Çitaku: Integrimi i vërtetë duhet të ndodh në komuna jo në Bruksel

qitakuMinistrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, është duke vazhduar me vizitat nëpër Komunat e Kosovës për të takuar kryetarët e Komunave me qëllim të koordinmit rreth agjendës evropiane, procesit të liberalizimit të vizave dhe bashkërendimit të aktiviteteve zhvillimore për vendin tonë.
Ministrja Çitaku u prit nga kryetarët respektiv të komunave në Kamenicë, Ranillugë dhe Partesh, për të diskutuar mundësitë e avancimit të koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të nivelit qendrorë dhe atij lokal rreth rekomadnimeve dhe detyrimeve që dalin nga raportet e Komisionit Evropian. Theks i veçantë u vu në kriteret e parashtruara për të avancuar me agjendën e integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Në këto takime të ndara është diskutuar ngritja e nivelit të bashkëpunimit për procesin e riintegrimit të personave të riatdhesuar, trajtimi i dukurisë së migrimit të parregullt, por edhe mundësitë e aplikimit në projekte në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA). Njëkohësisht, temë e këtyre takimeve ishin edhe modalitetet për akomodimin në administratën komunale të bursistëve nga programi Skema e Profesionistëve të Rinjë ” Young Cells Scheme”, projekt ky në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Komisionin Evropian.
“Është në interesin e të gjithëve që të përmbushim kriteret që kërkon BE-ja për integrim, sepse integrimi evropian i Kosovës bëhet këtu në komunat tuaja , e gjetiu, duke i kryer detyrat që na takojnë dhe jo në Bruksel, Berlin, Paris”, theksoi ministrja Çitaku.
Poashtu, ministrja Çitaku ka premtuar ndihmën e ministrisë për t’u përballur me sfidat e riatdhesimit të qytetarëve në komunat e tyre, si dhe do të angazhohet në nivel qeveritar për përmirësimin e kushteve ligjore për zhvillim ekonomik, dhe në kuadër të kësaj për krijimin e klimës më të mirë për investitorët./indeksonline/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit