Home Blog Page 8486

Nuk gjendet asnjë punim i Thaçit e Halitit në Universitetin e Cyrihut

0

Thaci xhavit halitiHashim Thaçit dhe Xhavit Halitit nuk u është gjetur asnjë e dhënë se kanë kryer çfarëdo punimi në Universitetin e Cyrihut, gjatë periudhës kur ata pretendojnë se kanë qenë studentë postdiplomik në Zvicër.

Sipas biografisë së kryeministrit në largim, në faqen e internetit të Qeverisë së Kosovës, ndër të tjera thuhet: “Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike, në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe Shkencave Politike, deri në fillim të vitit 1998”.

Mirëpo, gjatë një debati në Këshillin e Qeverisë Kantonale të Cyrihut, mbajtur në marsin e vitit 2013, dokument i protokolluar, që e posedon gazeta “Zëri”, shkruan se, ndër të tjera ishte thënë se për Thaçin dhe Halitin nuk ka asnjë të dhënë se kanë kryer ndonjë punim seminarik ndonjëherë.

“Ne sektorin e Historisë se Evropës Lindore nuk ka punime seminarike të personave të kërkuar. Është në pikëpyetje nëse ata kanë punuar ndonjëherë punim seminarik”, ka qenë përgjigjja zyrtare e Qeverisë Kantonale në një mori pyetjesh të këshilltarit të Bylachut, Claudio Schmid.

Ky i fundit, në janar të vitit 2013 i kishte dërguar Këshillit Qeveritar Kantonal, të Cyrihut, kërkesë për debat së bashku me 8 pyetjet për veprimtarinë e Thaçit dhe Halitit, gjatë qëndrimit në Zvicër. Përgjigjet, nga Qeveria Kantonale e Cyrihut atij i janë dhënë në muajin mars, ku ndër të tjera thuhej se Thaçi kishte një “certifikatë jugosllave të arsimit” dhe me atë ishte pranuar në Universitetin e Cyrihut./Zëri/

Kryeministria bën Ramadan Ilazin kryetar të Prizrenit!

0

thaci me ilazi ramadaninI sapo aderuari në PDK, Ramadan Ilazi është bërë kryetar i Prizrenit. Por kjo vetëm për një moment, dhe vetëm në një komunikatë të kryeministrisë së Kosovës.

Kur po numëronin ministrat e zyrtarët e tjerë të shteti që po merrnin pjesë në përurimin e memorialit për dy pilotët amerikanë të vrarë në vitin 1999 në Prizren, në një komunikatë për shtyp të lëshuar për media, në vend të Ramadan Muja është shkruar Ramadan Ilazi, raporton Koha.

I pari është kryetar i Komunës së Prizrenit, e ky i dyti është bërë pjesë e kabinetit të kryeministrit në detyrë së fundi, dhe është nga Ferizaj. /Indeksonline/

v4

Zekirja Shabani kryetar i AGK-së

0

AGPK-logoAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka zgjedhur kryetar të bordit, Zekirja Shabanin nga gazeta Tribuna.

Anëtarët e Bordit janë zgjedhur Blerta Aliu nga gazeta Koha Ditore, Dardan Hoti nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress, Enis Veliu nga gazeta Zëri, Shkëlqim Hysenaj nga televizioni Kohavision, Fidan Rama nga gazeta Tribuna, Arben Llapashtica nga televizioni Kohavision, Ngadhënjim Kastrati nga nga Radio Televizioni i Kosovës dhe Arsim Halili nga Radio Televizioni i Kosovës.

Kandidatët për deputet të Nismës, Susuri e Balaj nuk e njohin vendimin e Mujës

0

Foto-Nisma-620x330Skënder Susuri dhe Albulena Balaj nuk e njohin vendimin e Ramadan Mujës për largimin e tyre nga pozita e drejtori të shkollës. Ata thanë se konkursi i Drejtorisë së Arsimit në Prizren ka qenë politik.

“Ne nuk e njohim atë konkurs politik”, kanë thënë Susuri e Balaj.

Skënder Susuri dhe Albulena Balaj janë kandidatë për deputet nga subjekti politik Nisma për Kosovë. Susuri ka qenë drejtor I shkollës fillore “Mustafa Baki” ,ndërsa Balaj I shkollës “Naim Frashëri në Vlashnje.
“Unë do të vazhdoj të qëndroj në kët post”, tha Susuri,transmeton TVPZ.

Sipas tij, nëse nuk anulohet ky vendim,atëherë do t’I drejtohet organeve të drejtësisë.

Ndërkaq,Albulena Balaj,tha i është cenuar e drejta ligjore.”vendimi për largimin tim është marrë në kohën sa kam qenë duke shfrytëzuar pushimin e lehonisë”, ka thënë Balaj./PrizrenPress.com/

Diplomohet ylli i kinematografisë Emma Watson

0

Emma Watson-diplomohetEmma Watson u diplomua në Univeristetin Brown pas gati 5 viteve studime në degën e Letërsisë Angleze. 24-vjeçarja  filloi studimet në  Universitetin Brown në vitin 2009, vit në të cilin ajo njohu edhe suksesin më të madh si aktore.

Aktorja britanike që u bë e famshme  si  Hermione Granger e Harry Poterit ishte një ndër 2000 studentët e diplomuar të dielën.
Watson, në një intervistë për “Sunday Times”, ka thënë që në fillim ishte e shqetësuar sesi do të pritej nga bashkëmoshatarët e saj në kampus.

“Një ditë kur po shkoja në mensë, të gjithë ranë në qetësi dhe u kthyen për të më parë. Dhe në moment i thashë vetes “ti mund ta bësh këtë gjë”. Duhet të marrësh frymë thellë dhe të mbledhësh forcat”, thotë Watson.

Gjithsesi, Watson pavarësisht famës së saj arriti ta menaxhojë veten duke patur një jetë normale studentore.

“Në kampus kurrë nuk më kanë pyetur për një autograf. Merrja pjesë në “party”-t që organizonim me rreth 100 studentë dhe kënaqeshim pafund”, thotë aktorja për “US Weekly”.

Bieber i bashkohet yjeve që dhurojnë për bamirësi

0

JustinBieber6-10Këngëtari Justin Bieber është treguar mjaft i ndjeshëm, ndërsa ka dhuruar për bamirësi një shumë të majme. Bëhet me dije se këngëtari 20 vjeçar, ka dhuruar 545.000 dollarë për organizatat bamirëse, që ndihmojnë të sëmurët nga HIV/AIDS.

Në këtë mënyrë, ai u është bashkuar emrave të tjerë të njohur, për të dhuruar para gjatë një evenimenti të organizuar në Antibes të Francës.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin Leonardo DiCaprio, Heidi Klum, John Travolta dhe Sharon Stone. Gjatë këtij eventi,39-vjeçari DiCaprio ka dhuruar një milion dollarë.

Daka takon vëzhguesit e BE-së

0

Daka-vezhguesit e BEKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dake ka pritur në takim delegacionin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të kryesuar nga zëvendësshefi i këtij misioni, Marian Gabriel ku është biseduar për procesin e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Fillimisht kryetarja e KQZ-së shprehu mirëseardhje vëzhguesve të BE-së të cilët do të përcjellin nga afër procesin zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetarja Daka i informoi në detaje anëtarët e delegacionit të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve lidhur me përgatitjet që janë duke u zhvilluar në organizimin e Zgjedhjeve të 8 qershorit, duke shtuar se “përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas një dinamike të paraparë me Planin Operacional të miratuar nga KQZ-ja”.

Ndërkaq, zëvendësshefi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Marian Gabriel, e njoftoi kryetaren e KQZ-së, se që nga dita e diel, një pjesë e vëzhguesve kanë ardhur në Kosovë për të parë nga afër procesin zgjedhor.

Asambleistët e Malishevës bojkotojnë mbledhjen, kërkojnë rritjen e pagave

0

KuvendiMalisheves-14-07Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, sot kanë bojkotuar seancën e rregullt, të pestën me radhë, me vetëm një pikë të trajtuar, të rendit të ditës.

Bojkotimi i seancës, ka ardhur si rezultat e pakënaqësisë së shprehur nga ana e kuvendarëve malishevas, në raport me institucionet qendrore dhe mos dhënies së përgjigjes nga ana e MAPL-së, për statusin e anëtarëve të kuvendeve komunale.

Shqetësimin e pari e ka ngritur anëtari i KK të Malishevës, Januz Kastrati, nga radhët e LDK-së, e që kjo është përkrahur nga të gjitha grupet që janë të përfaqësuar në KK të Malishevës.

