18.4 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025
Home Blog Page 8643

Komuna e Rahovecit zgjatë orarin e punës

0

Rahoveci5-22Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme.

“Vendimi ndërlidhet me aktivitetet në kuadër të Muajit të mërgimtarëve, ndërsa zgjatja e orarit të punës ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve për mërgimtarët sa më mirë që të jetë e mundur”, tha zëdhënësi për informim Qemajl Krasniqi.

Sipas tij, me orar të zgjatur do të punohet nga dita e hënë deri n të shtunën, nga ora 9:00 deri në 15:00.

“I gjithë ky përkushtim i punës bëhet për nder të ardhjes së mërgimtarëve për shkak të kohës së limituar që e kanë ata. Komuna do të mundohet që t’ju ofrojë shërbime sa me të mira, më cilësore dhe më të shpejta. Besojmë që me zgjatjen e orarit, respektivisht zgjatjen e ditëve të punës, mërgimtarët do të kenë mundësi që punët e tyre administrative t’i përfundojnë në kohën e duhur”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Komuna e Rahovecit i ka bërë të gjitha përgatitjet administrative për një punë sa më efikase për mërgimtarët tanë./PrizrenPress.com/

Lagjja “Arbana” kërkon shtylla të reja elektrike

0

Shtylla elektrikeBanorët e lagjes “Arbana” në Prizren , kërkojnë vendosjen e shtyllave të reja elektrike.

Fjolla Gashi koordinatore “EC Ma Ndryshe” tha se kjo organizatë ka dërguar në KEDS kërkesën e banorëve të “Arbanës. “Në KEDS kemi dërguar kerëkesën e banorëve si dhe sigurimin e dokumenteve të mjaftueshme për ndërhyrje, siç janë fotografitë e bëra në terren të shtyllave të dëmtuara elektrike”, tha Gashi.

Sipas saj, kjo iniciativë e marrur nga “EC Ma Ndryshe” me mbështetjen e koorporatës energjetike KEDS, ka filluar të funksionojë.

“Dje për herë të parë në lagjen “Faik Çabrati” u bë vendosja e shtyllave të reja elektrike gjë që i gëzoi pa masë banorët e lagjes”, tregoi Gashi.

Sipas saj, ky bashkëpunim me KEDS-in do të vazhdojë edhe në lagjet tjera ku shtyllat e vjetra elektrike cënojnë sigurinë publike. /PrizrenPress.com/

Nuk akreditohen shkencat politike

0

Studentet kosovarStudimet e doktoratës në këtë departament kanë marrë notë negative nga eksperti që ka bërë vlerësimin, sipas rekomandimit të të cilit bordi i AKA-së dhe ka vendosur të mos e akreditojë në master dhe doktoratë, shkencat politike.

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka shpërndarë vendimet e akreditimit për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë dhe atij privat, të cilat nuk i kanë kënaqur të gjithë aplikuesit (institucionet).

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka marrë goditjen më të madhe në drejtimin më të kërkuar të tij dhe në përgjithësi në UP, atë të shkencave politike. Studimet e doktoratës në këtë departament kanë marrë notë negative nga eksperti që ka bërë vlerësimin, sipas rekomandimit të të cilit bordi i AKA-së dhe ka vendosur të mos e akreditojë në master dhe doktoratë, shkencat politike.

Në këtë universitet janë akredituar mbi 12 programe të doktoratës gjatë këtij viti, që sipas krerëve të kësaj agjencie, vlerësohet si një përmirësim i kritereve nga UP-ja.

Megjithëkëtë, AKA-ja e sheh ende UP-në në sfidë me mungesën e laboratorëve, stafit jo adekuat (i cili duhet të ketë një biografi me hulumtime shkencore) dhe kurrikulën për të organizuar studimet e doktoratës, shkruan gazeta Zëri.

