10.9 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Juliana shpreh dyshimet tek Arditi, Jona i përgjon

Julina BBJuliana dhe Arditi ndodhen në dhomën e gjumit. Juliana vazhdon me kapriçot e saj, duke dyshuar tek ndjenja e pëlqimit të Arditit. “Siç ke bërë lojë ti me mua, do bëj unë tani”, thotë ajo. Arditi betohet se nuk ka bërë asnjë lojë me të, duke e siguruar se nëse do kishte dashur të bënte lojë, ka pasur mundësi ta bënte edhe me vajza të tjerë në shtëpi, por nuk është i tillë.

Juliana shpreh hatërmbetje, pasi gjatë lojës me shishe Arditi ka thënë se do të sakrifikonte lojën e tij për Julianën, por nuk e ka thënë me zemër. Arditi e bind se ka qenë i sinqertë dhe nëse ajo do, ai mund t’ia vërtetojë shumë mirë. Juliana e pyet nëse Arditi ka parë edicionet e kaluara të Big Brother-it. Arditi tregon se nuk e ka parë asnjëherë Big Brother-in. Juliana e akuzon se ai ka hyrë kot. Arditi i shpjegon se nuk është e nevojshme të shoh çfarë ka ndodhur në edicionet e kaluara, për të shfaqur veten e tij. Ai e kupton se Juliana dyshon nëse ai po luan lojën e çiftit, ashtu siç mund të kenë bërë banorë në edicionet e kaluara dhe i thotë se nuk është nga ata meshkuj që luajnë me ndjenjat e të tjerëve. Juliana insiston tek ideja e saj, se Arditi po luan me të, teksa ai përpiqet ta bindë me argumente se nuk po bën lojë.

Teksa Arditi dhe Juliana flasin në dhomën e gjumit të katit të dytë, Jona, Valeri dhe Meridiani vinë në dhomën e gjumit të katit të parë. Jona dëgjon çiftin duke diskutuar dhe afrohet tek shkallët, për të përgjuar se çfarë janë duke biseduar. Ajo bën me shenja nga Valeri dhe Meridiani, që mos bëjnë zhurmë dhe të dëgjojë sa më mirë. Më pas ata diskutojnë për ta, teksa të tre thonë se Juliana e meriton më shumë fitoren sesa Arditi.

Arditi del nga dhoma, kurse Jona thërret Julianën. Ajo i thotë se sot i ka ndryshuar mendimin, duke e vlerësuar atë më shumë se Arditin. Kurse Valeri thotë se Juliana e ka sjellë Arditin në finale. Meridiani thotë se tani banorët e mësuan mendimin që ka ai për Julianën, duke mbrojtur nominimin e tij. Juliana i quan skutha dhe u thotë banorëve se ata ishin duke e bërë me qëllim, sepse e dinin që po i dëgjonin ata.

Më Shumë

Grapeland në Superligë

Grapeland është kampion i Ligës së Parë dhe do të jetë anëtari i ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm. Në ndeshjen e tretë finale të...

Prizreni mbyll seminarin dyditor: Lumbardhi 101 – Si të jetojmë në botën e lumit

Me një forum reflektues dhe diskutime të hapura për të ardhmen e lumit Lumbardh, përfundoi të shtunën seminari dyditor Lumbardhi 101 në Kino Lumbardhi,...

Lajmet e Fundit