Home Blog Page 865

Albana Kastrati-Burri i bashkohet LDK-së në Prizren

0

Juristja Albana Kastrati-Burri është anëtarja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në drejtësi në Kolegjin UBT.

“Si një juriste dhe intelektuale e përkushtuar, Albana pritet të japë kontribut të rëndësishëm në LDK, duke u angazhuar për një qeverisje më të mirë dhe në shërbim të qytetarëve të Prizrenit”, shkruan kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmani.

“LDK vazhdon të mbetet e hapur për profesionistët dhe individët me ide për zhvillimin e vendit, duke u pozicionuar si një alternativë serioze për qeverisjen e Prizrenit dhe Kosovës”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Rregullohen kulmet e banesave kolektive në Prizren

0

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren po vijon me realizimin e projekteve që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët, duke përfshirë rregullimin dhe meremetimin e kulmeve të banesave kolektive në qytet.

“Ky investim, përveç përmirësimit të mirëqenies së banorëve, rrit gjithashtu sigurinë e tyre, duke ofruar kushte më të mira jetese. Drejtoria njofton se këto projekte do të vazhdojnë edhe më tej, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm urban të Prizrenit”, njofton Komuna e Prizrenit.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sulm ndaj personit zyrtar, arrestohet një person në Suharekë

0
Në Suharekë është arrestuar një person nën dyshimin se e ka shtyrë një grua dhe i ka fyer dhe ka tentuar t’i sulmojë dy burra të tjerë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orën 10:30, më 23.10.2024.
Sipas raportit 24-orësh, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është klasifikuar si vepër penale “sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Derbi Bashkimi-Prishtina ndeshja më e shikuar e xhiros së gjashtë, me 2,500 shikues

0

Në total janë regjistruar 4 mijë e 750 shikues nga ndeshjet e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Primatin e ndeshjes më të shikuar e mbajti dueli derbi ku i pari në tabelë priti të dytin në atë moment, derisa Bashkimi mposhti Prishtinën para 2 mijë e 500 shikuesve.

Me 1 mijë e 500 shikues, ndeshja tjetër më e shikuar e xhiros ishte ajo në mes të Trepçës dhe Pejës, kurse Vëllaznimi – Ylli u ndoq nga 500 shikues në “Shani Nushi” e Prizreni – Bora nga 250 të tillë në “Sezai Surroi”, duke e sjellë totalin e xhiros në 4 mijë e 750 sosh./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përurohen tribunat e reja dhe zhveshtoret e stadiumit të Malishevës

0
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, përuruan sot tribunat dhe zhveshtoret e reja në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë. Ky projekt përfaqëson një investim të përbashkët ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Malishevës.

Në njoftim bëhet e ditur se në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm zyrtarë komunalë, përfshirë drejtorin për sport, Fitim Shala, dhe drejtorin e urbanizmit, Avdi Morina, i cili ka mbikëqyrur realizimin e projektit. Shiriti i përurimit u pre nga kryetari Kastrati, zv/ministrja Osmani dhe kapiteni i FC “Malisheva”, Dreni Kryeziu.

Kastrati falënderoi zv/ministren Osmani për mbështetjen e MKRS-së, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës sportive në Malishevë.

Sipas njoftimit, ai shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë, duke përfshirë edhe pjesën tjetër të tribunave dhe përmirësimin e infrastrukturës përcjellëse.

“Malisheva është bërë një qendër sportive me rezultate të dukshme në futboll, atletikë, not dhe sporte të tjera. Çdo investim në sport është investim në të ardhmen e rinisë sonë të shëndetshme,” theksoi Kastrati.

Zv/ministrja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës dhe përgëzoi sportistët për kushtet e reja të krijuara.

Ajo premtoi se MKRS do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën sportive të Malishevës dhe jo vetëm, duke mbështetur më tej zhvillimin e sportit. Ajo gjithashtu përgëzoi FC “Malisheva” për sukseset e fundit dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Kastrati dhe Osmani inspektuan nga afër tribunat e reja dhe të gjithë kompleksin e stadiumit, i cili shquhet për stazat e tij të atletikës, duke e bërë Malishevën një qendër të rëndësishme sportive në nivel kombëtar.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë në Akademinë WEST POINT

0

Ministria e Mbrojtjes njofton se ka shpallur sot konkurs për pranimin e kadetëve në Akademinë Ushtarake të SHBA-së, WEST POINT.

Në njoftim bëhet e ditur se konkursi është i hapur prej datës 24 tetor 2024 deri më 7 nëntor 2024.

“Mosha për aplikim është 18-22 vjeç. Njoftimi zyrtar për shpalljen e konkursit është i publikuar në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online dhe bashkëngjisin dokumentet në: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

MAPL kërkon të rishqyrtohet vendimi i Kuvendit të Suharekës lidhur me zhvillimin e ankandit për një pronë komunale

0

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Suharekës me anë të cilit parashihej dhënia e pëlqimit për zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të një prone komunale është vlerësuar si i jashtëligjshëm nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në shkresën e kësaj ministrie dërguar në adresë të drejtuesve të Komunës së Suharekës është sqaruar se konform legjislacionit në fuqi, MAPL-ja ka pranuar për shqyrtim vendimin 01 Nr. 016-56304, të miratuar më 26 shtator 2024 nga Kuvendi i Komunës së Suharekës, raporton Telegrafi.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës nuk është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MAPL-së.

