Home Blog Page 8485

Gjyqtarin e Kushtetueses, Kadri Kryeziun e pret shkarkimi

0

Kadri KryeziuDuke marrë pjesë në aktivitetin e PDK-së, Kadri Kryeziu, ka shkelur Kodin e mirësjelljes së Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit “gjyqtarët … nuk duhet të marrin pjesë në aktivitete politike”, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, i ka kërkuar Kryeziut deklarim me shkrim për veprimin. Përgjigjja duhet të kthehet deri në fund të kësaj jave. E një burim i gazetës ka thënë se, më së largu më 12 qershor, gjyqtari do të dalë në procedurën e përgjegjësisë, deri në shkarkim.

Një burim i “Kohës Ditore” ka thënë të hënën se vendimi për inicimin e procedurës së shkarkimit të këtij gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, do të merret brenda dy javësh.

“Tani për tani një gjë e sigurt është: ai do të dalë në procedurën e përgjegjësisë, deri në shkarkim”, ka thënë ky burim. “Kjo do të ndodhë jo më larg se më datën 12 qershor, sepse duhet të mblidhen edhe faktet e rastit”.

Mësimdhënësit e Prizrenit kërkojnë nga Thaçi t’i dërgojë në deti

0

thaci me mesimdhenes ne pzMësimdhënsit e Prizrenit, kanë pasur një kërkesë intersante për kryeministrin në largim Hashim Thaçin.

Ata kanë kërkuar nga Thaçi që në kuadër të premtimeve të parashikojë dërgimin e tyre në deti.

Një mësimdhënëse e Prizrenit, në emër të kolegëve ka kërkuar nga Thaçi që t’ia plotësojë dëshirën për t’i dërguar në deti.

”Kolegët po kërkojnë që të na qon edhe n’deti”, i ka thënë ajo Thaçit.

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, ndërkaq ka refuzuar kërkesën e mësimdhënëses.

“Rrugën e Kombit e kam ndërtuar, edhe rrogat ua kam rritur, prandaj mund të shkoni edhe në deti”, i është përgjigjur Thaçi kërkesës së mësimdhënësve të Prizrenit.

Thaçi, ka shtruar sot darkë për mësimdhënësit e Prizrenit. Ai iu ka premtuar se për çdo vit do t’ua rrisë pagat nga 25 për qind. Thaçi po ashtu ftoi mësimdhënsit që të dalin në zgjedhje./PrizrenPress.com/

Nora me të brendshme seksi duke u puthur me Robertin

0

nora tuj puthNora ka vendosur të ndajë disa çaste intime me të dashurin e saj, Robertin, në Instagram; duke u puthur me të.

“Baby Jem. Kena dasht me nda një pjesë të jetës tonë personale me ju fansa të dashur. Shpresoj të ju pëlqej”, shkruan Nora në legjendën e kësaj fotografie.

 

Nora ka të veshura një palë të brendshme mjaftë seksi.

Duket se kjo puthje është shkëmbyer gjatë realizimit të klipit të këngës së saj më të re.

Diplomohet amerikania 99 -vjeçare

0

87263Një tarifë vetëm 5 dollarë ishte e vetmja gjë që e pengoi 99- vjeçaren Jessie White të diplomohej për stenografi dhe kontabilitetit në vitin 1939.

Por ajo nuk duhet të shqetësohet më për atë borxh pasi ai u pagua nga Bangor, një mik i të moshuarës i cili organizoi edhe një ceremoni diplomimi për White. 99-vjeçarja më në fund realizoi ëndrrën e saj për të pasur diplomën në dorë pas 75-vitesh.
e moshuara
White ka kaluar një jetë të vështirë pasi ka mbetur e gjymtuar nga poliomieliti dhe gjithë jetën ka ecur me paterica. Pasi mbaroi shkollën ajo mundi të gjente punë si llogaritare dhe punopi deri sa doli në pension.

