20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Suhareka udhëton drejt Klinës për rezultat pozitiv

Sot, xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll, do të vazhdoj me dy ndeshje tjera.

Në Klinë, skuadra e Dukagjinit e pret Suharekën në stadiumin “18 Qershori”, ndeshje që starton në orën 13:00.

Dukagjini futet i motivuar në këtë përballje, pasi në dy ndeshjet e fundit ka marrë katër pikë, duke mposhtur Llapin dhe barazuar me Ballkanin.

Edhe Suhareka udhëton drejt Klinës për rezultat pozitiv, pasi xhiron e shkuar i dha fund serisë negative prej tri humbjeve duke e mposhtur Prishtinën 2:1.

Dukagjini është i parafundit në tabelë me 10 pikë, 6 më pak se Suhareka që zë vendin e katërt.

Dueli tjetër është ai ndërmjet Llapit dhe Feronikelit ’74 që luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, po ashtu prej orës 13:00.

Llapi është i 6-ti në tabelë me 14 pikë por ndaj Feronikelit ’74 futet pas dy humbjeve rresht, ndërsa ekipi nga Drenasi është i fundit me 2 pikë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vjedhje në një shkollë në Sallagrazhdë, dy të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në fshatin Sallagrazhdë të komunës së Suharekës. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur...

Drini i Bardhë lëshon pikë në Gjonaj, mposhtet nga Arbëria

Drini i Bardhë ka pësuar humbje në shtëpi nga Arbëria me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e zhvilluar në Gjonaj. Golin e vetëm të takimit e...

Lajmet e Fundit