6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Asllanaj: Shteti e ka neglizhuar potencialin që e ka diaspora

SaliAsllanaj-ldkKomuna e Suharekës ka përqindjen më të lartë të popullsisë, rreth 47 për qind, që ka shkuar jashtë vendit në raport me popullsinë rezidente, e që i bie që çdo i dytë banor i kësaj komune ka dalë jashtë vendit.
I pari i Suharekës, Sali Asllanaj, duke i komentuar të dhënat e publikuara ng (ASK), ka theksuar se komuna të cilën e drejton ai, dallohet për numrin e madh të mërgimtarëve.

Ndërsa, i pyetur, sesa institucioni të cilin e drejton ai është angazhuar që të krijojë ambient të volitshëm për investime nga bashkëqytetarët e tij në diasporë, Asllanaj ka thënë se me kapacitetet që ka, komuna ka bërë mjaftueshëm.

“I kemi vënë 163 hektarë në dispozicion të atyre që janë të interesuar të investojnë, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit”.

“Mërgata jonë ka potenciale të mëdha, mirëpo shteti i ka neglizhuar ata, duke mos ua krijuar një ambient stabil për investime”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka prezantuar të enjten Raportin “Migrimi kosovarë 2011”, në bazë të të cilit vlerësohet se lëvizjet e mëdha të popullsisë, sidomos emigrimi ndërkombëtar, ka ndodhur në fund të viteve të tetëdhjeta, e me intensitet më të lartë, në vitet e 90-ta e më pas, që vazhdon të ketë një trend të lartë edhe në ditët e sotme.
Sipas raportit, përqindja më e madhe e diasporës së Kosovës është në Gjermani me 35,25 për qind. /Telegrafi/

Më Shumë

Lajmet e Fundit