Por e moshuara thotë se ndihej gjithmonë e paplotësuar që nuk e kishte marrë në dorë diplomën. “ Unë mendoj se ajo kompleton jetën time. Ndihesha e humbur që nuk e kisha një diplomë”- shprehet e moshuara.

99-vjeçarja shprehet se ka pasur një moto gjithë jetën e saj. “Kurrë mos pusho së mësuari. Kurrë mos pusho së përpjekuri për të arritur suksesin. Unë kurrë nuk do ndaloj së mësuari”

Nisma e Limajt e Krasniqit: Vizitat e Hashim Thaçit në biznese shoqërohen me haraç

0

LimajKrasniqi-nismaNISMA e Limajt dhe Krasniqit kanë reaguar ndaj vizitave që po u bënë lideri i PDK’së bizneseve duke thënë se ato vizita shoqërohen me haraç.
Më poshtë po e japim të plotë reagimin e këtij subjekti.

Fushata parazgjedhore është shndërruar në zgjedhë për bizneset e Kosovës!
Hashim, boll i “ndihmove” bizneset!

Gjatë pesë muajve të fushatës parazgjedhore që ka filluar Hashim Thaçi, agjenda e tij kryesore në terren ishte“vizita” e ndërmarrjeve të bizneseve në Kosovë.
Për të gjithë biznesmenët kosovarë këto vizita shoqërohen me ngërçe të harraqit për zgjedhjet e 8 qershorit. Imazhet që shpërndahen nga këto “vizita”, e ku shihen biznesmenët duke u buzëqeshur në prani të Kryeministrit që po IKË, janë imazhe të cilat reflektojnë mjerimin që Poeti i Mjerimit, Migjeni, i shprehu përmes metaforës “Qeshu palaço, e zemra të pëlcet!”
Për realitetin e hidhur me të cilin ballafaqohen bizneset në Kosovë, nën qeverisjen e Hashim Thaçit, flasin të dhënat.

Gjatë pesë muajve të fushatës së Hashim Thaçit dhe premtimeve se do t’i ndihmojë bizneset kosovare, 652 kompani të ndryshme në Kosovë kanë shuar biznesin e tyre.
Shuarja e bizneseve për shkak të ambientit të pafavorshëm për të zhvilluar bizneset janë reflektim i drejtpërdrejtë në shtimin e papunësisë dhe mjerimit të popullit të Kosovës.
Kjo klimë negative që u përcoll gjatë gjithë qeverisjes Thaçi shkaktoi shuarjen e mijëra bizneseve kosovare. Nëse nuk ndërpritet ky trend, Misioni i Ri i Hashim Thaçit do t’i shuaj të gjitha bizneset e pavarura nga ai.

NISMA për Kosovën nuk troket në dyert e asnjë biznesmeni për fushatën zgjedhore, që është shndërruar në zgjedhë për biznesmenët kosovarë. Pas besimit që do të na shprehin qytetarët e Kosovës përmes VOTËS PËR NDRYSHIM, dyert e NISMËS do të jenë të hapura për të mbështetur bizneset, si burim kryesor i hapjes së vendeve të lira të punës.

Më 8 qershor, të gjithë biznesmenët që dëshirojnë të heqin qafe zgjedhën e haraçit, duhet të ndëshkojnë praktikat e tilla që janë pengesë serioze e zhvillimit të vendit dhe t’i hapin rrugë NISMËS për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës.

Jennifer nuk lë shumë vend për imagjinatën

0

jen1Ajo është një femër që gjithmonë shfaqet provokuese.

Dhe, këtë gjë ka bërë edhe të dielën, teksa ka bërë atë që di të bëjë më mirë: të ekspozojë asetet e saj seksi.

Jennifer Nicole Lee kishte zgjedhur një vend privat për të pushuar në Miami, por 38-vjeçarja dha një shfaqje të vërtetë për të pranishmit.

Me një bikini të vogël, ajo nuk ka lënë shumë vend për imagjinatën, ndërsa në një moment, ndërsa lahej në pishinë, i ka hequr fare reçipetat.

Enver Hoxha si drogë

0

opinion 23Shkruan: Pëllumb Kulla

Në një vend të dashur, njerëz të shtrenjtë, mbetur vitesh të pakënaqur ndjekin dhe ndjekin pa pushim fjalime, protesta, kërcënime, ironira, ultimatume, premtime që përplasen, përthyhen bëhen pluhur e sërish ngurtësohen humbin.

E njerëzit, rrijnë e i presin ato, drithërojnë, ofshajnë përloten. Presin e lumturohen kur feks drita e drejtësisë, ndreqja e prapshtive, përmbysja e të liqve.

Por është thjesht një iluzion.

Është pikërisht kjo droga e vërtetë që konsumojnë shqiptarët, drogë që nuk kushton asnjë qindarkë, që i përallis dhe i lumtëron njerëzit për disa orë. Pastaj zgjimi është me dhimbje koke, por ata janë gati të vijnë prapë në seancat e reja të ushqimit me drogë, në mitingje, në parlament, dhe në bisedat e studjove. I ndjekin ndeshjet me iluzionin se e mira me të keqen janë ndarë dhe po ndeshen, teksa një e keqe e frikëshme nuk po ndahet hiç.

E kështu 23 vjet….

Një mal cinizmi i ka rënë mbi supe Shqipërisë. Në një përmendore vihet plus edhe një portret i diktatorit, dhe një ministër përkulet para tij. Shfajësohet se i shpëtoi dhe nuk e pa. Por është pjesa e skenarit, është vetëm paradhënia, sepse ca dit më vonë, në Përmet, në sytë e të parit të përfaqësuesve të popullit tunden dhe lëkunden me shumicë portrete të tjerë të shumtë.

Një cinizëm i egër dhe i paturpshëm.

Thuhet se përkujtohet Lufta Nac. Çlirimtare dhe ngrihet lart portreti i njeriut, që më shumë se kushdo duhej të fshihej nga sytë e shqiptarëve dhe të botës së qytetëruar. Është portreti, që në të vërtetë më pak se kushdo duhej të shfaqej për të kujtuar atë luftë të ndershme çlirimtare, pasi ai njeri e tradhëtoi atë. Ai pushkatoi pabesisht të gjithë komandantët e komisarët çlirimtarë, pushkatoi e shfarosi të gjithë teoricienët e ndritur të së majtës, pasi kish pushkatuar më parë aspirantët e demokracisë, nacionalistë të ndershëm, klerikë të ndritur, njerëz që pas nëntorit ’44 qëndruan në atdhe, ngaqë i besuan demagogjisë së tij kriminale. Ata pak kolaboracionistë që kishin mëkate dhe duheshin ndëshkuar, patën marrë me kohë arratinë.

Ai instaloi në këtë vend sistemin e pabesisë nacionale, duke filluar me Mukjen, pastaj me masakrën masive të Ulqinit, me deputetët e parë të pasçlirimit, shfarosjen e shokëve të tij të Komitetit Qendror dhe të Byrosë Politike.

Enver Hoxha, që për turp mban dekoratat e Heroit të Popullit, për një luftë ku atë e udhëhoqën të dërguarit e Titos, u shqua dhe i hoqi udhën një lufte tjetër të famshme: Luftës së Klasave. Po, po, të dashur përmetarë! Në atë luftë ai ishte vërtet Komandant dhe aty nuk e udhëhoqi njeri. Aty ishte strateg, ishte Zot i paarritshëm! Në atë luftë famëkeqe u vranë dhjetra herë më shumë shqiptarë se në atë të Çlirimit.

