Home Blog Page 867

LDK-ja reagon pas dënimit të dy zyrtarëve komunalë të Suharekës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

0

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas dënimit të dy zyrtarëve komunalë të Suharekës, Berat Kabashi dhe Beqir Berisha, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore në Prizren ka  dënuar me nga 6 muaj burgim për të dy, i cili më pas është zëvendësuar me dënim me gjobë prej 3 mijë eurosh për secilin.

“Zëri jonë ka filluar të dëgjohet nga institucionet e drejtësisë, ndonëse me vonesë,” thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia shpreh keqardhje se “kryefajtori i të gjitha shkeljeve në pushtetin aktual komunal akoma vazhdon ta ushtrojë detyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës, ndonëse është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”

LDK thekson se dënimi dy zyrtarëve komunalë të Suharekës është “vetëm njëra nga qindra shkeljet e shumta që kanë ndodhur në dy qeverisjet e Bali Muharremajt.”

“Nëse do të ishin ndërmarrë masa ligjore më herët, shumë nga shkeljet do të ishin parandaluar.”

Dënimi lidhet me një vepër penale të kryer në vitin 2018, në vitin e parë të qeverisjes Muharremaj.

“Kjo ngjarje vë në pah dëmin e mundshëm që mund të jetë shkaktuar për buxhetin e qytetarëve,” thuhet nw reagimin e LDK-së nw ./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryetari i Dragashit përballë problemit mbi 20-vjeçar me ujë të pijshëm

0

Tash e mbi dy dekada Komuna e Dragashit vazhdon të ketë problem me ujë të pijes. Për këtë problem ende nuk u gjet zgjedhje as në mandatin e Bexhet Xhaladinit nga LDK, i cili triumfoi përballë Shaban Shabanit të PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Në vitin 2021, Bexhet Xheladini kishte premtuar se qysh në vitin e parë të mandatit të tij do të fillojë realizimi i projektit për furnizim me ujë të pijes. Projekti filloi, por ende nuk është funksionalizuar.

“Në vitin e parë parë të qeverisjes sime, do të fillojë realizimi i këtij projekti për ujësjellësin. Ky projekt nuk është vetëm për fshatin Brezne, por për 15 fshatra”- kishte deklaruar Xheladini në emisionin “Jeta në Komunë” më 08.11.2021.

Tri vite pas këtij premtimi të Xheladinit, qytetarët e Dragashit kanë ende të njëjtat ankesa për ujin./Kallxo.com

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

19-vjeçarja nga Prizreni gjendet në Durrës të Shqipërisë

0

Një vajzë 19-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur në Durrës të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të para, gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Megjithatë, akoma nuk dihen rrethanat se si ka përfunduar atje.

Policia po heton situatën për të sqaruar ngjarjen dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur gjatë kohës së zhdukjes./GS/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Abdyl Frashëri, kontributori i zellshëm i çështjes kombëtare shqiptare

0

Sot në përvjetorin e vdekjes së Abdyl Frashërit, rilindasit të madh, ideologu e atdhetari i shquar, kontributori i zellshëm i çështjes kombëtare shqiptare.

Më 29 gusht 1839, në Frashër të Përmetit lindi Abdyl Frashëri, një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Është shquar si personalitet politik gjatë Krizës Lindore, në shek. XIX.

 

Veprimtaria politike e tij merr hov në muajt e parë të 1877-s me themelimin e Komitetit Shqiptar të Janinës. Në javën e dytë të dhjetorit, i sapozgjedhur deputet i Janinës në Parlamentin e dytë Osman, shkon në Stamboll, ku më 21 dhjetor 1877 zgjidhet Kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, i njohur si Komiteti Shqiptar i Stambollit, përbërë nga personalitete, veprimtarë të mirënjohur të Rilindjes Kombëtare.

Kemi parasysh se atëbotë në trevat shqiptare nuk kishte ende shtyp kombëtar në gjuhën shqipe, prandaj Abdyli iu drejtua gazetave të huaja në Austri, në Itali, në Greqi etj.

