Home Blog Page 8483

Bashkim Shehu: Po, hakmerrem ndaj së kaluarës me letërsi!

0

Bashkim-shehu-320x212Më kishin dënuar me njëzet ditë në qeli izolimi kinse për shkelje disipline, ndërsa Dom Simonin e kishin izoluar pa afat ngaqë i kishte dërguar Ramiz Alisë një letër me akuza shumë të ashpra”. Pas më shumë se dy dekadash lirie, Bashkim Shehu e kujton kështu ‘njohjen’ në burg me Dom Simon Jubanin. Shkrimtari, vjen në një rrëfim të çlirët, që zë fill në dy çmimet e fituara prej tij për romanin “Loja, shembja e qiellit” (Toena 2013), roman për të cilin mendon së është nga gjërat më të mira që ka shkruar. Mandej, biseda kalon në ujëra të tjera, e një syresh është (l)lumi i madh i drejtësisë. “Në emër të drejtësisë absolute janë bërë padrejtësi nga më të mëdhatë”, thotë me bindje, teksa rrëfehet se nuk beson te drejtësia, por tek lufta kundër padrejtësive. Kur vjen puna te dyzimi mes shkrimit dhe përkthimit, Shehu vëren se për të përkthimi është “çlodhje”. “Kur shkruaj, shpeshherë ngec dhe më duket sikur nuk jam i aftë për të ndërtuar qoftë dhe një fjali të thjeshtë, sikur kam harruar se si shkruhet, apo madje sikur s’kam ditur ndonjëherë”. Krejt modest, e hera-herës qartësisht i sinqertë dhe lehtësisht i lexueshëm, ai shpërfaq lirinë që ka veçse njeriu i penës, kur tregon çaste si ky: “Po të shkruaja pasditeve, natën do mbetesha pa gjumë, për shkak të ndonjë ngecjeje idioteske në ndonjë fjali ose shprehje, çka është njëlloj si të mbytesh në një lugë me ujë”. Bash për këtë, Shehu përkthen zakonisht pasditeve dhe gjer natën vonë, pasi ndryshe nga të shkruarit, përkthimi nuk e lë asnjëherë pa gjumë. E, kur vjen çasti që lodhet, sheh në televizor “ndonjë film jo të vështirë për t’u kuptuar, mundësisht me luftë, dhe ca më mirë me nazistë që humbasin luftën” (triumfi i së mirës!). 

Qetësia që e karakterizon (që prej rinisë, siç thonë miqtë e tij), ia merr turravrapit, veçse kur ndodh që në media ai të përmendet si i biri i ish-kryeministrit Shehu. Kur e pyet për arsyet, shkrimtari të përgjigjet: “Nuk është problemi im, është problemi i atyre që e përdorin këtë shprehje, e cila dëshmon një mënyrë të menduari që duhej t’i përkiste së shkuarës, madje në mjaft raste dëshmon edhe përulje ndaj hijes së një njeriu të pushtetshëm”. Diku, ai ndalet edhe tek qëndrimi i tij për rivlerësimin e figurës së ish-diktatorit. 

– Për romanin “Loja, shembja e qiellit”, ju u vlerësuat nga juria e Panairit Kombëtar të Librit “Fieri 2014” si “Autori më i mirë i vitit”. Ç’ndjesi ju dha çmimi? 
Ndjesi pozitive, inkurajuese. 
– Në roman, një ndër personazhet tuaja është patër Shtjefni, ndërkohë që ju jeni shprehur se për të shkruar këtë libër, jeni bazuar tek kujtimet e At Zef Pllumit. Një çmim me emrin e këtij të fundit, çfarë është për ju? 
Për mua, ky fakt i jep çmimit një rëndësi të veçantë. 
– A mendoni se është ky, romani juaj më i mirë? 
Nuk mund të them nëse është më i miri, por mendoj se është nga gjërat më të mira që kam shkruar. Këtë mendim e kanë edhe njerëz në shijet e të cilëve besoj më shumë se te vetja. 
– Sot, pas kaq vitesh, si e kujtoni Dom Simon Jubanin? 
Kemi qenë për mëse pesë vjet së bashku në burgun e Burrelit, por nuk jemi takuar dot asnjëherë aty, sepse ndodheshim në sektorë të ndryshëm të burgut. Rasti kur kemi qenë më afër ishte kur u ndodhëm në qeli izolimi përballë njëra-tjetrës. Më kishin dënuar me njëzet ditë në qeli izolimi kinse për shkelje disipline, ndërsa Dom Simonin e kishin izoluar pa afat ngaqë i kishte dërguar Ramiz Alisë një letër me akuza shumë të ashpra. Nga orari i lëvizjeve të tij dhe nga disa dialogë të shkurtër që arrija të dëgjoja, kuptova se ishte Dom Simoni. Mbas burgut, jemi takuar në një rast në Hotel Dajti. Iu afrova dhe i thashë kush isha. Më takoi me shumë përzemërsi, a thua ishim të njohur të vjetër, ashtu siç ndodh mes njerëzish që kanë qenë njëkohësisht në burgun e Burrelit, sepse aty, edhe po të mos ishe takuar asnjëherë, dije mjaft gjëra për tjetrin dhe, sidomos, ishte ndjesia pjesërisht e pavetëdijshme e një fati të përbashkët. 
– Në promovim, Preç Zogaj qe shprehur se ju hakmerreni ndaj së kaluarës me letërsi. Është e vërtetë? 
Më pëlqen kjo shprehje. Po, mund të thuhet edhe kështu. 
– “Të bëhet drejtësi, e le të shembet qielli” shkruani ju në roman. A e shihni këtë drejtësi? A është e prekshme? 
Kjo shprehje ka më tepër një konotacion tepër dyshues ndaj drejtësisë me çdo kusht. Ç’është e vërteta, në emër të drejtësisë absolute janë bërë padrejtësi nga më të mëdhatë. Lidhur me pyetjen tuaj, mendoj se përgjithësisht padrejtësia ka mbizotëruar ndaj drejtësisë, dhe mendoj se kështu do të jetë gjithmonë dhe kudo. Nuk besoj te drejtësia, besoj te lufta kundër padrejtësive. Dhe, nëse padrejtësia do të jetë gjithmonë mbizotëruese, kjo nuk e bën të kotë luftën kundër saj: e bën thjesht më imperative, thjesht më të detyrueshme. Individualisht dhe së bashku me të tjerë, të njohur apo të panjohur. 
– Çfarë komentesh keni marrë për librin, nga shkurti i 2013-ës deri tani, pas marrjes së dy çmimeve? 
Komentet më së shumti kanë ardhur përpara çmimeve. Mbas çmimeve kam marrë urime. 
– Përveç të shkruarit, ju jeni marrë edhe me përkthim, duke sjellë shqip “Unë rrëfehem” i Jaume Cabre, “Nokturnet e Kilit” Roberto Bolano, “Bilbao – New-York – Bilbao” i Kirmen Uribe etj. Ç’është përkthimi për ju? Proces kërkimi apo qetësie nga romani në roman? 
Edhe njëra, edhe tjetra. Po më shumë e dyta se e para. Është e stërnjohur shprehja e Hemingway-it “tmerri i fletës së bardhë”, po vetëm shkrimtari e di se ç’do të thotë. Përjashto Homerin, babain e të gjithë shkrimtarëve, i cili ka pasur fatin të jetë i verbër dhe s’e ka parë ndonjëherë fletën e bardhë… Bëra shaka, dhe me siguri e teprova në lidhje me verbërinë. Teprimin më duket se e kam deformim profesional… Sidoqoftë, puna e të shkruarit është goxha e mundimshme dhe shpeshherë dëshpëruese. Ndërsa përkthimi ka të mirën se, nuk je i vetëm përballë fletës së bardhë, ke një bashkudhëtar në atë shkretëtirë, ke autorin e origjinalit, një shok udhëtimi që nuk ta lëshon dorën. Gjithsesi, për mua të paktën, s’është aq e lodhshme sa të shkruarit. Kur shkruaj, shpeshherë ngec dhe më duket sikur nuk jam i aftë për të ndërtuar qoftë dhe një fjali të thjeshtë, sikur kam harruar se si shkruhet, apo madje sikur s’kam ditur ndonjëherë. Shkruaj vetëm paraditeve. Po të shkruaja pasditeve, natën do mbetesha pa gjumë, për shkak të ndonjë ngecjeje idioteske në ndonjë fjali ose shprehje, çka është njëlloj si të mbytesh në një lugë me ujë. Po përkthimet nuk i bëj midis një romani dhe një tjetri, i bëj edhe paralelisht me të shkruarit. Përkthej zakonisht pasditeve dhe gjer natën vonë. Dhe kjo nuk më lë asnjëherë pa gjumë. Vetëm se vjen dikur çasti që lodhem. E atëherë kam nevojë të shoh në televizor ndonjë film jo të vështirë për t’u kuptuar, mundësisht me luftë, dhe ca më mirë me nazistë që humbasin luftën. 
– Jeni shprehur kundër përmendjes së babait tuaj në intervistat që jepni, e po ashtu jeni kundër përmendjes si djali i tij në shkrimet që mediat bëjnë për ju. Përse? Kjo ka lidhje me dasitë që kanë pasur idetë tuaja, apo ka lidhje me profilin që ju vetë keni krijuar si shkrimtari Bashkim Shehu, pa qenë nevoja të njiheni si djali i ish-kryeministrit? 
Nuk është problemi im, është problemi i atyre që e përdorin këtë shprehje, e cila dëshmon një mënyrë të menduari që duhej t’i përkiste së shkuarës, madje në mjaft raste dëshmon edhe përulje ndaj hijes së një njeriu të pushtetshëm. 
– Në fjalën e mbajtur në takimin “Lehtësia e papërballueshme e fjalës”, ju folët edhe për daljet mediatike të ish-persekutorëve. Madje, në një farë mënyre kritikuat me elegancë edhe gazetarët që iu japin hapësirë në media apo që tregohen gati-gati nderues ndaj tyre. Meqenëse u krijua një lloj keqkuptimi, a mund të na sqaroni idenë tuaj për këtë çështje? 
Keqkuptimi, ose keqinterpretimi, ndodhi në botimin e kumtesës sime nga gazeta juaj. Dhe ju falënderoj që më jepni rastin ta bëj këtë sqarim. Në okelio, kishit shkruar pak a shumë: “Të mos shfaqen në media ish-persekutorët”. Del sikur kam kërkuar që ata të censurohen. Ky është një interpretim i gabuar i asaj që thashë në konferencë dhe që ju e botuat të plotë. Unë nuk kërkoj censurë për askënd. Shfaqja e dendur e ish-persekutorëve apo ish-pushtetarëve në media është simptomë e një problemi moral dhe kulturor që nuk mund të ndreqet me anë të censurës. Për më tepër, vetë censura është një formë persekutimi. 
– Nga ajo fjalë që ju mbajtët në takim për ligjërimin publik, u kuptua sikur ju jeni kundër rivlerësimit të figurës së Enver Hoxhës, siç është bërë së fundmi, pra duke u mëshuar edhe meritave përveç gabimeve. A ishte ky thelbi i mendimit tuaj? 
Ato që ka bërë Enver Hoxha nuk janë thjesht gabime. Gabime bëjmë të gjithë, ndërsa ato janë gjëra shumë më të rënda. Dhe, zakonisht, ata që flasin për një rivlerësim të Enver Hoxhës thonë se ka pasur të mira dhe të këqija, dhe pastaj fillojnë e i numërojnë, sidomos ato që sipas tyre janë të mira. Kjo më kujton formën e diskutimeve zyrtare kineze mbas vdekjes së Mao Ce Dunit, kur thuhej se ai ka pasur kaq të mira dhe kaq të këqija. Po të merren të shkëputura nga njëra-tjetra gjërat që ka bërë një diktator, gjithmonë do t’i gjendet ndonjë gjë e mirë, sikurse për shembull autostradat e Gjermanisë në rastin e Hitlerit. Në një regjim totalitar, siç ishte ai i Gjermanisë naziste apo ai i Shqipërisë komuniste, veprimet e pushtetit janë të gjitha të lidhura me njëra-tjetrën dhe në funksion të së keqes absolute, që është pushteti total. Kështu qëndron edhe çështja e regjimit të Enver Hoxhës. Thuhet, fjala vjen, se ka sjellë përparime në fushën e arsimit. Por harrohet se ai arsim kishte dy qëllime. Së pari, synonte indoktrinimin e fëmijëve dhe të rinisë, domethënë krijimin e Njeriut të Ri. Kjo nuk mund të arrihej plotësisht, sepse shkolla, ashtu si vetë jeta, jepte edhe rezultate të ndryshme nga ato që synonte regjimi, dhe prandaj kupola e tij kërkonte vazhdimisht atë që quhej “revolucionarizim i arsimit”. Po për aq sa është arritur të krijohet Njeriu i Ri, kjo përbën dëmin më të madh që ka sjellë ai regjim, dhe Shqipëria po e vuan edhe sot e kësaj dite, gjë që ende nuk është kuptuar siç duhet. SË DYTI, arsimi synonte dhënien e njohurive të domosdoshme në kushtet e industrializimit të vendit, por të një industrializimi të bazuar në dogmat staliniane, pjesë e një strategjie që rezultoi katastrofike për ekonominë e vendit. Përmenden, pastaj, edhe përmirësimet në fushën e shëndetësisë, por harrohet se shëndetësia kishte të njëjtin funksion sikurse veterinaria, e cila, me që ra fjala, ishte në një nivel më të lartë se mjekësia: si njëra, edhe tjetra, i nevojiteshin sistemit totalitar në mënyrë që të ishin të shëndetshëm ata që do të përdoreshin si kafshë pune. E njëjta gjë mund të thuhet për të ashtuquajturin emancipim të gruas, ngaqë gruaja vështrohej thjesht në funksion të punës, ndërsa nga ana tjetër moraliteti zyrtar ishte jashtëzakonisht ndrydhës. Në çdo sistem, politik, social, ose edhe natyror, të gjithë elementet janë të lidhur me njëri-tjetrën në funksion të vetëriprodhimit të sistemit; në sistemin totalitar, që priret të totalizojë gjithçka, funksioni i vetëriprodhimit të sistemit arrin përmasa të skajshme duke synuar t’i shndërrojë njerëzit në bagëti, ose më mirë, siç thotë Hannah Arendt, për t’i shndërruar thjesht në sende përdorimi. Kjo arrihej nëpërmjet një kombinimi të gënjeshtrës së madhe propagandistike me terrorin shtetopolicor, por nuk besoj të ketë ndonjë politikan ose ndonjë historian që të jetë aq i sinqertë sa të thotë se edhe ky terror hyn te të mirat e regjimit. Sigurisht, ai regjim nuk ishte vepër vetëm e Enver Hoxhës, po Enver Hoxha, duke qenë njeriu më i pushtetshëm, dhe me një pushtet të pakufizuar, ka përgjegjësinë kryesore. 
– Në takimin për ligjërimin ju thatë: “Lufta u përdor politikisht si një mit që legjitimonte diktaturën e fitimtarëve. Dashur pa dashur, në këtë mënyrë e përdorin disa politikanë dhe disa historianë sot kur e identifikojnë me udhëheqjen e Enver Hoxhës”. Cila është domethënia? 
Mendoj se kjo nuk ka nevojë për ndonjë shpjegim të veçantë.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Mendimi politik gjatë viteve

