Home Blog Page 8484

Kusari: Mos vidhni vota se nuk ju mbron partia

0

Flutura Kusari-BIRNFlutura Kusari, juriste e BIRN-it dhe monitoruese e zgjedhjeve në Kosovë, mendon se trendi pozitiv i përmirësimit të organizimit të zgjedhjeve që kanë ndodhur në zgjedhjet e fundit lokale, jep shpresë se këtë vit do të kemi zgjedhje të mira.

“Po hyjmë në zgjedhje me shpresën se nuk do të ketë manipulime dhe ‘vjedhje industriale’, siç ka pasur në të kaluarën. Them kështu për disa arsye. E para, sikur vitin e kaluar edhe këtë vit do të kemi një angazhim më të madh të institucioneve, qoftë policia, qoftë prokuroria e me siguri më pas edhe gjykatat, në ruajtjen e votës së qytetarit.

Gjithashtu kemi edhe sensibilizim të medieve që të ngrenë vetëdijen e qytetarëve lidhur me përgjegjësitë e tyre gjatë procesit zgjedhor. Kështu, jam më pozitive sesa që kam qenë në të kaluarën”, thotë Flutura Kusari, transmeton Botapress.

Sipas Kusarit masat ndëshkuese për ata që tentojnë të vjedhin vota janë të ndryshme dhe janë të parapara me Kodin penal e që fillojnë prej dënimit me gjobë deri në masën e dënimit me burg. Eksitojnë një numër i madh i njerëzve të cilët janë dënuar.

Vetëm tre bileta për “Vorbullën”, shfaqja u shty

0

Vorbulla-shfaqjeShfaqja “Vorbulla”, me regji të Agim Selimit, të premten dhe të shtunën e javës së kaluar nuk është shfaqur për publik, edhe pse ishte në repertor.

Krejt kjo, siç shkruan Koha Ditore, për faktin se nuk ka arritur të shesë më shumë se tri bileta. Këtë e kanë konfirmuar mjeshtrit e skenës, të cilëve mundi për montimin e skenës u ka shkuar huq.

“Kam qenë jashtë vendit nuk e di se çfarë ka ngjarë”, ka thënë regjisori Selimi për shfaqjen, që i ka kushtuar buxhetit të TKK-së fiks 22 mijë euro.

Komuna e Malishevës dhe MAPL financojnë ndërtimin e kanalizimit Banjë-Bellanicë

0

MalishevaKomuna e Malishevës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, në bashkëfinancimin në projektin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit Banjë-Bellanicë.

Projekti, është vazhdim i ndërtimit të rrjetit kryesor të kolektorit të ujërave të zeza, që parashihet të lidhen rreth tetëdhjetë përqind të fshatrave të Malishevës.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, ky projekt kap një shumë prej 146 584 euro, ku sipas marrëveshjes, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) merr përgjegjësinë e financimit të pjesë më të madhe të projektit, në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 46 584 euro, do të financohet nga Komuna e Malishevës.

Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza, është njëri prej projekteve më të mëdha që është duke u realizuar dhe ka një shtrirje të gjatë nga lindja në perëndim të Malishevës, përkatësisht nga fshati Temeqinë, deri në fshatin Bubël, ku pjesa më e madhe e këtij kolektori, tashmë është ndërtuar, ndërsa në këtë rrjet të kanalizimit, pritet të lidhen shumica e fshatrave të Malishevës, që kanë rënie në kolektorin, i cili shtrihet përreth lumit Mirusha./PrizrenPress.com/

 

8 këshilla për seks të mirë në martesë

0

cifti martesorVazhdimisht dëgjojmë tregimet e miqve tanë se si ata janë të kënaqur me jetën e tyre seksuale dhe pyesni veten se si arrijnë ata të jenë gjithmonë të kënaqur pas kaq shumë vitesh martesë dhe me fëmijë për rreth?

Ne ju sjellim të fshehtat e seksit të mirë në martesë. Në fakt, çiftet e martuara të lumtur në jetën e tyre seksuale zbuluan atë që e thyen rutinën dhe ruan pasionin.