Lufta e Klasave ishte mekanizmi enverist i menaxhimit të varfërisë, i ndarjes së atyre pak të mirave materiale, i banesave, i të drejtave të studimit, vendeve të fismë të punës, e deri të paisjeve elektroshtëpiake, ku qe ligjëruar tashmë që duhet t’i merrnin “tanët”

Këtij krimineli shumëplanësh i duhen faturuar dhe mëkatet e demokracisë të shpifur që u ofrohet sot shqiptarëve buzë Adriatikut, pasi ai u bë edukatori i njerëzve që deri sot e kësaj dite udhëhoqën këtë proces të dështuar dhe e lanë Shqipërinë në bisht të Europës. Nga shkolla e tij e ligë, ky vend trashëgoi kuadrot e tij, që pabesinë e patën kryefjalë, që demagogjinë e bënë bazën e gjuhës shqipe dhe të gjuhëve të huaja, ata që formuan partitë e ndryshme të punësimeve, që të vetmet të mira materiale kanë ata 100 mijë vende pune, të cilët njëherë në 8 vjet ua heqin “atyre” dhe ua japin “tanëve”. Nuk shihet kurrëfarë zgjerimi i fronteve të punës, në bujqësi, industri, turizëm dhe artizanat. Zgjerohen vetëm organikat administrative, ku janë parë çudira: ministri me pesë zëvendësministra! Trafikët e drogës, armëve dhe cigareve të zhvilluara me sukses nga Enveri, i trashëguan dhe i zgjeruan kuadrot e tij besnike me pelerina në ngjyra të tjera.

Sot i kërkohet PD-së të bëjë analizën e humbjes së 23 qershorit – (të cilën analizë në PD nuk janë aq budallenj ta bëjnë tani, se vetë analiza do të ish një humbje më e madhe ngaqë ato pak energji i duhen për parlament dhe jo përleshjes brenda klanit pëdëist). Por nuk turpërohen që askush nuk ka bërë analizën e plotë të 20 shkurtit dhe shfrimin mbi statujën e Gjëmëmadhit! Asnjë parti nuk ka bërë analizën e kolerës së zgjatur enveriste, asnjë akademi nuk ka vënë në program atë biçim analize! Historianët e saj burrecë nuk i hyjnë atij aksioni dhe s’bëjnë gjë tjetër, veç ofrojnë llafollogjikisht një “dikaturë të egër,” por …pa diktator!

Vini re: në çdo stacion të ndryshimit të udhëheqjes së punëve ka premtime: në 1992 u premtua me dekret presidencial kontrolli i pasurisë së byroistëve dhe ndëshkimi i tyre; në 1997 u premtuan kthimet e parave të piramidave dhe ndëshkimi i përgjegjësit famëkeq të asaj katastrofe ekonomike dhe shtetërore; në 2005 u premtua ndëshkimi i “kryemafiozit të mesdheut” dhe i ministrave të tij të korruptuar; në 2013 u depozituan kallëzimet për ca ministra të tjerë hajdutë dhe abuzues…. Dhe njerëzit presin. Në të gjitha këto stacione, votuesit kanë drithëruar në pritje të ethshme të drejtësisë që po vonon tmerrësisht të vijë. Dhe çdo gjë mund të bëhet. Mjaft të duan Zotat aktualë!…

Megjithatë ethet e pritjes kanë bukurinë e tyre. Kjo është droga e vërtetë që konsumojnë familjet e varfëra shqiptare. Palët janë të ndryshme por njësoj i lenë në pritje pronarët shekullorë. Mes pronarëve të rinj dhe të vjetër, të dy palët dashurojnë të rinjtë, por ama, sejcila të rinjtë e vet dhe ligji 7501 rezulton i vetmi ligj i shënjtë dhe i vetmi i pashkelur deri tani. Aleancat qeverisëse dhe ato opozitare janë egërsisht të acaruara me njëra-tjetrën dhe duket sikur ky konflikt sjell zhvillim, por jo. Edhe duke mos qenë konflikt sa për sy e faqe, gjithsesi ky nuk vjen nga ndryshimi i ideve, por i interesave, ndeshje e frikshme për atë shpërndarje të vendeve të punës dhe të favoreve për “tanët.” Dhe askush nuk dyshon: është përplasje e egër dhe e vërtetë kjo!