Në bazë të vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim pas shqyrtimit të raporteve të ekspertëve të vlerësimit, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike nuk janë akredituar tri programe në doktoratë, Prodhimi dhe automatizimi, programi Termoteknikë dhe Termoenergjetikë, si dhe Konstruksione dhe Mekanizim, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës nuk është akredituar programi Konstruksion (PhD), në Fakultetin Filozofik nuk është akredituar Shkenca politike (PhD), po ashtu dhe masteri i këtij drejtimi,shkruan Tribuna

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) programet që janë akredituar janë: Biologjia e Organizmave dhe Ekologjia (PhD) dhe Kimi (PhD), kurse programet të cilat nuk janë akredituar në doktoratë janë Biologjia Molekulare dhe ajo e Qelizës (PhD) si dhe Optika e Mediumeve Izotropike (PhD). Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) janë akredituar programet Telekomunikacion (PhD), Shkenca Kompjuterike (PhD) dhe Automatikë (PhD), por nuk janë akredituar Elektronikë (PhD), Elektroenergjetikë industriale (PhD) dhe Sistemet elektroenergjetike (PhD).

Në Fakultetin e Mjekësisë janë akredituar katër programe në doktoratë Shëndeti Publik, Mjekësi Klinike, Mjekësi paraklinike dhe programi në Stomatologji. UP në këtë raund të akreditimit ka “humbur” shkencat politike, të cilave iu është dhënë akreditim vetëm në studimet bachelor. Me mosakreditimin e programit të doktoratës në shkenca politike, dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, ka thënë për gazetën “Zëri” se pajtohet. Madje, sipas tij, bartësit e këtij programi në fakultet duhet të bëjnë përpjekje në të ardhmen për ta marrë akreditimin, por vetëm pasi që ta standardizojnë doktoratën.

Sipas Dugollit, duhet të ketë një qasje më specifike të programit të studimit në shkenca politike për doktoratë. Por, ai nuk ndan të njëjtin mendim për masterin e shkencave politike, që po ashtu nuk është akredituar. Dugolli hedh poshtë vërejtjen kryesore të ekspertëve se në këtë program kurrikula nuk është në nivel të kënaqshëm. Përkundrazi, ai tha se në këtë nivel janë përmbushur kriteret për akreditim.

Ndërsa, Arben Hajrullahu nga ky fakultet, i cili ka prezantuar programin e doktoratës para ekspertëve të agjencisë ka thënë se vlerësimi i këtyre ekspertëve të akreditimit ka qenë shumë real. Ai thekson se sikurse strukturat menaxhuese të fakultetit ashtu dhe ato të Rektoratit duhet të binden se pa resurse humane dhe financiare nuk duhet të hapen programe të reja studimi. Sipas tij fakulteti ka resurse humane, por jo adekuate për këtë program.

Latifi takohet me banorët e fshatit Pataqan i Ulët

0

latifi pateqanKryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, debatin me qytetarë e  ka vazhduar në fshatin Pataqan i Ulët.Latifi tha se në këtë fshat janë zhvilluar disa aktivitete investuese.“Gjatë këtij viti ka pasur investime të shumta në tërë komunën. Rregullimi i rrugëve fushore në gjatësi rreth 2 km, ndërsa këtë vit do të trajtohet rruga kah arat e Haxhimuratit. Bujqit këtë vit kanë përfituar edhe nga subvencionimi i prodhimtarisë bujqësore të perimekulturës. Fondi që e kemi gjtur ka qenë 110 mijë euro, ndërsa tani kemi shumën prej 547 mijë euro. E dimë që kjo është pak, mirëpo nëse merret në konsideratë buxheti i viteve të kaluara  dhe mundësitë buxhetore të komunës, atëherë mund të themi se është bërë një ndryshim progresiv. Ne kemi dhënë për herë të parë mbështetje për perimet (specat), ndërsa kemi dhënë edhe pleh kimik për sipërfaqet me perime”, tha Latifi.

