Home Blog Page 866

Policia shqiptoi 2216 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2216 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 38 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 34 persona, ndërkaq 25 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kryetari i Dragashit pranon librin e ri me poezi “Vallja e Natës” nga Abaz Qengaj

0

Kryetari i Komunës së Dragashit,Bexhet Xheladini, pranoi librin më të ri me poezi “Vallja e Natës”, nga poeti, profesori dhe artisti i njohur Abaz Qengaj.

Ky libër, i cili doli nga shtypi gjatë kësaj jave, u mbështet financiarisht nga Zyra e Kryetarit Xheladini.

Xheladini e përgëzoi autorin Qengaj për këtë arritje të rëndësishme dhe theksoi rëndësinë e promovimit të kulturës dhe artit në komunitet.

Ai i shprehu dëshirën për sukses në projektet e ardhshme dhe inkurajoi të gjithë artistët të vazhdojnë të kontribuojnë në pasurimin e trashëgimisë kulturore.

Kryetari Xheladini gjithashtu theksoi se mbështetje për krijimtarinë letrare është një nga prioritetet e administratës së tij, me synimin për të nxitur talentet lokale dhe për të promovuar veprat e autorëve të njohur.

Libri “Vallja e Natës” është një kontribut i rëndësishëm në botën e letërsisë, duke reflektuar tematikat e jetës dhe ndjenjave të thella që prekin shpirtin e çdo lexuesi./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Mot i vranët dhe me diell

0
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

 

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull, ndërkaq do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Hape dritaren e jetës

0
Sahit F. Osmani 
O njeri, a mund të jesh i lumtur
Me ndjenja të pakta, në kokë e në shpirt
Nga të mbajturit e pushtetit
Aftêsisë tënde prej të vdekurit
Mes gëzimeve dhe shqetësimeve
Pabarazia a të troket në zemër
Për atë ndjenjë fisnike të pabarabartëve
Në jetën e përditshme
Ky s’është misioni yt
Të pabarabartët janë pjesa më e shëndetshme
Që kërkojnë t’i gëzojnë të mirat Materiale e shpirtërore…

Abdixhiku nga Rahoveci: Qytetarët janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë

0
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot i ka vazhduar vizitat nëpër qytete.

 

Sot, ai ishte në Rahovec e në Krushë të Madhe ku tha se u mirëprit ngrohtësisht nga qytetarët.

“Nga qytetarë të përkushtuar dhe të ndershëm të kësaj ane. Besimi i tyre i vazhdueshëm ndaj vizionit tonë për një Kosovë të zhvilluar është frymëzim për rrugën që kemi përpara”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se qytetarët kërkojnë zgjidhje konkrete për sfidat e tyre të përditshme, dhe janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë.

“Në çdo takim që po zhvillojmë, gjithandej vendit, ndiejmë shpresën që po rritet mes qytetarëve tanë”, tha ai.

“Kjo shpresë, dhe mbështetja që po e ndjejmë, janë shenja të qarta se momenti për ndryshim është afër. Me këtë energji, dhe me përkushtimin e secilit prej nesh, do ta ndërtojmë së bashku Kosovën që duam”, tha në fund kreu i LDK-së.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Në parkun e lagjes “Kurilla” të Prizrenit nis instalimi i ndriçimit publik modern

0

Sot ka filluar instalimi i ndriçimit publik modern në parkun e lagjes “Kurilla” në Prizren.

Ky projekt, i realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, synon të lehtësojë qasjen dhe përdorimin e parkut edhe në orët e mbrëmjes.

“Këto projekte janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Prizrenit për përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës në lagjet e qytetit”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abrashi: LVV-ja nuk do të marrë asnjë vendim që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar që për hir të asnjë kompromisi të marrë ndonjë vendim i cili do ta cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Abrashi ka shtuar se Asociacioni është trashëgimi politike nga e kaluara që po vazhdon të jetë barrë për Kosovën në secilin proces që po kalon.

“Ne jemi të interesuar që ta mbrojmë sovranitetin e shtetit, integritetin territorial dhe të mos marrim ndonjë vendim i cili do t’i cenonte këto të dyja vetë për hir të një kompromisi që kërkohet nga ne. Nëse kthehemi në retrospektivë tema e Asociacionit është një trashëgimi politike që nuk është e jona e kemi gjetur për fat të keq dhe tash e sa kohë i rëndohet Kosovës si barrë nëpër secilin proces që po kalon vendi ynë”, ka thënë Abrashi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Më tej, ai e ka cilësuar të pakuptimtë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të draftit për të cilin nuk ka paraprakisht dakordim dhe nënshkrim nga dyja palët.

“Nuk ka as logjikë dhe as kuptim që një draft i cili nënkupton një ide fillestare për të cilën nuk është dakorduar as Kosova as Serbia ne ti dërgojmë për interpretim kushtetues gjykatës. Cili do të ishte qëllimi i kësaj? Fillimisht duhet ajo marrëveshje të zotohet dhe zotimi nënkupton nënshkrimin e saj. Nëse Kosova do të merr obligime do të duhet të marr edhe pala serb, prandaj ne nuk mund të flasim për dërgim paraprak pa u pranuar fillimisht dhe pa u marr përsipër zotimi që është bërë në procesin e dialogut”, është shprehur Abrashi.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se SHBA-ja pret nga Kosova që projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje të re apo një shtresë tjetër të pushtetit paralel, mirëpo është një mekanizëm për koordinim siç është në disa vende të Evropës.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se Serbia duhet ta nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, në mënyrë që të ecet përpara.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të Marrëveshjes dhe Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”, citohet Kurti në një komunikatë të qeverisë./teve1.info/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Edicioni i 53-të i ‘Takimeve të Gjeçovit’ mbahet të shtunën në Zym të Hasit

0

Edicioni i 53-të i ‘Takimeve të Gjeçovit’ do të mbahet  të shtunën  në Zym të Hasit.

Ky aktivitet kulturor, tashmë i njohur në kalendarin vjetor të Kosovës, është një homazh për jetën dhe veprën e At Shtjefën Gjeçovit, dhe këtë vit përkon me dy përvjetorë të rëndësishëm: 150 vjet nga lindja e tij dhe 160 vjet nga themelimi i shkollës së Zymit.

Takimet e sivjetme, organizuar nga Këshilli Organizativ nën drejtimin e Frrok Kristajt, përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kulturore e artistike.

Programi  fillon në ora 11:00 në Zym me “Ditët e Diasporës”, ku do të mbahet Festivali i Bukës dhe ekspozita e prodhimeve të furrtarëve.

Gjithashtu, do të organizohet një orë letrare në vendin e kurbetçarëve, duke pasqyruar jetën dhe kontributin e tyre.

Në pasditen e së premtes, aktivitetet do të zhvendosen në Prizren, ku në ora 16:00, te Keji i Lumbardhit, do të prezantohen dy kumtesa mbi veprën e At Shtjefën Gjeçovit, nga studiuesit Anton Berisha dhe Vlash Prendi.

Po ashtu, një orë letrare me pjesëmarrjen e krijuesve të ndryshëm do të sjellë një dimension artistik të veçantë.

Të shtunën, më 26 tetor, në ora 10:30 në Zym, do të zhvillohet manifestimi qendror, që do të nisë me përurimin e Shtëpisë së Kulturës dhe Bibliotekës së Zymit. Ndër aktivitetet kryesore do të jetë një fjalë kushtuar lumturimit të At Luigj Palit, një ekspozitë figurative nga Liman Cakaj, si dhe dorëzimi i çmimeve “Pena e Shtjefën Gjeçovit” dhe “Unaza e Katit”.

Manifestimi do të përmbyllet me një program kulturor dhe artistik, ku do të performojnë SHKA “Agimi”, studio e baletit “Mjellma” dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Katarina Josipi”.

Në këtë edicion pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësishme, duke përfshirë kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, drejtorin e DKRS-së, Adem Morina, si dhe regjisorja e njohur shqiptare, Vera Grabocka, e cila do të nderohet me çmimet “At Shtjefën Gjeçovi” dhe “Unaza e Katit”.

Historike: Lebron dhe Bronny James – në histori si babë e bir në një ndeshje të NBA-së

0

LeBron James dhe djali i tij, Bronny James, kanë hyrë në histori si dyshja e parë babë e bir që luajnë së bashku në një ndeshje zyrtare të NBA. Kjo arritje e jashtëzakonshme ndodhi gjatë hapjes së sezonit të Los Angeles Lakers kundër Minnesota Timberwolves, në një ndeshje ku Lakers triumfuan 110-103.

Një moment emocionues dhe i paharrueshëm

20-vjeçari Bronny, i cili iu bashkua Lakers pas një sezoni në Universitetin e Kalifornisë Jugore, e përshkroi këtë përvojë si “një moment të çmendur që nuk do ta harroj kurrë.” Në të njëjtën kohë, LeBron, rekordmeni i pikëve të NBA dhe katër herë kampion, tha me krenari:  “Kjo është një nga dhuratat më të mëdha që kam marrë ndonjëherë. Kam humbur shumë kohë larg familjes për shkak të karrierës, por të luaj me djalin tim është thjesht e pabesueshme.”

Debutimi në ndeshjen e Lakers

Dyshja hyri në fushë bashkë gjatë çerekut të dytë, ndërsa turma shpërtheu në duartrokitje të zjarrta. Prezantimi i tyre rikujtoi historinë e Ken Griffey Sr dhe Jr, të cilët gjithashtu luajtën si babë e bir në MLB me Seattle Mariners.

Bronny luajti për tre minuta, duke humbur një trepikësh, por pavarësisht gabimeve, ai e konsideroi momentin një bekim të rrallë. Ai u shpreh:  “Të shkoj te tavolina e koshashënuesve me babanë tim për herë të parë ishte një ndjesi e pabesueshme. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë mundësi.”

Një rrugëtim me sfidat e tij

Bronny nuk e pati të lehtë rrugën drejt NBA. Në moshën 18-vjeçare, ai përjetoi një arrest kardiak gjatë stërvitjeve dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër. Pavarësisht kësaj, ai rikuperoi dhe arriti të luajë një sezon kolegjial të shkurtuar, ndërsa LeBron vazhdoi të mbështeste pa rezerva përpjekjet e të birit.
“Qëllimi im ka qenë gjithmonë të luaj deri sa të mund të ndaja fushën me Bronny. Tani që kjo ëndërr u realizua, është një arritje që do ta mbaj afër zemrës përjetë,” deklaroi LeBron.

Një histori që frymëzon

Kjo paraqitje e parë e përbashkët e LeBron dhe Bronny James nuk është vetëm një moment historik për NBA, por gjithashtu një shembull frymëzues i dashurisë dhe përkushtimit familjar. Lakers dhe tifozët e basketbollit do ta mbajnë mend gjatë këtë moment të rrallë, që tregon se përkushtimi dhe ëndrrat mund të bëhen realitet, edhe në nivelet më të larta të sportit.
Tani mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet ky bashkëpunim unik mes babait dhe djalit në muajt dhe sezonet në vijim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

0

Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur  me datën 21.05.2024 rreth orës 18:15 në rrugën “ Rruste  Kabashi” në këtë qytet, ku e dyshuar është një femër që ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe më pas është larguar.

Pas raportimit, në kamera të sigurisë nga policia është vërejtur e dyshuara e moshës së re, e cila shihet që merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografia e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim e saj.

Me këtë rast, policia kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.

Andaj luten qytetarët që kushdo që ka çfarëdo informate apo di diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.