Jemi në një qeverisje të majtë, e cila, siç përbëhet sot, është më pak fajtore për infrastukturën e narkotrafikut. Por ama asaj duhet t’i shquajmë drogën e saj specifike që tregëton sot. Të majtëve të vet, veteranëve të luftës dhe ish heronjve të kantiereve të socializmit, ajo nuk u jep dot punësimin që ata duan për bijtë, nipërit dhe mbesat. Ngaqë kjo e majtë në qeverisje ruan një cipë, atë që nuk e bën “e djathta” e Berishës në prepotencën e ushqimit të “tanëve” me favore. Por e majta në pushtet ka gati për njerëzit e vet drogën e saj të veçantë, ata portretet e Enverit në sheshet e Përmetit. Mendojnë se kjo lloj droge simpatizantëve u mjafton dhe i kënaq. Dhe jo se Meta përgjërohet për Enver Hoxhën! Absolutisht jo. Është një e majtë allasoj, e udhëhequr nga milionerë, me masa njerëzish që vështrojnë të dëshpëruar përtej kufijve. Janë të varfër që edhe një biletë trageti, apo avioni nuk ua mban kurrizi ta blejnë.

Ndaj mbyllen nëpër shtëpira dhe ndjekin punimet e parlamentit, ku Berisha vazhdimisht merr fjalën dhe Meta vazhdimisht e le të flasë nga shtatëmbëdhjetë herë, pa limit.

Se kështu shqiptarët drogohen akoma më mirë.

Hiqen rampa dhe parkingu ilegal në Brezovicë

0

prishje ne brezovicMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë sot rrënimin e rampës në Brezovicë, që ishin vendosur para disa vitesh me një vendim të strukturave paralele serbe në lë Komunë.
Lidhur me këtë aksion, ministri në detyrë i Mjedisit, Dardan Gashi ka postuar në Facebook informatën dhe foton:

“Me problemet e Brezovicës, që nuk janë pak, e nisëm me rrënimin e rampës, që në shqipen e pastër po i thuhet laurë. Laurën dhe parkingun e hoqëm në bashkëpunim me Komunën e Shtërpcës, ndonëse me vonesë nga kjo e fundit”.

“Komuna e Shtërpcës e kuptoi besoj se ishte ilegal veprimi i saj shumë vjet me radhë, për të përfituar materialisht nga vizitorët dhe e them me bindje që po vjen koha që edhe komuniteti serb në Kosovë të trajtohet i barabartë dhe jo i ledhatuar, sepse është për të mirën e tyre. Për sundimin e ligjit. Ndërkohë ju faleminderit që po e ndani kohën me mu këto ditë, me aksionet tona si ministri. Po përpjekem që veprimet t’i konsideroj punë, jo fjalët”.

Haradinaj i shkruan KFOR-it, demanton lidhjet e tij me krimin

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shkruar sot një letër komandantit të KFOR-it, ku ka demantuar lidhjet e tij me krimin, të raportuara në gazetën Koha Ditore, bazuar në një raport të inteligjencës së forcave të NATO-s në Kosovë.
Haradinaj në këtë letër mohon lidhjet e tij me bosin e drogës Naser Kelmendi, të qenurit legjionar francez dhe kontrollues i trafikimit të naftës dhe duhanit.

Më poshtë, lexoni të plotë letrën e kreut të AAK-së, drejtuar komandantit të KFOR-it, Salvatore Farina

I nderuar z. Gjeneral,
Sot, në një gazetë të përditshme kosovare është publikuar një raport i cili i refereohet inteligjencëssë KFOR-it.
Në këtë raport kam gjetur informacione shqetësuese dhe të pasakta në lidhje me mua.
Si një qytetar i Kosovës dhe si politikan unë e konsideroj së është detyrë dhe obligim i imi që t’iu përgjigjem këtyre akuzave.