1. Planifikoni seksin

Caktoni një datë dhe shkruajeni atë në kalendarin tuaj. Edhe pse ju mendoni se planifikimi vret spontanitetin, ajo mund të jetë një paralojë emocionuese. Çiftet e kënaqura argumentojnë se e shijojnë më shumë seksin ashtu, por edhe për të reduktuar mundësinë e arsytimeve të ndryshme.

2. Mbylle derën e dhomës së gjumit

Kjo është shumë e rëndësishme për ata çifte që kanë fëmijë, kështu që nëse ju hyni në një shtëpi të re, së pari sigurohuni që të gjitha dyert mund të jenë të mbyllura. Nëse keni vazhdimisht frikë se fëmijët mund të hyjnë në dhomë gjatë aktit seksual, ju nuk do të jeni në gjendje të relaksoheni dhe të kënaqeni.

3. Shkurt, por ëmbël

Prindërit e ri kurrë nuk kanë kohë të mjaftueshme dhe energji. Shumë çifte, kanë mësuar se seksi i shpejtë është i mirë për të dyja palët. Nëse ju e keni shmangur atë deri tani sepse keni nevojë për më shumë kohë për tu eksituar, përpiquni që të përdorni imagjinatën dhe t’ju liroheni fantazive erotike. Pas kësaj, seksi në shpejtësi do të jetë i shkëlqyer…

4. Një aventurë e vogël do t’ju kënaqë

Që jeta juaj seksuale mos të kaloj në rutinë, ju duhet të gjeni ekuilibrin e duhur në mes të aventurave dhe konservatorizmit. Seksi nuk duhet të bëhet i mërzitshëm, por ju nuk duhet t’a teproni me eksperimente aq shumë sa që ju të humbni intimitetin me partnerin tuaj. Nga koha në kohë dilni nga dhoma e gjumit, bëni dashuri në dush, në tokë, në dhomën e ditës apo të marrësh me qira një dhomë hoteli… S’është keq apo jo?

5. Flisni sinqerisht

Me partnerin duhet të flisni sinqerisht dhe haptazi për gjithçka, edhe për seksin. Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar se çfarë dëshiron partneri dhe atë që i përshtatet atij. Asnjëherë mos supozoni, për shkak se supozimet janë shpesh të gabuara.

6. Seksi shëron dhimbjen e kokës dhe lodhjen

Arsyetimet më të zakonshme për të shmangur seksin janë dhimbja e kokës, apo lodhja. Por ju duhet të dini se pikërisht seksi heq dhimbjen, zvogëlon stresin dhe j’u ndihmon të flini më mirë. Kujtoni këtë para se të refuzoni partnerin për arsye se jeni të lodhur ose keni një dhimbje koke.

7. Besojini njëri-tjetrin

Seksi është një pasqyrim i marrëdhënieve të përgjithshme të partnerëve, për cilësinë e jetës seksuale është i nevojshëm besimi. Nëse njëri-tjetrin e përjetoni si aleatë dhe jo si armiq edhe jeta juaj seksuale do të jetë shumë më e ngrohtë dhe më e sinqertë.

8. Kujdes si dukeni
Për shkak të angazhimeve të shumta në punë dhe në shtëpi, shpesh ndodh që çiftet bashkëshortore të neglizhojnë pamjen e tyre. Nëse ju kujdeseni për pamjen tuaj, ju nuk do të jeni vetëm më i bukur për partnerin, por ju gjithashtu do të ndjeheni më mirë, dhe e gjithë kjo do të ndikojë në cilësinë e jetës seksuale.

Turner pëson goditje në tru

0

tinaKëngëtarja veterane, Tina Turner, ka përjetuar një goditje të lehtë në tru.

Lajmin e ka konfirmuar një bashkëpunëtor i saj duke treguar se ajo është duke u rikuperuar.

“Turner ka pasur një goditje të lehtë në tru. Ajo është duke u shëruar dhe nuk do të ketë kurrfarë pasojash”, ka thënë Albert B.