Sipas tij, në këtë fshat kanë përfituar 11 bujq. Po ashtu është  zgjidhur problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, pasi që rrjeti i ujësjellësit është legalizuar dhe përgjegjësinë për mirëmbajtje e ka kompania “Radoniqi”.

Latifi tha se asfaltimi i një rruge 780 metra në këtë fshat ka qenë një punë e mirë , mirëpo sipas tij, ujërat nëntokësore po ndikojnë që rruga të ketë disa qarje.

“Ne nuk do të rrimë pa vepruar dhe gropat do të mbulohen. Kanalizimi i ujërave të zeza ka hasur në vështirësi të mëdha, sepse kompania ka pasur telashe me burimet e veta financiare. Mirëpo, ne kemi ndërhyrë dhe e kemi detyruar kompaninë “Viacom” të ndërmarrë masa për përmbylljen me sukses të projektit. Kanalizimi do të përfundojë se shpejti. Po ashtu së shpejti do të nisin punimet në rregullimin e shtatë rrugëve me kuba betoni, ndërsa brenda dhjetë ditësh të nisin punimet. Kontrata do të jetë dyvjeçare, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj nëse në rrugët tuaja do të ketë gropa dhe baltë”, tha Latifi.

Sipas tij, e gjithë kontrata kap vlerën 217 mijë euro. “ Presim që vitin e ardhshëm i gjithë fshati do të ketë mundësi më të mëdha të qarkullimit rrugor.   Këto investime janë bërë në bazë të kërkesave tuaja nga viti i kaluar. Edhe këtë vit presim kontributin tuaj për të dhënë propozime konkrete për interesat tuaja vitale ose më të rëndësishme”,tha Latifi.

Banori Daut Mustafa, tha se rruga ku është punuar kanalizimi ka mbetur me baltë dhe nëse nuk ndërhyhet tani, atëherë gjatë dimrit rruga nuk do të jetë e kalueshme.

Edhe Agim Hoti, tha se 14 familje kanë mbetur të papërfshira në rrjetin e kanalizimit,  pasi që edhe lagjja jonë duhet të ketë kanalizim. “Ne e kemi instaluar vetë kanalizimin në gjatësi prej 500 metrash, mirëpo është bërë me cilësi të dobët”./PrizrenPress.com/

Polt: Beogradi duhet të jetë i qartë me serbët e veriut

0

poltIsh ambasadori amerikan në Serbi Michael Polt thotë se Beogradi duhet të jetë i qartë dhe i vendosur me serbët e veriut të Kosovës që veprime si ai i shpalljes së asamblesë komunale, nuk do të tolerohen dhe nuk do të kenë asnjë vlerë.

Polt tha për Zërin e Amerikës se udhëheqësit evropianë, duhet ta bëjnë plotësisht të qartë se Serbia nuk do të mund ta hedhë hapin përfundimtar të anëtarësimit, derisa të ketë garanci të plota se ajo nuk mund të vendosë veto mbi të ardhmen evropiane të Kosovës.

Maloku:Të ndryshohet Ligji për FSK-në

0

Naim MalokuNjohësi i çështjeve ushtarake, Naim Maloku, pas vlerësimit të NATO-s, se FSK-ja i ka përmbushur kapacitetet operacionale, ka kërkuar nga institucionet shtetërore ta fillojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për FSK-në.
Ligji për FSK-në është miratuar në vitin 2008. Ai kufizim ligjor ka kaluar. Tani mendoj se duhet të bëhen plotësime dhe ndryshime në Ligjin për FSK-në në mënyrë që kësaj force t’i vazhdohet mandati konform zhvillimeve që janë brenda në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë ai për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se vlerësimi i NATO-s për FSK-në nuk po interpretohet drejt në opinion. “FSK-ja ka ngritur kapacitetet e saj operacionale për mandatin që ka. Kështu duhet të lexohet ky vendim”, ka thënë Maloku

Maloku ka vlerësuar se shëndrrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës varet nga vullneti i NATO-s. “E ardhmja e FSK-së varet drejtpërdrejt nga NATO-ja, sepse synimi i Kosovës është anëtarësimi në këtë organizatë. E normalisht se NATO-ja do t’ia përcaktojë Kosovës numrin e ushtarëve, kapacitetet që duhet t’i ketë, përfshirë edhe pajisjet dhe kalibrat e armëve që do t’i ketë ushtria e ardhshme e Kosovës”, ka thënë Maloku. Sipas Malokut, brenda dhjetë vjetëve Kosova do të ketë një ushtri sipas standardeve të NATO-s.

 

MPB-ja e Policia mbesin pa 580 mijë euro

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës kishte planifikuar të blejë dhe investojë në shumë departamente të saj në fillim të vitit.
E gjithë kjo, bazuar në buxhetin e ndarë nga Ministria e Financave dhe miratuar nga Qeveria. Ishte planifikuar që për Policinë Kufitare të blihen armë të gjata, pajisje të specializuara, pastaj për hetuesit e krimeve kompjuterike, të blihen pajisje kundër krimeve teknologjike.

Por Policia nuk do të mund të marrë asnjë nga këto e as të zbatojë planet në disa sektorë të tjerë. Kjo për faktin e me rishikimin buxhetit për vitin 2013, Qeveria ka shkurtuar shpenzimet e shumë organizatave buxhetore, shkruan “Tribuna”.

Sot shqyrtohet Projektligji për Amnistinë

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë dy seanca të rregullta parlamentare në të cilën deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për Amnistinë të risjellë nga Qeveria, pas heqjes së nenit 3.
Në seancën e parë që do të fillojë në ora 10:00 pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës, kohës për pyetje parlamentare, në rend dite do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për Amnistinë.

I ka mbetur seancës që të vendos për procedimin e këtij projektligji , si dhe për shqyrtimin e tij të dytë.

Për miratimin e ligjit për amnistinë nga Kuvendi i Kosovës, do të nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, ndërkohë që rreth këtij Projektligji pritet të ketë debat të ashpër në Kuvend.

Partive po u ndryshohet financimi

0

PDK-fushatFshehja e prejardhjes së financave të partive politike në Kosovë që nga paslufta ka qenë sfidë e pa adresuar mirëfilli nga institucionet e kontrolleve financiare dhe auditorëve.
Si rezultat i kësaj jo-transparence të partive, Komisioni Evropian ia ka vënë kusht Kosovës për liberalizim të vizave edhe ndryshimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, shkruan “Tribuna”.

Ky ligj me rekomandime nga KE-ja synon që t’i bëjë më transparente financat e subjekteve politike në Kosovë por edhe të mundësojë një kontroll më të madh rreth atyre që japin para në forma të pandërgjegjshme dhe në kundërshtim me çmimet e tregut për partitë politike. /

Krasniqi: VV është parti fundamentaliste, pas 3 vitesh e kuptoi Alma

0

Memli KrasniqiDebatet pas largimit të deputetes Alma Lama nga Lëvizja Vetëvendosjes nuk kanë të ndalur.

Kësaj radhe me të është marrë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Memli Krasniqi. Ai në rrjetin social Twitter, ka ironizuar me Alma Lamën duke e quajtur atë irracionale.

“Alma Lamës, iu paska dashur tre vite me e kuptu atë që secili njeri racional e kupton për tre minuta: faktin që VV është parti fundamentaliste”, ka shkruar ministri Krasniqi.

Krasniqi-Lama-twitterE i shpejt ka qenë edhe reagimi i të përfolurës, tash deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës, Alma Lamës.

“Memli Krasniqi, në fakt tre minuta më janë dashur për të kuptuar se kush jeni ju, kur hoqët foton e Nënë Terezës nga zyra e ministrisë”, ka shkruar Lama në faqen e saj në Twitter.