0

Ali Hertica5Shkruan: Mr.Ali Hertica

“Demokracia: Një (formë ) e shtetit për të gjithë njerëzit që ndikojnë në grantet e qeverisë.”

Ky është përkufizimi i demokracisë nga fjalorit . Për shekuj me radhë njerëzit kanë trajtuar tashmë me pyetjen se çfarë është demokracia, se si ajo duhet të jetë dhe të cilin ajo mund të marrë pjesë. Ndryshimet kanë kaluar mendimtarë politike të mëdhënj dhe të vogl kanë vënë në lëvizje. Duke kthyer për të njohur se ndryshime të mëdha në mendimin politik u zhvillua. Disa periudha

Disa nga emrat e parë e madhe që kontribuan në mendimin politik ishin Platoni dhe Aristoteli. Ata jetonin në kohën e Athinës së lashtë, një periudhë që filloi rreth 500 pes. Athina ishte, ndër të tjera i njohur për arkitekturën e saj, kulturën dhe filozofinë lulëzuar, diçka që Platoni dhe Aristoteli kontribuojnë për të dorëzuar. Në Athinë, demokracia fjala ishte përdorur më parë: popull që do të thotë njerëzit Cratos do të thotë pushtet, sundimi. Prandaj mund të thuhet se demokracia është “shpikur” në Athinë. Demokracia në Athinë ishte një demokraci direkte, që do të thoshte se ajo do të mund të dëgjohet për çështje të rëndësishme. Njerëzit votojnë direct, kjo është bërë nga një shfaqje e duarve në takimet publike.

Një periudhë e dytë e rëndësishme e mendimit politik ishte Rilindja rreth 1350-1525. Rilindja filloi në qytet e shteteve italiane, ku është mirëqenia e bankierëve dhe tregtarët rritur në mënyrë të konsiderueshme. Interesi më klasik lulëzoi në mesë qytetarëve të vetë-vetëdijshëm, siç duhet. Gjatë kësaj kohe ka jetuar Niccolò Machiavelli . E cila ishte pjesë e traditës republikane. Një element demokratik italiane të qyteteve-shtete është parë në bord, i cili është kryer nga zyrtarët e zgjedhur që puna e tyre të mund të ushtrojnë. Vetëm për një periudhë të caktuar kohe mbrapa.

Në shekullin e 16-të, Reformimi ndodhi, e cila është një ndryshim i madh për përdorim të përditshëm të tilla si rrëfim të detyrueshëm dhe blerja e indulgjencave. Pasuria e madhe dhe pasuri e Kishës Katolike Romake ishte në kontrast të madh me thjeshtësinë e pasuesve të parë të Jezu Krishtit. Pasi ka pasur shumë forma të abuzimit që u mbajt në kishën katolike, shumë kritika në shekullin e pesëmbëdhjetë, ai erdhi në një këputje aktuale të kishës erdhi bashkësitë protestante. Luther Kusht i argumentuar për të drejtën e rezistencës nga ana e autoriteteve lokale, të udhëhequr Reformimi në Zvicër dhe Gjermani. John Calvin i udhëhequr lëvizjen protestante në Francë. Ai argumentoi se opozita nga ana e autoriteteve lokale ishte e justifikueshme, sepse ata janë zgjedhur nga populli.

Në shekullin e 17-të, Holanda ishte një Republic ekonomikisht të begatë. Tregtar i suksesshëm me jashtë do të thotë se edhe ekonomia lulëzoi edhe në shumë fusha të tjera, për shembull shprehur në vëmendjen e madhe të artit. Gjatë kësaj kohe filozof Baruch Spinoza i njohur, idetë e të cilit më vonë do të dorëzojë të iluminizmit francez një kontribut të çmuar.

Në Angli në shekullin e 17 kishte dy revolucione po ndodhin. Revolucioni i parë udhëhoqi Anglinë nga një monarki në një republikë ndryshuar, me revolucion i dytë erdhi një monarki kushtetuese themeluar. Të drejtat e popullit dhe parlamentit u njohën në monarki kushtetuese nga King William III dhe gruas së tij, dhe ishin mishëruar në Kartën e të Drejtave në vitin 1688. Ky ligj ishte baza e demokracisë angleze dhe përshkroi të drejtat e të gjitha anglezët. Në këtë kohë ka jetuar edhe mendimtarët politike Thomas Hobbes dhe John Locke . Hobbes iku gjitha revolucioneve të vendit dhe nga atje ka dhënë kontributin e tij në mendimin politik. Para dytë ‘Revolucionit të Lavdishëm’ Locke ka shkruar “Kujtimet” e tij në të cilën ai e pranuar në rezistonin acar.

Shkenca gjithashtu bëri një hap përpara në shekullin e 17-të. Tendencat vazhduan në shekullin e 18 kur zona e shkencave natyrore zbulime spektakolare janë bërë, të tilla si zbulimin e gravitetit. Kjo krijoi një pjesë të madhe të besimit në arsyes njerëzore dhe ideja ishte se një menaxhimi racional i kompanisë do të jetë e mundur. Ky ishte shekulli i iluminizmit, në të cilin mendimtarët të ndryshme ishin aktive, si Adam Smith , Charles de Montesquieu , Jean-Jacques Rousseau dhe Marquis de Condorcet . Një nga teoritë më të njohur të kësaj periudhe erdhi nga Montesquieu, në ndarjen e gjyqësor, ekzekutiv dhe legjislativ.

Në fund të shekullit të 18-të, revolucioni industrial në Angli. Shpikja e motorit me avull, ndër të tjera të bëra prodhimit makine mund të gjeni, i cili është një kohë e madhe e kursimeve dhënë vend. Transporti bërë një zhvillim të shpejtë pas shpikjen e avullore dhe tren me avull. Përveç që produktet erdhi brenda dorës së qytetarëve të zakonshëm, gjithashtu ka pasur revolucion industrial një klasë punëtore dhe një klasë sipërmarrëse. Për shkak të pagave të ulëta të punëtorëve, kishte një boshllëk të madh në mes të biznesmenëve të pasur dhe punëtorët e varfër. Në këtë periudhë ka pasur shumë përgjigje anti-demokratike të Iluminizmit. Në Angli, megjithatë, mbeti një lëvizje që parimet demokratike ndjekur në mënyrë aktive, e udhëhequr nga, ndër të tjera, radikale liberale James Mill , Bir i kujt John Stuart Mill Pastaj do të vijë. Hapat e tij

Përveç rritjes së liberalizmit në Angli, ku ishte kryesisht parimet e lirisë, barazisë dhe socializmit ishte në Rusi. Revolucioni industrial i klasës punëtore nuk i kishte dhënë të rritet me pasuri të mëdha dhe ata kishin për t’u marrë me kushtet e këqija të punës dhe strehimit të papërshtatshëm. Filozofi gjerman Karl Marx i dhënë në mes të shekullit të 19-të, një kontribut të madh në shfaqjen e socializmit në Rusi, në bashkëpunim me Friedrich Engels. Pasuesit e liderit Revolucionit rus Vladimir Lenin , E cila bëri thirrje për një parti të revolucionarëve spikes profesionale do ta quajnë veten komunistë më vonë.

Shekulli i 20-të ishte një demokraci e trazuar. Gjysmat e parë ishte e dominuar kryesisht nga dy luftërave botërore, të cilat u pasuan menjëherë nga Lufta e Ftohtë. Pas rënies së murit dukej për të ardhur në një fund ndaj komunizmit si bota tani do të zhvillohet. Rees Terrorizmi siç e njohim që nga 11 shtator 2011 ende nuk ishte kryer, dhe dukej vetëm për të bërë rrugën për demokraci. Për të ardhmen e rendit botëror përshkruar përfshijnë Francis Fukuyama dhe Samuel Huntington Ku ata morën qëndrim të kundërt. Në frontin ekonomik i dha Milton Friedman një kontribut i rëndësishëm me përshkrimin e tij të marrëdhënieve mes qeverisë dhe tregut. Si teoria e tyre do të marrëdhënie të realitetit të ardhmen do të duhet të theksoj ..

Përkujtohet dëshmori i kombit Përparim Thaçi

0

Perparim ThaciNë Prizren është shënuar 16 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Përparim Thaçi.Bashkëluftetarë, familjarë dhe zyrtarët e pushtetit lokal kanë bërë homazhe para varrit të dëshmorit në fshatin Landovicë.

Përveç kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, homazhe para varrit të dëshmorit të kombit Përparim Thaçi ka bërë edhe zv/kryeministrja në largim,Edita Tahiri,si dhe ish- bashkëlojtarët dhe anëtarë të KF “Liria”.

