Ministrisë së Drejtësisë i mbeten veturat pa ngjyrosur

VeturaMinistria e Drejtësisë ka gjetur Operatorin ekonomik i cili do t’i ngjyroste veturat e kësaj ministrie për vetëm 1 cent. Por ky çmim i ofruar duket të jetë manipulativ pasi që kjo ministri nuk ka ndërmend fare t’i ngjyrosë veturat e saj.Bazuar në vlerësimet e operatorëve ankues kjo ministri, në rast se do të lidhte marrëveshje me operatorin e shpërblyer me kontratë

“Sfishta”, atëherë brenda tri viteve do të dëmtohej për 74 mijë euro pasi që operatori i shpërblyer me kontratë nuk ka ofruar çmime të tilla të lira për pjesët që janë paraparë të ndërrohen. E me këtë konstatim është pajtuar edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) që ndryshe njihet si “gjykata e tenderëve”. Ky institucion ka konstatuar se asnjë ofertues nuk ka qenë i përgjegjshëm sa i përket ofrimit të çmimeve nëse merren parasysh çmimet e tregut.

OSHP pas dy ankesave që ka pranuar nga kompanitë “Almakos Global Services” (AGS) dhe “Volswagen” ka marrë vendim që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në ritenderim. Kompania ankuese AGS ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë në dosjen e tenderit ka kërkuar që çmimet të jenë reale të tregut, përderisa në dokumentacionin e kompanisë të rekomanduar për kontratë nuk përkojnë me çmimet e tregut..

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Lajmet e Fundit