– Unë kurrë nuk kam qenë legjionar francez;
– Unë nuk jam në dijeni që kam takuar ndonjëherë Kelmendin. Kurrë nuk kam komunikuar me të dhe kurrë nuk kam pranuar ndonjë ndihmë financiare apo mjete të tjera nga ai;
– Unë kurrë nuk kam qenë në ndonjë lloj biznesi apo marrëdhënie të tjera me Halitin, përveç faktit se të dy kemi qenë anëtarë të Kuvendit të Kosovës dhe pjesëtarë të UÇK-së;
– Unë kurrë në jetën time nuk kam pasur ndonjë biznes apo marrëdhënie tjetër me njerëzit e përmendur në raport;
– Përveç atyre që kam takuar gjatë luftës, si një ushtar, unë nuk i njoh shumicën e njerëzve të përmendur në raport;
– Unë kurrë në jetën time nuk kam kontrolluar kurrfarë biznesi, qoftë të naftës, të duhanit ose të tjera;
– Unë kurrë në jetën time nuk kam përkrahur ndonjë grup ose kontrolluar personalisht çfarëdo vije kufitare për veprimtari të paligjshme apo kriminale;
– “Klani” Haradinaj nuk ekziston dhe as nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Unë kam qenë ushtar dhe kam luftuar për vendin tim. Këtë e kam konsideruar detyrë. Gjatë gjithë viteve të luftës, por edhe pas luftës unë jam udhëhequr nga parimet e qarta, nderi, krenaria dhe dinjiteti. Për shkak të thashethemeve të këtilla, unë jam akuzuar dy herë nga Tribunali i Hagës dhe u shpalla i pafajshëm.
Si qytetar i Kosovës, unë nuk mund të mos jem krenar për miqësinë e vendit tim me NATO-n dhe vendet anëtare të saj. Gjithmonë do të punoj shumë, në mënyrë që vendi im një ditë të jetë në gjendje të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon, së bashku me miqtë dhe aleatët tanë të NATO-s.
Unë shpresoj që shërbimet inteligjente që kanë kontribuar në këtë raport, do të shohin me rëndësi rishikimin e të dhënave të këtij raporti.

Sinqerisht,
Ramush Haradinaj

Naimi, misionar i vërtetë i çështjes shqiptare

0

NaimFrasheri5-25Vepra e Naimit është e kohshme edhe në shekullin që kemi hyrë. Ajo na mëson se si të punojmë, si të sillemi me çështjet e kombit, si ta njohim të djeshmen, si na i paraqitën tiparet e karakteret të tjerët – sidomos serbët, që nuk kursyen asnjë gënjeshtër për të na paraqitur sa më të papërshtatshëm e të paqytetëruar.

Duhet ditur se në veprat e Naimit mund të gjenden pak elemente të romantizmit evropian. Nga studiuesit e veprës së Naimit me të drejtë thuhet se “Dashuria për atdhe e komb, vlerësimi i lartë i vendit e i popullit të vet, për Naimin erdhi dhe u shtua edhe më tepër, kur rrethanat politike atë e detyruan të largohej, duke mërguar jashtë atdheut”.

Çështjet për të cilat shkruan Naimi, konvergjojnë plotësisht me çështjet më madhore të kohës – me Shqipërinë dhe shqiptarinë. Duke lexuar veprat e Naimit, kuptojmë se ai mbetet ndër figurat e mëdha të letërsisë dhe kulturës shqiptare. Fryma e gjallë e atdhedashurisë, lidhja shpirtërore dhe ndjenjore e poetit me dheun e të parëve dhe brengat e tij për kohët që do të vijnë, përbëjnë boshtin kryesor të temave dhe motiveve të trajtuara në veprat artistike të poetit.

Duhet kuptuar pa hamendësime se vepra e Naimit ka ndikuar në masë të mirë në formimin e ndërgjegjes e të vetëdijes së shqiptarëve në harkun kohor dje dhe, pse jo, edhe ne harkun kohor sot.

Poeti në të gjitha veprat e shkruara, qofshin për fëmijë, qofshin për të rriturit, si dhe në veprat që objekt trajtimi kanë figurat zulmëmëdha të historisë kombëtare, trajton probleme e çështje të mprehta që lidheshin me fatin e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.

Vërtet Naimi tregoi mençuri në kohën e tij dhe veprat e tij në tërësi bartin botën shpirtërore dhe mendore të kohës. Veprat e tij i përshkon natyrshmëria dhe spontaniteti i shprehjes së ndjenjës dhe mendimit.

Misionar i vërtetë i çështjes shqiptare

Me përdorimin e fjalëve të bukura, Naimi arriti ta lartësojë Shqipërinë. Ai gjithherë u dëshmua misionar i vërtetë i çështjes shqiptare, ekzistencës së shqiptarëve në kohë dhe hapësirë. Po t’i analizojmë me vëmendje e me një përqendrim logjik veprat e Naimit, do të mësojmë se poeti tregohet një figurë jo e zakonshme. Naimi bëhet jo i zakonshëm, se bebëzat e tij shikojnë larg në çështjet më të domosdoshme të atdheut dhe kombit. Ai e dinte mirë se shqiptarët ishin popull i munduar nga pushtuesit dhe shi për këtë shprehte një lloj shqetësimi pse shqiptarët bënë shumë për të tjerët, ndërsa për vete fare pak.

Në të vërtetë, çështjet e artit, të gjuhës, të kulturës, të gjenezës së shqiptarëve, të feve, të traditës, të historisë dhe të figurave emblematike kombëtare, si shumë rilindës, edhe Naimi i ka shtruar drejt e me të dhëna të bollshme. Duke i pare këto vlera e këtë fuqi mendore të Naimit –Eqrem Çabej nxjerr konstatimin se Naimi nuk duhet parë, vlerësuar e studiuar vetëm në profilin e poetit, vetëm në rrafshin e një këngëtari që kultivoi një stil të veçantë në veprat artistike, por do të duhej parë si figurë e si artist me një mendjehollësi tepër të zhvilluar e të rëndësishme për letërsinë shqipe në përgjithësi.

Naimi qe i veçantë edhe në trajtimin e temës së bamirësisë. Këtë ide ai e lidh me çështjen kombëtare e shoqërore. Duke i lexuar veprat: “Vjersha për mësonjëtoret e para”, “Parajsa dhe fjala fluturake”, “Mësime”, “Katër stinët” dhe “Dëshir’ e vërtet e shqiptarëve” – kuptojmë horizontin e gjerë, mençurinë dhe largpamësinë e Naimit. Bota e fëmijëve, detajet që lidhen ngushtë me idenë e bamirësisë, vlerat kuptimore të kësaj ideje – të gjitha këto e bëjnë poetin sa të dashur aq edhe të përzemërt. E mira dhe e keqja në vargjet e Naimit nuk janë vetëm kategori kombëtare, por janë edhe kozmike. Ç’është e vërteta, Naimi fëmijët i përfytyronte si shembuj të virtyteve e të bukurisë morale dhe fizike. Naimi, edhe përmes idesë së bamirësisë ka shprehur një vrull shpirtëror, ka rrokur në pasqyrim botën e të vegjëlve në një plan të gjerë.

Duke i pasur parasysh këto vlera që ngërthejnë veprat e Naimit – me arsye të shëndoshë është konstatuar se “Naimi është Shqipëria me ndërgjegjen e saj, me dashurinë e madhe për lirinë, për bukurinë dhe harmoninë e jetës së kombit” (Dalan Shapllo, Poezia nëpër kohë, Tiranë, 1990, f. 63).

Vepra e Naimit, me përmbajtjen e vet, nga shumë shqiptarë u mësua përmendsh, si Bagëti e Bujqësi e Lulet e verës. Çdo lexues i vëmendshëm, në veprat e Naimit do të gjejë jo vetëm rezonancën e shpirtit të vet, por do të bëhet si njësh me poetin dhe me mësimet, me ndjenjat dhe me botën e madhe shpirtërore të tij.