Kryetari Muja tha se dëshmorët janë të paharrueshëm dhe se të gjithë duhet të përkulemi para vepres së tyre.

“Ne duhet të përkulemi para tyre sepse ata nuk kërsyen asgjë për lirin e këtij vendi”, tha Muja.

Përparim Thaçi,ka rënë dëshmor me 27 maj të vitit 1998. Ai ka rënë në pritë të forcave serbe në afërsi të fshatit Fortesë (ish Bellacërkë).

Përparimi,para se të vesh uniformën e UÇK-së me shumë sukses kishte mbrojtur ngjyrat e disa klubeve,përfshirë edhe “Lirinë” e Prizrenit.Për nder të rënies së tij,është zhvilluar edhe turniri tradicional në futboll të vogël./PrizrenPress.com/

‘Voto dhe Vëzhgo’ përsëri, dërgo mesazh në 500 88

0

Voto dhe Vezhgo2014Secili qytetarë ka mundësinë të kontribuojë që të mos ketë parregullsi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 8 qershor.

Kjo ngase Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS, ka nisur përsëri fushatën ‘Voto dhe Vëzhgo’.

Luan Shllaku, ka ftuar votuesi që përsëri të lajmërojnë parregullsitë duke dërguar mesazhe falas në 500 88 për ta ndihmuar demokracinë.

Nëse ka ndonjë parregullsi, Shllaku ka thënë se Prokuroria mund t’i vizitoj.

LHK “Ali Hadri” i dërgon telegram ngushëllimi Familjes Hajdaraj

0

Adem HajdariMe rastin e ndarjës nga jeta të Prof.dr. Adem Hajdaraj, Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i dergon telegram ngushëllimi Familjes Hajdaraj.

Lexojeni të plotë telegram ngushllimin e LHK “Ali Hadri”:

E nderuara Familje Hajdaraj

Me rastin e ndarjës nga jeta të Prof.dr.Adem Hajdaraj, pranoni ngushëllimet tona me të sinqerta.

Profesor Hajdaraj, ka hyre në histori me aktin e nënshkrimit të Deklaratës për Pavarësin e Kosovës të 17 shkurtit 2008.

Ai dhe Familja e tij, kan dhenë shumë për çlirimin e Kosovës dhe pavarësin e saj.

Sot, në këtë ditë dhembje për Ju, pranoni ngushëllimet tona me të sinqerta.

/PrizrenPress.com/

NISMA: Kosova më e varfëra në Evropë, Thaçi po manipulon me gjithçka

0

Limaj Nisma rahovecPartia e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit, NISMA për Kosovën, ka reaguar pas deklaratës së Hashim Thaçit, i cili tha se Kosova është e para në rajon me rritje ekonomike.

Lexojeni të plotë reagimin e Nismës për Kosovën:

Statistikat dhe manipulimi!

Statistikat e Hashim Thaçit nuk mund ta fshehin faktin se populli shqiptar i Kosovës është populli më i varfër në Evropë!

Nëse procesi për organizimin e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 po shoqërohet me shkelje të rënda, Hashim Thaçi është kampioni i mospërfilljes së etikës demokratike e ligjore.

Uzurpuesi i funksioneve reale të Institucionit të Presidencës, diktatori i Qeverisë së Kosovës, DESPOTI i Partisë Demokratike të Kosovës, CENSURUESI i Mediave publike nuk ka të ndalur me keqpërdorimin e segmenteve jetike të shoqërisë sonë.

Skandali i fundit, që duhet të dënohet nga të gjithë, është manipulimi me kuadrin pedagogjik dhe arsimor, me policë, me doganierë, me gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese…

Sa për ilustrim po përmendim faktin se në spotin televiziv “MISIONI i RI”, në mënyrë të paligjshme, nxjerr para kamerave arsimtarë, veteranë të luftës çlirimtare, policë në uniforma dhe zyrtarë të administratës shtetërore të Doganave të Kosovë që të propagandojnë “rezultatet” e Hashim Thaçit.

NISMA për Kosovën dënon instrumentalizimin e kuadrit pedagogjik dhe arsimor, veteranëve të luftës, policëve, doganierëve, gjyqtarëve dhe profesioneve tjera që duhet të mbeten jashtë çdo fushate partiake. Pa marrë parasysh arsyet e daljes në këtë spot, ne nuk jemi që të ndërmerren masa ndëshkimore kundër personave të tillë. Sepse, fundi i fundit, edhe ata janë viktima të despotizmit të Hashim Thaçit!

Një sintagmë e njohur filozofike thotë se “statistikat fshehin thelbin e gjërave”!

Mësimdhënësit dhe pedagogët e të gjitha niveleve të arsimit, veteranët e luftës çlirimtare, policët, doganierët, gjyqtarët janë të popullit dhe shtetit të Kosovës! Instrumentalizimi që Hashim Thaçi është duke u bërë institucioneve shtetërore dhe segmenteve të caktuara të shtetit, nxjerrin në shesh ambiciet e tij despotike e staliniste të identifikimit me shtetin!

Sado të përpiqet që ta zbatojë filozofinë politike se “Shteti jam UNË!” Hashim Thaçi do të dështojë, sepse ka përfunduar epoka e despotizmit dhe diktaturave në Evropë!

Më 8 qershor, SOVRANI i Kosovës, me votën e lirë do t’i tregojnë Hashim Thaçit se statistikat që mundohet t’i propagandojë nuk mund të fshehin realitetin e hidhur se arsimtarët e Kosovës, veteranët e luftës çlirimtare në Kosovë, gjyqtarët, policët, doganierët e Kosovës në krahasim me kategoritë e njëjta profesionale të shteteve të rajonit janë më të diskriminuarit. Statistikat e Hashim Thaçit nuk mund ta fshehin faktin se populli shqiptarë i Kosovës është populli më i varfër në Evropë!

Vota e popullit do t’i tregojë vendin “MISIONIT të VJETËR” që ka veshur petkun e “RI”!

/PrizrenPress.com/

Unikkatili paralajmëron koncert në Zvicër

0

UnikkatiliRep artisti më i njohur i skenës sonë, Unikkatili, përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ka treguar se do të mbajë një koncert në Zvicër, ndërsa ka treguar se koncerti do të mbahet me 21 qershor.

T’ju kujtojmë se Unikkatili edhe pse ende nuk është paraqitur në publik me ndonjë videoklip, ai mbetet njëri ndër reperët më të famshëm në vendin tonë.

Kjo u dëshmua edhe me koncertin e tij i cili u mbajt në Prishtinë, e kjo mbështetje pritet të jetë edhe në Zvicër, pasi që dihet se atje po ashtu ka shumë bashkëvendës tanë.

Ndryshe edhe pse Unikkatil nuk ka paralajmëruar ndonjë këngë të re, nga komentet e fansave mund të vërehet se ata mezi presin ta shohin të pëlqyerin e tyre.

Zanfina Ismaili, së shpejti me këngë dhe klip të ri

0

Zanfina Ismaili-kengetareeKëngëtarja e njohur e skenës sonë, Zanfina Ismaili, ka bërë të ditur për gazetën Tribuna se i është përveshur punës që në treg të vijë me risi. Ajo ka thënë që gjatë muajit qershor kënga e re do të jetë në duart e publikut, ndërsa ka premtuar shumë befasi nga ajo Vjetët në skenë dhe freskia që çdo herë e sjell përmes këngëve dhe klipeve kanë bërë që ajo të jetë njëra ndër emrat më të dashur të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Zanfina Ismaili e cila ka treguar se është duke punuar në një këngë të re, e cila sipas saj do të jetë tipike verore.

“Jam duke punuar në një këngë të re. Është një këngë ritmike, do të thosha tipike verore. Këngën e kanë punuar Zapp&Chriss. Është duke dalë vërtet një këngë e mirë, shpresoj që edhe publikut do t’i pëlqejë”, ka thënë Zani në fillim të bisedës, ndërsa ka shtuar tutje që publikimi i këngës shpreson të jetë gjatë muajit qershor.

“Nuk e di saktë kur do të publikohet kënga. Meqë ende jemi në proces të punës nuk mund të them saktësisht kur do të jetë në duart e publikun, por besoj se gjatë muajit qershor do të jetë gati për lansim”, ka nënvizuar më tej këngëtarja, e cila ka thënë që kësaj kënge do t’ia bashkëngjis edhe videoklipin.

“Po kënga do të jetë e plotësuar edhe me videoklip dhe klipin kësaj radhe do ta punoj me Produksionin ‘Imagine Creative’. Edhe klipi do të jetë interesant e shumë më ndryshe, por nuk po zbuloj më shumë le të mbetet befasi për publikun”. Nuk ka në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim Ndërkaq, Zani ka theksuar se për këtë sezon nuk ka në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim.
“Jo nuk e kam në plan të vijë me ndonjë bashkëpunim këtë sezon. Të shohim më vonë, ndoshta edhe do të ketë ndonjë. Nuk e përjashtoj mundësinë e bashkëpunimit, sidomos nëse është ndonjë këngë që vërtet ia vlen të punohet në duet”, ka thënë Zanfina e cila shton tutje se as albumi njëherë për njëherë nuk është në planet e saj.

“Jo sa i përket albumit njëherë për një herë nuk është në planet e mia. Ndoshta më vonë po, por tani nuk e kam në plan”, ka thënë këngëtarja e cila ka premtuar befasi të shumta nga ajo këtë vit.

“Sigurisht që do të ketë shumë këngë e klipe, unë nuk preferoj të lansoj shpesh këngë, përveç atëherë kur e shoh se ia vlen një projekt të punohet në te. Por që i premtoj publikut se do të ketë befasi nga unë”.

E meqë jemi në prag të sezonit veror, edhe Zanfina tregon se tash është vala e punës, ndërsa thekson se ajo do të jetë e pranishme kudo që publiku i saj e thërret.

“Tashmë jemi në prag të sezonit dhe normalisht që jam e gatshme për sezon. Angazhimet në këtë periudhë janë më të shumta dhe sigurisht që do të jem kudo që publiku im të më kërkojë.

Rriqrat kërcënojnë Malishevën e Klinën, 6 persona të prekur

0

RriqratGjashtë persona janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universale të Kosovës, nga pickimi i rriqrave dhe ethet hemorragjike. Dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë. Lajmi është konfirmuar nga Sali Ahmeti, doktor në klinikën infektive në QKU. Mirëpo, sipas tij, tani gjenda e pacientëve ka filluar të përmirësohet.

“Momentalisht i kemi gjashtë persona, dy janë të prekur me ethet hemorragjike, ata kanë qenë në gjendje të rëndë, tani janë pak më mirë. Megjithatë vazhdojnë të jenë ende në gjendje të rëndë”, ka thënë Ahmeti. Ndërsa pacientët e tjetrë, sipas Ahmetit, janë jashtë rrezikut për jetë. Të gjithë pacientët e shtrirë në QKUK janë nga komuna e Malishevës dhe Klinës. Deri më tani vetëm në komunën e Malishevës janë raportuar 650 raste të personave të pickuar nga rriqrat.

Besim Zogaj, drejtor i institutit të shëndetit publik në Malishevë, ka thënë për gazetën Tribuna se vetëm gjatë ditës së hënë 25 persona janë prekur nga pickimi i rriqrave. Sipas tij, numri i personave të pickuar nga rriqrat është në rritje. “Deri të dielën kanë qenë 650 të prekur nga rriqrat, ndërsa vetëm të hënën deri në ora katër kemi 25 persona që janë pickuar nga rriqrat”, ka thënë Zogaj.

Promovohen tetë botime të reja shkencore të ITSHKSH-së

0

ITSHKSHSekretari shkencor i ITSHKSH-së, Sefer Tahiri, duke referuar në hollësi për angazhimet e deritashme të këtij instituti, theksoi se aktivitetet e ITSHKSH-së, janë shtrirë në shumë plane: në dimensionin e hulumtimit shkencor, veprimtarinë botuese dhe pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencorë në tryeza, seminare dhe simpoziume shkencore. Sipas Tahirit, ITSHKSH, gjatë vitit të kaluar kalendarik nxori nga shtypi disa botime të reja, të cilat e plotësojnë mozaikun e literaturës shkencore, sidomos në sferën e gjuhësisë dhe letërsisë shqipe, transmeton KultPlus.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, duke hyrë në vitin e gjashtë të funksionimit të tij si institucion publik shkencor, iu është përgjigjur me sukses detyrimeve ligjore, kërkesave shkencore-akademike, por edhe nevojave specifike, që ka ky institucion ndaj hulumtimit bazik dhe të thelluar të identitetit të shqiptarëve në tërësi, dhe të atyre të Maqedonisë në veçanti.

Sekretari shkencor i ITSHKSH-së, Sefer Tahiri, duke referuar në hollësi për angazhimet e deritashme të këtij instituti, theksoi se aktivitetet e ITSHKSH-së, janë shtrirë në shumë plane: në dimensionin e hulumtimit shkencor, veprimtarinë botuese dhe pjesëmarrjen e hulumtuesve shkencorë në tryeza, seminare dhe simpoziume shkencore. Sipas Tahirit, ITSHKSH, gjatë vitit të kaluar kalendarik nxori nga shtypi disa botime të reja, të cilat e plotësojnë mozaikun e literaturës shkencore, sidomos në sferën e gjuhësisë dhe letërsisë shqipe. Bëhet fjalë për numrin e 7 dhe 8 të revistës “Studime albanologjike”, numrat 5 dhe 6 të kolanës ”Scupi”, si dhe librat autoriale: “Fjalor i gabimeve gjuhësore” nga Prof.Dr.Qemal Murati, “Këngët lirike të Drinisë” nga Shefqet Zekolli, “Rreth tipareve gjuhësore të gazetës ‘Shkupi’ (1911-1912)” nga Bukurije Mustafa, si dhe “Said Najdeni–Hoxhë Voka dhe Hafiz Sherif Langu” nga Mahmud Hysa. Për të gjitha këto botime, kritika relevante e ka dhënë mendimin e vetë, duke vlerësuar lartë kontributin e çmuar të këtyre studiuesve nëpër këto lëmi të hulumtuar.

Instituti ka qenë i hapur për bashkëpunim me institucionet relevante arsimore dhe shkencore në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, me të cilët ka këmbime si të literaturës shkencore, po ashtu edhe të pjesëmarrjes nëpër konferenca dhe projekte të ndryshme shkencore të sferës së gjuhës, letërsisë, historisë, etj.