Home Blog Page 8482

Komuna e Prizrenit thërret dhe paguan darkën e Thaçit me mësimdhënësit

0

thaci me mesimdhenes ne pzDarka tradicionale e mësimdhënësve prizrenas me kryeministrin Hashim Thaçi është organizuar dhe paguar nga Komuna e Prizrenit. Në këtë organizim vjetor pretendenti për mandatin e tretë të kryeministrit u premtoi mësimdhënësve të pranishëm rritje pagash prej 100 për qind në mandatin e ardhshëm. Sipas komunës të pranishëm ishin 2000 mësimdhënës, ndërsa menyja për një person sillej prej 7 deri në 8 euro duke e çuar koston e kësaj darke në rreth 15 mijë euro.

Ndonëse nuk e përmendi “Misionin e Ri”, Hashim Thaçi shfrytëzoj rastin që në darkën e organizuar në një ambient malor afër Prizrenit të impresionojë mësimdhënësit e kësaj komune me premtimin për rritje pagash prej 100 për qind në katër vjetët e ardhshëm.

“Sonte vetëm dua t’ju siguroj dhe garantoj se për katër vjetët e ardhshëm, ju ftoj që me vëmendje këtë mesazh ta merrni, për gjithë mësimdhënësit e Republikës së Kosovës, duke filluar nga ata universitarë, të mesme dhe fillore do të ketë rritje të rrogave për çdo vit nga 25 për qind’’.

Ai po ashtu ua kujtoi atyre se ua kishte rritur pagat disa herë gjatë qeverisjes së tij.

Të hënën siç është bërë traditë që 7 vjet, Komuna e Prizrenit organizoi darkën me mësimdhënës ku i pranishëm është gjithmonë edhe kryeministri Hashim Thaçi.

Thaçi, i shoqëruar nga kryetari i Prizrenit Ramadan Muja, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe shumë personalitete tjera nga PDK-ja, përveç tjerash kërkoi edhe përkrahjen në zgjedhjet e 8 qershorit.

Ndër premtimet tjera, Thaçi para punëtorëve të arsimit prizrenas tha se semestrat për studentët e universitetit publik do të zvogëlohen për 50 për qind, po ashtu 50 për qind do të ketë zvogëlim për mensë dhe konvikte, po ashtu tha se ka marrë vendim që 80 mijë studentë nga tetori i këtij viti do të fillojnë studimet falas.

Megjithë këto premtime, dy ditë para fillimit të fushatës zyrtare parazgjedhore, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit Ymer Berisha, njëherësh edhe këshilltar i Ramadan Mujës, nuk mendon se darka është përdorur për promovim partiak.

Sipas tij këto assesi nuk mund të quhen premtime politike, sepse siç tha ai mësimdhënësit janë shërbyes profesionalë të shtetit, me të cilët kryeministri bashkë me kryetarin e komunës Ramadan Mujën janë takuar për të dëgjuar hallet e tyre dhe sipas Berishës edhe për të hartuar politika më të avancuara.

Në anën tjetër të ngazëllyer nga premtimet e shumta të kryeministrit, njëra nga mësimdhënëset e pati edhe një kërkesë shumë interesante.

“U gëzum që po na premton shumë kryeministri. Këto koleget e mia po thojnë a bën edhe në deti me na çu”, tha mësimdhënësja Shqipe Krasniqi.

“E kemi ndërtuar rrugën e kombit për të shkuar më shpejt dhe janë rritur pagat për të qëndruar edhe më shumë n’deti”, tha kryeministri.

Nexhat Çoçaj, drejtor i Arsimit në Prizren tha se këtë darkë e ka organizuar drejtoria e tij, por tha se nuk e dinte kush do të paguajë.

“Unë vetëm i kam ftuar mësimdhënësit për darkë, se qysh e kush e paguan darkën unë nuk e di”, tha Çoçaj.

Mirëpo, këtë informatë e ka zëdhënësi i komunës.

