16.8 C
Prizren
E hënë, 24 Mars, 2025

Ramadani: Kryeministër bëjë një ” selfie” edhe në kufi!

Burim Ramadani AAKAleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se është “zgjuar” dhe ka filluar të bëjë “opozitë” ndaj kryeministrit Thaci. Sekretari i kësaj partie, Burim Ramdani në rrjetin social në FB të dielën ka kërkuar nga kryeministri që të bëjë selfie edhe në kufi, aty ku xhandarmëria serbe po provokon.

Në vijim e gjeni shënimin e plotë të Ramdanit.

Xhandarmëria e Serbisë, një strukturë gjysëm-ushtarake, nuk po lë rehat banorët e fshatrave Tërpezë, Çarr dhe Muçibabë.

Tashmë me provokimet e shpeshta në këtë pjesë të kufirit, që ndan shqiptarët në Kosovë dhe Bujanoc e Preshevë, janë kthyer në një shqetësim të madh për sigurinë e shqiptarëve në atë pjesë.

Provokimet e dhunshme të Xhandarmërisë së Serbisë duhet të nxisim reagimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës. Por, fatkeqësisht asnjë reagim nuk është parë apo dëgjuar.

Notmalisht se përpos veprimeve institucionale r kushtetuese, që nënkupton praninë fizike më të madhe të Policisë së Kosovës në atë pjesë, Qeveria duhet menjëherë të adresojë këtë shqetësim në të gjitha institucionet e organizatat ndërkombëtare e rajonale. Në OKB, BE, NATO, OSBE, Këshillin e Europës etj.

Pse nuk po e bëjnë, e dinë këta qeveritarët vet! Pse janë të paaftë, e dinë qytetarët e Kosovës.

Kryeministri duhet ta bëjë një ” selfie” edhe në kufi. Pse s’po e bën Kryeministër?

Apo, s’po ta merr mendja që të del ndonjë votë aty?

Më Shumë

Nis ndërtimi i objektit administrativ për shoqatën ‘Esnaf’ në Prizren

Në Prizren ka filluar ndërtimi i objektit administrativ për shoqatën "Esnaf", një projekt i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Ky investim...

Vëllaznimi dominon në Prizren

Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit si mysafir me rezultat 77:95 (25:19, 8:17, 15:27, 39:32), në kuadër të javës së 25-të të...

Lajmet e Fundit