Nuk gjendet asnjë punim i Thaçit e Halitit në Universitetin e Cyrihut

Thaci xhavit halitiHashim Thaçit dhe Xhavit Halitit nuk u është gjetur asnjë e dhënë se kanë kryer çfarëdo punimi në Universitetin e Cyrihut, gjatë periudhës kur ata pretendojnë se kanë qenë studentë postdiplomik në Zvicër.

Sipas biografisë së kryeministrit në largim, në faqen e internetit të Qeverisë së Kosovës, ndër të tjera thuhet: “Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike, në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe Shkencave Politike, deri në fillim të vitit 1998”.

Mirëpo, gjatë një debati në Këshillin e Qeverisë Kantonale të Cyrihut, mbajtur në marsin e vitit 2013, dokument i protokolluar, që e posedon gazeta “Zëri”, shkruan se, ndër të tjera ishte thënë se për Thaçin dhe Halitin nuk ka asnjë të dhënë se kanë kryer ndonjë punim seminarik ndonjëherë.

“Ne sektorin e Historisë se Evropës Lindore nuk ka punime seminarike të personave të kërkuar. Është në pikëpyetje nëse ata kanë punuar ndonjëherë punim seminarik”, ka qenë përgjigjja zyrtare e Qeverisë Kantonale në një mori pyetjesh të këshilltarit të Bylachut, Claudio Schmid.

Ky i fundit, në janar të vitit 2013 i kishte dërguar Këshillit Qeveritar Kantonal, të Cyrihut, kërkesë për debat së bashku me 8 pyetjet për veprimtarinë e Thaçit dhe Halitit, gjatë qëndrimit në Zvicër. Përgjigjet, nga Qeveria Kantonale e Cyrihut atij i janë dhënë në muajin mars, ku ndër të tjera thuhej se Thaçi kishte një “certifikatë jugosllave të arsimit” dhe me atë ishte pranuar në Universitetin e Cyrihut./Zëri/

Më Shumë

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit