13.7 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025
Home Blog Page 8649

Kryeziu kandidat për kryetar të Prizrenit?

0

Eqrem KryeziuEqrem Kryeziu mund të jetë kandidat i LDK-së për Prizren. Edhe përkundër refuzimit, Kryeziu mbetet alternativa e vetme e LDK-së në Prizren, shkruan Bota Sot.

Lideri i LDK-së, Isa Musatafa gjatë vizitës në nëndegën e LDK-së në Korishë, është takuar edhe me strukturat e Degës LDK-së në Prizren, ku ka arritur të “bind” Kryeziun që të kandidojë për kryetar të Prizrenit.

 

Seremb Gjergji në 100 vjetorin e muzikës klasikë në Verona

0

Seremb Gjergji italiKandidati i pavarur për President të Kosovës Seremb Gjergji, ka marrë pjesë në 100 vjetorin e muzikës klasike në Koleseumin e Veronës ku u interpretua opera e mirënjohur e Verdit – Nabucco. Opera shume e mirnjohur u preformua për 4 orë radhazi në Arenën/Koloseumin e Veronës në Itali.Interpretimi i të madhit Placido Domingo ka mahnitur rreth 20 mije shikues që ishin prezent në këtë përvjtor shekullor.

“Është moment i veçantë që të festosh 4 korrikun dhe 100 vjetorin – të dyjat sëbashku në një eveniment të rrallë dhe me ndjenje të veçant”, tha Gjergji.
Sipas tij, Nabucco i cili ka qenë mbret i Babilonisë dhe Opera e Giuseppe Verdit po me këtë titull e prezanton në mënyrë përfekte historinë e tij dhe të udhëheqjës së tij.

Në vitin 1913 për here të parë është shfaqur kjo operë në këtë Koloseum. Tash pas 100 vjet traditë dhe histori në natën e 4-5 korrikut 2013 u kremtua përvjrtori i 100-të i muzikës klasike.Të pranishëm në këtë koncert ishin shumë zyrtarë të shtetit italian, veçmas të Rajonit të Venetos si dhe zyrtarë të tjerë nga vëndët e BE-së dhe vet Bashkimi Evropian./PrizrenPress.com/

Kosova po humb. Serbia po fiton

0

MuhametKelmendi-LBNënkryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Muhamet Kelmendi, ka vlerësuar se Kosova ka humbur me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Serbia nuk e ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve, por sanksionimin e gjendjes aktuale, si dhe të përfitimeve politike e ekonomike në raport me mekanizmat ndërkombëtarë. Dhe, së këndejmi, Kosova i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Pse? Sepse shteti serb nuk e njohu Kosovën shtet, nuk bëri kompensimin e shpërblimin e dëmit, nuk i ktheu dokumentet origjinale të vjedhura, nuk i gjeti të vrarët në Kosovë që besohet se janë në varret masive në Serbi. Përkatësisht, Serbia nuk bëri as edhe një lëshim të vogël, ndërsa i arriti tërë ato që planifikonte”, ka thënë, për ‘Epokën e re’, Kelmendi.

Drenica 1998

0

Skender Berisha

Shikimin larg të hedhur
aty ku zihet shegu
hapin përtej vetes
kodrat e shtruara hekur

vigjëlon e vuan në vete
zgjohet prej paravere
edhe kësaj here
gati si përherë

djegur brenda e jasht
krejt more mish e asht
sa e mirë është
nuk ka dert për shumë
besa edhe për pak

tash flakë për flakë
s’ka tjetër çtë bëj
i vlon gjaku nëpër dej
për liri zien gjithandej

edhe përtej meje
mos mos dilni feje
zgjatjani pakëz dorën
sa t’a vë kurorën

ka edhe pak ditë
shpresa vjen duke u rritur
nuk ka kohë për të pritur
n’shpirt liria i ka trokitur

7 korrik 2013,Prizren

Të lëvizim përpara në dialog dhe implementim

0

ashtonPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, javën e ardhshme e viziton Serbinë dhe Kosovën, me ç’rast pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të dy vendeve.

Pas ndërmjetësimit të takimit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, nesër në Bruksel, zonja Ashton, niset për vizitë në Beograd dhe Prishtinë, njofton faqja në Internet e Bashkimit Evropian.

Në Beograd, zonja Aashton do të takohet me presidentin Nikolliq, kryeministrin Daçiq, dhe zëvendëskryeministrin Vuçiq, ndërsa në Prishtinë do të ketë takime me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi.

Para vizitës së saj, Catherine Ashton theksoi se shpreson se “do t’i vazhdoj diskutimet me udhëheqjen e Serbisë dhe Kosovës, me qëllim që të lëvizim përpara me dialog dhe me implementimin e marrëveshjeve të arritura deri tash.

Jam tejet e lumtur ta vizitoj Beogradin dhe Prishtinën, pas vendimeve historike të Këshillit Evropian, për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë dhe fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën”.Nesër, më 8 Korrik në Bruksel, mbahet rundi i 13 i dialogut Kosovë – Serbi

Katërmbëdhjet të lënduar në aksidentin e trafikut në Duhël të Suharekës (Foto)

0

Aksident 4

(E plotësuar) Katërmbëdhjet persona janë lënduar në dy aksidente të ndryshme komunikacioni në Duhël të Suharekës.

Komandanti i Njësisë së Trafikut në Prizren, Lulzim Shala ka thënë se të dielën pasdite në aksidentin e parë kanë qenë të përfshirë tri automjete dhe janë lënduar 11 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. “Të lënduarit nuk janë në rrezik jete”, tha Shala.

Në aksidentin e dytë ka qenë i përfshirë një autobus me targa të Shqipërisë dhe një veturë ku janë lënduar tre persona, të cilët po ashtu janë përcjellë në spital për ndihmë mjekësore, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Sipas tij, shkaklatar i aksidenteve ka qenë shiu i madh dhe një stuhi që e ka përfshirë zonën ku ka ndodhur aksidenti në orët e pasdites.

 

Aksident i rëndë në Duhël të Suharekës 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Duhël të Suharekës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident janë përfshirë disa makina. Numri i të lënduarve nuk dihet.

Policia, ndërkaq ende nuk e ka konfirmuar rastin. /PrizrenPress.com/

 

Në vazhdim po ju sjellim fotografitë nga aksidenti.

Aksident 3

 

Aksident 1

 

Aksident 5

 

Reagimi i ekspertëve serbë tendencioz

0

AgimCeku5-30Vlerësimet e ekspertëve serbë se marrëveshja e nënshkruar para disa ditësh mes ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku dhe ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, Çeku i ka cilësuar si tendencioze.

Sipas Ministrit Çeku, marrëveshje të tilla bëhen vetëm mes shteteve sovrane, pasi kanë bashkëpunim dinamik dhe intensiv, shkruan Telegraf.

“Shumë vende të NATO-s, kanë marrëveshje të nënshkruara mes veti. Është standarde dhe tipike për vendet që janë sovrane të kenë bashkëpunim intensiv mes tyre”, tha Çeku.

Mandej Çeku sqaron se marrëveshja e nënshkruar para disa ditësh nuk është e vetmja dhe e para marrëveshje e nënshkruar me Republikën e Shqipërisë apo me ndonjë vend tjetër. Sipas Çekut, Serbisë i pengon çdo ditë zhvillimi pozitiv që bëhet në Kosovë.

Librat e rinj, Shkëlqim Çela, “Ishulli Ruzvelt”

0

ishulli-ruzvelt“Ishulli Ruzvelt” është një novelë e shkruar plot stil nga një autor i cili nuk e ka sprovën e parë letrare këtë libër. Ai është përballur me lexuesin dhe me botime të tjera si “Mëmëdhembje”, “Kulmak”.

Midis poezisë dhe prozës, Çela duket se ka vendosur të qëndrojë më gjatë te proza, duke e parë atë si formën e cila plotëson gjithë konceptin e tij letrar.

Temat që ai lëvron kërkojnë të nxjerrin në pah të shkuarën e vendit të tij. “Ishulli Ruzvelt” është një rrëfim që ka nisur nga ngacmimet që ai ka nga e shkuara e vendit të tij.

Shqipëria dhe ajo çfarë ka ndodhur në historinë e saj, janë pjesë e ndjesive letrare të Çelës.

Ambasadorja gjermane pozon si Shote Galica

0

Ambasadorja gjermane ne tiraneAmbasadorja gjermane në Tiranë, në prag të largimit të saj pas përfundimit të misionit diplomatik në vend, nuk i ka shpëtuar fokusit të fotografit Roland Tasho, duke rezervuar një profil ndryshe, që edhe një herë dëshmon dashurinë e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Me veshjen tipike të Shote Galicës, luftëtares së njohur të çetave kryengritëse kosovare, duket se ambasadorja gjermane në Tiranë ka dashur që, bashkë me përvojën e këtyre viteve të shërbimit diplomatik në vendin tonë, të marrë me vete në “dosjen” e kujtimeve edhe diçka të vyer sa i takon kulturës tradicionale, me veshje popullore.

Fotografi Roland Tasho thotë se kjo foto është rezervuar enkas për ambasadoren, në formë dhurate përpara largimit nga Shqipëria, por si punë ka qenë pjesë e ekspozitës së çelur pak muaj më parë, me titull “Portrete Europiane”.

Kurti: S’kemi sovranitet

0

Albin KurtiAlbin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! është që me çdo kusht që Kosova të bëhet një shtet me sovranitet dhe integritet territorial.
“Sovraniteti merret, nuk jepet, nuk dhurohet. Sovraniteti është politik edhe institucional, pra sistemi shtetëror, udhëheqja shtetërore që vepron në interes të përgjithshëm. Sovraniteti është edhe ekonomik, pra pasuritë natyrore, ndërmarrjet strategjike, ndërmarrjet publike. Pastaj kemi edhe sovranitetin ushtarak, pra mbrojtjen e kufijve shtetëror”, ka thënë Kurti, gjatë një tubimi me qytetarë në fshatin Ponoshec të Gjakovës, duke shtuar se sovranitetin politik dhe institucional “nuk e kemi”.

“Ngase e kemi EULEX-in mbi kokë, që nuk na jep llogari nga njëra anë dhe strukturat kriminale që veprojnë në çerekun e shtetësisë. Sovranitet ekonomik nuk e kemi për shkak se janë shitur mbi 600 ndërmarrje publike, pa pyetur asnjëherë se çfarë, si dhe pse duhet të privatizohet dhe sovranitet ushtarak nuk kemi ngase nuk kemi ushtri që na mbron kufijtë shtetëror”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim liria me këtë pabarazi. “Liria me këtë pabarazi është liri për disa e kjo liri për disa është diktaturë. Ne do ta ndryshojmë gjendjen duke e ngritur popullin në këmbë, këta mund të na e vonojnë, por jo të na ndalin”, është shprehur Kurti.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! kurrë nuk do të lejojë që politika të mbetet pa moral e pa ideal. “Gjithmonë do te jemi në ballë për çfarëdo që e kërkon nevoja, por do të na duhet edhe përkrahja e popullit për ta realizuar këtë”, ka thënë Kurti.

Lideri i VV-së, ka mbajtur një takim me qytetarë edhe në fshatin Isniq të Deçanit.