Reagon kryetari Begaj: Nuk kam lidhje gjaku me Blerim Begajn

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka reaguar rreth lakimit të emrit të tij, në rastin e arrestimit të Blerim Begajt e Bali Krasniqit.

“Lidhur me shkrimin me titull: *Malishevë: Arrestohen Blerim Begaj e Bali Krasniqi, dyshohen për korrupsion*, përmendet emri i kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku thuhet se personi i arrestuar Blerim Begaj, është kushëri i afërt i kryetarit Ragip Begaj, sqarojmë opinionin se kjo është një e pavërtetë e madhe”.

“Drejtori i QPS-së në Malishevë, përveç mbiemrit Begaj dhe që është nga fshati Banjë, nuk e lidh asgjë me kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj”

“Kryetari Begaj dhe drejtori i QPS, as nuk janë nga e njëjta lagje dhe as nuk kanë asnjë lidhje gjaku, dhe kjo është e vërteta”.

“Po ashtu, sqarojmë opinionin se kryetari Begaj, është i përkushtuar në luftimin e korrupsionit në çfarëdo forme dhe kushdo që bie ndesh me ligjin, duhet të përballet me drejtësinë”.

“Kryetari Begaj dhe qeveria komunale e Malishevës, kërkon që të gjithë ata që shkelin ligjin, jo vetëm me korrupsion, të përballen me drejtësinë dhe drejtësia të vjen në vend për të gjithë njësoj, përfshirë të gjithë zyrtarët komunalë”.

“Kryetari Begaj, është i përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe të gjithë ata që shkelin ligjin,duhet të përballen me drejtësinë’ thuhet në fund të reagimit të Zyrës për medie të kryetarit të komunës së Malishevës Ragip Begajt.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit