Bleona e harroi Shqipërinë!

Bleona qerretiKëngëtarja e njohur Bleona Qerreti, duket se ka harruar se nga vjen. Ndonëse tash e sa vjet ajo po jeton jashtë Shqipërisë, në Amerikë, me bashkëshortin e saj, ajo atje edhe po zhvillon karrierën e saj. E meqë i ndodh shpesh të udhëtojë nga një vend në tjetër, ajo tregon në faqen e saj zyrtare se cilin vend e do, por edhe cili i mungon. “I love Los Angeles. But I miss Venice! (Unë e dua Los Angelos.

Por më mungon Venecia)”, ishte mbishkrimi i këngëtares, në të cilin nuk përmendet Shqipëria hiq. Ndërkaq Bleona edhe në një intervistë kohë më parë befasoi fansat kur deklaroi se ajo tashmë ndjehet si amerikane. Gjë që këngëtarja më vonë është munduar ta shpjegojë e të na bind se ajo e do vendin dhe publikun e vet.

Previous article
Next article

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit