Fondi i bibliotekave pasurohet edhe për 5 mijë kopje librash

Libra-kongresit te manastiritMinistria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpërndarë të martën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, mbi 5 mijë kopje të rreth 60 titujve për bibliotekat komunale të qyteteve të Kosovës.

Në ceremoninë e organizuar mor;n pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ushtruesja e detyrës së drejtorit të BKK-së, Ramize Bajraktari, anëtarët e Këshillit Drejtues të BKK-së, si dhe drejtorët e bibliotekave komunale dhe botues.

Gjatë ceremonisë, ministri Krasniqi e theksoi rëndësinë e kësaj dite p;r bibliotekat, botuesit dhe lexuesit, meqë domethënia e librit është e pazëvendësueshme. Ai përmendi rëndësinë që sipas tij, institucioni që ai udhëheqë po ia kushton librit çdo herë e më shumë, përmes ligjit për bibliotekat dhe për fondin e caktuar në kuadër të buxhetit.

“Më vjen mirë që ne si institucion në tri vitet e fundit e kemi rritur trefish përkrahjen për librin, ku këtë vit për tri konkurse kemi ndarë rreth 100 mijë euro. Përveç përkrahjes së botimit të librave dhe revistave, ne kemi filluar tash e dy vjet të blejmë tituj të rinj prej botuesve të Kosovës”, tha ministri.

Sipas njoftimit të MKRS, Krasniqi ka thënë se përmes këtyre titujve të rinj është mbështetur edhe lexuesi, i cili do të ketë qasje të drejtpërdrejtë në këta libra që janë botuar së fundmi, nëpër bibliotekat në lokalitetet ku ata jetojnë.

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Lajmet e Fundit