Emri i Abdylit u bë i njohur shpejt, si përfaqësues i idealeve të larta kombëtare shqiptare, i lëvizjes çlirimtare që po merrte hov në trevat shqiptare, por edhe si publicist. Janë të shumëvlerësuar tre artikujt, shkruar në një kohë dhe dërguar në tri të përkohshme në shtete të ndryshme: “Letër nga Janina” (në revistën “Basiret” të Stambollit, botuar më 21 prill l878, f.3, “Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” (në revistën “Le Messager de Vienne”, botuar më 26 prill l878,f.4) /Shënim: në këtë të përkohshme vjeneze, Abdyli ka botuar edhe disa artikuj të tjerë (më 3, 17 e 31 maj 1878); (më 7 qershor 1878) dhe (24 tetor 1878) dhe “Helenizmi dhe shqiptarët” (botuar më 23 maj l878 në të përdyjavshmen greke “Kleo”, që dilte në Trieste të Italisë).

 

Artikujt u shkruan në gjuhët e atyre të të përkohshmeve: turqisht, frëngjisht dhe greqisht. Për rëndësinë dhe interesin që paraqisnin, problemet e trajtuara flet edhe koha, shpejtësia e botimit të tyre. Ata kanë një bosht dhe një linjë: lirinë e të drejtat e kombit shqiptar, mbrojtjen e tërësisë territoriale.

Në trajtesën titulluar Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit me pseudonimin Korrespondenti i Posaçëm nga Janina, pas një analize të thelluar të atij dokumenti, arrinte në përfundimin se “Traktati i Shën Stefanit (mars 1878) përbënte vetëm hapin e parë në zbatim të strategjisë së Rusisë cariste për asgjësimin e Shqipërisë. (Revista “Messager de Vienne, 26 prill 1878)

Traktati famëkeq i cungonte tepër e përçudshëm tokat shqiptare. Malin e Zi e trefishonte me rrëmbimin e trojeve shqiptare: Ulqinin, Tivarin dhe thuajse gjithë liqenin e Shkodrës e buzëlumin e Bunës: Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Serbia shtrihej deri në afërsi të Mitrovicës. Kështu shumica e trevave shqiptare u daroviteshin tre shteteve sllave të Ballkanit.

Abdyl Frashëri, radhaz e në një zë me Pashko Vasën e veprimtarë të tjerë të shquar të Rilindjes kombëtare shqiptare, shfrytëzon gazeta e revista të huaja për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar për padrejtësitë që i bëheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Përmes revistës “Basiret” u drejtohej lexuesve të kryeqytetit të Perandorisë Osmane, tërthoras qeverisë së Stambollit, që t’u kushtonin rëndësi të drejtave të shqiptarëve e të Shqipërisë dhe “nuk duhet harruar shekulli i Skënderbeut, se shqiptarët do ta përsëritnin atë”. (Gazeta “Basiret”-/Gjykimi/,Stamboll, 21 prill 1878).

“Letra nga Janina jehoi, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si një rrufe në qiell të kthjelltë. Abdyl Frashëri, në emër të humanizmit dhe të qytetërimit i bën të ditur “botës diplomatike” (Fuqitë e Mëdha) detyrën që ajo “botë” kishte për t’ua prerë vrullet idhtiarve të Rusisë në Ballkan. (Shih Kristo Frashëri – burim i cituar, f. 28).

I mirëmenduar është bashkëpunimi me revistën “Le Messager de Vienne”, shumë e afërt me qarqet diplomatike të Evropës. Në një cikël prej gjashtë artikujsh, Abdyli arriti të parashtrojë problemet më kryesore të çështjes shqiptare në mbrojtje të të drejtave tona kombëtare. Në ta argumentohej se kombi shqiptar është një komb që ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Ballkanit, duke u dalë në krah, me armë në dorë, pikërisht atyre vendeve qe kërkonin shpërbërjen e tij; është një komb, që, pavarësisht nga dallimet fetare, nxitur e ushqyer qëllimisht nga qarqet shovene, ka të njëjtën kulturë, të njëjtat tradita, të njëjtën gjuhë.

Njëherit ai e “fton në tryezën e bashkëbisedimit” lexuesin austriak të së përjavshmes “Messager de Vienne” (“Lajmëtari i Vjenës”) ku kritikon politikën e manovrat e Petersburgut, për, gjoja, “çlirimin e popullatave të Lindjes”. ( Revista “Messager de Vienne, 26 prill 1878)

Në artikullin, botuar në të përjavshmen kulturore “Kleo” që dile në qytetin Trieste, asokohe nën sundimin austro-hungarez, Abdyl Frashëri me pseudonimin “Një shqiptar që banon në Trieste” i drejtohet, më së shumti, lexuesit italian, por edhe atij grek, për të sqaruar të vërtetën. (Gazeta “Kleo”, Trieste, 23 maj 1878 )

Këto artikuj bënë jehuan në qarqet intelektuale e politike të Stambollit, të Vjenës, të Triestes, madje edhe të Athinës. Studiuesit e jetës e të veprës së Abdyl Frashërit kanë vënë në dukje pozitën e vështirë të historianit-publicist grek Dhimitër Hasioti, i cili kishte marrë përsipër të ballafaqohej me artikullin, po në revistën “Kleo” të Triestes. Hasioti ngase nuk gjen argumente, trillon e shfryn me mllef e tërbim kundër artikullit “Helenizmi dhe shqiptarët”. E ashtuquajtura “përgjigje” e “polemikë” me shqiptarin e Triestes, u botua në tre numra të gazetës greke.

Pavarësisht se cilës audience i drejtohet, Abdyl Frashëri bën kujdes për të hedhur e shtjelluar çështjet më të rëndësishme të kohës, që lidhen me domosdoshmërinë e kundërshtimit të vendimeve apriori të përfshira në Traktatin e Shën Stefanit. Ai nuhat kundërshtitë evropiane, shprehur drejtpërsëdrejti, qartë e preraz se absurditetet e Shën Stefanit paralajmërojnë re e stuhi, shpërbërje të marrëveshjeve të diplomacisë së lartë për zotërim në brigjet e Adriatikut.

U ndala në tre artikujt më të parë, por “arkivi publicistik i tij është i pasur me tituj shkrimesh e gazetash, me larmi tematike e problemore për çështjen kombëtare. Studiuesit e shtypit të kohës, të atyre të përkohshmeve,që merreshin me çështjen shqiptare, kanë skeduar dhe nxjerrë në pah një varg shkrimesh, botuar, sidomos, në gazetat e revistat e Stambollit, të Parisit, të Athinës, etj. Profesor Kristo Frashëri vlerësonte: “Shkrimet origjinale që tani kemi në dorë janë pesëfishuar si tituj dhe dhjetëfishuar si vëllim në krahasim me ato që njiheshin disa vjet më parë” (Revista “Studime historike”,Tiranë, 1981,nr.l ).

Artikujt, qofshin edhe ato që revista vjeneze i emërton si korrespondenca, kanë natyrën e ese-ve, por edhe pamflete. Përveç shkrimeve “Shqipëria dhe Traktati i Shën Stefanit” dhe “Helenizimi dhe shqiptarët”, që, si konceptim e ndërtim, anojnë dukshëm nga lloji publicistik “Pamflet”, mjaft artikuj të tjerë kanë si tipar të natyrshëm polemikën.

Në hartimin e shkrimeve të ndryshme shfaqet mëvetësia e autorit, me zhdërvjelltësi parashtron idetë e mendimet për problemet më të rëndësishme. Në monografinë “Abdyl Frashëri” theksohet: çdo frazë ka një nëntekst, çdo ide ka një rezonancë, toni është i alternuar. (Tiranë, l984, f.ll8)

Qëmtimi i fakteve, përzgjedhja e tyre për argumentim bindës në polemikën me kundërshtarët politikë dhe ideologjikë përbën një nga tiparet të publicistikës së këtij autori.

Në parashtrim të problemeve operon nga fraza në frazë, herë duke pohuar a mohuar një të dhënë paraqitur si fakt a një qëndrim, herë duke sulmuar kundërshtarin me pyetje retorike që e vënë në pozitë të vështirë.

Tipar i dukshëm i publicistikës së Abdyl Frashërit është historizmi, aftësia për t’i pasqyruar faktet e ngjarjet në dinamikë e proces, në një sfond e hark kohor të caktuar, në rrjedhën e tyre të natyrshme që në zanafillë e deri në zhvillim të plotë. Në të 6 shkrimet e “Le Messager de Vienne”, publikuar në prill-qershor të l878-s, problematika e shtjelluar vështrohet në suazën historike në argumentim të idesë themelore: formimi i kombit shqiptar dhe roli i tij i spikatur në jetën, zhvillimet ushtarako-politike e historiko-shoqërore në sinisi të Ballkanit. U kujton të interesuarve se “Shqipëria nuk është aq e vogël”. ( Revista “Messager de Vienne, 3 maj 1878 )

Karakteri studimor përbën një tregues të rëndësishëm të kësaj publicistike, mishëruar në analizën e thellë të fakteve, të dukurive, të ngjarjeve; në përgjithësimet objektive, të motivuara. Kësisoj, argumentet e shëndoshë përcjellin deduksione pa mëdyshje për formimin e kombit shqiptar, për etninë e tij në trojet e veta, për pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për ndihmesën e saj në zgjidhjen e Krizës Lindore, për veçantitë dhe unjisinë e kulturës kombëtare pavarësisht nga ngjyrimet fetare, etj. Bindëse, përveç atyre që nuk kanë veshë, atyre që, për interesa të caktuara, dëgjojnë vetëm një këmbonë apo vetëm një lloj tingëllime të saj, janë argumentet që pataqiten në debatin për trojet shqiptare. (Shih: Revista “Messager de Vienne, 17 maj 1878)

Në një “Korrespondencë”, pas polemikave të gjalla, shtruar me një gjuhë të kulturuar, autori, natyrshëm arrin në përfundimin se populli shqiptar historikisht e me vendosmëri ka ruajtur kombësinë e vet, ndaj askush nuk ka të drejtë të cënojë interesat, të drejtat dhe tërësinë territoriale të tij. (Revista “Messager de Vienne, 21 maj 1878 ). / Përgatiti Albert Vataj / KultPlus.com

247 blegtorë të Komunës së Rahovecit përfitues të mbështetjes komunale

0

Përmes një njoftimi Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur që po vazhdon të mbështesë blegtorët e kësaj komune.

Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Rahovecit është theksuar që vlera e shumës me të cilën do të mbështeten 247 blegtorë të kësaj komune arrin vlerën e përgjithshme prej 57,700.00€.

Tutje thuhet se qëllimi i kësaj mbështetjeje është lehtësimi i punës së vazhdueshme që bëjnë këta blegtorë, si dhe ta nxisë zhvillimin e blegtorisë, fushë kjo e cila cilësohet si një sektor i rëndësishëm për Komunën e Rahovecit.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Komuna e Rahovecit do të vazhdojë t’i mbështesë fermerët, duke investuar në të ardhmen e qëndrueshme të bujqësisë dhe blegtorisë në Rahovec.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjendet i vdekur shtetasi i huaj në Prizren, intervistohen tre dëshmitarë

0
Një shtetas i huaj është dërguar të martën pa shenja jete në spitalin e Prizrenit.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë.

Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjek?sisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Tutje u tha se rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zafir Berisha kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma+

0

Zafir Berisha do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-Nisma+, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ai, në këtë garë zgjedhore, synon të fitojë mandatin e katërt të deputetit të Kuvendit të Kosovës.

“Po, do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare,” ka konfirmuar Berisha për “PrizrenPress”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar 9 shkurtin e vitit 2025 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Këto zgjedhje pritet të përcaktojnë drejtimin politik të Kosovës për vitet e ardhshme.

Zafir Berisha aktualisht është kryetar i Nismës në Prizren. Pas përfundimit të luftës, ai ka qenë pjesë e proceseve politike në vend. Në tre mandate ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Më 17 shkurt 2008, në cilësinë e deputetit, pati nënshkruar edhe aktin e Pavarësisë së Kosovës.

