Kresha e Capital T vijnë me risi

Kresha e Capital TKanë bashkuar forcat që në këtë sezon të vijnë me një këngë të re. Bëhet fjalë për dy rep artistët e njohur të skenës sonë Mc Kreshën e Capital T, të cilët shpejt do të vijnë me një projekt në bashkëpunim.

Këtë e ka bërë të ditur Capital T në faqen e tij zyrtare në ‘Twitter’, ku ka lënë mbishkrimin. “Capital T feat. McKresha – Ballin, Video Së Shpejti”.

Duke u bazuar në këtë mbishkrim, duket se edhe klipi i këngës së tyre tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt do të jetë në duart e publikut.

E ata që më së shumti gëzohen sigurisht që janë fansat e tyre të cilët në numër të madh kanë komentuar, duke shprehur që mezi presin risin që do të sjellin dy emrat e njohur të rep skenës sonë.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Lajmet e Fundit