11.8 C
Prizren
E martë, 28 Maj, 2024

BB7, eleminohet Enkelejdi, Nevila rrëfen jetën e dhimbshme

enkelejdiEmocionet e natës së 13-të të “Big Brother” nuk do të harrohen lehtë! Jeta e dhimbshme e Nevilës është zbuluar mbrëmë përmes një klipi të rrëfyer nga ana e saj, por edhe pas suprizave që ajo pati nga nëna që e ka rritur, por edhe nga mungesa e nënës së vërtetë. Por, ajo çka suprizoi ishte eleminimi i Enkelejdit duke hequr dorë nga çmimi i madh për 100 milion lekë. Si çdo të premte moderatorja Arbana Osmani erdhi me një look mjaft tërheqës, ndërsa opinionisti Armand Peza ngriti siparin e spektaklit me opinionet e tij rreth debateve të javës.

Veç Nevilës, një tjetër suprizë këtë mbrëmje ishte edhe për Visarin, djalin nga Kosova i cili përmes një klipi, shfaqet duke shprehur mallin për familjarët e tij. Visari pranon se e ka marrë më shumë malli për babanë e tij, por edhe për familjarët e tjerë. Ai rrëfen historinë e tij familjare, por edhe humbjet që kanë pasur ata si familje. Visari tregon se ka një marrëdhënie shumë të afërt me prindërit, edhe pse ai është fëmija i vogël. Visari preket dhe përlotet, teksa shikon klipin. Ai pranon se i mungon familja e tij. Pas lojës së organizuar gjatë javës nga banorët, “Big Market” iu dhuron të gjithë banorëve tri ditë pushimi në pikat turistike më të bukura të Shqipërisë.

Banorët rrëfehen përmes letrave

Banorët gjatë javës kanë shkruar nga një letër në dhomën e rrëfimit. Secili nga banorët zgjedh një letër dhe e lexon. Enkelejdi është i pari, por nuk e lexon dot letrën e Valerit, sepse nuk kupton shkrimin. Valeri ngrihet dhe lexon vetë letrën e tij. Ai lexon letrën plot emocione, duke u prekur nga fjalët dhe mesazhi që ka përcjellë në të. Ai përlotet, duke përlotur edhe banorët e tjerë. Jona është banorja e dytë që lexon letrën dhe zgjedh pikërisht letrën e saj, duke vijuar me leximin e të gjithë letrave të banorëve të tjerë.

Historia e Nevilës; takon nënën, por jo atë të vërtetën

“Nuk dua që njerëzit të ndjejnë mungesa, si unë”, kështu është shprehur vazhdimisht Nevila gjatë bisedave dhe rrëfimeve për jetën e tyre jashtë shtëpisë së “BB7”. Nevila pas një klipi të shfaqur, tregon se babai i saj ka ndërruar jetë kur ka qenë vetëm një muajsh, por dhimbja është shtuar kur pas katër muajsh mamaja e saj është larguar në Itali. Mes lotëve, Nevila rrëfen se edhe pse nuk e ka njohur babanë e saj, e ndjen shumë mungesën. “Më ka munguar shumë një zë, që nuk do e kem kurrë”, rrëfen Nevila. Ajo tregon rrugëtimin e saj nëpër jetimoret, fillimisht në Durrës, në Shkodër dhe më pas në moshën 5-vjeçare ka shkuar në fshatin SOS në Tiranë. Nevila rrëfen se një nga hallat u ka qëndruar shumë pranë. Nevila thotë se në moshën 20-vjeçare ka takuar për herë të parë mamanë e saj. Ajo shprehet se nëna Suzana Gega në fshatin SOS, e ka ndihmuar shumë në jetën e saj. Nevila përlotet, teksa shikon rrëfimin e jetës së saj plot vuajtje dhe vështirësi.

Pas dy surprizave për Nevilën, Arbana e fton të ulet përballë projeksionit dhe të ndjekë një klip. Nevila në klip, rrëfen se këtë verë ka njohur mamanë e saj. Ajo tregon ndjesitë në takimin e parë me mamanë, duke rrëfyer mungesën e saj prej 20 vitesh me radhë. Nevila uron të ketë mundësinë të kalojë momente të bukura me mamanë e saj. E pyetur për mungesën e gjithë këtyre viteve, Nevila pranon se nuk është e vështirë të falësh, por është e pamundur të harroj. “E vetmja gjë që dëshiroj është të njihem me nënën time”, thotë ajo. Por, nëna e saj e vërtetë nuk vjen duke fikur telefonin, pa dhënë arsye për mosardhjen e saj. Nevila qëndron e menduar, për të kuptuar arsyet që e kanë ndaluar nënën e saj të vinte ta takonte. “Nëse gjatë kësaj kohë nuk ka dhënë asgjë për mua, ardhjen duhet ta bënte me dëshirë”, përfundon Nevila.

Më Shumë

Prizren/ 9 aktakuza kundër 9 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 9 aktakuza kundër 9 personave, për veprat penale. Dy (2) aktakuza kundër dy (2)...

Rrebeshet e shiut në Rahovec, komuna publikon numrat që duhet t’i kontaktojnë qytetarët

Komuna e Rahovecit është deklaruar pas rrebeshevee të mëdha të shiut që ishin sot atje. Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se ujërat e...

Lajmet e Fundit