“Organizimi është i Komunës së Prizrenit dhe Komuna e Prizrenit sigurisht që merr përgjegjësinë e pagesës së kësaj darke. Darka-në fakt menyja sillet 7-8 euro për person dhe sipas informacioneve tona, numri i arsimtarëve pjesëmarrës sillet afërsisht rreth 2 mijë persona”, tha Berisha./Gazeta Jeta ne Kosovë/

Hoti ironizon me darkën e Thaçi që e shtroi me arsimtarët në Prizren

0

AvdullahHoti-LDKKandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka ironizuar me darkën që Hashim Thaçi e shtroi mbrëmë në Prizren për arsimtarët. Reagimin e tij, të bërë në rrjetin Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë

“Hashim Thaci dje në mënyrë të dhunshme privoj nga e drejta e edukimit dhe arsimimit fëmijët e shkollave të qytetit të Prizrenit. Ai i detyroj fëmijët të kthehet mbrapa në shtëpi, pasi që mësuesit dhe arsimtarët e tyre, dhunshëm u detyruan të shkojnë në darken e shekullit të ftuar nga shefi i shefave. Duke vepruar sipas mendësisë se tyre të pa edukuar dhe e paarsimuar, Hashim Thacit, dhe vartësve mundohen që edhe brezat e rijnë të mos edukohen/arsimohen”, shkruan Hoti në Facebook.

“LDK dhe populli arsimdashës i Kosovës këtë do ta ndaloj më 8 qershor. LDK dhe populli i Kosovës më 8 qershor do t’ua mundësoj arsimtarëve dhe mësuesve tanë që profesionin e tyre të shenjt ta zhvillojnë në mënyrë të lirë dhe të pa shantazhua”.

Prizren, arrestohet përfituesi i prostitucionit

0

Prostitucioni-shqiptarjaPolicia në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për ndërmjetësim dhe zhvillim të prostitucionit

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se duke përfituar materialisht ka ndërmjetësuar duke u mundësuar disa personave zhvillimin e prostitucionit”, njofton Policia në Prizren.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./PrizrenPress.com/

LDK takohet me aktivistët e fshatrave të Hasit

0

Haziz HodajDega e LDK-së në Prizren ka takuar strukturën dhe aktivistët e fshatit Gjonaj dhe fshatrave përreth të Hasit. Në këtë takim janë prezantuar kandidatët për deputet nga Prizrenit.

Në hapje të këtij takimi nënkryetari i Degës së LDK-së në Prizren Haziz Hodaj tha se janë njëmijë e një arsye që qytetari me 8 qershor ta votojë LDK-në.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit, Halil Bicaj, u tha hasjanëve se “ka ardh koha që me e dërgu në shpi qeverinë aktuale”.

Kandidati për deputet i LDK-së Anton Quni , tha se programi i LDK-së është program i bazuar në vlera.

Në këtë takim ta pranishmëve iu dejtuan edhe Arbën Gashi dhe Naser Osmani, gjithashtu kandidatë të LDK-së për deputet ndërsa u preznetuan të gjithë kandidatët e pranishëm për deputet të listës së LDK-së. /TV Opinion/

Hoxhaj takohet me punëtorët e shëndetësisë

0

enver hoxhaj me shendetesiNënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takm me punëtorët e shëndetësisë në Prizren.
“Një takim të shkëlqyer zhvillova me mjekë, infermierë dhe punëtor shëndetësorë të qytetit të Prizrenit. I falendërova për punën e palodhshme që bëjnë cdo ditë për të ofruar shërbime sa më të mira shëndetësore. Njëkohësisht u thashë se PDK-ja do të vazhdoj të investoj në shëndetësi dhe këtë e ka dëshmuar deri më tani duke rritur pagat e që do të vazhdoj ta bëjë këtë edhe në të ardhmen”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

“PDK-ja do të udhëheq me shëndetësinë në mandatin e tretë ndërsa për Prizrenin synon që ta shndërroj në qendrën më të rëndësishme në Kosovë pas Prishtinës. Misioni i Ri është platforma e Kryeministrit Thaçi për zhvillimin ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.”/PrizrenPress.com/

Dy familje në Malësi të Re të Prizrenit grushtohen për pronë

0

rrahjeDy familje në fshtin Malësi e Re të Prizrenit janë grushtuar për pronë. Policia njofton se në rrahje janë përfshirë tetë persona të këtyre familjeve.

“Për shkak të problemeve të mëhershme pronësore në lokacionin e cekur ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve në të cilin ishin të përfshirë tetë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar shtatë të dyshuar, nga përdorimi i mjeteve të forta (shufrave) gjatë rrahjes”.

Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit rasti ka kaluar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Fondi i bibliotekave pasurohet edhe për 5 mijë kopje librash

0

Libra-kongresit te manastiritMinistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpërndarë të martën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, mbi 5 mijë kopje të rreth 60 titujve për bibliotekat komunale të qyteteve të Kosovës.

Në ceremoninë e organizuar mor;n pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ushtruesja e detyrës së drejtorit të BKK-së, Ramize Bajraktari, anëtarët e Këshillit Drejtues të BKK-së, si dhe drejtorët e bibliotekave komunale dhe botues.

Gjatë ceremonisë, ministri Krasniqi e theksoi rëndësinë e kësaj dite p;r bibliotekat, botuesit dhe lexuesit, meqë domethënia e librit është e pazëvendësueshme. Ai përmendi rëndësinë që sipas tij, institucioni që ai udhëheqë po ia kushton librit çdo herë e më shumë, përmes ligjit për bibliotekat dhe për fondin e caktuar në kuadër të buxhetit.

“Më vjen mirë që ne si institucion në tri vitet e fundit e kemi rritur trefish përkrahjen për librin, ku këtë vit për tri konkurse kemi ndarë rreth 100 mijë euro. Përveç përkrahjes së botimit të librave dhe revistave, ne kemi filluar tash e dy vjet të blejmë tituj të rinj prej botuesve të Kosovës”, tha ministri.

Sipas njoftimit të MKRS, Krasniqi ka thënë se përmes këtyre titujve të rinj është mbështetur edhe lexuesi, i cili do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në këta libra që janë botuar së fundmi, nëpër bibliotekat në lokalitetet ku ata jetojnë.

Valon Behrami, një jetë mes luksit

0

berhami me grueMesfushori nga Mitrovica, Valon Behrami, zbulon shtëpinë e tij luksoze, e cila ndodhet Gentelino. Në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, futbollisti i Napolit nuk ka harruar të flasë për të ardhmen e tij.

Ai ka lënë të nënkuptohet se dëshiron që të transferohet tek Interi, pasi do të ishte shumë afër shtëpisë së tij në Zvicër.

Përveç shtëpisë së tij luksoze, Behrami ka zbuluar edhe bashkëshorten bukuroshe dhe vajzën e tyre. /albeu.com/

Nicole Richi nuk e do Cameron Diaz

0

nicol1Ylli i shouve real, Nicole Richie, thuhet se ka probleme me bashkëshortin e saj, I cili është mërzitur nga dietat e çmendura që ajo mban. E, ndonëse burri mërzitet për diçka, ajo shqetësohet për diçka tjeter.

Nicole, është tronditur që kunati I saj, vëllau binjak I bashkëshortit të saj, Benji Madden po del me aktoren Camerone Diaz.,

Thuhet se Nicole e do shumë Benjin, I cili sipas saj është një ‘’djalë I keq’’ me zemër të artë.

Nicole, mendon se aktorja Cameron Diaz nuk është zgjedhja e duhur për Benijin.

Thaçi bën thirrje për fushatë të qetë dhe dinjitoze

0

Thaci ne fushateNë prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, kryeministri në largim dhe njëherit kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, bënë thirrje për fushatë sa më të qetë.
“Unë do kërkoj prej strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, por kërkoj edhe prej liderëve të partive të tjera politike, që të gjithë së bashku t’iu bëjmë apel simpatizantëve tanë që të mbajnë nën kontroll pasionet e tyre dhe të zhvillojnë një fushatë sa më qytetare dhe dinjitoze, duke kultivuar frymën e pluralizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, duhet që të gjitha palët garuese të shmangin gjuhën e urrejtjes, fyerjes dhe shpifjes, të zbatojnë me rigorozitet kodin zgjedhor dhe të respektojnë plotësisht bindjet e kundërshtarëve politik.

Ai gjithashtu ka ftuar të gjitha palët që t’i nënshtrohen një fushate të drejtë mbështetur në debate përmbajtësore për çështje konkrete në interes të qytetarëve dhe mos të degradojnë në sulme banale personale.

“Ka ardhur koha që ne si elitë politike të dëshmojmë që konkurojmë me vizione të qarta, me programe të menduara mirë dhe platforma politike të përpunuara, që shohin nga e ardhmja dhe që i japin më së miri përgjigje interesave të popullit dhe shtetit tonë”, thuhet në deklaratën për media të kreut të PDK-së.