Edhe në fillim të këtij u raportua se 74-vjeçarja pësoi një tjetër goditje në tru, mirëpo asokohe asgjë nuk u konfirmua…

Bie gongu. Zgjohet Valeri

0

ValeriPas rënies së gongut, Valeri u zgjua për të realizuar provën e ndarjes së mbeturinave, një provë që ka nisur që prej fillimit. Ai u ngrit nga krevati dhe shkoi drejt kuzhinës, ku mblodhi të gjitha qeset e mbeturinave për t’i hedhur në koshat ndarës në oborr.

Pasi e kreu me sukses provën, ai nisi të sistemojë karriget në oborr dhe më pas të përgatisë ushqimin e zogjve, duke ia lënë në oborr. Ndërkohë, banorët e tjerë vazhdonin të flinin.

Partitë të kursehen nga fyerjet dhe tensionet

0

DritonSelmanaj-KDIPërfaqësuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Driton Selmanaj, një ditë para se të fillojë zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ka kërkuar nga partitë politike të kursehen nga fyerjet dhe tensionet eventuale. Ai ka vlerësuar për “Epokën e re” se partitë politike gjatë fushatës elektorale duhet të konkurrojnë me programe e jo ta fyejnë njëra-tjetrën.

“Për fat të keq, partitë politike e kanë filluar qysh herët fushatën zgjedhore, pavarësisht se nuk është e përcaktuar me ligj. Me ligj është e përcaktuar vetëm fushata zyrtare, e cila shpallet nga ana e KQZ-së. Partitë politike janë duke e shfrytëzuar dhe e abuzuar vakuumin juridik. Siç e dini, ka disa muaj që ka filluar fushata elektorale. Kjo qasje nuk duhet të vazhdojë sepse me këtë sikur po bartet mesazhi se partitë politike nuk janë të gatshme ta respektojnë ligjshmërinë në vend.

Në momentin kur do të fillojë zyrtarisht fushata, kërkoj nga partitë politike të tregojnë maturi politike, vlera konkurruese, të kursehen nga fyerjet dhe tensionet eventuale, të cilat mund të shkaktojnë incidente në popullatë. Kërkojmë që partitë t’i respektojnë ligjet, sidomos kodin e mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore”, ka deklaruar Selmanaj.

Në këtë kontekst, Selmanaj ka thënë se përplasjet verbale, sidomos në mes të PDK-së dhe LDK-së, kanë lënë të nënkuptojnë se mund të ketë tensionim të fjalorit politik gjatë fushatës elektorale. Pavarësisht kësaj, Selmanaj ka thënë se beson se qytetarët do të tregohen të matur dhe vigjilentë në raport me kampanjën elektorale.

“Ditët e fundit kanë lënë të kuptojnë se do të ketë tensionim të fjalorit politik për të tentuar të ngrenë dilema dhe çështje në mënyrë që të fitojnë sa më shumë elektorat. Pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës do të dinë të mos bien pre e tensioneve eventuale dhe të pakuptimta ndonjëherë të partive politike. Qytetarët duhet të tregohen konstruktivë dhe duhet të bëhen pjesë e fushatës, por duhet të ndikojnë që dita e zgjedhjeve të shkojë sa më mirë që është e mundshme”, është shprehur Selmanaj.

Driton Selmanaj ka bërë me dije se KDI-ja, e cila e udhëheq koalicionin e OJQ-ve, Demokracia në Veprim (DnV), do t’i angazhojë afër 2 800 vëzhgues, të cilët do ta monitorojnë procesin zgjedhor në të gjitha vendvotimet anekënd Kosovës. Sipas tij, në kuadër të këtij numri për herë të parë Demokracia në Veprim do t’i ketë rreth 250, të cilët janë me nevoja të veçanta. Ai ka thënë se Demokracia në Veprim do të përzgjedhë vëzhgues, të cilat kanë integritet të lartë moral dhe profesional.

“E gjithë përpjekja jonë është të përzgjedhim vëzhgues me integritet sa më profesional në mënyrë që të ofrojmë informata reale dhe objektive në ditën e zgjedhjeve”, është shprehur Selmanaj.

