Daka takon vëzhguesit e BE-së

Daka-vezhguesit e BEKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dake ka pritur në takim delegacionin e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të kryesuar nga zëvendësshefi i këtij misioni, Marian Gabriel ku është biseduar për procesin e zgjedhjeve të 8 qershorit.

Fillimisht kryetarja e KQZ-së shprehu mirëseardhje vëzhguesve të BE-së të cilët do të përcjellin nga afër procesin zgjedhor të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kryetarja Daka i informoi në detaje anëtarët e delegacionit të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve lidhur me përgatitjet që janë duke u zhvilluar në organizimin e Zgjedhjeve të 8 qershorit, duke shtuar se “përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas një dinamike të paraparë me Planin Operacional të miratuar nga KQZ-ja”.

Ndërkaq, zëvendësshefi i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Marian Gabriel, e njoftoi kryetaren e KQZ-së, se që nga dita e diel, një pjesë e vëzhguesve kanë ardhur në Kosovë për të parë nga afër procesin zgjedhor.

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Lajmet e Fundit