Home Blog Page 855

Punëtori mbështetëse për “Gratë Burrnesha” në Prizren që luftojnë me kancerin

0

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Ramadan Tarashaj, priti në punëtorinë e “Komek”-ut përfaqësueset e shoqatës “Gratë Burrnesha”, të cilat janë diagnostikuar me kancer dhe luftojnë për jetën e tyre.

Ky aktivitet, i organizuar për muajin rozë – muajin e vetëdijesimit për kancerin – kishte për qëllim mbështetjen e këtyre grave duke u dhënë mundësinë të angazhohen në punime të ndryshme, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të ndajnë përvoja për t’i përballuar sfidat./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Portieri i Lirisë grushtoi bashkëlojtarin, dënohet me dy ndeshje

0

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në fundjavë, në kuadër të ndeshjes Liria – Trepca, në Ligën e Parë. Në këtë përballje, portieri i Lirisë së Prizrenit, Arion Ymeri ka grushtuar bashkëlojtariin e vet dhe ky veprim atij i ka kushtuar.

Kjo u bë e ditur në vendimet e Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë si dhe në vendimet e Disiplinorit për ndeshjet e fundjavës së kaluar.

Liria luajti me Trepçën në Mitrovicë dhe pësoi humbje. Pas golit të dytë të vendasve, “portieri mysafir Arion Ymeri grushtojë bashkëlojtarin e tij pas një mosmarrëveshje për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt”, shkruan në njoftim.

Ndaj Ymerit është bërë inicim disiplinor nga Komisioni i Garave. Ndërkohë Disiplinori e dënoi me dy ndeshje moslojë. Komisionet e FFK-së janë bazuar në raportin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fabian Basha zbulon planet për rikthimin e ‘Produkt 28’!

0

Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” në TAR, Fabian Basha, ish-anëtar i grupit të njohur “Produkt 28,” ka ndarë mendime dhe përvoja të tij lidhur me famën dhe ndikimin e saj në jetën personale. Ai shpjegoi se si grupi e ruante stilin e jetës duke qëndruar më të tërhequr dhe të përqendruar në muzikë, duke shmangur zonat e frekuentuara si Blloku.

“Në atë kohë, famën e përjetonim me një ndikim të veçantë, dhe ajo të detyron të bësh disa zgjedhje dhe sakrifica të veçanta,” tha Fabiani.

I pyetur mbi një rikthim të mundshëm të grupit, ai tregoi entuziazëm, duke zbuluar se grupi është duke u përgatitur.

“Kemi nisur disa sesione në studio dhe jemi në një fazë paraprake. Dëshira për t’u rikthyer është e madhe, por mbetet për t’u koordinuar me angazhimet tona aktuale,” shprehet ai.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Të enjten superderbi mes Rahovecit e Besa Famgasit

0

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

E gjithë vëmendja do të jetë në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ku të enjten është superderbi mes kampionit, Rahovecit, dhe nënkampionit, Besa Famgasit.

Si Rahoveci ashtu edhe Besa Famgas në fundjavë shënuan fitore të thella në ndeshje ndërkombëtare. Të dy skuadrat janë shumë të motivuara që me fitore të konfirmojnë synimet e mëdha që i kanë këtë edicion.

Në kuadër të xhiros së parë Besa e Rahoveci luajtën ndeshje shumë të fortë në Pejë. Në fund festuan “vreshtarët” që fituan 34:31. Edhe ndeshja e së enjtes, që fillon në ora 19:00, pritet të jetë e fortë dhe e hapur deri në fund. Rahoveci i ka luajtur pesë ndeshje kampionale deri më tani dhe ka pesë fitore. Besa ka katër fitore e një humbje.

Të enjten prej orës 19:00 është edhe ndeshja Prishtina – Llapi. Të mërkurën (nesër) janë ndeshjet Kastrioti – Vjosa (19:00) dhe Vushtrria – Trepça (20:00).

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

SHKA “Agimi” feston 80-vjetorin e themelimit me koncert

0
Shoqëria Kulturore Artistike “Agimi” nga Prizreni shënon përvjetorin e 80 të themelimit me manifestime të ndryshme .

Për këtë ngjarje kulturore në lidhje direkte në programin e mëngjesit në RTK, ishte Festim Bytyqi, drejtor i SHKA “Agimi”, ku dha detaje rreth aktiviteteve që do të mbahen sot për nder të këtij përvjetori jubilarë.

