Fabian Basha zbulon planet për rikthimin e ‘Produkt 28’!

Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” në TAR, Fabian Basha, ish-anëtar i grupit të njohur “Produkt 28,” ka ndarë mendime dhe përvoja të tij lidhur me famën dhe ndikimin e saj në jetën personale. Ai shpjegoi se si grupi e ruante stilin e jetës duke qëndruar më të tërhequr dhe të përqendruar në muzikë, duke shmangur zonat e frekuentuara si Blloku.

“Në atë kohë, famën e përjetonim me një ndikim të veçantë, dhe ajo të detyron të bësh disa zgjedhje dhe sakrifica të veçanta,” tha Fabiani.

I pyetur mbi një rikthim të mundshëm të grupit, ai tregoi entuziazëm, duke zbuluar se grupi është duke u përgatitur.

“Kemi nisur disa sesione në studio dhe jemi në një fazë paraprake. Dëshira për t’u rikthyer është e madhe, por mbetet për t’u koordinuar me angazhimet tona aktuale,” shprehet ai.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Lajmet e Fundit