Në poezinë “Fjalët e qiririt” Naimi shkruan vargjet e vetëflijimit në emër të diçkaje të madhe e sublime. Dhembja e Naimit, njëkohësisht është dhembja e popullit të tij. Naimi në veprat artistike e konkretizon rolin që duhet ta ushtrojë një poet në mesin e popullit të vet. Sipas Naimit, vjershëtori, para së gjithash, është mësues që porsi qiriu duhet të digjet e të përvëlohet – vetëm e vetëm që t’i ndrisë, t’i ndriçojë dhe t’i arsimojë bashkëkombësit. Naimi në të vërtetë gjithandej veprave sjell porosinë që poeti duhet të sakrifikohet për qëllime të larta njerëzore e morale.

Ai është i shqetësuar shumë nëse mendimet e tij kanë ruajtur apo jo koherencën. Duke i pasur parasysh këto vlera të shumta të veprave të poetit -studiuesit me të drejtë thonë se një poet –vjershëtor, do të jetë i pavdekshëm, do të mbetet i përjetshëm, vetëm nëse me idetë, me porositë dhe me moralin e predikuar jeton në shpirtin e lexuesve të ndriçuar përmes veprës së tij.

 

Edhe sot kemi nevojë t’u kthehemi veprave të Naimit

 

Liriku më i mirë i poezisë shqipe, Dritëro Agolli, kur shkruan për Naimin, ndër të tjera, thekson: “Ndërgjegjja kombëtare e shkrimtarit shprehet edhe me ndjenjën e lidhjes me popullin e vet, me historinë e tij, me problemet që shtron koha dhe realiteti. Si pasojë e ndjenjës së lidhjes me popullin, shkrimtari u drejtohet atyre formave shprehëse, të cilat, sipas bindjes, e shprehin më së miri jetën e kombit të vet”.

Edhe sot kemi nevojë, madje shumë nevojë, t’u kthehemi veprave të Naimit dhe t’i rilexojmë më shpesh, sepse në to gjejmë mësime e mendime që na vetëdijesojnë për të mësuar në thellësi e gjerësi thënien e njohur “Historia është mësuese e jetës”. Mirëpo, si duket, ne shqiptarët, nuk kemi arritur asnjëherë të mësojmë si duhet. Për të qenë edhe më i qartë e më konkret në këtë vlerësim, mjafton të përmendim aforizmin e Naimit: “Një komb ç’vleftë t’i vërë vethesë, atë i vënë edhe të huajtë”. Prandaj, duhet ta kemi të qartë se veprat e Naimit ushtrojnë rol të pakontestueshëm edhe sot në formimin e shqiptarëve me një vetëdije e ndjenjë shumë më të përgjegjshme për çështje të atdheut, të kombit, të historisë dhe së ardhmes së tij.

Mbështetur në porositë dhe vlerat e shumëfishta të veprave të Naimit – nxjerrim si përfundim se krijimtaria e poetit ka luajtur, luan dhe do të luajë rolin e një pedagogu të mirë në edukimin, arsimimin e formimin jo vetëm të brezit të ri, por në formimin e shqiptarit, përgjithësisht, nëpërmjet meditimeve, mësimeve dhe mesazheve që bartin veprat e tij. Jehona e veprave të Naimit duhet lidhur edhe me domethënien e emrit Naim, për të cilin Agim Vinca shkruan: “Naimi ishte ashtu siç e kishte edhe emrin (fjala “Naim”, do të thotë “i butë”) krijues dhe njeri shpirt e fjalëbutë. Ai i drejtohet auditorit – e auditori i tij ishte një komb i tërë – me mirësi e përkëdheli, e jo duke ironizuar e fshikulluar atë, siç do të veprojnë më vonë Konica e Noli”.

Në fund, janë kuptimplota vargjet e Adem Istrefit, kushtuar në mënyrë asociative Naimit, vargje që i përgjigjen temës që e paraqitëm, vargje që na e sjellin poetin para nesh me të gjitha vlerat e kontributin që ka dhënë për Atdheun, Kombin dhe popullin e vet.

“Pas diellit, pas dritës udhën e mbarë të zëmë!

Dhe ai që erdhi e s’iku më prej nesh,

Shkurt e gjatë Naim i thamë

Herë Naim Poezia e herë Naim Shqipëria”.

Dr. sc. Faik Shkodra