Letër publike drejtuar kandidatëve për deputetë nga Prizreni

0

Prizren ura e guritDuke marrë parasysh zhvillimet negative në sferën e urbanizmit të Prizrenit, me theks të veçantë në degradimin e trashëgimisë kulturore, “EC Ma Ndryshe” ka vendosur që t’i drejtohet me një letër publike, kandidatëve të Prizrenit që garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Lexojeni letrën e plotë, të nënshkruar nga Valon Xhabali, koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore:

Përmes kësaj letre kërkojmë nga kandidatët për deputetë që të zotohen se çështjen e degradimit urbanistik dhe të trashëgimisë kulturore në Prizren ta ngrehin në nivelin më të lartë vendimmarrës të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruhen vlerat e mbetura urbane të këtij vendbanimi.

Nevoja për një adresim të tillë vjen si pasojë e paaftësisë shumëvjeçare të komunës së Prizrenit për të vepruar në këtë drejtim, që si rrjedhojë ka sjellë dëmtimin e vlerave tradicionale të qytetit historik, përkundër faktit që vite më parë Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka miratuar Planin për konservimin dhe zhvillimin e kësaj zone.

Ndërkohë, korniza legjislative dhe institucionale e Republikës së Kosovës është shumë e favorshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në rastin e qendrës së Prizrenit, përveç legjislacionit bazik (trashëgimia kulturore dhe planifikimi hapësinor) janë miratuar edhe ligjet për zonat e veçanta të mbrojtura dhe ai për Qendrën Historike të Prizrenit. Ndonëse kuadri ligjor për Qendrën Historike të Prizrenit është mjaft i gjerë deri më tani nuk ka gjetur zbatim të duhur në terren.

Prandaj, “EC Ma Ndryshe”, në prag të zgjedhjeve nacionale 2014 kërkon nga kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Prizreni që të premtojnë publikisht se do të përkushtohen për ndërtimin e një sistemi të monitorimit të përhershëm parlamentar që do të përcillte punën e ekzekutivit në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Krahas ndalimit të degradimit, nga deputetët e ardhshëm kërkohet zotimi se do të ushtrojnë autoritetin e tyre për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillim të kontrolluar dhe të qëndrueshëm urban, duke siguruar gjithnjë ruajtjen e vlerave urbane tradicionale të Prizrenit.

“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale.

Mustafa rrezikon pensionimin, Thaçi humbjen e lidershipit

0

HashimThaci-IsaMustafaI kanë hyrë garës për kryeministër, por pas zgjedhjeve njëri nga ta mund ta humbë edhe postin e liderit të partisë. Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, fitoren në zgjedhjet e 8 qershorit mund ta krahasojnë me thënien Shekspiriane “të jesh apo të mos jesh”. Sidomos për Mustafën, analistët politikë parashikojnë se fitorja do të nënkuptonte mbijetesën e tij në politikë, kurse humbja fundin e karrierës.

Analisti Naim Rashiti fillimisht rikujton që këto zgjedhje kanë sjellë një risi, ngase gara po bëhet mes kandidatëve për kryeministër. Këtë formë, ka nënvizuar ai, e ka orientuar Thaçi duke e mobilizuar fushatën rreth tij dhe më pak rreth partisë. Një formë e tillë e fushatës, sipas Rashitit, po i imponohet tani edhe Mustafës.

“Kjo betejë e vendos Thaçin në qendër të vëmendjes duke marrë parasysh betejën edhe me ish-anëtarët e PDK-së Fatmir Limaj e Jakup Krasniqit të cilët dolën nga PDK-ja pikërisht për shkak të mospajtimeve me Thaçin”, ka thënë Rashiti. Andaj, sipas tij, tani nëse humbja e mundshme e PDK-së vlerësohet se vjen edhe si pasojë e ikjes së Limajt e Krasniqit, presioni partiak do të binte mbi Hashim Thaçin/tribuna/

Sot Këshilli i Sigurimit debaton për Kosovën

0

KS-OKBSot mblidhte Këshilli i Sigurimit të OKB-së i cili do të flasë për raportin e fundi të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për Kosovën.

Në tubim pritet të marrë pjesë kryetarja e vendi Atifete Jahjaga.

Nga Serbia merr pjesë kryetari Tomislav Nikoliq. Mbledhja fillon në orën 21 sipas kohës sonë.