“Përvjetori i 80-të i shoqërisë ‘Agimi’ ka filluar qysh nga fillimi i vitit 2024, ku kemi pasur shumë aktivitete. Më 16 shkurt për SHKA ‘Agimi’ kemi pasur premierën e dokumentarit, më 17 shkurt koncertin për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, dhe aktivitete tjera që janë mbajtur në qytetin e bukur të Prizrenit. Kemi vazhduar më pas edhe me paraqitje në Francë, ku edhe jemi vlerësuar jashtëzakonisht shumë. Ndërsa koncerti i sotëm do ta shënojë pak më shumë si datë afër asaj kur edhe është themeluar SHKA ‘Agimi’”, tha Bytyqi.

SHKA “Agimi” është themeluar në Prizren në nëntor të vitit 1944 dhe që nga atëherë nuk i ka ndalur aktivitetet kulturore e muzikore.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Siguria në shkolla, Policia dhe Drejtoria e Arsimit në Malishevë bashkojnë forcat

0

Policia e Kosovës në Malishevë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Edukimit, organizuan një takim me disa prej drejtorëve të shkollave për të diskutuar sigurinë në shkollë dhe për të planifikuar hapa konkretë në parandalimin e dukurive negative.

Komandanti i Stacionit Policor, Nazmi Zogaj, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha palët për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për nxënësit dhe stafin.

Drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbresha Krasniqi, theksoi përkushtimin e saj për të forcuar prioritetin e sigurisë në shkolla, duke ofruar kushte më të mira për nxënësit dhe stafin arsimor.

Ndërkohë, drejtorët e shkollave ngritën kërkesat e tyre për të përmirësuar sigurinë dhe për të krijuar një ambient të motivuar për nxënësit në mësimnxënie dhe për mësimdhënësit në mësimdhënie. Gjithashtu, u përmend nevoja për avancimin e bashkëpunimit me prindërit dhe strukturat e tjera të shkollës.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Suhareka udhëton drejt Klinës për rezultat pozitiv

0

Sot, xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll, do të vazhdoj me dy ndeshje tjera.

Në Klinë, skuadra e Dukagjinit e pret Suharekën në stadiumin “18 Qershori”, ndeshje që starton në orën 13:00.

Dukagjini futet i motivuar në këtë përballje, pasi në dy ndeshjet e fundit ka marrë katër pikë, duke mposhtur Llapin dhe barazuar me Ballkanin.

Edhe Suhareka udhëton drejt Klinës për rezultat pozitiv, pasi xhiron e shkuar i dha fund serisë negative prej tri humbjeve duke e mposhtur Prishtinën 2:1.

Dukagjini është i parafundit në tabelë me 10 pikë, 6 më pak se Suhareka që zë vendin e katërt.

Dueli tjetër është ai ndërmjet Llapit dhe Feronikelit ’74 që luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, po ashtu prej orës 13:00.

Llapi është i 6-ti në tabelë me 14 pikë por ndaj Feronikelit ’74 futet pas dy humbjeve rresht, ndërsa ekipi nga Drenasi është i fundit me 2 pikë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përfshihet nga zjarri një fabrikë e peletit në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri fabrika e peletit në Prizren.

Rasti është duke u hetuar.

“Transit i vjetër Prizren  29.10.2024 – 19:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në rrethana të pa njohur nga zjarri është përfshirë fabrika e peletit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, temperatura deri në 19 gradë celsius

0
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet17-19 gradë Celsius.

“Vranësirat vende –vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Beatrix Ramosaj ndan foto në bikini

0

Beatrix Ramosa kohët e fundit u shkëput nga industria e muzikës, por jo nga postimet në Instagram.

Ajo ndau disa fotografi me bikini, në fund të tetorit.

Komentet ishin të shumta për bukuroshën kosovare.

Triksa aktualisht po qëndron në Amerikë, dhe nga postimet e publikuara shihet më e lumtur se kurrë.