“Besoj se pas 9 shkurtit sërish do të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës,” shprehet Berisha.

Sipas tij, koalicioni AAK-Nisma+ është një garanci për rikthimin e besimit në institucionet e vendit.

“Në ballë të koalicionit AAK-Nisma+ qëndrojnë personalitetet e punës dhe veprave më të mëdha të Kosovës,” tha ai.

Sipas tij, në katër vitet e fundit,  vendi është dëmtuar nga “adoleshenca politike e pushtetit”.

“Kosova është futur në krizë nga politika adoleshente e Vetëvendosjes. Prandaj, më 9 shkurt 2025, besoj se qytetarët do ta ndërpresin politikën e fëmijëve, duke votuar njerëzit që e kanë çliruar dhe zhvilluar vendin,” tha Berisha./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot, me diell por pjesërisht me vranësira

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

“Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve , të ketë mjegull”.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s”.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Dënohen me nga 3 mijë euro gjobë dy zyrtarët komunalë të Suharekës, të akuzuar për korrupsion

0
Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me nga 6 muaj burgim dy zyrtarët komunalë të Suharekës, Berat Kabashi dhe Beqir Berisha, pasi të njëjtit kanë pranuar fajësinë.
Me pëlqimin e të njëjtave, dënimi me burgim iu është zëvendësuar në dënim me gjobë, me nga 3 mijë euro për secilin.

Shpallja e aktgjykimit për këtë rast është bërë të martën, nga gjyqtarja, Raima Elezi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, prokurorja, Ervehe Gashi deklaroi se më 18 tetor 2024, me të akuzuarit kanë lidhur marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, e duke i propozuar gjykatëses Elezi që këtë marrëveshje ta aprovojë.

Të akuzuarit Berisha dhe Kabashi para gjykatëses Raima Elezi kanë pranuar fajësinë, dhe kanë deklaruar që marrëveshja me prokuroren e kanë lidhur me vullnetin e tyre.

Sipas aktakuzës, prej datës 22 maj 2018 deri më datë 22 tetor 2018 në Suharekë, i akuzuari Beqir Berisha, në cilësinë e menaxherit të kontratës për projektin “Ndërtimi dhe renovimi i objekteve sportive dhe kulturore”, dhe i akuzuari Berat Kabashi, në cilësinë e mbikëqyrësit të projektit të njëjtë, kanë tejkaluar detyrat e tyre zyrtare lidhur me këtë projekt, duke vepruar në kundërshtim me nenin 61 të rregullave dhe udhëzuesit operativ të Prokurimit Publik pa miratimin e zyrtarit kryesor administrativ – kryetarit të Komunës së Suharekës.

Sipas aktit akuzues, i pandehuri Kabashi, kishte bërë ndryshime në paramasat dhe parallogaritë e projektit pa miratimin e zyrtarit kryesor administrativ, që është kryetari i Komunës së Suharekës, ndërsa i akuzuari Berisha, kishte aprovuar këto ndryshime gjatë ekzekutimit të punimeve.

Në aktakuzë thuhet se, në poligonet sportive në fshatrat Peqan, Sllapuzhan dhe Buzhalë, në vend të rrethojave të poligoneve sportive me profile metalike të plastikëzuara, ndryshojnë paramasat në rrethoja – profile metalike të zinkuara. Po ashtu, aty thuhet se në poligonin sportiv në fshatin Buzhalë, ndryshojnë paramasën dhe parallogarinë, ashtu që në vend të shtrimit të fushës me betonarme, bëjnë shtrimin e fushës sportive me bar natyral.

Në aktakuzë thuhet se për shkak të këtyre ndryshimeve, Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëmtim material në shumën prej 6 mijë e 839 euro e 42 centë, ndërsa operatorit ekonomik “AAB Construction” SHPK me seli në Prishtinë i mundësojnë përfitim të dobisë materiale në shumën prej  6 mijë e 839 euro e 42 centë.

Me këto veprime, të akuzuarit e lartcekur ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafi 2, pika 2.1 dhe lidhur me nenin 31 të KP-së./BetimipërDrejtësi

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve