13.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Përplasje e fortë e Jakup Krasniqit me Hashim Thaçin

LimajKrasniqi-nismaNisma e Fatmir Limajt ka reaguar ndaj deklaratave të Hashim Thaçit i cili gjatë ditës në Malishevë kërkoi që të mos votohen ata që nuk mund të hyjnë në Parlament. Reagimin e ka bërë publik Jakup Krasniqi në Facebook, ku ka thënë se despotizmit të Thaçit po i vjen fundi dhe se ai nuk mund të vendos më se kush do të hyjë në Parlament.

Më poshtë mund ta lexooni të plotë reagimin e Nisma’s:

Vota për Hashim Thaçin është votë për despotizëm!
Në palestrën ku ishte organizuar Konventa e PDK-së nuk u duk askush tjetër pos familjes së ngushtë të Hashim Thaçit! Në këtë konventë Hashim Thaçi e dëshmoi si asnjëherë tjetër despotizmin e vet! Ai e uzurpoi tërësisht PDK-në dhe e shndërroi në pronë të tij private!

Ai nuk la në binë asnjë person, pos familjarëve të vet! Ai nuk la të flasë asnjë kandidat tjetër të PDK-së, pos familjarëve të vet!
Pas uzurpimit të PDK-së, pas uzurpimit të Kryeministrisë, pas uzurpimit të Presidencës, Kryeministri që po IKË po përpiqet të uzurpoj edhe Parlamentin e Kosovës. Ai ka dalë në terren dhe po “shpërndanë poste parlamentare” dhe mundohet të tregojë se kush do të hyjë në parlament e kush jo!

Gjatë fushatës zgjedhore për pushtet vendor qytetarëve të Kosovës u kujtohet Hashim Thaçi si ua bënte “përhajr kryetarllëkun” kandidatëve që i kishte përzgjedhur vetë. Kësaj forme mospërfillëse të veprimit politik populli i thotë se “ka bërë Bajram me vetveten”!Hashim Thaçi kishte harruar se SOVRANI i Kosovës është POPULLI! Vetëm në dorën e tij ishte fuqia e vendosjes së kush do të udhëhiqte me Komunat e Kosovës!

Sovrani i Kosovës ia tregoi vendin “kryetarëve të shpallur” nga Hashimi!
Hashim Thaçi, Kryeministër që po IKË, po harron se Parlamenti nuk është oda e tij e as selia e PDK-së për të vendosur se kush hyn dhe kush mbetet jashtë! SOVRANI i Kosovës është POPULLI! Më 8 qershor ai do të vendosë se kush do të ketë mandatin ta përfaqësojë e kush do të mbetet jashtë dyerve të Parlamentit të Kosovës! Nëse epilogun e saktë të zgjedhjeve të 8 qershorit nuk e dimë, për një gjë jemi të sigurt: NISMA për Kosovën është shpresa e vetme se despotizmit të Hashim Thaçit i ka ardhur fundi!

Ai nuk mundet të vë nën kontroll Parlamentin e Kosovës; ai do të IKË nga Kryeministria dhe në fund do t’i hapë rrugë demokratizimit të PDK-së! Edhe vetë anëtarët e PDK-së, të cilët ia duan të mirën Kosovës dhe PDK-së, nuk do të votojnë despotizmin e Hashim Thaçit!

Më Shumë

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Kurti: Prodhuesit e Mamushës japin kontribut të madh në ekonominë e Kosovës

Një numër i madh të ftuarve të nivelit të lartë nga Kosova, Turqia si dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në Festivalin e 15-të...

Lajmet e Fundit