Në arsyetimin e vet, MAPL-ja sqaron se Kuvendi i Suharekës në mbledhjen e mbajtur më datë 26.09.2024, ka miratuar Vendimin 01 Nr. 016-56304, me anë të cilit jepet pëlqimi për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër deri në pesë vite të pronës së paluajtshme të komunës.

MAPL ka konstatuar së vendimi i nxjerrë nga Kuvendi i Komunës së Suharekës është në kundërshtim me Ligjin Nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, dhe Rregulloren (QRK) Nr. 09/2022 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, përkatësisht me paragrafin 4 të nenit 6 të Rregullores (QRK) Nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të përkohshëm dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës, sipas të cilit: “Pronat e paluajtshme të komunës që nuk janë në listën e veçantë të pronave që planifikohen për dhënien në shfrytëzim për vitin vijues si dhe nuk kanë miratim paraprak nga Kuvendi i Komunës nuk mund të jepen në shfrytëzim”.

Bazuar në këtë, MAPL-ja ka kërkuar nga Kuvendi i Komunës së Suharekës që të ndërmarrë veprime për rishqyrtim brenda një periudhe prej 30 ditëve, ashtu që të harmonizojë aktin me legjislacionin në fuqi.

Pas pranimit të kësaj shkrese, autoritetet komunale të Suharekës kanë ndërmarrë veprime drejt shfuqizimit të këtij vendimi, raporton Telegrafi.

Në ftesën e dërguar nga kryesuesi i Kuvendit, Bexhet Kuçi për mbledhjen e dhjetë të rregullt të këtij organi komunal në rendin e ditës figuron edhe pika për shfuqizimin e vendimit 01 Nr 016-56304.

Kjo mbledhja planifikohet që të mbahet më datën 31 tetor 2024.

Sipas të dhënave të organeve komunale, prona në fjalë me vendimmarrjen e mëhershme ishte caktuar si lokacion për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore. Kjo pronë në bazë të një kontrate të vitit 2019 i është dhënë në shfrytëzim një operatori ekonomik, dhe sipas organeve komunale kontrata në fjalë ka skaduar në korrik të këtij viti. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shaqir Totaj në Washington: Privilegj të rikthehem në Departamentin e Shtetit pas 15 vitesh

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka realizuar një vizitë të veçantë në Washington DC, duke u rikthyer në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve pas 15 vitesh. Ai e përshkroi këtë rikthim si një përvojë emocionuese dhe rikujtim të rëndësishëm.

“Ishte freskim i jashtëzakonshëm i memories, që pas 15 vitesh të kthehem në US State Department, Benjamin Franklin Room,” deklaroi Totaj në llogarin e tij në Facebook, përcjell PrizrenPress.

Gjatë kësaj vizite, ai pati rastin të takohet me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit për sektorin e edukimit, Scott Weinnhold. Po ashtu, Totaj mori pjesë në “Global Leadership Forum” që po mbahet në kuadër të programit “H. H. Fellowship,” ku pati mundësinë të takojë pjesëtarë të shumtë nga ky forum./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Reduktime të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

0

Kompania  e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”  në Prizren ka njoftuar konsumatorët se për shkak të rënies së nivelit të burimeve të ujit dhe për të siguruar shpërndarje të racionale të furnizimit me ujë të pijshëm, do të zbatojë reduktime të furnizimit në disa lagje të qytetit.

Sipas njoftimit, reduktimi i furnizimit do të fillojë nga ora 09:00 deri në orën 18:00 dhe do të prekë lagjet Bajram Curri dhe Arbana. Si pasojë, banorët e këtyre zonave do të përballen me rënie të presionit të ujit dhe periudha me mungesë të ujit.

Lagjet dhe rrugët që do të preken janë:

Lagjia Lakuriq

Lagjia Ortakoll

Lagjia Bazhderhane

Lagjia Tusuz

Lagjia Kurilla

Rruga Edit Durham

Rruga Nënë Tereza

Rruga Ismail Kryeziu

Rruga Hafiz Ismaili

Rruga Nënkala

Rruga Enver Hadri

Rruga Jusuf Gërvalla

Rruga Ulqinit

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sonte fillon Festivali i Këngës

0

Sot, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të fillojë Festivali i Këngës së RTK-së, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Të gjitha përgatitjet për festivalin janë bërë. Gjithçka është gati, duke filluar nga skena madhështore në Festivalin e Këngës të Radiotelevizionit të Kosovës, konkurrentët, orkestra dhe stafi përgjegjës janë gati për Fest 2024.

Në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të Radio Televizionit të Kosovës do të performojnë 16 artistë.

Festivali do të zgjasë tri ditë, më 24, 25 dhe 26 tetor 2024.