Home Blog Page 8481

Hoxhaj harron lobimin e MPJ-në, bënë fushatë në Prizren

0

enver hoxhaj me shendetesiMinistri i Jashtëm në detyrë Enver Hoxhaj, në dy javët e fundit po del të jetë personi me aktiv në parti pas kryetarit të tij Hashim Thaçi. Ai madje aktivitetin e ka shtrirë aq shumë sa që dikasterin e shtetit që e ka drejtuar për më shumë se tre vjet, e ka harrur pothuajse fare. Udhëtimet jashtë shtetit i ka ndërprerë të gjitha, derisa edhe takimet me homologë e diplomatë ndërkombëtarë mungojnë në agjendën e tij.

Thirrjes së kreut të PDK-së për mobilizim të partisë drejt kërkimit të mandatit të tretë, më së miri i është përgjigjur vetë Hoxhaj, i cili krahas rajonit nga vjen – Suharekë, Prizren e Rahovec, nuk mungon edhe në pjesë tjera të Kosovës ku shihet krah bashkëpartiakëve të tjerë. Ky angazhim shihet edhe gjatë orëve të paradites kur Hoxhaj, realisht është dashur të jetë në vend të punës në institucionin shtetëror që e drejton. Ky fakt, konstatohet më së miri po t’ia hedhësh një sy profilit zyrtar të tij në Facebook, ku pothuajse çdo dy tre orë rifreskohet me fotografi dhe lajme që përshkruajnë aktivitetin e tij partiak.

Jo vetëm kaq, Hoxhaj gjithë këtë “maratonë”, të takimeve nuk po e bën në këmbë por me veturë zyrtare të ministrisë. Ai në shumicën e tubimeve paraelektorale e përdor veturën e shtetit dhe shoferin që paguhet nga buxheti i Kosovës. Hoxhaj agjendat jashtë vendit, i ka ndërprerë saktësisht në ditën kur është shpërndarë Kuvendi i Kosovës më 7 maj dhe vizita e tij në cilësinë e ministritë ka qenë në Greqi, në kuadër të një takimi të vendeve të rajonit.

Ministrisë së Drejtësisë i mbeten veturat pa ngjyrosur

0

VeturaMinistria e Drejtësisë ka gjetur Operatorin ekonomik i cili do t’i ngjyroste veturat e kësaj ministrie për vetëm 1 cent. Por ky çmim i ofruar duket të jetë manipulativ pasi që kjo ministri nuk ka ndërmend fare t’i ngjyrosë veturat e saj.Bazuar në vlerësimet e operatorëve ankues kjo ministri, në rast se do të lidhte marrëveshje me operatorin e shpërblyer me kontratë

“Sfishta”, atëherë brenda tri viteve do të dëmtohej për 74 mijë euro pasi që operatori i shpërblyer me kontratë nuk ka ofruar çmime të tilla të lira për pjesët që janë paraparë të ndërrohen. E me këtë konstatim është pajtuar edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) që ndryshe njihet si “gjykata e tenderëve”. Ky institucion ka konstatuar se asnjë ofertues nuk ka qenë i përgjegjshëm sa i përket ofrimit të çmimeve nëse merren parasysh çmimet e tregut.

OSHP pas dy ankesave që ka pranuar nga kompanitë “Almakos Global Services” (AGS) dhe “Volswagen” ka marrë vendim që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ritenderim. Kompania ankuese AGS ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë në dosjen e tenderit ka kërkuar që çmimet të jenë reale të tregut, përderisa në dokumentacionin e kompanisë të rekomanduar për kontratë nuk përkojnë me çmimet e tregut..

KQZ me udhëzues për vendet e garantuara

0

KuvendiKosoves5-27Dilemat se si do të bëhet shpërndarja e vendeve të garantuara, tash pasi nuk do të kenë më vende të rezervuara ka kaluar në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky mekanizëm të martën ka diskutuar për këtë çështje, ndërsa ka themeluar edhe një grup punues i cili do të ketë për detyrë që ta hartojë një udhëzues i cili do t’i shërbejë Qendrës së Numërimit të Votave për të përcaktuar më pas edhe ndarjen e ulëseve në Kuvend.

Gazeta Tribuna ditë më parë ka raportuar se si janë shfaqur paqartësi rreth ndarjes së vendeve të garantuara. Derisa një palë konsideron se komuniteti pakicë, pas këtyre zgjedhjeve do t’i ketë fiks 20 ulëse në Kuvend, pala tjetër ka bindjen se ky komunitet mund të marrë mandate më shumë se kaq, nëse pjesëmarrja e qytetarëve minoritarë është e madhe.

Sidoqoftë, anëtarët e KQZ-së deklarojnë se në këtë drejtim çdo gjë është e qartë dhe e përcaktuar me Kushtetutë, megjithatë e shohin të nevojshëm hartimin e një udhëzuesi. Kryetarja Valdete Daka ka thënë se ky udhëzues do ta qartësojë edhe më shumë situatën, pasi nga viti 2012 ka pasur ndryshime të dispozitave në Kushtetutën e Kosovës/tribuna/

Votat do të verifikohen disa herë

0

pdk-aak-ldk fletvotimeVotat e subjekteve dhe kandidatëve të partive politike do të kalojnë nëpër disa filtra, shkruan sot Koha Ditore.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po shqyrton mundësinë që për zgjedhjet nacionale të 8 qershorit ta bëjë verifikimin, rrjedhimisht rinumërimin e votave të subjekteve e kandidatëve në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR).

Kjo kërkesë ka ardhur nga PDK-ja, LDK-ja, dhe AAK-ja, përmes përfaqësuesve të tyre në KQZ, për të cilën pikë u diskutua në mbledhjen e së martës në KQZ.

Anëtarët nënshkrues e arsyetuan shkresën se ajo do të ndikojë në rritjen e transparencës dhe besimit të kandidatëve në rezultatin zgjedhor, me theks të veçantë votave për kandidat./koha ditore/

Ramush Haradinaj: I kam vuajtur pasojat e SHIK-ut

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “Clic” në RTV21 ka thënë se ai i ka vuajtur pasojat e Shërbimit Informativ të Kosovës. Madje, ai ka thënë se nuk e kupton se pse duhej të kishte ekzistuar një organizatë e tillë pas luftës.
“Kam qenë pjesëtar i UÇK-së kemi pasur një organizatë G2. Ata kanë qenë si me thënë spiunët e UÇK-së por nuk ka pasur punë sepse nuk kemi pasur çka të spiunojmë armikun sepse e kemi parë”, ka than Haradinaj.

Sipas liderit të AAK-së, pas luftës, ekzistenca e këtyre mekanizmave disi është e çuditshme.
“Unë po ju them e kam një aspekt personal, unë i kam vuajtur dëmet e kësaj organizate pas lufte. Në mënyra të ndryshme na kanë diskredituar dhe në mënyra të ndryshme kemi rënë në kurthet e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Të enjten, aktgjykimi i Sylejman Selimit me shokë

0

SylejmanSelimi-TomeGashiAktgjykimi ndaj Sylejman Selimit, Ismet Haxhës, Shefki Hysenit dhe Nexhat Qubrelit, pritet të shpallet të enjten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosova, avokati mbrojtës i Ismet Haxhës, Mahmut Halimi.

Tre ish pjesëtaret e UÇK-së akuzohen për krime lufte ndaj popullatës civile.

LDK: Thaçi po keqpërdorë policët, mjekët, shërbyesit civil

0

IsaMustafa-LDKLidhja Demokratike e Kosovës i konsideron të paligjshme dhe të pamoralshme, veprimet që po bën kryeministri në largim Hashim Thaçi me shërbyesit publik në Kosovë. ”Se deri ku ka shkuar kapja e shtetit nga Thaçi dhe partia e tij, tregon edhe spoti ku ai keqpërdor policët, infermierët, mjekët, mësimdhënësit si dhe shërbyesit tjerë pubikë për të bërë fushatë për partinë e tij politike”, thekson LDK.

“LDK-ja e konsideron të paligjshme që policia e shtetit të përdoret për fushatë zgjedhore dhe spote promovuese politike, sepse Policia është institucion i shtetit, i cili duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve mbi bazën e mandatit ligjor që ka. Nuk është rasti i parë që PDK turpëron Policinë e Kosovës.

Ata madje janë rrahur nga djemtë e nënkryetarit të PDK-së, në pikë të ditës dhe asnjëherë nuk kanë dhënë përgjegjësi para ligjit, sepse ata janë mbi ligjin.

Përdorimi i shërbyesve publikë për fushata partiake dhe personale, ndodh vetëm në vendet diktatoriale, siç po synon PDK dhe Thaçi ta shndërrojë Kosovën.

Rritja e pagave të shërbyesve publikë nuk është bërë nga buxheti personal i Thaçit, por nga paratë e taksapaguesve kosovarë. Kjo rritje nuk i lejon atij komoditetin që ta turpërojë këtë kategori të shoqërisë.

Detyrimi që po bën kryeministri në largim, që shërbyesit civilë të dalin publikisht dhe të deklarojnë lartësinë e pagave të tyre është shkelje e rëndë e sekretit afarist dhe privatësisë. Për LDK-në, këto veprime jodemokratike dhe johumane bien ndesh edhe me traditën shqiptare, ku familja dhe privatësia janë të shenjta.

LDK-ja i garanton qytetarët e Kosovës se vlerat e Partive Popullore Evropiane, pjesë e të cilave është LDK-ja, do të ruhen në maksimum dhe i garantojmë ata se qeveria e LDK-së, asnjëherë nuk do të detyrojë asnjë familjar Tuajin që të dalë në publik dhe të flasë për privatësi.

LDK-ja i bën thirrje edhe vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, që të monitorojnë shkeljet e privatësisë dhe keqpërdorimin që po bën kryeministri në largim.

LDK-ja si pjesë e PPE-së, zotohet se parimet dhe vlerat demokratike të familjes dhe privatësisë do të respektohen në maksimum, konform ligjeve të Kosovës dhe traditës tonë të shëndoshë ndër shekuj”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Bordi i AGK-së i kërkon ish-kryetares që t`i dorëzojë dokumentacionet dhe asetet

0

AGPK-logoBordi i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka zhvilluar të martën takimin e parë të punës, pas Kuvendit të mbajtur më 26 maj.

Në takimin e mbajtur në Prishtinë, anëtarët e bordit kanë diskutuar për gjendjen në të cilën gjendet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe për hapat e mëtejmë të funksionalizimit të AGK-së.

“Bordi i ka bërë thirrje ish-kryetares së Asociacionit, Liridona Lluka, që t`i dorëzojë të gjitha dokumentacionet dhe asetet e asociacionit të cilat janë pronë e organizatës dhe do të duhej të ishin në funksion të bordit të ri”, thuhet në një kumtesë të Asociacionit.

Bordi i ri ende nuk ka pranuar asnjë dokumentacion zyrtar dhe asnjë raport për punën e realizuar në të kaluarën nga ish-udhëheqja e AGPK-së, tani AGK.

“Të gjithë anëtarët e bordit të AGK-së mbeten të përkushtuar në funksionalizimin sa më të shpejtë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës”. /PrizrenPress.com/

Alpinistja norvegjeze zhvishet në malet e Rugovës (Foto)

0

Marina Laura Bonta mbi kaliAlpinistja norvegjeze, Marina Laura Bonta ka pozuar gjysmë e zhveshur në malet e Rugovës.

“Unë e nisa këtë trend në Kosovë, tash është radha e juaj që ta vazhdoni vajza”, ka shkruar Bontà në profilin e saj në Facebook.

Megjithatë, se a do të arrihet ky trend, që vajzat të pozojnë gjysmë të zhveshura pritet të shihet në të ardhmen.

Marina Laura Bonta-topless

Helmohet gruaja e Mustafa Sandal, Emina Jahovic

0

Emina Jahovic-kengetareEmina Jahovic është shtrirë në spital për shkak të helmimit në lukth.

Këngëtarja e njohur me origjinë boshnjake Emina Jahovic njëherit edhe bashkëshortja e pop yllit turk Mustafa Sandal është shtrirë në spital për shkak të helmimit në lukth që e ka përjetuar dje.

Lajmin e bën të ditur vet këngëtarja përmes një fotoje të postuar në Instagram.