij, nuk ka vend për panik.

Ndryshe prej datës 8 shkurt, kur edhe është paraqitur rasti i parë i pickimit të rriqrave për këtë vit, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, deri tani, sipas drejtorit të kësaj qendre, Besim Zogaj ky numër ka arritur në 704 persona të pickuar nga rriqrat.

“Një rast ka qenë i verifikuar me ethe hemorragjike, derisa është shëruar, dhe të tjerë kanë qenë vetëm të pickuar nga rriqrat. Prej muajit shkurt e deri më tani, 20 pacientë janë shtrirë në klinikën infektive në Qendrën Klinikën Universitare, si të dyshimtë me ethe hemorragjike. Tash me informacionin që e kam, sot janë të shtrirë vetëm 6 persona, por jo me ethe hemorragjike”, bëri të ditur Zogaj.

Ndërkaq, infektologu Izet Sadiku, tha për Radion Evropa e Lirë se me ngritjen e temperaturave është rritur edhe numri i personave që kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinikë Universitare, përkatësisht në Klinikën Infektive, si pasojë e pickimit nga rriqrat.

Por, sipas zotit Sadiku, situata është nën kontroll dhe është vetëm një rast që është konfirmuar me ethe hemorragjike.

“Pas ngritjes së temperaturave është ngritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë si pasojë e pickimit të rriqrave. Një rast është konfirmuar me ethe hemorragjike, krime kongo, i cili tashmë është në shtëpi pas hospitalizimit, derisa dy raste të tjera me sindrome veshkore, dhe gjendja e tyre është e mirë por janë në shërim e sipër”, tha Sadiku.

Ndryshe, nga ethet hemorragjike gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar nga rriqrat 5.200 qytetarë.

Jusuf Dedushaj, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pati bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se këtë vit janë ndarë mjete shtesë nga Qeveria e Kosovës për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Ai ka folur edhe për masat mbrojtëse në praktikë, sa i përket etheve hemorragjike.

“Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet të veçantë për këto masa dhe mendoj që do të mbulohet gjithë veprimtaria e lidhur me këtë sëmundje deri në vitin 2017. Në praktikë është bërë livrimi i tokave, asgjësimi i shkurreve, dezinfektim i stallave dhe kafshëve, sepse është kryesore që të ndërpritet hallka e paraqitjes së sëmundjes”, kishte thënë Dedushaj.

Ai tha gjithashtu se po punohet në vetëdijesimin e popullatës, gjë që konsiderohet si shumë e rëndësishme në uljen e numrit të njerëzve që pickohen nga rriqrat.

Edhe zoti Zogaj ka thënë se në shkollat fillore dhe të mesme, tashmë janë në ciklin e dytë të ligjëratave për vetëdijesimin e të rinjve për pasojat e pickimit të rriqrave dhe mbrojtjen nga to.

“Aktualisht, së bashku me ISPSH-në, jemi në përfundim të ligjëratave në shkolla. Sa i përket spërkatjes, janë spërkatur afër 10 fshatra dhe do të shohim se deri ku do të arrijmë më spërkatje”, theksoi Zogaj.