“Mos ngritja e pagave për anëtarët e kuvendeve, ndërsa ngritja e pagave për kryetarin dhe kryesuesin e KK, është e pakuptimtë. Përveç kësaj ne nuk kemi as një definim të statusit tonë, si anëtar të kuvendit dhe as vet zyrtarët e MAPL-së, nuk kanë mundur të na japin sqarim për këtë”, ka thënë Januz Kastrati.

Më pas, pas një konsultimi mes përfaqësuesve të grupimeve politike të përfaqësuara në KK të Malishevës, unanimisht, kanë vendosur ta bojkotojnë seancën e pestë të radhës.

Në një deklaratë të përbashkët, të të gjithë anëtarëve të KK të Malishevës, e dhënë para MAPL-së, e cila i përcjellë mbledhjet e kuvendeve komunale, përmes video transmetimit direkt, dhe para opinionit të gjerë, u tha se “ky veprim, është reagim ndaj gjendjes materiale dhe trajtimit jo të mirë, që po u bëhet anëtarëve të kuvendeve komunale”.

LDK përgatitet për shkarkimin e Isa Mustafës

0

IsaMustafa-LDKStrukturat e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po përgatisin një kongres të jashtëzakonshëm të kësaj partie, menjëherë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, me të vetmin rend dite, zëvendësimin e Isa Mustafës.

Në javët e fundit janë shtuar zërat e pakënaqur brenda LDK-së, pasi vlerësojnë se Mustafa nuk ka energjinë as vullnetin e duhur për t’i bërë ballë fushatës së liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili është futur në garë për të fituar edhe mandatin e tij të tretë si kryeministër.

“Mustafa, me dy tre individë rreth tij, të cilët në zhargonin popullor po i quajmë servilë, tashmë ka bërë marrëveshje me liderin e PDK-së për ta bashkë-qeverisur Kosovën pas zgjedhjeve të 8 qershorit, prandaj nuk po përpiqet sa duhet për ta rrëzuar Thaçin nga pushteti”, ka thënë për lajmi.net, me kusht anonimiteti, një zyrtar i lartë i partisë kryesore opozitare në vend.

“Po ashtu, konsiderojmë se pas arrestimeve të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Mustafës në komunën e Prishtinës, ekziston një dosje e EULEX-it edhe për Mustafën, çka rrezikon të rezultojë në një aktakuzë apo arrestim eventual të tij, menjëherë pas zgjedhjeve”, ka shtuar burimi.

Pretendentët e interesuar për ta zënë pozitën e Mustafës në parti, pas shkarkimit eventual të tij, janë tre figurat me më shumë influencë dhe kontakte brenda partisë: Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti dhe Lutfi Haziri.

Sipas këtij burimi, njëri nga tre figurat që përpiqen ta zënë vendin e Mustafës do ta iniciojnë nismën për kongres të jashtëzakonshëm.

Sabri Hamiti është një ndër personalitetet më të shquara akademike dhe politike të Kosovës dhe vjen pikërisht nga zona e Llapit që ka më së shumti mbështetës të LDK-së.

Nga Llapi është edhe Fatmir Sejdiu, ish-kryetari i LDK-së, i cli ndihet ende i tradhtuar nga mënyra se si Isa Mustafa ia morri lidershpin e partisë.

Pretendentë potencial gjithashtu është edhe Lufti Haziri, i cili për t’u projektuar si trashëgimtari i lidershipit të LDK-së, kohëve të fundit është bërë shumë më aktiv dhe ka ashpërsuar retorikën kundër liderit të PDK-së, Thaçi.

Jo më AGPK, por vetëm Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)

0

AGPK-logoNga sot, AGPK-së i hiqet fjala Profesionist, do quhet vetëm Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). Ndërsa, bordi i këtij asociacioni do të ketë 8 anëtarë e jo 6 siç i kishte deri tani.

Kështu kanë marr vendim mbi 200 gazetarë të Kosovës.

Ndërsa, emrat e kandidatëve për kryetarë, në mbledhjen që po mbahet, janë Shkumbin Ahmetgjekaj – RTK, Parim Olluri – JNK, Artan Mulliqi – RTV21, Zekirja Shabani – Tribuna dhe Milaim Krasniqi – Radio Kosova.

Rreth 200 gazetarë të mediave në Kosovë, janë mbledhur sot për të zgjedhur Kryetarin dhe anëtarët e bordit të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK).